E hene, 05.05.2025, 03:19 PM (GMT+1)

Kulturë

Luan Çipi: Shqiptarit Adnan Dibrani - Parlamentar në Suedi

E enjte, 30.09.2010, 09:45 PM


SHQIPTARIT ADNAN DIBRANI

PARLAMENTAR NË SUEDI

 

Nga Luan Çipi

 

Kanë dalë Shqipërie, si askund tjetër,

Dijetarë të zotë, shkencëtarë të mirë

Gjerë Nobelistë, Papë e Mbretër

Artistë në zë, gjeneralë e vezirë.

 

Për Nënë Terezën, na qeshi fati

Çmimin Nobel, ky yll që ndriçon

Dhe, përkrah saj, Ferid Murati.

Krenarë jemi, kanë gjakun tonë.

 

Vetë historia madhështi na fali

Nga Papë Klementi, si majë mali

Francesko Krispa e Mehmet Ali

Ali Tepelena e Mustafa Qemali.

 

Radhë mbarësia  tërë botën çeli

Kur flet Mojsiu dhe Belushët vëllezër,

Këndon Inva Mula e Jan Kukuzeli

Ndërton Karl Gega e Kasëmi me emër.

 

Në Gjermani Krasniqi kampion,

Kumton rumanisht Viktor Eftimiu

Gjon Mili i madh me blicin ndriçon,

 Sërbisht po na flet, ky Bekim Fehmiu.

 

Për qindra vite mbeten pa fshirë

Emrat e shquar në histori

Tash, një djalosh, Dibrani i mirë,

Parlamentar në Suedi.

 

Na bën krenar dhe na jep zemër,

Dëshirë e shpresë për ardhmëri,

Së shpejt do gjendet një burrë me emër,

Një prijës i shquar për Shqipëri.

 

Vlorë,25.09 2010



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx