E hene, 05.05.2025, 03:02 PM (GMT+1)

Kulturë

Valentina Dafa: Digjem mes tingujsh

E merkure, 29.09.2010, 09:57 PM


Valentina Dafa

 

Cikël poetik nga vëllimi “Digjem mes tingujsh”

 

Redaktor: Aleksandër Bardhi

Recenzente: Luljeta Dano

Punoi në kompjuter: Katerina Poshnjari

Kopertina: Bashkim Alushi

 

 

KTHIM NË VENDLINDJE

 

E shkundur qelizash

Me tallaze qarjeqeshjesh

Vrapoj mbi mure drite.

Kthim me kallo n? vendlindjen time.

M? presin t? par?t ca zogj,

dhe ekualips i rrudhur.

Hapat mbyllin gjurm?t e ikjes

Flatrimi frym?n zbraz n? p?rsh?ndetje

pa num?r…

M? kthen n? ylbere,

Gjithçka para syve

Pragu …dhe n?na

Trajta t? çuditshme

M? gjunj?zojn?,

m? ringjallin mishit t? lagur

m?rgimtaret qeliza,

qeshjeqarjet e mia.

 

 

MALLPAFSHEHURA MBI FJALË

 

Nëna,sa herë e shoh në kënd të dhomës,

zemra më ikën në një dhimbje tangent

S`e di përse?!

Mos mendimi i saj ndarë copash

në nyje gjaku, andej, tej kufirit

a në përcjelljen nga pragu,

klith e përplaset mbi nyjen e vetme pranë saj,

mbi mua?

Ajo – dhimbja ime,

Unë, nyja lidhur shtrëngueshëm – dhimbja e saj.

Me shtigje të vjedhura drite,

kohën e kafen pjekim bashkë,

mallpafshehura mbi fjalë.

 

 

AH

 

Ah,sikur…

Një psherëtimë frymon

gështenjë të paplasur,

këputur e humbur me kokën e dhelprës,

ikur

me dhimbjen e kilometrit të fundit

Pa ninullë,

ta përkund një muzë…

Ah, sikur…!

Unë…

Lotë i paplakur puthet

shpesh pasqyrave.

Ah, sikur…..!

 

 

T`I  GËZOHEM VALIT

 

E qetë,

S`di në do të jem  ndonjëherë,

të mos pi pikëllimet e mia,

lotin e nënës…

Të mos ndjej erën e çarkut

e djersën e ujkut në gjurmë,

Të t`i gëzohem Valit të venës

Të mos i përvidhet ëndrrës,

Të prek kaltërime të pafjetura,

të trembura…

Pastaj ,

oh, pastaj!

Sa herë,

Le të më vdesin ringjallshëm sytë!

 

 

DITË MARSI

 

Kokrrat e breshërit

u shkundën ditës së marsit,

me qarje sythash

rrëzuar nga degët.

Me thyerje brinjësh të barit të brishtë.

Me mundimin e kotë të duarve të robit

që tashmë mbetur zbrazur,

i urtohen plisit të lagët,

bimës së gjorë

me fytyrë e gjymtyrë të çjerrë.

 

 

SHOQËROJ KOHËN

 

Shoqëroj kohën në një pjesë udhe

kapur dorë për dorë.

Ndjej se ecën kaq shpejt,

Sa fryma më merret.

…mbaj mend kërcitjen e djepit,

tundur në ninullë…

…lojën kukafshehthi,

Gjunjët e vrarë kur ndiqnim xixëllonja

e prehrin mbushnim

me yjëzimin e tyre,  aq shpejt…

Sa shpejt ikën!

Pastaj…

Zvarritur në rrota qerre

më dukej koha,

me trokthin e hallit të përzishëm

të funeralit të ditëve…

O zot!

…Tani , tek shijoj

erëmimin e frymëmarrjes,

stina vrapon, vrapon…

vrapon të zhveshë gjethnajën

e gjetur të moshës.

Vallë, a do të mundet dot?!

 

 

SONTE

 

Heshtjen e natës shtyp me thundra shiu…

Unë- zemërimin e ditës

Po ti?!

Ti, sonte kompozo veç tinguj shpirti.

Do t`i ndjej,

Fshehur pas piklave  të shiut

Nën butësi ëndrrash

si përgjigje do të nis

Pëshpërima çmendurish…

 

 

GJYSHES

 

Kënga është sosur ndan nate…

Në trung shpupurisen zogj…

Në buzët e vyshkura,

kris , veç

një fill përralle

…fletëza e fundit e zërit

i trembet sërish mugut

butësisht nanuris,

nanuris,

me shpatëzën e dyllit mbi krye…

 

 

NË UDHËKRYQIN E PORTËS

 

Në udhëkryqin e portës,

rigëzohen dritëhijet e drithmave,

në gjysma loti.

Midis pasqyrave – nëna

E plotë për secilin,

lozet e ndahet butësisht,

në zjarre…

E  mira ime, me lotë të thinjur!

Shkëndijon pafundësisht,

pafundësisht,

buzëqeshje,

malle …

 

 

BRENDA MEJE

 

Brenda meje,

Thyhen kristale nga gjuhë të padukshme.

Në çdo çast, i ruhem fshehtësisë së mekur,

Zbuluar nga pasqyrat e thyera,,

zmadhuar me lupa,

përhapur dheut

deri në lutje vakëfesh…

Brenda meje…

Sa shumë rrëmujë…

Sa shumë ndëshkime për rrezet e prera të gjakut,

të dritës së pakthyeshme.

Sa shumë zgjaten receptorët

të prekin një dhembje të ëmbël…

Sa do të mbesin kështu?!

A do të mund të prekin pakohësinë?!

Lundroj brenda vetes e s`di të ndalem…

…më dhemb një lot i dënuar…

I tharë që kërthi,

pa lindje mëngjesesh,

I paemër me emrin e madh,

të palakuar,

I pabuzë, ku të ngjyheshin penela

I pagjuhë në sfidën e memecërisë…

Si nusepashke nën qepalla të mbyllura

Veç,

Me një kryqëzim ëndrre të sfiduar…

Oh, si mbeta kështu?!

Si më la kështu me kurorën e thyer

të gjurmës,

që më ndjek si vegim?!

Brenda meje, sa zëra i zgjohen fërfëllimës

e mbyten në kripësinë e çngjyrosur?...

 

 

KJO PEMË

 

Kjo peme,

Më harkoi djepin

në duart e tim eti.

Kjo pemë,

më dha një degëz

të thurja gërshet shilarësi,

të lëkundja qeshjet e moshës…

Kjo pemë,

me buzën e hijezuar,

s`dëshmoi në gjyqin e hënës

për puthjet aguridhe , pa mëkat.

Kjo pemë…

Ah, kjo pemë!

Përse s`më jep një fshikull

për gjuhën e botës?

 

 

KOHA MË DHEMB

 

Koha më dhemb,

përvëluar në lotë.

Botë e mbrapshtë,

fytyrë kameleoni.

Kanunet ecin me mua tok.

O zot!

Mosha ka ngrirë

copë-copë.

Nën guaska vështrimesh

Rebeluar,

ngujuar,

kërkoj vetveten…

Kë të gjykoj?!

Mosha më dhemb…

Koha më dhemb…

 

 

TË LË PAS

 

Gjysmëjeta ime pa ekuinoks,

kryqëzoi sot lotin,

ringjalli shpresë,

shpresën e mbledhur copash,

copash frymëmarjesh azmatike,

frymëmarje e cunguar,

cunguar nga ju njerëz-djaj,

që zaptoni qiellin

me arsyen e plakur- bebe

Gjysmëjeta ime,

kryqëzuar në dhimbje

  lë pas,

me gjurmët,

kujtimet e mia…

 

 

PRAG PRANVERE

 

Kërcasin lëvore drurësh

Kuaj të hazdisur rrahin trokthet

Në shkretinë murrake të pyllit,

Shkrehen tespihet e shkurtit,

Bien patkonjtë-fijekalbur

nga sqetulla degësh,

Endem nga qoshja në qoshe,

Klithjet mbledh në ulërimë qielli,

me duar marsmanushaqesh.

 

 

NË NDARJE UDHE

 

Fjalët vjetërohen nga ndarja…

Fati im,

m`i kthe sytë!

Prapëseprapë një udhë kemi…



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx