E hene, 05.05.2025, 11:10 AM (GMT+1)

Kulturë

Ismet Krasniqi: Dasma e Lulanit - Qesh e qaj jetën tonë (V)

E diele, 03.10.2010, 02:57 PM


Ismet KRASNIQI

 

DASMA E LULANIT

 

(“Qesh e qaj jetën tonë”)

 

 113. II  HYQMETI T`KALL ME JU AFRU, E T`MËRDHIN ME JU LARGU

 

 (Parodi dhe satirë)

 

MU KAJT NANA VETES ÇKA I BANA

 

Kuku nanë po mdhemb kryt

Kredite jam hy deri n`fyt

Moti populli ka thanë

Kur ta pijsh ohoho

Me pagu çka a kjo

Kur m`thotë kush a do kredit?

Si prej rrushi jam gërdit

Me mujt kreditat me i kry

Kam me qit pushkë e allti

Tanve kam me ju thanë

Kredit mos merrni ma

Po shkon muj sa mëshel e çel sytë

Hajde me pagu kredit

S’po di rrogës me ju gëzue

Jam tue u hangër edhe me grue

Për çka je o njeri tue punue

Për kredi mori grue

Me kredit n`det kem shkue

Paret e autobusit ende si kam pague

Me kredit kemi ble dru-e

Me kredit djalin e kem martue

Me kredit dhamt ti kam nue

Me kredit librin e kam botue

Mos ke harrue ti moj grue

Ore njeri mos u ban perseri

Tana qeto i ka edhe Seferi

Por ka pare për kredi

Tana borxhet a tuj shly

Moj grue ke men sa dy dhen

Mos ma permend Seferin atë qen

Aji asht njeri dallaverxhi

Ti merr paret e kurr s`din me t’i kthy

Unë jamë burr me nder

Për borxh s`um ka ardh njeri n’derë

T`shkoj ymri tue u ankue

Edhe n`luftë jetën ma ke shkurtue

Thojshe asnjë s`dojmë me shpëtue

Tan kohën folshe për kojshi

Lumt ata qe iken n`Mal të Zi

Edhe tash shumë veten po e ngarkon

T`kalumen shpejt po e harron

Por moj gru ti mos merr mërzi

Në Amerikë a gatu njajo pavarësi

Shteti jonë ka me u marue

Ateherë nana ka me na u ladrue

Jena mësue t`egren me punue

Dy kamt një këpucë kanë me na i shtie

Hajde gëzuar për pavarësi

Çohu e qitna nje fli n`tepsi

E piqe në furrë te Toni

Ndoshta na vjen edhe Klintoni

I presim në restaorant te Tushi

ndoshta na vjen edhe dabëlju Bushi

Vjen me kënue Big mama

Se na vjen edhe Obama

 

 113. PËRSHËNDETJE ME HUMOR SHOQËROR

 (Letër e dërguar nga artisti i popullit Frrok Haxhia - Fushe Arrës, 9. 8. 2005).

 

Ti Ismet tepër dai,

Për kulturë dhe korrektësi

Të ka dhanë Zoti cilësinë

Të mos e harroni kurrë shoqërinë.

 

Jeni si bilbili i pranverës,

Nuk e harroni traditën e derës,

Krenaria e kosovarëve,

Nder i babës e i axhallarëve

 

Tash filloj me pak humor,

Vërejtje e vogël krejt vëllaznore,

Me folë hapët si bir shqiptarit

Kam shkel sustën e celularit.

 

Plot dy muaj nga festivali

Veshi m`tha ka shkua sinjali,

Frroku i shkretë s’kish çka me ba,

Nga Kosova me vjen një za.

 

Jam Ismeti ndoshta t`ngas,

Jam i zanë ma vonë, do flas,

Bana stop më kapi habia,

Nga po më shkojnë paret e mia.

 

Pra Ismet me n`drrue zakon,

Kam shumë vjet jetoj n`pension,

Pavarësisht se jetoj n`Pukë,

Paret s`më dalin as për bukë.

 

Qysh se bleva celularin,

Pak ma thatë e mbaj hambarin,

Unë po flas vetëm per veti,

Dhe këtë hall do t`ketë Ismeti.

Me shit këpucët e çaraptë

Celulari prapë gojë-haptë.

 

 

ALO, ALO CELULARI

(Përgjigje Frrok Haxhisë)

 

U ba sebep sekretaria

Mbet pa lekë Frrok Haxhia

Celulari bjen pajada

Nuk e hap se lek nuk ka

Po hape more Frrok Haxhia

Tani harxhohen lekët e mia

Se hapë, s`është tue më die

Falemnderit mirë m`ke kursye

Prapë celulari im bjen

Nga Fushë Arrsi një zë vjen

O Ismet jam Frrok Haxhia

A jeni mirë t`gjithë nga shtëpia?

Celulari yt kot m’i hëngri lekët e mia

O i dashuri im Ismet

Hiqe nga celulari atë sekretaresh nalet.

 

 

 

KURBETI BARDH E ZI

 

Prej kur e kam marrë rrugën për kurbet,

U bënë plot katërdhjetë vjet,

Kush e bani i pari kurbetin,

Zoti ia dhashtë selametin,

Fëmijët për së gjalli po m`këndojnë rahmet,

Që i kam çu n`atë xhenet,

Boll pati kundërshtua baba Ajet

Erdhi koha mos me vet,

Kurbeti për mu ke i zi,

Sa s’i pata atje grue e fëmijë,

Kurbeti m’u ba i bardhë,

 Prej kur grue e fëmijë atje më kanë ardhë,

Kur jam nisë për kurbet prej Gjallice,

Sokaku ka qenë i mbushur me bajga buaollice,

Atëherë bajgat e mëdha të buallicave t`Fazlisë,

E tash bajagat e zezë-asfalt i qeverisë,

Atëherë ujë bajshim me gomar,

Qenin e mbajtshim nën hamar,

Tash ujin brenda gogluq,

E qenin n`divan, grumbulluq,

Çudë është kjo dynja,

Europa atje moti a ka,

Europë tash u bë edhe te na,

Atje e këtu Europë

Të dyja bashkë bahen botë,

Kur jam qenë i vogël babën plak kam pas dëgjue,

 ka me ardh një ditë bota nanën ka me na ladrue.

 

 

PREJ KOMUNE PO VJEN HABERI

 

Prej Komune po vjen haberi,

Lum unë i lumi m’u dha tenderi,

Mirë ka me ju ra

 Atyre me mue që janë ka

Aji që ma dha tenderin

Prej Zvicrre e ka dhuratë kerrin

Timonin e drejton me një gisht,

E rrotën rezervë e ka n`bisht,

Kemi pas mëndue se e ndal këtë dukuri

Kryeministri kur hypi n`fuqi,

Edhe ai vetë e pa

Prej fukaraje s`ka gja

U ba ndaj kësaj dukurie oportun,

E pa se shteti s’e mban n`burg gjithëkënd,

Ata që kanë pare,

Gjithkund bajnë çare,

Po thotë gjykatës efendia

Lirone njeriun të shkon te shtëpia

Ai ka pare për mua e përveti,

Kurrë that nuk na rri xhepi.

U mbinë bima n`arë,

Edhe kur s`kanë hedhë farë,

Kjo botë shpesh rrotullohet e rrotullohet,

Të pasurit varfërohen e të varfrit pasurohen,

Kur antikorropcioni çohet n`kamë,

T`korruptumit ka me i nxanë,

Duarë e kambë ka me ua lidh me zinxhir,

U thotë boll ma keni kullot t`lirë.

 

 DREQI ËSHTË ME TY

 

O ju lisat e gjatë

Ju pastë n`qafë njajo sëpatë

Ju bëni shkurtabiq

S`un sheh lisa t`gjatë hiç

Kanë mbet vetëm lluga për iriq

Dilni ju inspektorët e bujqësisë

Shihni kush e ka prish me male kumarinë

Dikujt po i shkon havan n`uji,

Qoftë i joni, qoftë i huaj,

Kosovën kush s’e donë

Kah t`munet e kafshon

Dikur patritizmi a mat me dënime

E tani matet me përfitime

Këtyre herë hoxha i paska mësue

Bani çka ju them e mos më këqyrni mue,

Kah po u vjen pasuria

A thu po u sjell perëndia

Po thotë kazazi

Pasurinë ma sjell hazreti hazri

Po i përgjigjet meleqi

Jo unë po, po ta sjell dreqi.

Dreqi është me ty

Ai llugave është tue t`shti

Populli po ban çudi

Shkoj poshtë edhe ky njeri,

Pasurin n`dam t’popullit kush e ka ba

Si shëmtira delen ka me nxa.

 

 

JEMË BASHKU T`ZI E T`BARDHË

 

 

Policët me çallmë n`kokë

T`ndalin e t`shtrëjnë për tokë

T`thotë ligjet duhet zbatue

E n`vend të vet lopën

Prej rruge s`guxon me e çue

Me e pa tjetrin marifet

Ta lyp lejën e veturës

E s`din me vozitë vet

Ka ardh jarani

Prej Ajzerbejxhani

Këso sefaje kurr s`ka ba

As që ka dijtë Kosovë që ka

Thotë kam ardh pa martue

E n`Kosovë kam gjet grue

Jem bashku t`zi e t`bardhë

Më ka lind çikë e djalë

Janë tue u rrit ndër dajallarë

Krejt bota n`Kosovë a përzi

Janë ba lamsh kambë e krye

Edhe nga Kina e nga Rusia

Nga Amerika e Anglia

Nga Afrika e Australia

Nga Azia e Europa Plakë

I kem prit me lule me shuplakë

UNMIKU ngadalë po del                                       

EULEKSI detyrat po i merr

S`ka Mitrovicë Jug e veri

Por ka Kosovë në tërësi

Ndryshe s’ka rahati                                             

Këtë edhe bota mirë e di.

O Kosova mbarë

O bashkim kombëtar

 

  

RRËNIMET

 

Rrënimet nuk po i ban buldzeri

Por po i ban faktori njeri

Po i rrënoin ata që thoshin

 jemë demokratë

Por mozomakeq na dolën lugatë

 

Për fukara palla s`është t`uj jua n`di

Toki voki tiri li,tiri li…

Kryeinspektor a je ti

Si po shkon puna me rrënime

Deri te ura a mbrrine

Inspektori u lajmrue

Puna mirë a tue shkue

Edhe përtej ure kemi fillue

Ke kujdes t`shkive mos me i rrxue

Se prej pune mundesh me fluturue

Boll kam punë me shqiptarë

Rrajt jam tua shplue

Me shki standardin duhet plotsue

Kryeshefi këqyr edhe me dylbi

Rrënoni themelt qe t`mos munj me bi

Kryeinspektori komando

Buldozerist këtu i mësho

Ke kujdes ngadalë me i rrxue

Shkallët mos me i damtue

Qytetarët po bajnë seri

Sa "solidar"qenka ky njeri

Inspektorët me defter n`dorë

Bllokat tue shkrue

Kaloni binarëve t`renit

Edhe asaj ane me i mëshue

Se treni për Pejë s’po mundet me shkue

Kësaj pune i dual lezeti

Kur u prishën zotnit nerveti

Kështu e ka zjarri, uji dhe hyqmeti

Viktimë bjen gjithmonë fukaraja i shkreti

Ata që i hyjnë këti adeti

Së pari thanë ndjefshim mirë për veti

U kënaqen me fukaranë tue kesh

E ata i sheh me lokal e banesë

Historia  n`tkalumen ka tregue

Me sherr kush ka punue

Kurr n`jetë nuk e ka gëzue

Ata që e kanë ba këtë punë me sherr

Gjithmonë jeta ju shkoftë n`terr.

S`ish kanë puna me ua rrenu shkive

Por për inati banjau kojshive.

Për shpend shtegtarë

Behari mos çeltë si përherë

E më ardh te ne në pranverë.

 

 KUSH KA PARE

 

Kush ka pare

Del n`Rozhajë e Merdare

Blen toka prej shkive

E jua shet trefish kojshive

 

O jaran koha është tue shkue

Diqysh duhet me u pasurue

Biznisin duhet me e zhvillue

Nëse do n`Europë me shkue

 

Kosova duhet t`ketë bizismenë

Fukaraja hjek shumë për mend

Duhet t`bahemi zingjina

N`hartë t`Europës me hy Prishtina

 

Unë rri me shiptarë e me shki

Kjo na bjen pavarësi

E ti ban çka të duesh

Ti falin mal e fushë

Por nja e di

Çka të bajsh për veti e ki

 

Për këtë partinë e due

Tenderët me i fitue

E fitoj edhe licencën thotë Duli

Se e kam hallën te shuli

E ti ban spot

Kohën çoje kot

Kryet e ke bosh

Kurgja s`ke n`kosh

Shetit nëpër oborre

E futu borxh nëpër shitore

 

Mos ke gajle o jaran

Edhe ti kështu shumë s`un e han

Diçka pa u ba s`ka çare

Harami hyn për dere

E del për dritare

 

Babagjyshi amanet ma ka lanë

Çka ta fitosh me djersë e jotja ka me kanë

Çka e fiton me dallavere s`ke ahiret as dynja

S`vjen as hoxha as prifti adetet me t’i ba

As hoxhë as prift me ty s`donë me u takue

E shpirti yt s`ka ku hamamin me shkue.

 

FUSHATA ZGJEDHORE

 

Ka dalë alamet burri

Para popullit po flet

Shpëtimtari juaj jam unë vetë

Nëse për mua do të votoni

T`ardhmen ma siguroni

Unë ha mish e ju hani lakna

Statistika thotë kemë hangër sarma!

Do t`banë seri tërë Ballkani

Çfarë kthese ekonomike bani Hasani

Nëse mue për kryetar më votoni

Vetit pavarsinë ia siguroni

Ju jap pasaprtë t`UNMIK-ut

I cili vlen për t’i bërë vizitë mikut

O i ardhmi deputet

Kot për këto pune po flet

Besa kush nuk t`vet

Kthjellohu pak n`mendje

Nëse do me të votue

Do kushte duhet plotsue

Ujësjellsin me na prue

Kanalizimin nën tokë me e shpue

Qytetin e fshatin  me na pastruae

por kujdes çka je tue premtue

Populli n`rrakatel... mundet me ju çue

Disa prej juve zgjedhen kot

Veç sa pushtetin me e kullotë...

Hyn edhe në këshillin negociator

Pa kurriz para populli u batë horr.

Unë nuk di a ju kanë mashtrue

Ishalla nuk keni nënshkrue.

 

 

KOSOVA INDEPENDENT

 

Prej Amerike na vjen haber

S`ka pavarësi edhe këtë verë

Po ku jeni paria e Kosovës

Fjalë t`majme na patët dhanë

thoshi rrini urtë mos bani za

Se statusi te dera a!...

Po tani çka u ba!?...

Fjalë bosh ishin kanë

Paria veshtë n`lesh i ka shti

Ka çue kry njajo Rusi

Amerika ka çue fjalë

Mos u mërzitni o shqiptarë

Edhe sulmet e NATOS

Pa Rusinë i kam kall

Miqtë e Kosovës ende janë gjallë

Pavarsinë kemi me shpall

Ahtisari rrugën e ka nisë

Amerika ka me e bitis

thotë Dabellju Bush

Punët e tona s’i di kurrkush

Besa s’e vetë kush Rusinë

Tha kur e vizitoi Shqipninë

Me za nalt ai ka thanë

Kosova independent ka me kanë

 

 

 GRYKËSIA

 

Kurrkun n`Botë s`ka

I tërë populli me ba safa

Disa janë tepër shëndosh

Të tjerët s`kanë asgjë n`kosh

Disa vdesin nga uria

të tjerët vdesin nga grykësia

Hëngre shumë e s`hëngre asgja

Ki me shkue për atë dynja

Fërkemët mbesin çka ke ba

Aferim nëse diçka t`mirë ke lanë

Së paku t`kqia mos me ba

Njerëzia varrin mos me ta sha

Kurgja s`hup n`këtë dynja.

Edhe me vete kur je tue mëndue

Letrat n`xhep t’i kanë lexue

S`mundeesh kënd me e mashtrue.

Po ti more i gjorë

A po sheh se u bane horr

Deri dje s`ke pas me ble krunde

E tani Pacollin e nxune...

Pa ndjersë kush pasuri ka ba

Edhe nipi sherrin ka me ia pa

Mu s`ma ndin për kurgja

Çka them unë këtu ka me u ba

Kur ua bëj me gisht

Për njëherë ulen n`bisht

Pushtetit duhet grah

Ja me forcë ja me para.

Ju s’dini asnjë send

Se s`keni boll mend

Kur kundërshton populli prej hallit

Atëherë ju do t’i bini kavallit.

 

 

DEMOKRACIA E TEPRUAR

 

Kur na erdh demokracia

Prej gëzimi këcente Delia

Po tash mirë po e di

Na u ka teprue demokracia

Për kurrgja s`vesin gratë as fëmija

OSBE ka çue fjalë

S`guxon me e rreh gruan shpinë me ta kall

Luje, luje OSBE

marren krejt tue na hjek je

Qysh je ti tue na mësue

Europës kemë me ja kalue

E i shesim mend edhe Botës

Jo me shkencë e pasuri

por me çmime e me lakuriqësi

Kemi lyp n`Europë me shkue

Bota nanën ka me na ladrue

S`dihet kush a burrë as grue

Edhe fëmija kanë çue krye

Thonë me na rrehë n`burg ju shti

Ka hyp ligji në fuqi

S`ka më dhunë n`shtëpi

Edhe ligji a tranue,

ju thotë grave

Tjetër burrë me pas

 me tjetër me bashkjetue

Hajt ligj e karathi

Po bedat po qitke ti

Çfarë ligji a ai që t’prish me grue

Duhet me gërshanë qafën me ja shkurtue

Sot nuk sundon ligjësia

Por sundon UNMIK efendia

Kur t`bahet EULEX

Ka me na ardh ma djegës

Nëse bëhemi shtet najher

shumë sende duhet me i herrë

Jemi ngi me karifeke

Tue qit bedatë gjithkush për vete

Pesëdhjetë shtet n`Kosovë kanë hy

Secili ligjet e veta i ka n`fuqi

Kur n`oborr të hyn dhia e kojshisë

 Nuk t`sjell të mirë pos kakërdhisë.

 

 

TENDERËT

 

Lum e lum djalin që e rrita

Në funksion tash e qita

Me tenderë po punon

Puna mirë po i shkon

Po i shkon mirë puna

Si me hanger samuna

Punën rëndë nuk e ka

me popull ngapak tue u përla

Po edhe kjo derë ka

S`ka shpi pa derë

S`un pasurohesh pa tenderë

Kush është ndër molla, ha molla

E i bëhen medtë e holla

E ja shohin hajrin edhe fëmija

Prej aty fillon pasuria

Ajo vjen tue u shtue

Nëse n`polikë din me notue

Kush nuk din not

I shkon puna kot

I ndërron për ditë limuzinat

E prej barkut t`frymë i dhemb shpina

Duhet me qenë bingji

Për me mbajt shtet e shtëpi.

 

 KUSH ËSHTË PUSHTET

 

Çka me pa e çka me ndi

N`pushtet kush ka hy

S`ka ditë kurrë që ka shtëpi

Tani ma i madhi n`ministri

ka dijtë me lu me top

E kohën me e çue kot

Baba gjallë kur ka qenë

I thoshte hajde hajde djali jem

Çka na prune hamamin temë

Tan natën n`kafiq te Dauti

Tan ditën n`gjumë si huti

Tani je ba beg zotni

Për askë sa tue ta n`di

As për presidencë as për qeveri

Kadalë beg po bien n`hendek

Se dikush këtë punë e ndjek

Kësaj here na ke mashtrue

Votën tonë s`ki ma me fitue

Çka ma n`din për votën tënde more qel

I kam qit punët n`tel

M’u ka dashtë pushteti

Me ja rregullue punët veti

Gjithmonë n`fotele s`ka ndej as mreti

Mu s`më duhet pushtet më shumë

I kam rregullue punët si pëllumb.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx