Kulturë
Faik Islami: Përmbysja e Botës (I)
E diele, 03.10.2010, 01:36 PM
Përmbysja e Botës
Roman
Nga Faik Islami
Nënë Gjylja u ngrit rrëmbimthi prej shtratit edhe pse kishte rënë shumë vonë, sepse pati mbaruar të gjitha punët e shtëpisë. Stereotipi dinamik i saj funksiononte si sahati “Zenith”, të cilin burri i saj, Kasëmi, e mbante gjithmonë në xhepin e brendshëm të një jeleku, bërë ajo vetë nga lesh dele. Xhepi i majtë i atij jeleku gati ishte shqyer në cepin e djathtë e varur nga përdorimi i vazhdueshëm i të zotit. Ajo orë nuk gabonte asnjçherç. Kasëmi të shoqes nuk i fliste kurrë me emër edhe pse nuk e krahasonte as me të bukurën e dheut, por me atë orë ai sikur krenohej. Kishte orën e xhepit më të pagabueshme, siç u thoshte shokëve. Dhe kur dikush e pyeste për orën e saktë, ai me një finesë të hollë, nxirrte dorën e djathtë nga xhepi dhe e kalonte gjysmë hark pak poshtë zemrës, ku varej në një çengel argjendi, zinxhiri i orës. Me gishtin e shkurtër të dorës, shtypte kurdisësin dhe frap e hapej kapaku i rrumbullakët që mbronte xhamin e “Zenithit”. Akrepat e zinj tregonin orën dhe minutat, mbi fushën e bardhë me numrat romake, sterrë të zinj. Pastaj ngrinte kokën dhe i thoshte tjetrit gjithë seriozitet: “…Ora është ….”
Këtë e bënte dendur dhe gjithë kënaqësi. Atë orë e
Me të vërtetë, ajo grua ishte ndër gratë më të mira, nuse në Goraj. Me një trup të rregullt, me linja të dukshme gjithë nur, me ato faqet që tek mollëzat kishin ngjyrën e shegës së pjekur. Në biseda grash, ata sytë e shkruar, që nga e qeshura i mbusheshin gjithë lëng, e bënin të ishte më e shikuara me zili prej shoqeve. Nuk ishte e bukur, por tërë sjellja e saj, gjithë aktiviteti i përditshëm dhe veçanërisht ecja gjithë lezet, duke tundur pak belin, si një nuselalë, e bënin të dukej me atë ecje, synonte tu bënte karshillëk shoqeve. Nuk duhen shumë arsye që gratë të bëhen ziliqare, dhe për të patur objekt një prej tyre... Por të gjitha e falnin sapo ajo kishte marrë rrugën për në punët e saj. Askush nuk mund t`i afrohej asaj, si grua shtëpie e nikoqire.
Në shtëpinë e Bakove pat ardhur për nuse ajo vajza e mirë e punëtore, sa nuk mund të kishte shoqe. Për nga saktësia dhe kujdesi për të gjitha punët që i duheshin asaj shtëpie, mund të krahasohej me “ një orë” për mbi çdo ore të markës “Zenith”, që mbante ngjitur me zëmrën i shoqi. Zakonet e lashta të krejt Gorajve, por edhe të gjithë krahinës, për vajzën e ardhur nuse, ishte se atë e matnin nga sa ajo do të ishte e zonja për punët e shtëpisë, në mënyrë që vet puna e saj t’i ngjante punës së një ore të mirë fare. Vajza e vajtur nuse e hap ose mbyll derën ku ka vajtur, ishte sentenca më e përdorur në Goraj. ”E nderon ose i vë ferrën asaj shtëpie”, thuheshin në krejt atë zonë, me njerëz aq punëtorë e sedërqarë, si pakkush. Kuti mates ndaj grave kishin nderin të parin dhe aftësinë për të punuar si një orë xhepi. Gjylja e Bakove ishte modeli i të dy treguesve. Ndaj edhe Kasëmi ia kishte vlerësuar ato cilësi. Sa kishte ai vite martesë me të, kurrë nuk pati rast që ajo të kishte cenuar qoftë edhe pak nga ato veti. Pastaj ajo u bë me fëmijë dhe dashuria e të shoqit, për të u dhjetëfishua. Por aftësia e të punuarit si dhe “Zenithi “ i tij u bë e shoqja, “sahati” i të cilës nuk i reshti kurrë. Sahat i vërtetë ishte që nga zgjimi, për të kryer në kohë, punën që e kishte caktuar e deri tek përpikmëria e kryerjes së tyre, e zbatimit të cilitdo rregull. Edhe kur orari që i kishte caktuar vetes të ishte shumë i hershëm, ajo do të zgjohej tamam në vaden që kishte vendosur. Le që ajo të gjitha punët i fillonte shumë herët. Sepse në qoshen e odës së madhe kishte ditë që i dergjej, nga dy plagë plumbi në trup, vetë i zoti i shtëpisë, Kasëmi. Ish kuadri i “Brigadës së Shtatë Sulmuese”, komandanti i skuadrës së parë të batalionit të parë, në një betejën për mbi Përmet, pat marrë një plumb në shpatullën e majtë, ndërsa një i dytë e kishte përshkuar tej për tej në ije. Lëngonte në shtrat, pa lëshuar fije zëri.
Gjylja e dinte mirë se i sëmuri, pa le më i plagosuri me plagë plumbi, e donte njeriun tek koka. Së paku për t`i ndërruar fashat, të cilat ishin pece të lara prej saj me finjë të përvëluar. E jo vetëm përkujdesja për plagët por dhe për ta kthyer sa nga njëra anë në tjetrën. E shoqja iu bë jo vetëm gruaja, por ajo po i shërbente burrit tashmë të plagosur e katandisur nga plagët si një fëmijë, edhe si një infermiere e përkryer. Nga e ëma por edhe nga e vjehrra ajo pati mësuar se mundej, që me mënyra popullore tu shërbehej plagëve, deri në shërim. Banjën me ujë të zier fort, qepën gjysmë të pjekur me një napë të pastër vënë mbi plagën e buhavitur, pecet e ziera në finjë dhe të shtrydhura, rrënjën e arrës dhe gjethet e mëllagës, ishin si të thuash ato ilaçe, që Gjylja po i vinte të gjitha në përdorim. E donte burrin, ndaj dhe tek sa bënte të gjitha ato shërbesa i lutej Zotit, me zërin e brendshëm që me fuqinë e Krijuesit dhe dëshirën e Tij, ai të ngrihej një orë e më parë në këmbë!
- “Ma shëro o Perëndi! Ma shëro sa më shpejt burrin me të cilin dëshira dhe urdhri Yt, më lidhën në martesë! Unë e dua shumë tim shoq. Dhe ai më do shumë mua. Pse të na gjejë e keqja në hallin tonë? Pse kjo luftë, pse? Larg qoftë e keqja! Si do t`ja bëja unë e gjora, me gjithë këta njerëz? Si do ta nisja unë Lutfijen time, për tek burri? Vajza do në krah të jatin, ditën që bëhet nuse. Kot i ka thënë i pari në atë këngën e përcjelljes...”Uromë baba uromë..”! Puthja e vajzës në ballë, prej babait, në minutën që e hipin në kalin e burrit, është kujtim që nuk harrohet kurrë. Aty i jati i jep me gjithë shpirt të bijës, uratën. Aty vajza e ormisur nuse, bëhet me krahë se ka marrë bekimin e babait të saj të dashur, për atë kurorë të shënjtë jete. Dhe Lulja e nënës, manxurana e nënës së vet, atë moment do të më bëhet si me krahë.
- Ja dhe u ngrit. Sa para bën. Ai mezi pret të iki në brigadë.”Më presin shokët“, thotë. E shoh ashtu, e shoh! Nuk mendon për neve! Për familjen! Je shtylla e shtëpisë dhe më ke marrë mendjen e djemurisë, mavriu ti!.”Atdheu, grua, Atdheu!”, më thotë. Sapo unë e shkreta e ngas llafin tek hallet e shtëpisë, ai me hidhet tek te luftës. E po ç’është ky Atdheu, me shtëpinë tënde për ibret?! Sa ia gjeta pak anën dje dhe po i flisja, për hallet e dasmës së Lutfijes, ma këputi fillin komandanti i territoriales, Nazifi i Demirit të Xha Feimit. Burrë i mirë është, i zakonit, i muhabetit dhe i fisëm, por dhe atij, njësoj si këtij tonit, i ka mbetur ora tek lufta. Sa hyri në derë dhe ja
Të gjitha gratë serioze e sedërqare, i përjetojnë hallet, me sherr të brendshëm ndaj burrave. Të tillat hanë vetveten. Deshte, s’deshte e kishte ndjekur si indiferente, por vetëm në dukje, tërë atë bisedë të burrit me Nazifin. I vinte inat me burrin dhe urrente ardhjen e tjetrit. Mirëpo inati i saj për të shoqin zgjaste vetëm pak. Pat sjellë nëpër mëndje plagët e tij. Kishin marrë atë ngjyrën e trëndafilinjtë, që tregonin se kishin filluar përmirësimin dhe po largohej rreziku i infektimit. Stepej. Habitej me dëshirat e tij. Mendja i shkoi tek ajo dëshira e madhe e Kasëmit që e thoshte shpesh: “Të shërohem se më presin shokët”!. Ajo dëshirë e burrit, binte ndesh me të sajën. Ajo e donte në shtëpi, për tërë ato
