Kulturë
Halit Bogaj: Cimarron (1960)
E shtune, 02.10.2010, 07:15 PM
’’Cimarron’’/Simeron/1960/
Nga Halit Bogaj
Filma amerikan në regjinë e regjisorit Entoni Men,me aktorin Glen Ford në rolin kryesor.
Edhe filmi ‘’Cimaron’’është ndër kryeveprat më të fuqishme kinematorafike amerikane i bazuar në novelën e shkrimtares së njohur Edna Feber, përndryshe e popullarizuar edhe me romanin tjetër të famshëm’’Gjiganti’,’gjithashtu i realizuar si film nga regjisori tjetër i madh Xhorxh Stivens.
Filmi bën fjalë për personazhin e shqua Jensi Kravat i cili ishte bërë legjendar në kohën e pushtimit të tokave në rrethin e Oklahomës.Emri i tij arrin deri në Uashington për t’u bërë guvernator i qytetit të tij por ai nuk dëshiron karierë politike ngase nuk donte të merrej me atë veprimtari..Për këtë arsye ai prishet edhe me bashkëshorten e tij Sabra e cila aludonte që i shoqi të hynte në rrjedhat politike, ngase ai e meritonte më tepër se shumë të tjerë. Ai e kishte vënë jetën e tij në rrezik në disa raste me banditët e egër të rrethit në të cilin jetonte dhe kishte arritur të bëhej hero i njohur i popullit, emri i të cilit kishte shkuar shumë larg anëembanë Amerikës, sidomos në rastin kur i kishte shpëtuar disa fëmijë të zënë peng nga banditët e rinj të cilëve u printe djaloshi Çeroki Kid. Emri Simeron rridhte nga teritori i tokës së pushtuar, përkatësisht toka që më parë u kishte takuar indianëve autoktonë të fiseve Çeroki dhe Sijuks.
Filmi Cimaron/Simeron/ përshkruan jetën e një komuniteti të cilit i përkiste Jensi Kravat me bashkëshorten e tij Sabra të cilët kishin migruar nga Viçita për të krijuar kushte më të mira në rrethin e Oklahomës në kohën kur kishin filluar ‘’ethet e pushtimit të tokave të paskajshme’’nga pronarët e rinj.
Karakteri i Jensi Kravatit ishte i sajuar në bazë të personazhit Tempëll Hjuston, i cili kishte qenë një avokat i shquar i asaj kohe.Ai në të njejtën kohë ishte edhe revolverist i njohur i cili ishte bërë i famshëm me trimëritë e tij të shumta.
Në vazhdim duhet theksuar se regjisori i madh Entoni Men ishte i njohur për një numër filmash uesternë dhe të ashtuquajtur’’ filma të zinj’’ .’’Cimaron’’ ishte filmi i tretë epik i Entoni Menit në të ciln grup bëjnë pjesë edhe’’Sidi’’/1961/dhe ‘’Rënia e Perandorisë romake’’/1964/.filmi pra është i realizuar nga një regjisor veteran dhe nga aktorët e famshëm të cilët dhanë kreacione të shklqyera duke hyrë këtu edhe aktorët e rinj:Ras Tamblin dhe Vik Morrou, të cilët më vonë do të bëhen emra të shquar të kinematografisë amerikane.Në film përveç Glenn Ford /Yancey Cravat dhe Maria Schell/Sabra Cravat /aktrojnë edhe:Anne Baxter / Dixie Lee/ ,Harry Morgan / Jessie Rickey/ ,Russ Tamblyn / The Cherokee Kid/,Lili Darvas / Felicia Venable/ ,Arthur O'Connell/ Tom Wyatt/ ,Mercedes McCambridge / Mrs. Sarah Wyatt /,Vic Morrow / Wes Jennings /,Robert Keith/ Sam Pegler/ ,Aline MacMahon /Mrs. Pegler /,Charles McGraw/ Bob Yountis/ ,David Opatoshu /Sol Levy /,Edgar Buchanan/ Judge Neal Hefner /dhe Mary Wickes / Mrs. Neal Hefner/ .
Mes tjerash duhet shtuar se roli I Glen Fordit në këtë film është ndër më të mirët e mbarë veprimtarisë së tij filmore.Ai lufton pandërprerë për të drejtat e indianëve të nëpërkëmbur nga të bardhët.Edhepse e kishte krijuar perandorinë e tij të gazetave në Oklahoma ai ka dëshirë të merret me drejtësi në çka ka sukses të madh.