Kulturë
Cikël poetik nga Aidana Hyka
E shtune, 02.10.2010, 05:08 PM

Vajza që shikoni në foto quhet Aidana Hyka. Ka lindur në qytetin e Fierit më, 
Poezitë që lexoni janë shkëputur nga libri që ajo ka në shtyp....redaktori i librit Pilo Zyba
DOLLIA  E  FUNDIT..
Puthja e qelqtë 
preku buzet e akullta.
Ato,
          kerkonin ngrohtesine, 
                 në  ngjyrën e kuqe të veres.
 
Trokitja e kristaltë,
përkujtoi mijëra emra harruar.
Perqafime,
                    puthje,
                                lot malli...
shuar në brohorime gezimi,
indiferente koha mbi këtë gotë kristali....
Emrin e saj se përmëndi kush.
Pronare e trupit dhe shpirtit të saj,
ktheu me fund për veten,
si të kapërdinte çdo sekondë të së shkuarës...
Buzet e mishta 
             prekën puthjen e qelqtë,
                                  vera ndërroi ngjyrë...
Mbi gotë mbeti forma joshëse e buzëve të saj..
GËZUAR!
MONOLOG 
I mora poezite e mija, po i gris..
E vrava ndjenjen, shpirtin shkaterrova...
Çudi !
Mu dridhkan duart,
                Syte mu ligeshtokan,
                               Por unë s’po qaj,
Perkundrazi me vjen te qesh...
E di ?
Pas pak do të vras dhe trupin
                    Tani që shpirti heq
                            Une ndofta jam e dehur
Por u deha per te vrare.
Dikush me vrau në dehje
                           Duke pire  hiqej zvarrë.
Ti më sheh i tmerrruar,
                            Dhe me quan te marre,
Pastaj qesh i terbuar
                         Kur une qesh duke qarë.
Dhe une qesh, kur ti qan
                            Dhe ti qan, kur unë qesh
Ç’ritual valle po ngjan,
                         Ç’kemi bërë sot per dreq?
Pulbardha ish’ në fluturim
                         Drejt liqenit pa kufi,
Ti, e vrave në detin plot terbim
                      Nisur  nga një cmenduri.
Do pendohesh shpirt!
                          Çudi!
                                  Keto fjale mi thoje ti…
Ndjeva valet, më rrezuan.
Pash pulebardhen,
                          Jo, s’kish’ vdekur
Ndjeva trupin krejt të huaj,
                Shpirti ende nuk ish’ tretur.
Morem copeza poezish,
                Pulebardhen ndertuam serish,
 Por qeshëm të dy si të marrë.
Pulebardhë, 
              më të cmendur s’kishim parë.
Nje këmbë nuk e 
                     Koka i mungonte,
Syrin 
Por krahët i 
Dhe ende fluturonte…
Ti po qan se une po qaj
Unë po qesh se ti po qesh
Ç’adoleshent te pafaj
Ç’botë e cmëndur kjo për dreq…
SINFONI  MOLASH..
Jetë,
fshehur në një sirtar të heshtur,
dirigjent i sinfonise në kengën e "molave
tek bluanin eshtrat e drurit.
Në pluhurin e kohës 
u shkruajt 
shpirt i harruar..
Endacake 
në rrjet merimangash mbeti Endrra.
Një dore ti prisje,
por me mijëra sy u versulen,
Askush nuk guxoi  të shfletonte fletët...
Kurrë s'kuptuan 
si shkruhej Psheretima,
                              si pikturohej Shpirti.
Ti prisje atë dorë
ndoshta për ti dhënë fundin romanit
                                                 “Happy –End”
Por me mijera sy 
Zhbiruan, panë vec Fytyrën tënde 
                       stampuar në kopertinë,
si nje liber i vjeter........