E pat mbyll shumë herë duke bërë një farë justifikimi. I shoqi vetëm bënte një “Hë..!” dhe aq. Se e dinte ç`farë do të thoshin ato fjalë të gruas së vet. Por ai kishte dhënë një llaf dhe ai llaf ishte llafi i burrit. Besa e burrit. Kasëm Bako ishte përbetuar para nderit të vet. Si të thuash,
Gjylja ishte, si të thuash, strumbullari i të gjitha punëve në atë shtëpi me shumë frymë. Në tërë ato vite të luftës, ajo grua, thuajse kishte fjetur gjithnjë me sytë hapur. Ishte një nënë që jeta jo se i kishte sjellë dhimbje të shpirtit, por stërmundimin fizik nuk ia kishte ndarë asnjëherë. Me hapa të lehtë, si të një ketrusheje, nënë Gjylja zbriti shkallët e katit të dytë dhe eci nëpër korridorin e ngushtë, për tek porta e shtëpisë. Hapi kanatën e anës së majtë, për të parë si ishte koha. Ishte akoma mugëtirë. Ndjeu një rrymë freskie që hyri furishëm brenda. Ajo rrymë freskie ishte një përzierje aromash të trëndafilave të oborrit, për të cilët ajo përkujdesej si për gjënë e gjallë, të barit në përcëllim, prej asaj vape përvëluese korriku dhe të një puhize avulli, që iu duk se vinte prej lagështisë vesës së mëngjesit apo edhe nga avullimi i Osumit. Ndenji një hop pa lëvizur aty në prag të derës, si për tu ambientuar dhe njëkohësisht për të thithur prej asaj arome. Iu duke e mirë, e këndshme, dehëse. Instinktivisht hodhi sytë tej e përtej luginës sa i kapnin sytë në tërë kufijtë e Gorajve. Sytë e nënës zunë të bridhnin në atë hapësirë gri. Një mjegulljanë e bardhëllemët, dukej sikur po vraponte nëpër atë luginë. E në atë turravrap të saj, nënës ju duk një si dorë e madhe njeriu, e një mjeshtri të padukshëm, që po bënte ca lëvizje të cilat asaj iu duken të habitshme. Sikur ngrihej lartë ashtu ngadalë, duke lënë gjurmë gri. Pastaj bënte lëvizje harkore dhe mandej ulej deri poshtë, për tu futur thellë në ujin e Osumit. Ajo dorë mjeshtri, sikur donte të hidhte mbi një pëlhurë gri atë që i zinin sytë në agimin e atij mëngjesi. Atë peizazh të mrekullueshëm, që i panë sytë iu duk se dikush e kishte bërë për ta jetësuar një herë e mirë.
Nënë Gjylja, duke parë ato pamje mahnitëse të mëngjesit të verës, buzë Osumit, i lindi për herë të parë mendimi se vetëm në luginën e Gorajve, qielli, toka dhe Lumi Osum, sillnin para syve të njeriut të Bukurën e Dheut. Mëngjeset verore të Gorajve ishin çlodhës dhe shërues bashkë. Por ky mendim nënës i kaloi vetëm si një vegim. U mbush dhe një herë me ajër të freskët, dhe pastaj ngriti sytë lart në horizont. Qielli ishte me pak re pupëlore që dukej sikur nuk ecnin por përkundeshin. Edhe ato sikur kërkonin të merrnin në atë mjedis mëngjesor, diçka që u mungonte. Sikur rrekeshin të largonin prej përbërjes së vet një lloj tymi që forcërisht u ishte bërë pjesë e trupit të tyre. As natyra jo e gjallë pa le më e gjalla nuk e pranojnë të keqen brenda përbërjes së tyre.
- Edhe retë kanë dëshirë të rrinë në qiellin tonë, - mendoi nëna, - Si shtëllunga me lesh të larë, po më duken këto re. Të ketë shi sot? Do Zoti! Misëri do merrte përpjetë shpejt. Do na behej sa…!
Mua më rri mëndja tek bereqeti. Bereqet ziu i kësaj seneje! Dhe të bjerë shi, sa para bën. Prapë topa e gjyle do bien si breshëri që na faroi rrushin... Vajtëm pesë vite që nuk po reshtin. Deri kur kështu o Zot? Ah! Kjo e shuar luftë. Si nuk reshtën xhanëm?! Bam e bumbe pa fund! Mirë andej tutje, por me këtë luginën tonë ç’kanë xhanëm? Vu poshtë e vu lartë ballonat. Sikur këtej u bie udha të gjithave. Për mbi Goraj ta kenë xhadenë këto të shkreta ballona? Si nuk lajthitën udhën një ditë të vetme xhanëm! ”Venë të bombardojnë në Rumani. Bombardojnë puset e naftës, që të mos ketë furnizime gjermani”, thotë ky yni.
Jo, jo! Nuk janë më aq pak. Ka disa ditë që nuk reshtën së ardhuri makina me ushtarë dhe topa me grykë të gjata. I tërhiqnin gjithë ato makina nga pas. Lipsu fat i keq yni!
Ju duk sikur u vel duke parë natyrën dhe duke menduar.. E pati dëshirën të thithte akoma nga ai ajër qelibar. Por vetëm në pak sekonda. Nëna u drodh, sikur të ishte duke u zgjuar prej një ëndrre. Ndjeu një si të dredhur të brendshme. Uli sytë në prag të derës. Iu kujtua diçka dhe hyri menjëherë brenda. Pastaj doli sikur të kishte harruar pa kryer një punë. Vajti tek muslluku, prej llamarine, hapi rubinetin dhe mbushi grushtet e duarve të saj tërë kallo. I mbushi plot me ujë të freskët dhe ua hodhi syve. E mbushi grushtin e djathtë për të shpëlarë gojën. Zgjati dorën tek një peshqir italian, varur në krah të musllukut dhe u fshi. Teksa po bënte ato veprime, kishte filluar të ndjente një shqetësim që e bënte të paqëndrueshme. Lëvizte sa andej këndej dhe nuk po e kuptonte pse-në.
- Mavria ti, moj! - i tha vetes, - Ku ke kohë ti o korbë, të shohësh bukurira, kur e keqja është si në tokë dhe në qiell. Të vajti vonë dhe ti më shullëhesh duke parë! Pika gruas!
Hyri rrëmbimthi brenda dhe iu drejtua shtratit ku flinte i biri. Djali dhjetëvjeçar ishte zbuluar dhe i kishte dalë barku jashtë. Një këmishë e vjetër i ishte shqyer pak tek sqetullat. Bula djerse i kishin mbuluar fytyrën dhe gushën e tij të bardhë, veshur me një push të hollë. Vinte imcak, por i shkathët aq sa me asnjë fëmijë të moshës nuk mund të krahasohej. Jo më kot xhaja i vet e përkëdhelte duke e quajtur “lepur”. Ai nuk ecte por sikur kërcente. Tamam si një lepur. Nëna habitej se si ai trup imcak, ku ashtu shtrirë mund t`i numëroheshin të gjitha brinjët, të ishte aq furtunë e i papërtuar. Nëna po e sodiste duke e ledhatuar gjithë dashuri. Kurrë nuk ia kishte kthyer fjalën nënës. Sidomos në ato ditë, kur i jati lëngonte nga plagët e marra në luftë. Babain ai e kishte idhullin e tij. Atë kishte si modelin e ecjes për tu bërë burrë.”Babi im është trim, është i zoti, është i mënçur…”, u thoshte shokëve, ”...Është komandant në skuadrën e partizanëve…”
Me atë baba ai krenohej para të gjithë moshatarëve. Kushdo që e pyeste për gjendjen e të jatit, ai i përgjigjej gjithë seriozitet e krenari:
- Ka dy plagë të mëdhaja, por ai nuk rënkon fare. Nuk bën zë as kur ja ndërron nëna, ato copat e leckave mbi plagët. - Me shumë seriozitet kishte dëshirën dhe krenarinë tu tregonte moshatarëve se si ishte plagosur i jati. Nga ato fjalë të pakta që i kishte treguar babai, ai përzgjidhte ato që e bënin atë si një hero beteje. Pastaj sikur ta dinte,
- Mos i thuaj ato fjalë, - i përgjigjej e shoqja, - Nuk janë plagë të vogla këto. Të mbeti mëndja luftë more luftë.
- Do çliruar vëndi grua! Nuk vjen vetë liria! - ia kthente.
- Ti e tregove veten. Të bëjnë të gjithë sa bëre ti.
- Seicili detyrën e vet. Se e bën për vete, për familjen, për gruan dhe nderin e vatanit. E bën dhe për fshatin e vet, e që këtej doemos e bën edhe për vëndin e vet, për Atdheun e vet, grua!
- E, po tu mahanepsën plagët, kush do t`i bëjë ato që thua? Plagë të vogla janë këto? Janë plagë plumbi jo gjëmbi!
-
- Ku ta di unë e shkreta! Plot besoj.
- Jo plot besoj, por njëzet e pesë vite bashkë! Sa vjet na zaptoi, pasi na la kryetrimi Skënderbej?
- Këtë e di, e mba mënd. Pesëqind vitra bashkë. Një dynja të tërën na mbajti!
- E ! Ja aqë de! Nuk më thua, iku
- Ja pra që i huaji do përzënë. E do përzënë me dyfek se ndryshe nuk të shqitet. Nuk ka ardhur si mik e për miqësira. Ka ardhur si zaptues. Zaptuesi ikën vetëm kur i vë dyfekun. Nuk ka marrëveshje, pa le më bashkëçanakëri me të. Si ca nga këta tanët, ballistët dua të thom. Më venë e bëhen bashkë me italianët ahere, na dhe me gjermanët nashti. Të mirë italianët për ta, të mirë qënkanë dhe gjermanët!
- Kaq e dëmtuan dhe këtë sa... edhe pse vumë prapë ustallarë, akoma e përcëlluar është.
- E mba mënd moj si tha Komisari, atë natë që patën ardhur për mua?...”Nuk kemi pritur të mira nga i huaji, që ka ardhur me urë zjarri në dorë. Se kur nuk ka fund e keqja nga i huaji, të zotët duhet të jenë bashkë, njësh…!” Mirë e pati apo jo? Për bashkim të të gjithë shqiptarëve de! E! Ishin gjithë ata burra atë natë. Pati dhe nga ata që e lëvizën bishtin me të Ballit. Por nuk folën dot një llaf. Ju zu goja të gjithëve. Dhe këta gjene venë pas gjermanëve! Ke dëgjuar atë gjëmën që bënë në Helmës, në Skrapar?
- Për cilën më thua? Se mos vetëm një të zezë kanë bërë!
- Për të venë e Ahmet Birçes, moj! E mori vesh tërë kazaja e Beratit dhe tërë Shqipëria. E dogjën të gjallë, të shkretën grua! Pesëdhjetë e pesë vjeçe, nëna e pesë fëmijëve jetimë! E dogjën brënda shtëpisë së saj, në flakë?
- E mjera ajo dhe të mjerët bonjakët, jetimët e saj! Pse o burrë u morën me një nënë jetimësh?
- Dhe pyet moj? Pse më thua?
- E ç`janë këta të... Ballit, o burrë? Nga mbinë, kush i pruri, kush i ndihu që u shtuan sa dhe në këtë fshatin tona u gjetën që u bënë me ta?
- Balli Kombëtar u krijua nga tregtarë të Tiranës, pronarë tokash, njerëz me shkollë, të pasur. Me ta u bashkuan dhe disa të parë të fiseve të vjetra. Pas tyre, si ata gurët që nisen në varre dhe përplasen e marrin dhe të tjerë me vete. I ndjekin pas të parët. Merr guri gurin nga prapa. Shumë vajtën dhe venë akoma, pas emrit të madh që kanë patur dyert e të parëve të Ballit, respektove për të parët e fiseve, pas miqësive, farefisnive, të njohurve, krushqive e deri tek edhe se shumë as nuk e dinë pse ndjekin të tjerët në punëra e gjëra që nuk i marrin vesh fare. Të parët e krijuan Ballin, “Balli i Kombit” gjoja, jo për sot jo! Për nesër. Kur të pushojë lufta. Për pushtet, se pushteti u shton, por mbi të tëra u ruan pasurinë. Pushteti moj grua, ju shton pasuri dhe atyre që nuk kanë. Ndaj gabohen ca që i ndjekin këta të Ballit. Pushteti moj, është si lopa jonë e madhe, që kur e mjel ti të mbush kovën dinga. E nuk jep për pesë muaj sa lopa jonë, por jep qumësht në të gjitha ditët e vitit. Ja, ashtu ja! Për lopë e duan pushtetin, pse qysh thua ti? Mirë e thotë komisari ynë. E panë që u krijua Partia Komuniste dhe hopa ata. Aha, u mbërdhihu. Se “Komunistët, thotë komisari ynë, do t’ja u rrëmbejnë pasurinë të pasurve dhe do t`ja japin gjithë popullit. Të pasurit, si shushunjat, kanë pirë tërë jetën gjakun e këtij populli..”. Ja kështu po si!
- Korba, more burrë, po pse për të marrë gjënë e tjetrit, pasurinë e atyre që e kanë me rrënjë e degë u krijua kjo partia e komunistëve?
- Për një shoqëri të drejtë moj. Që të gjithë të punojmë bashkë, të jetojmë njësoj dhe të hamë njësoj.
- Mua nuk më flë mëndja që të marrësh gjënë e tjetrit dhe ta gëzoshë. Nuk e thotë as Kurani këtë llaf. Se si më duket. Sikur nuk do të bëhet mirë, pa ku di gjë unë e shkreta. Për këtë do ta luftoni Ballin, o burrë? Për këtë qënka ngritur paria në Ballë? Mbase dhe të drejtë mund të kenë.
- Vdiqën frike nga këta të krahut tim, tamam për punën e pasurisë dhe të pushtetit. Aty është e gjithë puna.
Nuk them se këta tanët nuk i duan pasuritë, e këto që fola. Do ti duan që ç’ke më të. Ama me karar. Kam bindjen se duan dhe duam më përpara Atdheun të çliruar. Kjo për mua është e gjitha sot. Për këtë kam dalë unë me partizanët. Kur të vijë puna e shohim punën e pushtetit. Ta shohë e gjykojë populli vetë. Këta e duan sot o rashë e vdiqa. O… u bëmë më gjermanët..! Siç janë bërë bashkë. Mund të jesh me ta, kur bëjnë kështu? Për këtë u futa në rresht kundër tyre unë. Se pak më thanë ca nga të Ballit. Eja këtej Kaso! Nuk e ke siranë me leckamanët ti… Po nuk vajta se i pashë që kruheshin me italanët dhe ja si sot me gjermanët. Ca i kuptojnë gjërat si unë, ca si këta që kanë ndjekur të ballit. Pas berrihajeve shkon mileti. Kur këto punë duhen peshuar mirë fare.
-
- Të Legalitetit moj?
- E de!
- Legaliteti përbëhet i gjithi nga malësorë të Shqipërisë, në pjesën e Veriut. Nga ata që flasën shqipen pak më ndryshe. Ata kanë jetuar duke dëgjuar vetëm të parët e fiseve. Janë shumë të sertë. Anëtarët e Legalitetit janë më shumë gegë. Ashtu janë dhe një pjesë e madhe e Ballit Kombëtar.
- Allah-Allah! Po me të huajin pse vanë xhanëm. Kanuni u thotë?
- Të dy këto grupime urrejnë dhe kanë frikë komunistët.
- Nuk e gjetën dot gjuhën, mor burrë?
- Janë dy gjëra që nuk puqen. Nuk është llafi tek si mendon njëra palë e si mendon tjetra. Është puna tek karriget. Kush do të marrë pushtetin pas lufte. Aty është e gjithë puna.
- Ky pushteti xhanëm, kaq pak është sa nuk
- Nacional-Çlirimtaria u doli borxhit. Komunistët dua të them. Ishin komunistë, që organizuan grupet e para të kundërshtimit ndaj të huajve. Rrëmbyen dyfekët dhe dolën nëpër kodra dhe male. Në atë fillim e bënë dhe grupet e tjera anti italiane, po e lanë me aq. Tarasi me shokë, thirri një Konferencë të të gjithë krerëve shqiptarë, me qëllim që ata të bashkoheshin dhe të formonin frontin e përbashkët kundër italianëve. Nga ajo Konferencë, që u mbajt në fshatin Pezë, në shator 1942, u krijua “Fronti Antifashist Nacional Çlirimtar”. Ja kjo është sot e gjithë ditën lëvizja jonë që e quajmë Lëvizja Antifashiste Nacional Çlirimtare. Kjo është lëvizja që ka për të parë komunistët, me Tarasin në krye. Me këtë u bashkua i gjithë populli. Kjo po ja
- Po këta pse i mori dreqi kështu?
- Kam dëgjuar vetë Tarasin, kur na shpjegoi punën e Ballit. ”Disa muaj më vonë, pas krijimit të Partisë tonë Komuniste në Tiranë, ja nisi, krerët e disa fiseve dhe tregtarët e Tiranës, krijuan organizatën e tyre, “Ballin Kombëtar”. Këta e quajtën veten nacionalistët. Balli i Kombit. Shpresonin zavallët, të shërbenin si një lëvizje politike e njëjtë me tonën. Por janë dy gjëra krejt të kundërta që nuk do të puqen kurrë, në se ata nuk rrëmbejnë armët e të dalin malit, sikurse neve partizanët. Lëvizje politike në mbrezhdë me të huajt, me pushtuesit fashistë dje e me nazistët sot, nuk do të jetë pemë koqet e së cilës, t’i hanë kollaj shqiptarët. Qëllimi i vetëm yni sot është Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare. Kush është me këtë le të vijë! E mirëpresim. Kush është kundër, është kundër shqiptarëve e për këtë jemi të detyruar ta trajtojmë njësoj si dhe pushtuesit. I dimë lodrat e këtyre të parëve. Tani së fundi na nxori veshët edhe grupimi i tretë i rezistencës, Legaliteti. Në fakt kjo është “Partia Zogiste”. Me përbërje krerësh fisesh veriore, nën kryesimin e Abas Kupit, një kryetar fisi i pashkolluar, por mik i mbretit të ikur. Ky po, e bëri një gjë. Udhëhoqi një aksion ku hodhi pesë dyfeqe, kundër pushtimit italian në Portin e Durrësit. Por e la me aq. Sot lëviz bishtin me përfaqësues të shërbimit anglez…”
- E paska bërë një gjë ky i partisë së fundit!
- E bëri e bëri, por ky kërkon Zogun të na kthehet si Mbret. Dhe ajo na duhet. Këtu qe, pse iku e… theu qafën? “Do vesh opingat... tha… e do dal në mal….”. I veshi që… le mo e nga! Nejse, si Balli dhe këta të... bishtit, se në bisht mbetën në këtë luftë legalistët, një mëndje kanë.
- Harrëm e paçin që nuk e gjetën gjuhën! U bënë me të huajt! Bënë nga këto krime si djegia për së gjalli e gruas së ve. Ç`i thonë vetes, kur para tyre bëhen këto krime nga i huaji?! Si nuk turpërohen xhanëm?!
- Doemos dhe ata shqiptarë janë. Keq u ka ardhur, besoj. Sa para bën! U bë hataja! Mbeti njolla e turpit. Ata qenë aty, me gjermanët bashkë! Ata u treguan, për të gjitha. Mbetën në një çanak me pushtuesin. Mbetën shokë e ortakë të tyre. S`ka justifikim më kjo e pabërë! Deshën që të bëhej ai krim? Mbase jo deri aty, por i shërbyen gjermanit, të huajit, pushtuesit. I huaji, gjermani është katil e shkuar katilëve. Deshën s’deshën edhe ata të këqija bënë edhe vetë. ”Më thuaj me cilët je, cilët shokë... Të të thom se cili je…!”, ka thënë ai më i pari, i mënçuri, tek neve. E di ti moj, se ç`kanë bërë ballistët në një fshat të Labërisë, në Zhulat?
- Ku ta di unë e shkreta.
- Të pabërën në botë, kanë bërë.
- Ja, Allah!
- Gjatë operacionit gjermano-ballist të dimrit, forcat e Brigadës së Parë, u rrezikuan shumë. Hodhën Vjosën në tërë atë dimër dhe kaluan në zonat e Labërisë.
- O Zot! Sa kanë vuajtur djemtë e nënave!
- Duke kaluar nëpër një fshat, Zhulat e quajnë, një djalë partizan nja njëzet e dy vjeç, i plagosur, kishte mbetur prapa shokëve. E panë një grup ballistësh, të atij fshati apo ku di unë nga qenë, e zunë dhe e di si ja bënë?
- Mos!
- E varrosën të gjallë...!
- I mjeri i nënës së vet.
- Nga Kuta e Mallakastrës. Nga Shqipëria ishte. Vëllai i tyre qe!
- Doemos! Si u bënë katilë këta njerëz xhanëm?
- U bënë nga që u bashkuan me katilët. Një veprim i tillë, nuk është parë e dëgjuar qysh nga koha e kryqëzimeve. Qysh kur u kryqëzua... Krishti!
- Perëndi e madhe! Si kështu xhanëm?
- Gjak shqiptari kanë dhe ata, e di por... ata, të parisë së tyre i morën në qafë. Dhe të krahut tonë nuk e lanë pa ja marrë hakën. Nuk mbetën më pas dhe këta tanët. Doemos.
- Jazëk! Bëhesh katil, po u bashkove me katilët. Të flesh me derrat gdhihesh gjithë pleshta, jo të vesh me gjermanët e të mbetesh, patriot, nacionalist. Lere, “ëngjëj” janë bërë!. Katilë të tillë, si gjermanët nuk na kanë zënë më sytë! Vranë miletin dhe shkretuan vëndin! Vranë e do vrasin akoma! Kot kanë mbushur Beratin me ushtarë? Plot Shqipëria me gjermanë. Dhe këta u venë në ndihmë, pale!
- Nuk mjaftonin këta që ishin por, thonë se po vinë autokolona nga Greqia.
- Korbat nëna, thuaj! Gjer kur kështu, o burrë?
- Deri sa t`i shporrim fare! Sa të jenë këtu “dasma” të tilla do bëjnë. Janë tërbuar fare këto kohë.
- Do vriten djem, o burrë! Do më pësosh gjë dhe korba unë pastaj! Me gjithë këtë milet që duan…
- Për lirinë, do ketë dhe dëshmorë të vatanit. Dasmë… pa “mishra”, të kanë zënë sytë o grua? Jo, nuk të kanë zënë. Lufta për liri, për çlirim është dasmë e shkuar dasmave. Dasmën e vërtetë e shikon dhe do ta shikojmë ditën, që të çlirohet tërë vëndi, e gjithë Shqipëria. Që në Jugë e deri në… Kosovë!
- Korba! Dhe andej do vini për luftëra?
-
- Të shkretët neve, thuaj!
Këto dëgjonte, përnatë Rahmani, tek sa shtrihej dhe mbulohej me velenxën me lesh deleje, të punuar në vegjë, prej nënës së tij. Velenxa e ngohte shumë, por dridhjet nga sa dëgjonte prej babait. Tmerrohej kur vinin natën burra të shumtë që shikonin babain, por në fakt ata tërë natën për punët e luftës llafoseshin. Ato që thoshte babai dhe sidomos ndonjë nga ata që babai u thoshte komisar, i kishin mbetur të ngulitura në atë trurin e tij njomëzak. Nga ato që pat thënë i jati, për partizanë të plagosur, të vrarë, shtëpi të djegura, njerëz të kapur dhe dërguar nëpër internime në Gjermani, në trurin e tij ishte ngjizur një amalgamë, ku ishte përzier krenaria me keqardhjen, dëshira me frikën, dashuria me urrejtjen.
Tek i jati i dukej se shikonte Perëndinë e vërtetë. Modelin e burrit, që dëshironte t`i ngjante. Kur hidhte sytë nga babai mbushej gjithë shpresë e krenari. Kur dëgjonte zërin e nënës, zëmra e tij pësonte një ngjeshje si të shkaktuar prej një guri, të rënë me forcë mbi gjoksin e tij të vogël. Ishte dashuria, e mbuluar nga një guaskë keqardhjeje, për lodhjen dhe stërlodhja e nënës së tij. Prej vuajtjeve të nënës, ai fëmijë sikur kishte marrë përgjegjësinë dhe seriozitetin e burrit. Të një burri, i cili tashmë kurrë nuk kundërshtonte asnjë kërkesë apo urdhër për cilëndo punë. E ato urdhra ishin të nënës. Bënte të gjitha përpjekjet të plotësonte sa i kërkonte nëna edhe kur ajo punë të ishte përtej fuqive të veta. Ai fëmijë, në pak muaj, kishte kapërcyer periudhën e fëmijës, nga fëmijë në burrë. Fëmijëri, për të nuk kishte patur, por as rini nuk të mund të ishte periudha që po kalonte... Lufta i kishte bërë fëmijët e shqiptarëve, të humbisnin periudhat zhvillimore. Fëmijëve u humbi fëmijërinë. Luftërat i bëjnë moshat të gjitha të plakura. Një i tillë ishte bërë edhe Rrahman Bako.
- Shpirti i nënesë, Rrahmani im! Ngrihu tu bëftë nëneja ty! I urti i nënës tënde! - belbëzonte e ëma. Se ajo e dinte që i biri kurrë nuk kishte shfaqur shenjën më të vogël të kundërshtimit, për cilëndo kërkesë të saj. Tamam për këtë veti të tij, për këtë pjekuri pa arritur moshën ajo e mëshironte të birin. I dhimbsej fëmija. Në atë dhimbje sikur ishin tretur në një; dashuria me mëshirën, nevoja me dhembshurinë. Vetëm tek nënat e hekurta lindin këto ndjenja të forta... Një ngjizje dhimbjeje, dashurie e frike deri në palcë nënash, të cilën në shpirtin e tyre e fusin, dhunshëm, vetëm luftërat.