E premte, 25.07.2025, 12:15 AM (GMT+1)

Kulturë

Bajram Qerimi: Fjalor frazeologjik - idiomatik dhe sinonimik - antonimik i gjuhës shqipe - M

E diele, 03.10.2010, 02:10 PM


Fjalor frazeologjik - idiomatik dhe sinonimik - antonimik i gjuhës shqipe

 

Nga Bajram Qerimi

 

M

MAC

IA BËN MAC dikujt dikush fr.fol.,iron.- e mashtron, e gënjen keq dikush dikë, ia hedh, ia pu-non, ia lag (shumë keq) dikush dikujt, e mashtron, e gënjen sy ndër sy  dikë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: ia përzien me bakër dikujt dikush

MAC/E-JA shm. MACE-T

BËHET MACE (një femër) fr.fol.,id.- dobësohet shumë, pa masë (një femër), tretet e thahet, thahet e teret dikush. (FGJSSH f. 1043). S. shih sin : bëhet asht e zhëngë dikush

I BËHET MACE diçka dikujt fr.fol.,id.-   e lakmon, e dëshiron shumë për ta ngrënë  diçka  (gruaja shtatzënë) .  (UÇ-3/71 f. 198). S. shih sin:  i digjet buza dikujt për diçka

S’ BËN MACJA MULLAR fr.proverb.- mos prit punë a përfundime të mira nga një njeri i pazoti, s’ të zgjidh dot gjë një njeri i paaftë. (FGJSSH f.  1180).

BIE SI MACJA NË KËMBË dikush  fr.fol., meton.- u shpëton situatave të vështira e del gjithnjë i i pathyer, i pamposhtur. (NMUS-SHPK f. 195). S. shih sin:  nuk lidhet për të gjallë dikush

I BIE MACES ME LUGË dikush fr.fol., iron.- është shumë i vogël në moshë dikush, është ende fëmijë dikush, është i papjekur dikush, bën veprime prej çilimiu dikush.  (ART f. 213,FGJSSH f. 1018, 1043). S. shih sin: nuk i ka plasur arpallëku dikujt

NUK BIE MACJA NË KURRIZ fr. fol.,meton.-nuk mposhtet, nuk mundet dot (fare) dikush, nuk pranon të jetë i mundur, i mposhtur dikush. (IBME-OP f. 154).  S. shih sin:  nuk lidhet për të gjallë dikush

Ç’ TË HA MACJA GJALPËT  me mua  fr.fol.,meton.- ç’ kërkon nga unë? (HXH-2/ 82 f. 169).

Ç’ LEN PREJ MACES GJUAN MINJ fr.proverb.,iron.- fëmija ndjek rrugën e prindit, fëmija i trashëgon cilësitë (veset) kryesore të prindit, si është prindi ashtu është edhe fëmija. (FGJSSH f. 1043, 1134, 1492).  S. ç’ pjell macja gjuan minj; çka bën macja e ha miun

Ç’ PJELL MACJA GJUAN MINJ fr.proverb.,iron.- fëmija ndjek rrugën e prindit, fëmija i trashëgon cilësitë (veset) kryesore të prindit,si është prindi ashtu është edhe fëmija. (FGJSSH f. 1043, 1134, 1492).  S. shih sin: ç’ len prej maces  gjuan minj

ÇKA BËN MACJA E HA MIUN fr.proverb., iron.- fëmija ndjek rrugën e prindit, fëmija i trashëgon cilësitë (veset) kryesore të prindit,si është prindi ashtu është edhe fëmija. (SHAGEC-BY f. 173). ).  S. shih sin: ç’ len prej maces  gjuan minj

E DO SI MACJA CIRONKËN dikë a diçka dikush  fr.fol.,ftill.,krah.- e do shumë,  së tepërmi  dikë a diçka dikush, e do me tërë qenien dikë a diçka dikush, i pëlqen shumë, tepër dikush a diçka dikujt. (NMUS-SHPK f. 249). S. shih sin : e do me ashk dikë a diçka dikush

E DO SI MACJA CIRUAN dikë a diçka dikush  fr.fol.,ftill.,krah.- e do shumë,  së tepërmi  dikë a diçka dikush, e do me tërë qenien dikë a diçka dikush, i pëlqen shumë, tepër dikush a diçka dikujt. (FGJSSH f. 1043). S. shih sin : e do me ashk dikë a diçka dikush

E DO SI MACJA  PESHKUN  dikë a diçka dikush  fr.fol.,ftill.,krah.- e do shumë,  së tepërmi  dikë a diçka dikush, e do me tërë qenien dikë a diçka dikush, i pëlqen shumë, tepër dikush a diçka dikujt. (FGJSSH f. 1043). S. shih sin : e do me ashk dikë a diçka dikush

DO  MACJA UTHULL fr.fol.,iron.- do, kërkon diçka që nuk i takon dikush (sepse nuk e meriton, nuk i përshtatet  ose është ende i vogël). (NMUS-SHPK f. 195).S.do dhe Muçoja kafe

DY MACE MUNDIN NJË ARI (NJË LUAN, NJË QEN)  fr.proverb.- dy të dobët e mundin, e mposhtin  një të fortë, një të fuqishëm. (FGJSSH f. 1043, 1181).

ËSHTË PËR TË FJETUR BASHKË MACJA ME MIUN fr.fol.,meton.-thuhet për një natë dimri  kur bën shumë ftohtë, shumë acar. (AVSU-SHFMGJ-III f. 148). S. është për të fjetur bashkë  ujku me dhinë

ËSHTË NJË MACE (një femër) fr.fol., ftill.-është e egër dhe grindavece (një femër), çirret e bërtet kur flet (një femër), është grifshë (një femër). (FGJSSH f. 1043). S.  është nepërkë me dy kokë  (një femër)

ËSHTË SI MACJA NË MULLËZ dikush  fr.fol.,ftill.,krah.- është i mërzitshëm dikush,  të ngjitet pas e nuk të shqitet, nuk të ndahet  fare dikush. (PETZE-TRO-I f. 198). S. shih sin: është dergjë e rëndë dikush

NUK ËSHTË MACE QË TË GËRRITHË SI TA NGUCËSH dikush fr. proverb.-  është i përmbajtur dikush, është gjakftohtë e i durueshëm dikush.-Partia nuk është mace që të gërrithë si ta ngucësh. Ajo është si deti. Ngadalë e qetë, por fuqishëm e me themel. (DD te: JR nr. 5/ 85 f. 911).   S. shih sin : është kulaç që s’ ngrihet dikush

ËSHTË SI MACJA QIBARE dikush  fr.fol.,iron.-zgjedh shumë në të ngrënë dikush. (NMUS-SHPK f. 196). S. shih sin : ha bukë si nuse dikush

FEJOHEN SI MACJA NË THES fr.fol., ftill.,krah.- fejohen pa e parë a pa e njohur njëri-tjetrin. (HËPA-K f. 210).

E FLAK SI MACJA KOTELEN  dikë a diçka dikush fr.fol.,iron.-nuk kujdeset, nuk interesohet më a sa duhet për dikë a diçka dikush, e lë jashtë kujdesit, interesit, vëmendjes  dikë a diçka  dikush, nuk i jep, nuk i kushton rëndësi , kujdes, interes, vëmendje më a sa duhet   dikujt  a diçkaje dikush, e lindiris,e braktis  dikë a diçka dikush. (HXH-2/ 82 f. 169). S. shih sin : e hedh (m’, pas) anash  dikë a diçka dikush

E FLAK SI MACE TË NGORDHUR dikë a diçka dikush fr.fol., iron.- nuk kujdeset, nuk interesohet më a  fare  për dikë a diçka dikush,  e lindiris, e braktis fare dikë a diçka dikush. (NMUS-SHPK f. 195). S. shih sin : e hedh (m, pas) anash  dikë a diçka dikush

FLE MACJA ME MIUN fr.fol., meton.- bën shumë ftohtë e ngricë. (NMUS-SHPK f. 195). S. shih sin : bën acar

S’ E HA AS MACJA  (një  ushqim  etj). fr.fol.,iron.- nuk e ha askush (një ushqim etj.), është fare i pashije, i palezet (një ushqim etj.). (FGJSSH f. 637). S.shih sin : nuk e ha as derri  (një ushqim  etj).

NUK I HA MACJA CIRONKAT fr. proverb.,iron.-shtiret, hiqet dikush sikur nuk i pëlqen diçka (diçka që i pëlqen shumë),  sikur nuk e do, sikur nuk e  dëshiron,  sikur  nuk e lakmon  diçka , që, në të vërtetë, e do, e dëshiron, e lakmon shumë, së  tepërmi. (FGJSSH f. 1043).S. shih sin:  arushës nuk ia kënda mollat

HA SI MACJA NË KUSI dikush  fr.fol.,krah.- ha shpejt e shpejt   (pothuaj   pa e përtypur mirë kafshatën)  dikush,  ha duke u ngutur shumë dikush,  ha shpejt e me rrëmbim dikush, ha si i babëzitur, si i zijosur, si llupës i madh dikush. (NMUS-SHPK f. 196). S. shih sin : ha bukë me grushte barkut dikush

*IA HA MACJA PËRSHESHIN dikujt fr.fol.,iron.- është shumë i ngathët, i paaftë, i pashkathët dikush, është fare i pazoti,  qyqar dikush, nuk e ke për asnjë punë dikë. (FGJSSH f. 1043).- Mua më pëlqen të jem i sinqertë dhe ja ku po ta them copë se kjo botë u plak, se njerëzit çdo ditë  bëhen më të padurueshëm dhe se, po qe i ngathët, ta ha macja përsheshin. (ZIÇE-TZ f. 340). S.shih sin: nuk e ka arën hambar dikush; nuk e ke për asgjë dikë

S’ E HARRON MACJA MIUN fr.fol., meton.- nuk e heq dorë nga një  ves a  zakon i  keq dikush . (HXH-2/ 82 f. 169). S. shih sin: preja derrrit hundën , prapë do të rrëmojë

IKU MACJA, LOZIN MINJTË fr. proverb.- pa mbikëqyrje, çdo gjë, çdo veprim, çdo gjendje del jashtë kontrollit. (FGJSSH f. 1043).

HYJNË MACJA E KUCA dikudh  fr.fol.,iron.- hyjnë të gjithë, hyjnë gjithfarë robi diku. (BQ-DSH). S. shih sin: hyjnë i murrëm e i currëm diku

KAPARDISET SI MAÇOKU NË THEKËR dikush  fr.fol.,dtill.,krah.,iron.-  mbahet shumë më të madh dikush, kacagjelohet, krekoset së tepërmi dikush. (FGJSSH f. 606, 787, 1043). S. shih sin : nuk preket me asgjë dikush

. (FGJSSH f. 1043). S. shih sin: nuk preket me asgjë dikush

I KAPET  SI MACJA NË STRAJCË  dikujt dikush  fr.fol.,iron.- i qepet  dikujt dikush, e ndjek dikush dikë vazhdimisht (gjithnjë), i ngjitet nga pas  e  nuk i ndahet  fare dikujt dikush, i qepet me ngulm dikujt dikush . (AVSU-SHPMGJ f. 92). S. shih sin : i ngjitet si bagla për këmbe dikujt dikush

KREKOSET SI MAÇOKU NË THEKËR  dikush  fr.fol.,iron.- mbahet shumë më të madh dikush, kacagjelohet, krekoset së tepërmi dikush. (FGJSSH f. 1043). S. shih sin : nuk preket me asgjë dikush

KU DI MACJA Ç’ ËSHTË  PILAFI !   fr. proverb.,iron.- nuk është në gjendje vlerësojë, të çmojë atë që është me të vërtetë e mirë dhe me vlerë dikush, nuk ka fare njohuri, dituri (nga përvoja) për diçka dikush, nuk merr erë fare nga diçka dikush. (PAVHA-LI f. 99).S.shih sin: ku di derri këmborë! ku di derri këmborën!

KUR MACJA IA NDIEN ERËN MISHIT, NUK I MERR ERË BUKËS fr.pro-verb.- kur ke mundësi ta marrësh  më të mirën, nuk të shkon mendja  për atë që është e rëndomtë, e zakonshme. (GRH-KO-I f. 204).

KUR ZIHEN MACET, BËJNË HORË MINJTË  fr.proverb. (BETA-SITA-TIR f. 231).

LAHET MACJA fr.fol.,id.- e lëpin tru-pin me gjuhë (macja). (FGJSSH f. 936).

E LAKMON SI MACJA CIRUAN (PESHKUN)  diçka dikush  fr.fol.,ftill.,krah.- e do, e dëshiron,  e lektis,  e pëlqen, e lakmon shumë, tej mase diçka (për të bërë, për ta pasur a për ta ngrënë) dikush. (FGJSSH f. 1043). S. shih sin : i digjet buza dikujt për diçka

E LIDH MACEN KUR HA BUKË dikush fr.fol.,iron.- është shumë kursimtar e dorështrënguar dikush. (NMUS-SHPK f. 196). S. shih sin : s’ të jep (as) barin e zgjebes dikush

LUAJE MACE KRYET E BUALLIT! fr.fol.,iron.- vepro, puno kot, prit, shpreso kot !  mundohu, përpiqu kot !(BQ-DSH). S. shih  sin : sillu kah dardha e Ahmatit !

LUAJE MACE KRYET E KAUT fr. fol.,iron.- i thuhet dikujt  që të bëjë një punë jashtë mundësive të veta. (SUAH-SHPPG f.89).

*LUAN SI MACJA ME MI (ME MIUN) me dikë dikush fr.fol.,iron.-1. bën, vepron dikush me dikë si do, dëshiron vetë, si ia ka ënda, e bën dikush dikë  të sillet si do vetë.- Të ligut  kur i  bie në dorë një njeri luan si macja me mi. (VODE-THD f. 37). Thoni se më parë e mbush lëkurën e vet me kashtë… se sa vjen e bie në duart tuaja që të luani me të si macja me miun.! (ASH-F f. 63-4).  S. shih sin: e lot si kurbati ariun dikë dikush.2. e vë në lojë dhe e mundon shumë dikush dikë, e sorollat dikush dikë, e bën dikë dikush që të vejë e të vijë disa herë  për një punë pa ia kryer a për një çështje pa ia zgjidhur, e përcjell a e dërgon dikush dikë në një vend në tjetrin pa i mbaruar punë. (BQ-DSH).S. shih sin: e sjell andej e  këndej (këtej) dikush dikë

MACJA KUR NUK ARRIN, PË-SHTYN fr. proverb.,iron.- dikush që nuk arrin ta pëvetësojë, ta bëjë për vete diçka, e përbuz, e përçmon atë. (FUSH f. 373). S. shih sin : dhelpra që s’ e arriti rrushin, e pështyu

MACJA KUR NUK I ARRIN CIRON-KAT,I PËSHTYN  fr.proverb.,iron.- dikush që nuk arrin ta pëvetësojë, ta bëjë për vete diçka, e përbuz, e përçmon atë. (FUSH f. 373). S. shih sin : dhelpra që s’ e arriti rrushin, e pështyu

MACJA KUR S’ E ARRIN PESHKUN, THOTË, MBAN ERË  fr.proverb.,iron.- dikush që nuk arrin ta pëvetësojë, ta bëjë për vete diçka, e përbuz, e përçmon atë. (FUSH f. 373). S. shih sin : dhelpra që s’ e arriti rrushin, e pështyu

MACJA IA BIE SHQARTHIN NË DERË  dikujt fr.fol.,meton.- i vjen e mira dikujt edhe kur s' e pret, i vijnë të mirat dikujt edhe prej andej  nga nuk i pret. (AVSU-SHPMGJ f. 92). S. shih  sin: i lulon bahçja (edhe) në dimër dikujt

MACE DETI fr.em.,fj.,zool.,L. Schylion-hinus canicula-  lloj peshku fundor me erë të veçantë, që jeton në zona me baltë e rërë  nga 20-110 m thellësi.Pjell vezë 2-20 copë), të cilat në fundin e detit zhvillohen  për tetë-nëntë muaj .Ushqehet  me intvertebrorë deti e rrallë  me peshq. Trupin e ka e ka të zgjatur  në formë boshti, lëkurën e ka në të prekur të ashpër, të vrazhdë, sytë I ka të mëdhenj, gojën e ka të madhe dhe shumë të harkuar, është me dhëmbë të vegjël, ngjyrën e ka të zbsardhur  në të murrme me njolla të shumta e të vogla . Koka e shpina e tij  janë në ngjyrë të errët , ndërsa pjesa barkore është e bardhë.  (FGJSSH f. 1043, NRA-P f. 182).

MACE E EGËR fr.em.,fj.,zool.- kafshë e egër mishngrënëse , më e madhe se macja e butë, me qime ngjyrëhiri a ngjyrëkafe të hapët, që jeton në pyll dhe ushqehet zakonisht  me minj etj.. (FGJSSH f. 1043).

MACJA QË FLE NUK ZË DOT MINJ fr.proverb.,iron.-njeriu i mefshtë, i plogësht  nuk bën dot punë të mirë, të mbarë. (FGJSSH f. 485, 495).

MACJA (I) LAN KOTELET fr.fol., ftill.- macja i lëpin me gjuhë kotelet. (FGJSSH  937).

MACJA LËMON (LËPIN) GJITHNJË BISHTIN E VET fr.proverb.,iron.-dikush e lavdëron gjithnjë, vazhdimisht punën e vet (pa të drejtë),  dikush mburr, lavdëron punën e vet edhe kur nuk vlen, dikush lavdëron tepër gjërat e veta . (FGJSSH f. 1043). S. shih sin: bufi mburr zogun (zogjtë) e tij

MACJA E MIU RRINË BASHKË fr. fol.,meton.- thuhet për një ditë  të ftohtë  dimri (kur   është acar i madh). (BQ-DSH). S. shih sin :  dhelpra me zagarin  rrinë bashkë

MACJA EDHE KUR MPLAKET,  MINJTË S’ I HARRON fr. proverb.,iron.-   njeriu i keq, i lig a armiku i tillë mbetet gjithnjë, prej të ligut, të keqit nuk pritet gjë e mirë, por vetëm keq  . ( NMUS-SHPK f. 196). S.shih sin : delja galë s’ bëhet e bardhë

MACE ZJARRI fr.em.,id.- urës prej hekuri. (FGJSSH f. 1043).

I MBYT MACET dikush fr.fol.,iron.- i mbulon të metat  për t’ i shpëtuar përgjegjësisë dikush. (NMUS-SHPK f. 196).

S’ E KA MBYTUR MACEN dikush  fr.fol.,iron.- nuk e ka treguar forcën që në fillim dikush (që t’ u shtinte frikën të tjerëve), nuk ia dinë egërsinë dikujt (që t’ i tremben). (FGJSSH f. 1102).

*NUK MUND TA TREMBË AS MACEN NGA PËRSHESHI dikush  fr.fol.,iron.- është fare i paaftë, i pazoti dikush.- Jo si këta që s' mund ta trembin as macen nga përsheshi  duke marrë herë më një anë, herë më një tjetër, si të ishin të dehur tapë. (BESBEL te: B, 1.XI.1997 f.19).

TA NXJERR MACEN PREJ BARKU dikush  fr.fol.,id.- të ngacmon aq shumë dikush sa nuk duron dot më, e tepron me fjalë dikush, të tërbon me fjalë dikush.  (MIHO-DI f. 178,       QAÇE-RGU-LI f. 88).

NUK E NXJERR MACEN PREJ PËRSHESHI  dikush  fr.fol.,iron.- nuk është fare i zoti, i aftë për një punë dikush, nuk është i zoti, i aftë për asgjë dikush,  nuk të kryen dot një punë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : nuk e ka arën hambar dikush

E PËSHTYU MACJA PESHKUN  SE NUK MUNDI TA ARRIJË fr.proverb.,iron.- dikush që nuk arrin ta pëvetësojë, ta bëjë për vete diçka, e përbuz, e përçmon atë. (FUSH f. 373). S. shih sin : dhelpra që s’ e arriti rrushin, e pështyu

PI  MACJA UTHULL fr.fol.,iron.-i thuhet zakonisht një të vogli ur e shohimqë pi duhan, raki a diçka që është për të rriturit. (FGJSSH f. 2100).

NUK PI MACJA UTHULL  fr. proverb., iron.- është (punë, gjë) e kotë, e pamundur diçka,  është diçka e pamundur (të bëhet), është gjë që s’ bëhet. (FUSH f. 644, 2100). S.shih sin: nuk lëvrohet në arbain

NUK PI MACJA UTHULL THANE  fr. proverb., iron.- është (punë) e kotë, e pamundur diçka, është e pamundshme të bëhet diçka, është diçka e pamundur (të bëhet). (MIHO-DI f. 180). S.shih sin: nuk lëvrohet në arbain

PJELL MACE TË VERDHA  dikush fr.fol.,ftill.- lodhet, mundohet shumë, tepër, pa masë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin:  heq si bari e dushku dikush

S’ E PRET MACEN PREJ PËRSHE-SHI dikush  fr.fol.,iron.- nuk është fare i zoti, i aftë për një punë dikush, nuk është i zoti, i aftë për asgjë dikush,  nuk të kryen dot një punë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : nuk e ka arën hambar dikush

PUNON  PËR SHPIRT TË MACES dikush  fr.fol., ftill., iron.- punon falas, pa të holla, pa pasur ndonjë përfitim  dikush, punon kot dikush, i shkon mundi humbur dikujt. (BQ-DSH). S. shih sin : punon për shpirt të gomarit  dikush

IA RRËMBEN MACJA THELËN NGA DORA dikujt fr.fol., iron.- nuk është fare i zoti, i aftë për një punë dikush, nuk është i zoti, i aftë për asgjë dikush,  nuk të kryen dot një punë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : nuk e ka arën hambar dikush

I RRI MACJA NË BISHT dikujt fr. fol.,id.- i ka punët në rregull, mbarë dikush. (NMUS-SHPK-I f. 172). S. shih sin : i ka drutë e thata dikush ; i ka fijet mbarë dikush

RRI SI MACE E LAGUR dikush  fr.fol.,iron.- rri i turpëruar ( për diçka të keqe që ka bërë) dikush, rri kokulur  dikush.  (FGJSSH f. 936, 1043).  S. shih sin : rri me bisht ndër shalë dikush

RRI SI MACE QORRE dikush  fr.fol., ftill.,krah.- rri si i ndrojtur, si i druajtur e  si i hequr mënjanë, si i strukur, si i ngurruar, si i stepur dikush. (HXH-2/ 82 f. 169). S. shih sin : rri në bisht të  sofrës dikush

RRI SI MACJA NËN SOFËR dikush  fr.fol.,ftill.,krah.- rri mënjanë, me frikë të madhe e i shtruar dikush, rri i strukur nga frika dikush. (FGJSSH f. 1043, 1773). S. shih sin: rri në bisht të sofrës  dikush

RRI SI MACJA NËN TËRVESË dikush fr.fol.,ftill.,krah.-rri i ndrojtur,i drojtur, i shtruar e  i hequr mënjanë, i mënjanuar  nga të tjerët dikush (zakonisht kur e ndien veten fajtor), rri i strukur dikush. (ASU-VGJKMGJ f. 288). S. shih sin: rri në bisht të sofrës  dikush

I RRI  MACJA NË BISHT dikujt   fr. fol.,id.-i shkojnë punët shumë mirë , shumë mbarë dikujt . (NMËR-PËR f. 89).  S. shih sin:  i ka drutë e thata dikush; i shkojnë punët dyst dikujt

I RRI MACJA NË KËMBË  fr.fol., iron.- 1. (dikujt) është grindavec dikush, është gati për t’ u zënë me dikë a të tjerë në çdo çast dikush.   S. shih sin: i hanë brirët dikujt. 2. (një të riu) i duket vetja i rritur (një të riu), e quan veten burrë (një i ri). (AJA-DE f. 174).

I RRI MACJA NË VESH dikujt fr.fol., iron.- nuk e mban fare pastër veten  dikush. (PETPA-LU f. 181). S. shih sin : bëhet berbat dikush

E SHEH TË MACES  dikush fr.fol.,ftill.- heq, vuan, mundohet shumë, pa masë, së tepërmi dikush, sfilitet, strapacohet,  lënuret dikush.. (MAH-FKPG-II f. 66). S. shih sin:  heq si bari e dushku dikush

SHKOJNË SI MACJA ME MIUN  në mes vete fr.fol.,iron.- i acarojnë marrëdhëniet në mes vete, zihen, grinden, hahen vazhdimisht  në mes vete, shkojnë shumë keq, keqas në mes vete, nuk shkojnë fare mirë në mes vete, nuk pajtohen kurrë në mes vete. (FGJSSH f. 436, 1043, 1134). S. shih sin: shkojnë arëza në mes vete

SHKON PËR SHPIRT TË MACES  diçka fr.fol.,iron.- shkon dëm,  kot, shkon dëm e kot,  kot më kot, kot së koti dikush a diçka. (BQ-DSH). S. shih sin : shkon bihudër   dikush a  diçka

SHKON MACJA E KUCA diku (në një vend) fr.fol.,iron.-shkon çdokush, gjithkush me radhë, pa përjashtim diku (në një vend)  si në një shtëpi pa zot. (BQ-DSH).

IA SHTIE MACEN NË KLINA (TËLINA) dikujt dikush fr.fol.,iron.- e tremb shumë, pa masë dikë dikush, e tmerron,e lemeris, e lebetis  dikë dikush a diçka. (SUAH-SHPPG f. 89). S. shih sin : ia dridh barkun dikujt dikush a diçka

I SHTIHET  SI MACES PËR MËLÇI dikujt  fr.fol.,iron.- i kujtohet vetvetiu a papritur dikujt për të bërë diçka, i shkrepet menjëherë, aty për aty dikujt për të bërë diçka, i hipën një dëshirë papritur a vetvetiu dikujt për të bërë diçka. (AXH-XXVII f. 183). S. shih sin : i bien  dabidubat dikujt për diçka

VENË SI MACJA ME MIUN  në mes vete fr.fol.,iron.- i acarojnë marrëdhëniet në mes vete, zihen, shkojnë shumë keq, keqas në mes vete, nuk shkojnë fare mirë në mes vete. (FGJSSH f. 1043, 1134). S. shih sin: shkojnë  arëza në mes vete

VJEN  MACJA E KUCA diku (në një vend) fr.fol., ftill.,iron.- vjen e del çdokush, gjithkush diku (në një vend) si në një shtëpi pa zot, vjen i mirë e i lig, vjen çdokush, gjithkush me radhë, pa përjashtim diku (në një vend). (BQ-DSH). S.shih sin : vjen derri e dosa diku (në një vend)

MAÇOK-U

BËHET SI MAÇOKU I AVDESHANË- VE dikush  fr.fol.,iron.- lëvyret, laritet, lajkatohet dikush, sillet me përulje dikush, bëhet lajkatar e servil dikush, e ul veten tepër dikush. (NMUS-SHPK f. 196). S. shih sin : lahet e lyhet dikush

HIDHET SI  MAÇOK dikush fr. fol., ftill.,krah.-hidhet me rrëmbim, me shpejtësi të madhe, me vrull të madh dikush. (FGJSSH f. 1043). S.shih sin: lëshohet si astriti  dikush

E KA MAÇOKUN ME LESH TË ZI NË BARK dikush  fr.fol.,iron.- ka ligësi të madhe në shpirt dikush, është smirëzi dikush. (NMUS-SHPK f. 197). S. shih sin : është si bukë e mykur dikush ; e ka djallin në bark dikush

KAPARDISET  SI  MAÇOKU NË THEKËR dikush fr.fol.,ftill.,krah.- mburret me tepri  dikush,  mbahet tepër mendjemadh, kryelartë, krenar  dikush (FGJSSH f. 1043, 2055). S.shih sin :  nuk preket me asgjë dikush

KREKOSET  SI  MAÇOKU NË THE-KËR dikush fr.fol.,ftill.,krah.- mburret me tepri  dikush,mbahet tepër mendjemadh, kryelartë, krenar  dikush. (FGJSSH f. 1043, 2055). S.shih sin :  nuk preket me asgjë dikush

MAÇOK ME BRIRË fr.mb.,, em.,iron.- 1. (njeri) shumë i prapë e i pabindur. S. shih sin: bri dashi. 2. (njeri)  shumë i shëmtuar. (FGJSSH f. 1043). S. shih sin : beter mbi beter

MAÇOKU PLAK KËRKON MINJ  KËRTHINJ fr.proverb., iron.- (FGJSSH f. 1043).

MAÇOK SERGJENI fr.em.,id.- njeri që kapardiset,  që mbahet më të madh, mburravec, mburracak. (RODU-MYZ f. 186). S. kapedan pas lufte

MBAHET SI  MAÇOKU NË THEKËR dikush fr.fol.,krah.-mbahet tepër mendjemadh, fodull, krenar dikush, krekoset, kacagjelohet di-kush. (ALSI te: Edukata e Re, kallnuer  1931 f. 25). S. shih sin: nuk preket me asgjë  dikush

MBURRET SI MAÇOKU NË THE-KËR dikushfr.fol.,iron.- mbahet mendjemadh  dikush, mburret, lëvdohet shumë, me tepri  dikush, kapardiset, krekoset, ngrefoset, kacagjelohet dikush,. (AXH-FR f. 195, AXH-VII f. 155). S. shih sin : nuk preket  me asgjë dikush

RRI SI MAÇOKU NË FIER dikush fr.fol.met.-rri i shkujdesur, i zhbrengosur, i pahalle, i pabrenga dikush, nuk e çan kokën për asgjë dikush. (NMUS-SHPK f. 197). S.  shih sin: rri çlirë(t), çliruet dikush,

RRI SI MAÇOKU NË POSTAJË (NË POSTIQE) fr.fol.,iron.-bëhet mendjemadh, krye-lartë dikush, mbahet më të madh dikush, mbahet mendjemadh  dikush, mburret, lëvdohet shumë, me tepri dikush, kapardiset, krekoset, ngrefoset, kacagjelohet dikush. (PETZE-TRO-I f. 198). S. shih sin : nuk preket me asgjë dikush

RRI SI MAÇOKU NË THEKËR dikush fr .fol.,iron.- mbahet mendjemadh  dikush, mburret, lëvdohet shumë, me tepri  dikush, kapardiset, krekoset, ngrefoset, kacagjelohet dikush,. (AXH-FR f. 195, AXH-VII f. 155). S. shih sin : nuk preket  me asgjë dikush

SI  MAÇOKU NË LESH (NË THE-KËR) fr.ndf., iron.-duke u krenuar, duke u mburrur, me krenari, me mburrje, duke u krekosur. (AJA-DE f. 173). S. shih  sin : me dorë të gjatë, me dorën e gjatë

E SHEH MAÇOKUN dikush  fr.fol.,id.-  e sheh rrezikun (që po i kanoset) dikush. (SHAGEC-BY f. 173).

MAÇORR-I

NUK I HA MAÇORRI MUSHKËRITË  fr. proverb.,iron.-shtiret, hiqet sikur nuk i pëlqen diçka që i pëlqen diçka,  sikur nuk e do, nuk e  dëshiron, nuk e lakmon diçka dikush, që, në të vërtetë, e pëlqen, e do, e dëshiron, e lakmon pa masë, së  tepërmi. (BQ-DSH). S. shih sin:  arushës nuk ia kënda mollat

I PJELL MAÇORRI dikujt fr.fol.,iron.-1.  i ndodh e keqja, e liga dikujt, e gjen e keqja, fatkeqësia, sherri dikë. S.shih sin : e gjen allagjakun  dikush.1. i dalin telashe, vështirësi të paparashikuara dikujt, i dalin, i shkaktohen, halle, telashe, kokëçarje ,ngatërresa, pengesa  të mëdha  dikujt. (BQ-DSH). S. shih sin : e gjen belaja dikë

RRI SI MAÇORRI NË POSTAJË (NË POSTIQE) fr.fol.,iron.-bëhet mendjemadh, krye-lartë dikush, mbahet më të madh dikush, mbahet mendjemadh  dikush, mburret, lëvdohet shumë, me tepri dikush, kapardiset, krekoset, ngrefoset, kacagjelohet dikush. (PETZE-TRO-I f. 198). S. shih sin : nuk preket me asgjë dikush

MAÇUNG/Ë-A shm.MAÇUNGA-T

I DEL MAÇUNGË diçka dikujt  fr.fol.,iron.- i del  keq diçka  dikujt,  i del me pasojë të keqe diçka dikujt,  i del   vështirë,   zor diçka  dikujt, i del ndryshe, mbrapsht,  e kundërta diçka dikujt. (ASU-VGJKMGJ f. 178). S. shih sin : i del bërryl diçka dikujt

MADH (I), MADH (TË)

BËHET I MADH dikush  fr.fol.,ftill.-1.  rri-tet, madhohet dikush, arrin moshën e pjekurisë dikush, arrin moshën madhore dikush. (AXH-VII f. 155, FGJSSH f. 1044). 2. bëhet i përmendur dikush. 3. zë një pozitë  shtetërore a shoqërore të lartë dikush. (FGJSSH f. 1044).

E BËN TË MADH  fr.fol.,fj.-e zmadhon . (FGJSSH f. 133). Ant. e bën të vogël

*E DI I MADH E I VOGËL diçka  fr. fol., ftill.-  e dinë të gjithë (njerëzit) diçka .- E fjala e nëmosur e fermanit na kishte mbushur dhenë. E dinte i madh e i vogël. (MK-AJ f. 247). S. shih sin : e di gjithë bota diçka

(E) FLE TË MADHIN dikush  fr.fol., iron.- 1. ka vdekur (moti) dikush, është i vdekur dikush, ka kohë që ka vdekur dikush. (FGJSSH f. 486).S. shih sin : nuk është më në botë  dikush. 2. rri pa bërë asnjë punë ose asnjë veprim dikush, është si i vdekur dikush. (FGJSSH f. 486). S. shih sin : rri si aga dikush

*I MADH E I VOGËL fr.për.-të gjithë  me radhë, që të gjithë, të gjithë pa përjashtim. (FGJSSH f. 810, 902, 1044, 1496, 2178). - Jo më larg se dy-tri vjet më parë, kur patën leverdi, vrapuan i madh e i vogël. (MEKRA te: KD, 24 maj 2003 f. 25).  Asnjë fjalë përkrahjeje për ata fshatarë  që i madh e i vogël  po i dalin në mbrojtje  tokës së Kosovës.  (ISKUR te: ERE, 11 korrik 2003 f. 5). Për Shqipëri... i madh e i vogël... duhet  të lidhim besën në zë shqiptare për të bërë çdo fli në çdo rasë që ndodhesh. (JSAL te: B, 14 shkurt  1998 f. 14). Lidhe buqen, se do të të dalë nam  i keq në fshat e do të na mbetesh në derë, të na qeshë i madh e i vogël. (MK-AJ f. 91). S. shih sin : ku janë e ku s’ janë ; me cullë e me mullë

*MBAHET ME (MË) TË MADH dikush fr. fol.,iron.-  mbahet mendjemadh  dikush, mburret, krenohet, lëmburret, madhërohet me tepri dikush,  madhështohet dikush, kapardiset, krekoset, ngrefo-set, kacagjelohet dikush. (FGJSSH f. 977, 1044-5, EQSHI f. 220).- S pranon  të rrish  me çdo njeri  në fjalë/ Na mbahesh  më të madh, na ke si halë, / Kurse për ty na thahet shpretka jonë ! (ASDR-VP f. 150). S. shih sin: nuk preket me asgjë dikush

  MBAJTURIT ME (MË) TË MADH fr.em., iron.- kryelartësi, mendjemadhësi, madhë-shti. (FGJSSH f. 1045).

*ME TË MADH E ME TO VOGËL fr.ndf., meton .- të gjithë me radhë, të gjithë pa përjashtim.-Ushtria serbe...hynë nëpër shtëpi dhe na qitën jashtë me të madh e me të vogël. (HKA-OM f. 27). S. shih sin: me cullë e me mullë

SHKOJNË I MADH E I VOGËL diku fr.fol.,ftill.-  shkojnë të gjithë me radhë diku .  (BQ-DSH).

VIJNË I MADH E I VOGËL diku fr.fol.,ftill.-  vijnë të gjithë me radhë diku. (BQ-DSH).

MADHE (E), MADHE (TË)

BËHET E MADHE diçka fr.fol.,fj.- paraqitet diçka si gjë shqetësuese a e ngutshme, zmadhohet a fryhet një gjë (çështje, problem, punë etj.) tej mase, së tepërmi. (BQ-DSH). S. shih sin : bëhet bujë (rreth diçkaje)

E BËN TË MADHE diçka dikush fr.fol.,fj.-e paraqet të fryrë, shqetësuese, interes-ante, të ngutshme, të rëndësishme, të vlefshme  etj. diçka dikush, e zmadhon rëndësinë e diçkaje (një çështjeje etj.) dikush, i jep rëndësi më të madhe se sa duhet (një pune etj.) dikush, bën shumë zhurmë a bujë rreth diçkaje dikush, e zmadhon tepër diçka dikush (FGJSSH f. 1044). S.  shih sin:  bën alarm për diçka dikush, e bën alarm diçka dikush

E BËN TË MADHEN për diçka dikush  fr.fol.,ftill.-bën shamatë për diçka dikush , kundërshton, proteston me të madhe dikush për diçka duke bërë shumë zhurmë, ankohet me të madhe dikush për diçka duke bërë shumë zhurmë. (AXH-VII f. 155). S. shih sin:bën bujë për diçka dikush, e bën bujë diçka dikush

NUK E BËN TË MADHE diçka dikush  fr.fol.,meton.- e hesht  diçka dikush, nuk e përmend diçka dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : nuk e çon më andej diçka dikush

BËRTET (BRET) TË MADHE dikush  fr.fol.,ftill.- bërtet me zë të lartë dikush, bërtet sa mund dikush. (AXH-VII f. 155). S. shih sin: ngre  berihanë dikush

*GAJASET ME TË MADHE dikush

qesh shumë dikush, qesh me zë të lartë dikush, qesh sa mund dikush., gajaset së qeshuri dikush. - Rrezja është rrush i bërë,- tha ai dhe u gajas me të madhe.- Përse i deshe dhëmbët, more llafazan!- tha burri me tëmtha të thinjur. (NALA-SJ f. 185). S. shih sin: i bie barku dikujt (nga gazi, duke qeshur)

QESH TË MADHE dikush  fr.fol.,ftill.-   qesh shumë dikush, qesh me zë të lartë dikush, qesh sa mund dikush., gajaset së qeshuri dikush.  (AXH-VII f. 155, 165).  S. shih sin: i bie barku dikujt (nga gazi, duke qeshur)

*IA SHEH PËR TË MADHE diçka dikujt dikush fr.fol., id.- ia sheh për(të) keq, për gabim diçka dikujt dikush .-Të flas për kohën e Antikës apo të Drenicës ? Mos ma shihni për të madhe, kjo mund të jetë një orë e historisë. (HKA-OM f. 47). Mos ma shih për të madhe.Gjithkujt që i erdhi në kuti luajti me fatin tonë. Po thonë se u zhdukën hasmëritë,por, mos të harrojmë se hasmin më të madh e kemi në derë. (HKA-OM f. 121). S. shih sin : ia zë për të madhe diçka dikujt dikush

*NUK IA SHEH PËR TË MADHE diçka dikujt dikush  fr.fol.,id.- nuk ia merr, nuk   ia sheh,  nuk  ia zë për  (të) keq , për gabim diçka dikujt dikush. Përse ndodh kështu ? Sa për që u mashtruam ne të pashkollët, s’ na e sheh kush për të madhe, por u therën keq dhe u mashtruan më shumë këta me shkollë ! (HKA-OM f. 155).

THËRRET TË MADHE dikush  fr.fol., ftill.- thërret shumë dikush, thërret me zë të lartë dikush,  thërret sa mund dikush  (AXH-VII f. 155).  S. shih sin : ngre berihanë dikush

VLEN TË  MADHE diçka  fr.fol.,ftill.-  vlen shumë diçka. (AXH-VII f. 155).

*IA ZË PËR TË MADHE  diçka dikujt dikush  fr.fol.,id.-  ia zë, ia merr,  ia sheh për(të) keq, për gabim diçka dikujt dikush.- Edhe Dugolli  ia zë për të madhe Dacit shkuarjen në Vjenë  ashtu siç shkoi një javë më parë. (BAD, BET  te: ERE, 22 tetor 2003 f. 5).S. ia ka për mëri diçka dikujt dikush; ia merr (për) ters diçka dikujt dikush; ia sheh për të madhe diçka dikujt dikush;  ia vë për mëri diçka dikujt dikush; ia vë re  diçka dikujt dikush; ia zë për kusur diçka dikujt dikush  (edhe moh.)

MOS IA ZËR PËR TË MADHE! fr.fol.,id.- mos ia zër për keq ! mos të të vij keq për atë që thotë ose që bën. (BQ-DSH). S. shih sin :  mos ia  zër për kusur !

MADHE (ME TË)

DO ME TË MADHE diçka  dikush fr. fol.,ftill.- do, dëshiron   shumë diçka dikush. (AXH-XLV f. 147).

FITON ME TË MADHE dikush  fr.fol., ftill.-  fiton shumë dikush. (AXH-VII f. 155-6).  S. shih sin : fiton si derr dikush

JEP ME TË MADHE dikush  fr.fol., ftill.- përpiqet shumë dikush. (AXH-VII f. 155). S. shih sin : bie andej  (e) bie këndej (këtej) dikush

(E) KËRKON ME TË MADHE  diçka dikush  fr.fol.,ftill.- e kërkon me këmbëngulje, me ngulm  diçka dikush, ngul këmbë shumë për diçka dikush, ngulmon për diçka dikush. (AXH-VII f. 155-6). S. shih sin : ngul cak  dikush (për diçka)

ME NJË TË MADHE fr.ndf. – seriozisht. (AXH-VII f. 165).  S. me gjithë mend

*ME TË MADHE fr.ndf.- shumë, sa mund. (AXH-VII f. 165).- Natyra dhe kozmosi me elementet e tyre Naimit i hyjnë në punë  me të madhe për të ndërtuar e krijuar krahasime të bukura e të qëlluara. (BQ-PNF f.299). Bagëtia…pëllisnin me të madhe e s’ bënin çap përpara. (JX-LV f. 444). E ngre (e shtron, e thekson) me të madhe  -e ngre (e shtron, e thekson) shumë. (FGJSSH f. 1044).

*QESH ME TË MADHE dikush  fr.fol., ftill.- qesh shumë dikush, qesh me zë të lartë dikush, qesh sa mund dikush., gajaset së qeshuri dikush.  (AXH-VII f. 155, 165, FGJSSH f. 1044).- Unë qesha me të madhe dhe bëra sikur nuk kuptoja ku rrihte çekani i Marës. (SUKRA-RRM f. 17). S. shih sin: i bie barku dikujt (nga gazi, duke qeshur)

THËRRET ME TË MADHE dikush  fr. fol., ftill.- thërret, bërtet me zë të lartë dikush, thërret,  bërtet sa mund dikush. ( FGJSSH f. 1044). S. shih sin: ngre  berihanë dikush

MADHËSHTI-A

I HYN MADHËSHTIA dikujt fr.fol., iron.- mburret, krenohet, lëmburret, madhërohet me tepri dikush,  madhështohet dikush, kapardiset, krekoset, ngrefoset, kacagjelohet dikush. (FGJSSH f. 1045). S. shih sin : nuk preket me asgjë dikush

I JEP MADHËSHTI dikujt a diçkaje dikush  fr.fol.,iron.-e lëvdon, e lavdëron, e lartëson, e himnizon, e lavdëson, e madhëron, e madhështon dikë a diçka dikush. (FGJSSH f.  1045). S. shih sin: i bën elozhe dikujt a diçkaje dikush

MAF

E BËN MAF dikë dikush fr.fol.,id.- e rrah paq, rëndë dikë dikush, e rrah fort, shumë, pa masë dikë dikush, e shqep, e zhdëp, e  zbrun, e sqaq, e shemb, e shkal, e lënur dikë dikush, e dërrmon së rrahuri dikë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: e bën adalet dikë dikush

MAGAR-I

S’ KA Ç’ (ÇKA) I BËN MAGARIT E I BIE SAMARIT dikush fr.proverb.,iron.- ngase nuk mund t’ i ahmerret fajtorit kryesor, i ahmerret të pafajshmit dikush, ngase nuk mund ta dënojë, ta dëmtojë fajtorin kryesor, e dënon, e dëmton të pafajshmin dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : nuk i hipën dot  dardhës e i bie fikut

MAG/ËRR-RRA

ËSHTË PA NJË  MAGËRR dikush fr. fol., iron.- s’ ka fare të holla (në xhep) dikush, s’ ka asnjë para (në xhep) di-kush, është pa asnjë para (në xhep) dikush, është fare pa të holla dikush.(HAVA-FSHPK f. 49)..S.shih sin : është pa një dysh (në xhep) dikush

MAGJ/E-JA

I ËSHTË BËRË MAGJJA LIVADH dikujt fr.fol.,iron.- është në gjendje shumë të keqe ekonomike dikush, është shumë i varfër dikush. (AVSU-SHPMGJ f. 92). S. shih  sin : nuk ka asgjë  mbi shpirt dikush, nuk ka asgjë pas (veç) shpirtit dikush

I BIE MAGJJA MBI KOKË dikujt  fr.fol.,meton.- i bien hallet e shtëpisë mbi kokë dikujt. (NMUS-SHPK f. 197).

ËSHTË VETË MAGJE, VETË BAÇI dikush fr.fol.,iron.- vendos vetë për gjithçka dikush, është i plotfuqishëm, fuqiplotë dikush, bën, vepron si do vetë, si ia ka ënda, nuk pyet njeri, nuk varet nga të tjerët, vendos dhe urdhëron vetë, i ka vetë në dorë të gjitha punët, vendos vetë për gjithçka dikush pa pyetur njeri,gëzon ka (ushtron) pushtet absolut dikush, ka (ushtron) pushtet të madh dikush diku e bën ç’ të dojë, gjithçka është nën pushtet, sundim të dikujt, i ka në dispozicion të gjitha mundësitë dhe mjetet  për të vepruar dikush,  ka fuqi e mundësi  të veprojë dikush  si të dojë (si të dëshirojë, si t’ ia ketë ëndja). (BQ-DSH). S. shih sin: është vetë Ali, (e) vetë kadi dikush

ËSHTË MAGJE E MADHE dikush fr.fol.,met.- është  nga një shtëpi, familje që pret e përcjell miq, është nga një shtëpi, familje mikpritëse, derëhapur, bujare dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: është nga derë e madhe dikush, është prej derës së madhe dikush

HYN NË MAGJE (një grua) fr.fol., meton.-  fillon të gatuajë bukë (një grua). (FGJSSH f. 704).

E KA  MAGJEN NË DORË  (një grua) fr.fol.,meton.- i kanë rënë hallet e shtëpisë mbi krye (një gruaje). (AVSU-SHPMGJ f. 92).

I KËRCET MAGJJA dikujt fr.fol., meton.-  është në gjendje shumë të keqe ekonomike dikush, është shumë i varfër dikush. (AVSU-SHPMGJ f. 92). S. shih  sin : nuk ka asgjë  mbi shpirt dikush, nuk ka asgjë pas (veç) shpirtit dikush

IA KTHEN MAGJEN MBARË  dikujt dikush  fr.fol.,met .- e ndihmon dikush dikë kur është në nevojë, në hall, në ngushti, në gjendje të vështirë, kritike, ia zgjidh një hall, një nevojë të madhe etj. dikujt dikush, e ndihmon dikë dikush të dalë nga gjendja e vështirë, kritike . (QEHA-ELB f. 68). S. shih sin : i gjendet afër dikujt dikush

TË MBIFTË MAGJJA BAR ! fr.fol., mallk.- 1. u varfërofsh ! 2. u shofsh ! të vdekshin të gjithë njerëzit e shtëpisë! mos të mbettë njeri në shtëpi! u shofsh me gjithçka!  (AVSU-SHPMGJ f.92). S.shih  sin : t’ i mbuloftë bari dërrasat e kullës !

I KA MBIRË  MAGJJA BAR dikujt  fr.fol.,meton.- është shumë i varfër, i këputur dikush, s’ ka asgjë nga pasuria dikush. (NMUS-SHPK f. 197). S. shih sin: nuk ka asgjë mbi shpirt dikush, nuk ka asgjë pas (veç) shpirtit dikush

I MYKET MAGJJA dikujt fr. fol.,iron.- është shumë dorështrënguar dikush, kursen sa më s’ bëhet dikush, kursen shumë, pa masë dikush, është koprrac, kursenac i madh dikush. (BQ-DSH). S. shih  sin : s’ të jep (as) barin e zgjebes dikush

I NDAHET MAGJJA E I BËHET DËRRASË dikujt  fr.fol., meton.- rrënohet krejt ekonomikisht dikush, mbetet keq e pa gjë  dikush. (NMUS-SHPK f. 197). S. shih sin : bie në buzë dikush

PO I RA MIU NË MAGJE dikujt I THYEN DHËMBËT fr.fol.,iron.-   është shumë i varfër, i këputur dikush, s’ ka asgjë nga pasuria dikush. ( BQ-DSH). S. shih sin: nuk ka asgjë mbi shpirt dikush, nuk ka asgjë pas (veç) shpirtit dikush

SIKUR DO TË HYJË NË MAGJE fr. fol., elipt.,iron.-  thuhet për një grua që tregon  kujdes jashtë mase  për pastërti. (JBALL-KOR f. 197). S. shih sin : është si bora në majë të malit  dikush

I ËSHTË THARË  MAGJJA dikujt fr.fol.,meton.- është në gjendje shumë të keqe ekonomike dikush, është shumë i varfër dikush. (AVSU-SHPMGJ f. 92, NMUS-SHPK f. 197). S. shih  sin : nuk ka asgjë  mbi shpirt dikush, nuk ka asgjë pas (veç) shpirtit dikush

I USHTON MAGJJA dikujt fr.fol., meton.- është shumë i varfër, i këputur dikush, s’ ka asgjë nga pasuria dikush. ( BQ-DSH). S. shih sin: nuk ka asgjë mbi shpirt dikush, nuk ka asgjë pas (veç) shpirtit dikush

E  ZË (E KA ZËNË)  MAGJJA dikë fr.fol.,id.- e mbysin hallet e shtëpisë dikë, e ka barrën e shtëpisë mbi vete dikush. (FGJSSH f. 1047, 2232).

I KA ZËNË  MAGJJA BAR dikujt fr.fol.,meton  është shumë i varfër, i këputur dikush, s’ ka asgjë nga pasuria dikus, është  në gjendje shumë të keqe, të mjerueshme ekonomike dikush.

(NMUS-SHPK f. 197). S. shih  sin : nuk ka asgjë  mbi shpirt dikush, nuk ka asgjë pas (veç) shpirtit dikush

IA KA ZËNË MAGJJA KOKËN dikujt fr.fol.,id.- është në hall të madh dikush, është shumë ngushtë dikush, e ka punën keq dikush. (FGJSSH f. 1047, 2232).S. shih sin : është në angështi dikush

I KA ZËNË  MAGJJA LËNDINË   dikujt fr.fol., meton  është shumë i varfër, i këputur dikush, s’ ka asgjë nga pasuria dikus, është  në gjendje shumë të keqe, të mjerueshme ekonomike dikush. ( NMUS-SHPK f. 197). S. shih  sin : nuk ka asgjë  mbi shpirt dikush, nuk ka asgjë pas (veç) shpirtit dikush

I KA ZËNË  MAGJJA  MERIMANGA   dikujt fr.fol., meton  është shumë i varfër, i këputur dikush, s’ ka asgjë nga pasuria dikus, është  në gjendje shumë të keqe, të mjerue-shme ekonomike dikush. (NMUS-SHPK-I f. 173, AVSU-SHPMGJ f. 92). S. shih  sin : nuk ka asgjë  mbi shpirt dikush, nuk ka asgjë pas (veç) shpirtit dikush

I KA ZËNË  MAGJJA PEZHISHKA dikujt fr.fol., meton  është shumë i varfër, i këputur dikush, s’ ka asgjë nga pasuria dikus, është  në gjendje shumë të keqe, të mjerue-shme ekonomike dikush. (NMUS-SHPK f. 198). S. shih  sin : nuk ka asgjë  mbi shpirt dikush, nuk ka asgjë pas (veç) shpirtit dikush

 

I ZËNTË MAGJJA BAR ! fr.fol., mallk.- u shkretëroftë! u mjeroftë!  u rrënoftë!  u shoftë fare!  humbtë krejt dikush!  (NMUS-SHPK-I f. 173). S. shih sin : u shoftë me bina !

MAGJI-A

*SI ME MAGJI fr.ndf.,krah.- 1. sakaq, shpejt e shpejt, përnjëherë, përnjëherësh. (FGJSSH f. 1047). -Sa për kujtesë, për këtë projekt  filmik ishte shkruar skenari, ishte caktuar regjisori, ishte thënë se janë  bërë parapërgatitje, ndërsa tani, si me magji, ai zhduket pa gjurmë. (MEKRA te: KD, 17 janar 2004 f. 25).  S. shih sin: aty për aty. 2. menjëherë e me lehtësi, pa u munduar e pa u përpjekur. (FGJSSH f. 1864).S.me një të rënë të shkopit; me shkopin magjik

MAGJYP-I

ËSHTË LLULLA E MAGJYPIT dikush  fr.fol.,iron.- është shumë i keq dikush. (SHAGEC-BY  f. 173).S.shih sin: është biri i meçkës  dikush

I THOTË MAGJYPI GABELIT IK SE MË NXIVE fr.proverb., iron.- e tall, e përqesh  dikë dikush  për një të metë, mangësi a të keqe që vetë e ka (më të theksuar). (BQ-DSH). S. shih sin: e qesh arna thesin

MAHI-A

BËN MAHI me dikë a diçka  dikush  fr.fol.,fj.- mahitet, tallet, shagaret, qesëndiset, shpotitet me dikë  a diçka  dikush. (FGJSSH f. 1047). S. shih sin : bën allatkë me dikë  a diçka dikush

MAJ-I

ZË MAJIIN dikush  fr.fol., etnogr.- ngrihet herët dikush  ditën e një majit dhe del në natyrë për të festuar ardhjen e muajit të luleve (sipas një zakoni të vjetër popullor). (FGJSSH f. 1048).

MAJA

MAJA BLETE fr.em.,fj.,bot.- bimë bari-shtore fije-fije, me ngjyrë të kuqe, pa gjethe, që i ngjan myshkut. (HXH-T f. 118).

MAJA-T

KAPET PËR MAJASH dikush fr.fol., iron.- kapet, mbështetet dikush pas gjërave të pasigurta, gjen mbështetje jo të sigurt dikush. (BQ-DSH).S.shih sin: kapet pas brigjeve të panjohura dikush

MAJA-PUÇË

SHKOJNË MAJA- PUÇË   në mes vete  fr.fol.,iron.- nuk shkojnë fare mirë në mes vete, shkojnë shumë keq në mes vete, zihen, grinden  keq e vazhdimisht në mes vete. (BETA-SITA-TIR f.233). S. shih sin: shkojnë araz në mes vete

MAJ/Ë-A  shm. MAJAT

ASNJË  MAJË GJILPËRE fr.ndf.,met.-  asgjë, asfare, aspak, hiç, fare,  asgjë për të qenë, asgjë me vlerë. (AXH-VII f. 157). S. shih sin: asnjë majë cipali, asnjë cipal

NUK BËN DOT MAJË  dikush a diçka  (një punë etj.) fr.fol.,id.-nuk përparon dot dikush a diçka, nuk vete përpara dikush a diçka (një punë etj.), nuk vete mbarë dikush a diçka (një punë etj.). (AXH-VII f. 157). S. shih sin: qëndron amull  dikush a diçka (një punë etj.)

E BËN ME MAJË  diçka (lapsin) dikush  fr.fol.,fj.-  e mpreh diçka (lapsin) dikush. (FGJSSH f. 1048). S.i bën majë diçkaje (lapsit) dikush;  ia bën majën diçkaje (lapsit) dikush

IA BËN ME MAJË dikujt dikush  fr.fol., id.-1.e nderon shumë dikë dikush, i bën nder shumë të madh dikujt dikush.  S. shih sin: i rri akrep dikujt dikush. 2. e pret me të gjitha të mirat  dikë dikush. (JBALL-KOR f. 197).

BËN MAJË diçka a dikush fr.fol.,id.- duket, buthtohet sheshit, shfaqet  haptazi diçka a dikush. (AXH-VII f. 157, FGJSSH f. 135, 1048). S. shih sin: bën ballë   diçka a dikush; del faqe botës diçka a dikush

I BËN MAJË diçkaje (lapsit) dikush fr.fol., fj.- e mpreh diçka (lapsin) dikush. (AXH-VII f. 157).S. shih sin: e bën me majë diçka (lapsin) dikush

IA BËN MAJËN diçkaje (lapsit) dikush fr.fol., fj.- e mpreh diçka (lapsin) dikush. (FGJSSH f. 1048).S. shih sin: e bën me majë diçka (lapsin) dikush

E DO MAJË MË MAJË   dikush  fr.fol., ftill.-nuk bën asnjë lëshim dikush. (AJA-DE f.  170). S. shih sin: nuk ha arsye dikush

ËSHTË MAJË MË MAJË  fr.fol.,ftill. – 1. diçka (pema) është plot,  plot e përplot (me fryte pema),  ka bërë shumë (fryte) pema, ka shumë fryte (kokrra) në degë pema . S. shih sin : është cëckë  diçka (pema).2. (diçka) është plot sa nuk nxë, nuk zë,nuk mban më. (AXH-VII f. 157),  S. shih sin : është cëckë  diçka.3.  (me dikë dikush) fr.fol.,ftill.- është në marrëdhënie shumë të këqija me dikë dikush, i ka marrëdhëniet shumë të acaruara me dikë dikush, zihet, ngatërrohet vazhdimisht me dikë  dikush, shkon shumë keq me dikë dikush. (FGJSSH f. 246). S. shih sin: e ka brisk me dikë dikush

FLET MAJË NË MAJË dikush  fr.fol., ftill.- flet pa lidhje, pa kuptim, pa logjikë  dkush . (AXH-VII f. 157). S. shih sin: flet në arë e në stom dikush

NUK I GJEN  MAJË VETES dikush  fr. fol.,id.-ndodhet, gjendet  shumë ngushtë dikush, është në hall të madh dikush, s’ di nga t’ ia mbajë dikush, nuk i gjen dot shtegdalje, zgjidhje, rrugëzgjidhje, rrugëdalje vetes dikush. (FGJSSH f. 1048, EQSHI f. 179). S.shih sin : nuk i di çare vetes dikush, nuk ia di çaren vetes dikush

*HA MAJA-MAJA dikush fr.fol.,iron.- ha ngadalë e me sqimë, me qibër dikush, zgjedh në të ngrënë  dikush,ha me ndot e pa shije dikush,  ha pa oreks, pa qejf  dikush, ha nga pak e si me zor  dikush, ha me shumë naze  dikush. -Të tre u ulën për bukë.Gjena filloi të hante me shpejtësi se kishte uri. I ati po hante me ngadalë dhe e ëma maja-maja. Ajo e vuri re këtë gjë. (ZSA-VL-3 f. 154). Megjithëse u shtrua buka, mysafirët, të veleritur nga mezetë, hëngrën maja-maja, sa për të bërë zakonin. (ZSA-VL-3 f. 288). S. shih sin: (i) fshin buzët  dikush

HA MAJË MË MAJË dikush fr.fol., iron.- fr.fol.,iron.- ha ngadalë e me sqimë, me qibër dikush, zgjedh në të ngrënë  dikush,ha me ndot e pa shije dikush,  ha pa oreks, pa qejf  dikush, ha nga pak e si me zor  dikush, ha me shumë naze  dikush. (FGJSSH f. 1048). S. shih sin: (i) fshin buzët  dikush

JANË NË MAJË E NË PUÇ në mes vete fr.fol.,ftill.-janë në grindje njëri me tjetrin, shkojnë shumë keq njëri me tjetrin. (FGJSSH f. 1049). S. shih sin: janë brisk e thua në mes vete

JANË MAJË MË MAJË në mes vete  fr.fol.,ftill.- janë    marrëdhënie shumë të këqija, armiqësore  në mes vete,  janë shumë keq  në mes vete , zihen  e grinden vazhdimisht, pa i lëshuar rrugë (pe, udhë)  njëri tjetrit, shkojnë shumë keq  në mes vete. (AXH-VII f. 157). S. shih sin: janë brisk e thua në mes vete

I JEP MAJË diçkaje dikujt dikush fr.fol.,ftill. – i jep shumë pak diçka  dikujt dikush. (AXH-VII f. 157).  S. shih  sin : i jep sa për adet  diçka dikujt dikush

I JEP MAJË (MAJE) dikush fr.fol., meton.-1. diçkaje (një pune  etj.)  e kryen, e mbaron diçka (punën etj.) dikush. ALSI te : Leka nr. 6/ 1930 f. 182, AXH-VII f. 157). S. shih sin : e nxjerr mb’ anë  diçka (një punë etj.) dikush. 2a. 2a. diçkaje (një pune, një çështjeje etj.)dikush- i jep, i gjen zgjidhje diçkaje (një pune, një çështjeje etj.) dikush, e çon drejt zgjidhjes diçka dikush, e zgjidh diçka (një punë, një çështje etj.) dikush.2b.  diçkaje (një çështjeje etj.)  e ftillëzon, e shpjegon, e sqaron  diçka (një çështje etj.) dikush, i jep ftillëzim, shpjegim diçkaje (një çështjeje etj.) dikush. (AXH-VII f. 157, FGJSSH f. 1048, 1719).  S. shih sin : i jep anë diçkaje dikush. 3. diçkaje (një pune etj.)  e rregullon, e mbarështron, e mbarëson  diçka (një punë etj.) dikush, e bie në gjendje normale, në gjendje të rregullt diçka dikush, e ndreq, e rregullon ashtu si duhet, ashtu si ka hije  diçka (një punë etj.) dikush. (FGJSSH f. 472, 1048). S. shih sin: e kthen në arsim  diçka (një punë  etj.) dikush (edhe moh.)

NUK KA MAJË PA RRËZË  fr.proverb. –asgjë a askush nuk mund të ecë përpara pa pasur një themel të shëndoshë, nuk ka zhvillim, përparim pa një mbështetje të shëndoshë, të sigurt. (FGJSSH f. 1696, 1700-1).S.shih sin: nuk ka degë pa rrënjë

MAJË E KOKËS fr.em., anat.-çaçkë e kokës. (FGJSSH f. 1048).

*MAJË MË MAJË fr,.ndf.,id.- 1. duke u përleshur fytafyt, fytas, fytazi, fytafytas, fytafytazi, në mënyrë të vendosur e të rreptë, me ashpërsi, me rreptësi të madhe. (AXH-VII f. 157, FGJSSH f. 403).-Po dale një çikë, ti po i bën të gjithë fshatarët kulakë ! Duhet me të mirë e me kujdes, jo majë më majë. (ZSA-VL-3 f. 40). S. shih sin : dhëmb për dhëmb.2. shumë keq. (FGJSSH f. 224). S. shih sin : cimb më cimb

MAJË PËR MAJË fr.ndf.,id.- me masë të njëjtë. (IST f. 412). S.shih sin : flakë për flakë

*MAJË E OLIMPIT fr.em.,met.- Për shkak të Fishtës harrohet Mjeda, megjithqë në punë të artit ai del vetë  maja e Olimpit. (MEKRA te: KD, 30 gusht 2003 f. 25).

*MAJË E PIRAMIDËS   fr.em.,met.- S’ dihet për çfarë vlerash  të veçanta  kanë qenë ndodhur ose ndodhen  në majë të piramidës... (ZIÇE te: KD, 30 gusht 2003 f. 27).

MBETET DY NË MAJË E TRI NË DEGË dikush  fr.fol.,ftill.-  mbetet i papjekur dikush, nuk vë mend dikush sado që është i rritur. (NMUS-SGPK f. 199).

IA MBLEDH MAJËN diçkaje (një pune, një bisede etj.) dikush fr.fol.,met.- e mbaron, e mbyll (një punël, një bisedë etj.) dikush, e përfundon mbarë dikush diçka (një punë etj.). (AXH-VII f. 157).  S. shih sin : e nxjerr mb’ anë    diçka (një punë etj.) dikush

E MBUSH ME MAJË diçka diksh  fr. fol., ftill.- e mbush sa nuk merr, sa nuk zë më, e mbush me të rrasur diçka dikush,  e mbush plot e përplot dikush diçka, e stërmbush, e kërtyl, e vizgos, e cakos, e citos dikush diçka. (AXH-VII f. 157) . S. shih  sin : e mbush an’ e  mb’ anë  diçka diush

MBUSHET ME MAJË diçka  fr.fol., ftill.- mbushet krejt, nuk mbetet vend i zbrazët, mbushet plot e përplot, mbushet plot sa nuk merr, nuk zë më, kërtylet, vizgoset, cakoset diçka  mbushet më (në) të gjithë anët  diçka. ( FGJSSH f. 1048). S. shih sin: mbushet an' e mb' anë diçka

MBUSHET MAJË MË MAJË diçka  fr.fol.,ftill.- mbushet krejt, nuk mbetet vend i zbrazët, mbushet plot e përplot, mbushet plot sa nuk merr, nuk zë më, kërtylet, vizgoset, cakoset diçka  mbushet më (në) të gjithë anët  diçka. ( FGJSSH f. 1048). S. shih sin: mbushet an' e mb' anë diçka

ME MAJË  fr.ndf.,meton.- mbushur plot e përplot, mbushur plot sa nuk zë më, citë, deng, vica, plot e përplot. (FGJSSH f. 104, 173, 183). S. shih sin : bark më bark ; breg më breg

NUK I MERR MAJË diçkaje dikujt   dikush fr.fol.,ftill. – nuk i merr asgjë dikujt dikush . (AXH-VII f. 157).

MERR MAJË MË MAJË dikush fr.fol.,iron.- merr  fare pak,  dikush, merr shumë pak dikush. (FGJSSH f. 1048). S. shih sin : merr sa bulëza e gishtit dikush

*E MERR MAJË PËR MAJË diçka (një punë etj.) dikush  fr.fol.,iron.- e merr me të shpejtë, me ngut, me nguti, me nxitim, rrëmbimthi diçka (një punë etj.) dikush.- Gjer në shtëpi e kishte përcjellë Vathi. Ai tërë rrugës i kishte thënë  që të mos e merrte punën me t’ anë  ashtu, majë për majë. (ZSA-VL-3 f. 154). S. shih sin :  e merr (me) axhele diçka (një punë etj.)  dikush

NË MAJË TË ...  (madhërisë, lavdisë etj.)  fr.ndf.,met.- në diçka më të lartë (të madhërisë, lavdisë etj.). (AXH-XLIII f. 145). S.shih sin: në cip të... (madhërisë, lavdisë etj.)

E NXJERR NË MAJË  diçka (një punë etj.)  e kryen, e mbaron me sukses diçka dikush, e përfundon mbarë, mirë  diçka (një punë etj.) dikush, arrin ta bëjë, ta sendërtojë, ta mbarojë, ta përfundojë  diçka (një punë etj.) dikush . ( FGJSSH f. 1048, 1279). S. shih sin: e nxjerr mb' anë   diçka (një punë etj.)  dikush

I PËRGJIGJET MAJË MË (PËR)  MAJË dikujt dikush fr.fol.,ftill.-  i përgjigjet menjëherë, shpejt e shpejt, pa humbur kohë dikujt dikush. (FGJSSH f. 1048, 1435). S. shih sin: i përgjigjet flakë për flakë dikujt dikush

I QËNDRON MAJË  BRISK dikujt dikush fr.fol.,met.-1.zihet, grindet me dikë dikush pa u frikësuar.  (ART-III f.151, FGJSSH f.  181). S. shih sin: i qëndron brisk më brisk dikujt dikush.2.  i qëndron fare paepurazi, papërkulazi, në mënyrë të vendosur, të rreptë, të ashpër dikujt dikush, i qëndron i papërkulur, i paepur, i pashtruar, i pathyer, i pamposhtur dikujt dikush  (BQ-DSH). S shih sin: i qëndron brisk më brisk dikujt dikush

SHIKON NGA MAJA E PLEPIT dikush  fr.fol.,iron.- mbahet më të madh dikush, krekoset, mgrefoset dikush. (NMUS-SHPK f. 199).S.shih sin: nuk preket me asgjë dikush

SHKOJNË NË MAJË E NË BISHT në mes vete fr.fol.,id.- i acarojnë marrëdhëniet në mes vete, zihen, shkojnë keq, keqas në mes vete, nuk shkojnë fare mirë në mes vete. (FGJSSH f. 151). S. shih sin: shkojnë araz  (arëza) në mes vete

SHKOJNË MAJË E BRISK  në mes vete  fr.fol.,iron.-  shkojnë shumë keq në mes vete, kanë marrëdhënie shumë të këqija në mes vete, grinden, zihen keq në mes vete. (FGJSSH f. 1048). S. shih sin : shkojnë araz (arëza) në mes vete

SHKOJNË MAJË MË MAJË në mes vete fr.fol.,id.- i acarojnë marrëdhëniet në mes vete, zihen, shkojnë keq, keqas në mes vete, nuk shkojnë fare mirë në mes vete. (FGJSSH f. 151, 1048). S. shih sin: shkojnë araz  (arëza) në mes vete

SHKON MAJË  MË MAJË  (gjendja, situata) fr.fol.,id.- ashpërsohet,acarohet,  tendoset, tensionohet  shumë, së tepërmi (gjendja, situata). (SKDO f. 170).  S.  shih  sin : nxehen gjakrat

I VË MAJË diçkaje (një pune etj.) dikush, I (IA) VË MAJËN  diçkaje (një pune etj.) dikush   fr.fol.,meton.- e kryen, e mbaron me sukses diçka (një punë etj.) dikush, e përfundon mbarë  diçka (një punë etj.) dikush. (AXH-VII f. 157, HAVA-M f. 145, FGJSSH f. 1048, 2154). S. shih sin : e nxjerr mb’ anë  diçka (një punë etj.) dikush

VËRI MAJAT NGA (KE VËNË) THEMBRAT ! fr.fol.,iron.- shporru! largohu! zhduku! mbathja! mbushu!shko andej nga ke ardhur !. (FGJSSH f. 2059).S.shih sin: baj(e) bishtin!

MAK/Ë-A

ZËNË MAKË  (ujërat e ndenjura)  fr.fol., fj.- makrohen (ujërat e ndenjura), zënë cipë të gjelbër përsipër (ujërat e ndenjura) . (FGJSSH f. 1051). S. zënë makrosë (ujërat e ndenjura)

MAKIN/Ë-A

MAKINË E BLOJËS fr.em.,fj.- makinë për të bluar. (FGJSSH f. 1051).

MAKINË FSHIRËSE fr.em.,fj.-  maki-në për të fshirë. (FGJSSH f. 1051).

MAKINË GRIRËSE fr.em.,fj.-  makinë për të grirë. (FGJSSH f. 1051).

MAKINË GURTHYESE fr.em.,fj.-   makinë për të thyer gurët. (AXH-L f. 158).

MAKINË KORRËSE fr.em.,fj.-  makinë për të korrur. (FGJSSH f. 1049).

MAKINË KOSITËSE fr.em.,fj.- makinë për të kositur. (FGJSSH f. 1051).

MAKINË LARËSE fr.em.,fj.- makinë për të larë (rrobat), lavatrtiçe. (FGJSSH f. 1051).

MAKINË LLOGARITËSE fr.em., fj.- makinë për të llogaritur. (FGJSSH f. 1051).

MAKINË MBJELLËSE fr.em.,fj.- makinë për të mbjellur. (FGJSSH f. 1051).

MAKINË MBYLLËSE fr.em.,fj.- mjet a vegël për të mbyllur diçka. (FGJSSH f. 1101).

MAKINË MJELËSE fr.em.,fj.- mjet a vegël elektrike  për të mjelë. (FGJSSH f. 1156)

*MAKINË QEPËSE fr.em.,fj.- makinë për të qepur.- (FGJSSH f. 1051). Më vinte çudi , përse dënesej , sepse Suzanën  e kishte vënë  të nusëronte  në këmbë, mbi karrigen e makinës qepëse. (ZIÇE-GJXH f. 95).

MAKINË RROJE frr.fj. makinë për t’ u rruar. (FGJSSH f. 1051).

*MAKINË  SHIRËSE fr.em.,fj.- makinë për të shirë.- (FGJSSH f. 1051).-Njerëzit e tjerë flisnin me zë të lartë, se zhurma e motorit  dhe e makinës  shirëse ua rrëmbente zërin. (ZSA-VL-3 f. 175).

MAKINË SHKRIMI fr.em.,fj.-  makinë për të shkruar. (FGJSSH f. 1051).

MAKINË THARËSE fr.fol.,fj.- makinë për të tharë (rrobat). (FGJSSH f. 1051).

MAKLLADA-T

ÇAN MAKLLADA   dikush fr.fol., iron. -   flet, kuvendon për gjëra të kota, pa vlerë, pa interes, pa rëndësi dikush, dërdëllit, llomotit, përrallis, flet kodra pas bregut dikush.- Edhe them se këta zotërinj/ kot thajnë dokrra e thajnë kopalla,/ çajnë makllada e qesin përralla. (GJF-GPT f. 46).  S. shih sin: flet në arë e në  në stom dikush

MAKNOR/E-JA

SILLET (GJITHË DITËN) SI MAK-NORE dikush   fr.fol.,krah.,iron.- sillet, endet kot së koti dikush, hallavitet, sorollatet dikush, e kalon kohën kot, pa bërë gjë dikush. (FGJSSH f. 1051).S. shih sin: bredh andej e këndej (këtej) dikush

MAKROS/Ë-A

ZËNË MAKROSË  (ujërat e ndenjura)  fr.fol., fj. -makrohen (ujërat e ndenjura), zënë cipë të gjelbër përsipër (ujërat e ndenjura) . (FGJSSH f. 1051). S. shih sin : zënë makë (ujërat e ndenjura)

MAKSIMUM-I

*ARRIN MAKSIMUMIN dikush fr. fol.,fj.- arrin shkallën më të lartë, ngrihet në majat më të larta dikush a diçka,  arrin pikën më të lartë dikush a diçka.  – Ne vërtet kemi arritur maksimu-min  që kemi mundur të arrij-më  në këtë kampio-nat duke lënë shumë ekipe  të mjohura kosovare pas nesh. (FESYL te: KD, 7 qershor 2003 f. 17). S. shih sin: arrin apogjeun dikush

DERI NË MAKSIMUM fr.ndf.,fj.- shumë , së tepërmi, sa më  shumë  që të jetë e mundur. (IST f. 416). S. shih sin: deri në kulm

NË MAKSIMUM fr.ndf.,fj.-shumë, së tepërmi, sa më  shumë  që të jetë e mundur, sa nuk ka ku to shkojë (ku të vejë) më tej. (IST f. 416). S. shih sin: deri në kulm

MAL-I shm.-MALE-T

BËHET MAL fr.fol.,met. –1. (diçka)  rritet shumë, pa masë diçka. S. shih sin: bëhet det diçka. 2. (një gjymtyrë e trupit)  ënjtet, malcohet, mahiset shumë (një gjymtyrë e trupit) . (AXH-VII f. 159). S. shih sin: bëhet bumbak  (një gjymtyrë e trupit)

I BËHET MAL (një gjymtyrë e trupit)  dikujt fr.fol.,id.-i ënjtet, i malcohet, i mahiset shumë (një gjymtyrë e trupit) dikujt. (AXH-VII f. 159). S. shih sin: i bëhet brus (një gjymtyrë e trupit)  dikujt

BËHET MAL ME FLETË dikush  fr.fol.,id.- 1a.gëzohet shumë, së tepërmi dikush,  .1b.ndien kënaqësi të madhe dikush, kënaqet shumë, së tepërmi dikush. (NMUS-SHPK f. 200). S. shih sin :  i guf (i gufon) barku dikujt

BËHET MAL E VALË  fr.fol., met.-1.  (diçka)  rritet   shumë, pa masë  diçka. S. shih sin : bëhet det diçka. 2. (misri, drithi)  rritet, bëhet  shumë i madh  (misri, drithi). (ALSI  te : Leka nr. 10/ 1936 f. 520).  S. shih sin : bëhet det (misri, drithi)

E BËN TË MARRË MALET dikë dikush  fr.fol.,id.- e bën të ikë  nga sytë këmbët dikë dikush, e bën  dikë dikush që të ikë i tmerruar,  e bën t' ua mbathë këmbëve  nga frika dikush dikë, e vë në ikje dikë dikush, e bën, e detyron të arratiset  , të ikë dikë dikush. (FGJSSH f. 1052). S.shih sin: i (ia) jep arratinë dikujt dikush

*E BËN MAL diçka dikush  fr.fol.,met.- e rrit, e shton, e pasuron shumë diçka dikush.- A sheh djemtë e tu çfarë trupi kanë ? Të mirat i kanë bërë mal…Pse të mos mësojnë këta… ? (HKA-OM f. 158).

I BËN MALET FUSHË dikush  fr.fol., meton.- është shumë i zoti, i aftë dikush, e bën edhe të pamundurën dikush. (FGJSSH f. 1052). S. shih sin : i bëhet bisht sakicës dikush

BËRTET SI NË MALIN E THATË dikush fr.fol.,ftill.-.krah.- bërtet me sa fuqi ka dikush, çirret e ngjiret dikush duke bërtitur, duke thirrur.  (PETBA-GR f. 111).  S. shih sin : bërtet me tërë  gurmazin që ka dikush

NUK I BIHET MALIT ME KOKË (ME KRYE)   fr.proverb.,iron.- është (punë) e kotë, e pamundur diçka, pa kushte a mjete përkatëse (të domosdo-hme, të nevojshme) nuk bëhet, nuk kryhet punë, është e pamundshme të bëhet diçka, është diçka e pamundur (të bëhet). (FGJSSH f. 1052). S.shih sin : nuk lëvrohet në arbain

ÇAN SHTATË MALE  E NJË FUSHË dikush fr.fol.,meton.- është shumë i zoti, i shkathët dikush, bën pothuaj të pamundurën dikush. (GRH-KO-I f. 204). S. shih sin : i bëhet bisht sakicës dikush

*(I) ÇAN MALET dikush fr.fol.,id.-  bën ç' është e mundur dikush, përpiqet me çdo mënyrë dikush, bën të gjitha përpjekjet dikush.- Si div,djali i gjyshes malet çante dhe të sëmurëve te koka u shkonte. (STPO -D f. 61). S.shih sin: bie andej (e) bie këndej (këtej) dikush

*ÇAN MALE E FUSHA dikush  fr.fol., hiper.- përpiqet,  mundohet me të gjitha mjetet, mënyrat, forcat për të arritur diçka dikush,  bën të gjitha përpjekjet dikush, përpiqet, mundohet shumë, së tepërmi, tej mase dikush, përdor dikush  të gjitha forcat, mjetet, mënyrat për të arritur a kryer, sendërtuar diçka , bën ç' është e mundur dikush, përpiqet me çdo mënyrë dikush. - Bën detin kos ti, po deshe,e çaj male e fusha, po pate nge, po, kur e sheh s’ ka sesi, do të bëhet ashtu si ishte thënë! (SISHU-VAASH f. 260). S.shih sin: bie andej (e) bie këndej (këtej) dikush

ÇDO MAL E DI BARRËN E VET  fr.proverb.,aleg.- secili e di, e njeh më së miri, fare mirë punën, gjendjen e vet vetanake, çdo njeri i di më mirë vetë  punët a hallet e veta.  (AVSU-SHPMGJ f. 93). S. shih  sin : bleta di si bëhet mjaltë

ÇKA TË BËSH NË MAL, E GJEN NË  SHTËPI fr.proverb.,iron.- ç’ të bësh e gjen, ç ‘ të keqe të bësh, e gjen, e pëson vetë, atë të keqe që e bën, e gjen, të kthehet në të njëjtën masë a mënyrë, çfarë të bësh do të gjesh. ( HB-FPD f.31). S.shih sin : e bën në det, e gjen në kripë, ç’ bën në det, e gjen në kripë

S’ DËGJON MALI I TOMORRIT NGA SHELEGËT fr. proverb.-është me ekonomi të mirë dikush dhe nuk  ndien  fare  për  shpenzimet   e vogla , nuk dëmtohet dot ekonomia, gjendja e mirë ekonomike e dikujt nga shpenzimet e vogla që i bën a i ka, ai që është mirë nga gjendja ekonomike nuk e ndien fare një humbje shumë të vogël. (HXH-2/ 82 f. 170). S. shih  sin : s’ i bien  vithet kalit me tri fshikulla

DO TË HAJË MALIN ME NJË TË KAFSHUAR dikush  fr.fol.,ftill.- kërkon ta bëjë një punë  shpejt e shpejt dikush (e cila është e pamundur ose shumë e vështirë). (NMUS-SHPK f. 200).

I DUKEN  MALET SHESH dikujt  fr.fol., meton.- i sheh punët me një sy tepër optimist dikush, sepse nuk i njeh vështirësitë e pengesat dhe nuk e kupton gjendjen e vërtetë dikush. (FGJSSH f. 1830). S. shih sin : ka besim në vetvete dikush

ËSHTË PËR SHTATË  PALË MALE dikush  fr.. fol.,ftill.—është shumë i fortë e i aftë  për të bërë punë të rëndësishme  ose për të përballuar një gjendje tejet të vështirë dikush. (QEHA-ELB f. 69).  S. shih sin : është arrë e fortë dikush

ËSHTË SA NJË MAL  dikush fr.fol., ftill.,baraz.- është shumë i madh dikush, ka përmasa shumë të mëdha dikush. (thuhet për qenie të gjalla e për sende). (FGJSSH f. 1052). S. shih sin : është sa deti  dikush

ËSHTË SI MALI ME BORË  dikush fr. fol.,ftill.,krah.-1. është shumë i pasur dikush. S. shih sin: i ka bletët e bardha mangu (eksiq) dikush. 2. rron me të gjitha të mirat dikush, jeton shumë mirë dikush, rron në mes të të mirave dikush. (FGJSSH f. 2081). S. shih sin: jeton si delja në maj dikush. 3. gëzon shëndet shumë të mirë dikush, është i shëndetshëm, shëndetplotë dikush. (SUAH-SHPPG f. 89). S. shih sin : është si bukë me brumë të ardhur dikush

ËSHTË TUNDU MAL E TUNDU LIS  dikush  fr.fol.,iron .- është i pavendosur dikush, i ndërron shpejt mendja dikujt, është i luhatshëm, i paqëndrueshëm në mendime, në qëndrime e në veprime  dikush, nuk mban qëndrim parimor dikush, bëhet herë me njërin e herë me tjetrin dikush. (PESHA-BER f. 214). S. shih sin : është prej bublit dikush ; shkon arë më arë dikush

I FITON TË  PËRPJETËT E MALIT     dikush fr.fol.,iron.-nuk fiton asgjë,  gjë, fare dikush,  ndahet me humbje të madhe dikush, ndahet keq, e pëson keq dikush.  (AXH-FR f. 194, AXH-II f. 167).S. shih sin: i fiton të Bazhdarit dikush

FLET SI NË MALIN E THATË dikush  fr.fol.,ftill.,krah.- flet me zë shumë të lartë dikush, flet me gjithë zërin që ka dikush, flet me sa fuqi ka dikush, flet e bërtet, flet e sokëllin, flet e pisket dikush. (PETBA-GR f. 111). S. i bie mulla e barkut dikujt (duke folur, së foluri); flet me gjithë (me tërë) mushkëritë dikush; flet sikur i rrah rrobat me kopan dikush; i ka fjalët furullajë dikush; ta qet krimbin e veshit dikush; t’ i qet veshët dikush;  t’ i shurdhon veshët dikush

HA EDHE MALIN ME DHËMBË dikush fr,fol.,meton.- i vjen gjithçka përdoresh  dikujt, s’ lë punë pa bërë dikush,  i bën ballë çdo pune, çdo pengese, çdo vështirësie dikush, është  i gjendshëm në çdo punë a në çdo situatë, nevojë, shtrëngesë  dikush, bën pothuaj të pamundurën dikush. (NMUS-NJFK f. 212, NMUS-SHPK f. 200). S. shih sin : i bëhet bisht sakicës dikush

HYN ME TRINA NËPËR MAL dikush  fr.fol.,iron.- ngec, ngatërrohet   në një punë dikush pa qenë   nevoja , i futet, i hyn një pune të ngatërruar a të vështirë dikush së cilës nuk mund t' ia dalë mbanë a së cilës nuk i dihet si do t' i vejë filli,  ndërmerr një punë  a diçka të vështirë dikush,, i hyn një pune shumë të vështirë dikush. (AVSU-TRO f. 73). S. shih sin : futet në baltë dikush

HYN NË MAL TË MOREKUJESË dikush  fr.fol.,iron.- ndërmerr një punë shumë të vështirë  dikush, i futet, i hyn një pune të ngatërruar a të vështirë dikush, përzihet, ngatërrohet dikush në punët, në çështjet   që nuk i takojnë, ngatërrohet në një punë të keqe, të ndërlikuar a të vështirë dikush. (HAFSHE-DI f. 178). S. shih sin : futet në baltë dikush

HYN NË MAL PA SAKICË dikush fr. fol.,iron.- u hyn punëve  dikush që nuk është i zoti t’ i kryejë, përzihet, ngatërrohet dikush në punët, në çështjet e të tjerëve, që nuk i takojnë, ngatërrohet në një punë të keqe, të ndërlikuar a të vështirë dikush, ndërmerr një punë  a diçka të vështirë dikush. (HB-FPD f. 50). S.shih sin: futet në baltë dikush

I HYN MALIT ME TRINA dikush fr.fol.,iron.- 1. ia nis një pune shumë të vështirë dikush, i  hyn  një pune  dikush që nuk është i zoti ta kryejë, që nuk ia del dot në krye, ngatërrohet në një punë të ndërlikuar a të vështirë dikush . S.shih sin: futet në baltë dikush. 2. i hyn ,i futet, ia nis,  i përvishet diçkaje të pamundur dikush, mundohet, përpiqet të bëjë diçka të pamundur dikush, mundohet, përpiqet të merret me diçka të pamundur dikush . ( SUAH-SHPPG f. 89). S.shih sin: i futet detit më këmbë dikush

I (IA) JEP MALIN dikujt dikush fr.fol.,id.- 1.e bën të ikë  nga sytë këmbët dikë dikush, e bën  dikë dikush që të ikë i tmerruar,  e bën t' ua mbathë këmbëve  nga frika dikush dikë, e vë në ikje dikë dikush, e bën, e detyron të arratiset  , të ikë dikë dikush. S.shih sin: i (ia) jep arratinë dikujt dikush. 2. iron.- e dëbon, e zbon, e përzë, e shporr dikë dikush nga një vend, nuk e lë  brenda dikë dikush, e detyron të largohet, të shpërngulet nga një vend dikë dikush, e karmon dikë dikush. (FGJSSH f. 1052). S. shih  sin : i (ia)  cipalin dikujt dikush

IA  JEP MALIT dikush fr.fol.,iron.- ikën, largohet, shkon kuturu (pa ditur se ku vete) dikush, shkon, tret, ikën, largohet në drejtim të panjohur, të pacaktuar dikush, arratiset dikush. (BQ-DSH) S.shih sin: i merr bërdoçkat (dujkat) dikush

KA NJË MAL (gjërash etj.) dikush fr.fol., ftill.-ka shumë gjëra etj. dikush, ka me sasi të madhe gjëra dikush, ka shumë, pa masë gjëra, ka grumbull, stivë të madhe gjërash dikush, ka me shumicë gjëra dikush. (FGJSSH f. 1569). S. shih  sin:  (e) ka betin (e gjërave) dikush

E KA MAL fr.fol., ftill.- 1. diçka (një punë etj.) dikush .- 1. e ka shumë të vështirë, të mundimshme  diçka (një punë  etj.) dikush . S. shih  sin:  e ka si të ecësh zbathur mbi eshka gështenje  diçka (një punë etj.) dikush .2.  (dikush)   e ka shumë vështirë, shumë ngushtë  dikush . S. shih sin: e ka cuc dikush . 3.  e ka punën  shumë ngushtë dikush, i ka punët shumë ngushtë dikush, është në shtrëngesë, ngushti të madhe dikush.  (AXH-VII f. 159). S. shih sin : është në angështi dikush

S’ KA MAL PA THI fr.proverb., aleg.- s’ ka gjë pa të metë, pa firë, s’ ka gjë të përkryer, s’ ka njeri pa të metë, s’ ka njeri të përkryer. (VAME-SHPK f. 100, SUAH-SHPPG f. 89). S. shih sin: arë pa stom e fjalë pa bishta nuk ka

KANË NJË MAL NË MES  fr.fol., iron.-  nuk përputhen, nuk pajtohen në mendime, kanë mendime të kundërta.  (PAVHA-LI f. 99). S. shih sin: s’ bien në brazdë

MAL I FORTË fr.mb.,ftill.- shumë i fortë. (FGJSSH f. 1052). S. shih sin: si çelik

MALI ME MAL PËRPIQET  fr.pro-verb.,aleg.- doemos njerëzit kanë nevojë për soli-daritet a ndihma huazore (reciproke). (BQ-DSH). S. shih sin : bjeshka me bjeshkë përpiqet

MALI ME MALIN  NUK PIQET, NJERIU ME NJERIUN PIQET fr.proverb.- doemos njerëzit kanë nevojë për solidaritet a ndihma huazore. (AJA-V f. 157, FGJSSH f. 1282).

MAL  PA UJK NUK  KA fr.pro-verb.,aleg.- s’ ka gjë pa të metë, pa firë, s’ ka gjë të përkryer, s’ ka njeri pa të metë, s’ ka njeri të përkryer). (VAME-SHPK f. 100). S. shih sin: arë pa stom e fjalë pa bishta nuk ka

*E MARRTË MALIN! fr.fol.,mallk.- O u trenoftë e marrtë malin,po në bela na ka qitur! (RKE-HA f.21).

U MBARS MALI E POLLI NJË MI fr.proverb. iron.- thuhen shumë fjalë të mëdha ose jepen shumë premtime, por, në të vërtetë, bëhet  sendërtohet fare pak punë, arrihet fare pak sukses, rezultat. (FUSH f. 625, FGJSSH f. 1052, 1134, 1492). S. shih sin : u hap dheu, doli një plesht

I MERR MALET dikush fr.fol.-1. id.- arratiset, ikën, e merr ikën (shpejt e shpejt, me të shpejtë, pa u vënë re)  dikush, nuk dihet se nga vete dikush, ikën, largohet me ngut e në mënyrë të çrregullt dikush S. shih sin: merr arrati dikush, e merr arratinë dikush. 2. meton.- ikën, largohet, shkon kuturu (pa ditur se ku vete) dikush. (AXH-VII f. 161, UÇ-/3/71 f. 195, FGJSSH f. 1052). S.shih sin: i merr dujkat dikush. 3. id.- çmendet dikush. (FGJSSH f. 1063, 1704, 1808). S. shih sin:  del nga binarët dikush

I MERR  MALET E PYJET dikush fr.fol.,id.-1. arratiset, ikën, e merr ikën (shpejt e shpejt, me të shpejtë, pa u vënë re)  dikush, nuk dihet se nga vete dikush, ikën, largohet me ngut e në mënyrë të çrregullt dikush S. shih sin: merr arrati dikush, e merr arratinë dikush. 2. ikën, largohet, shkon kuturu (pa ditur se ku vete) dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: i merr dujkat dikush

*E MERR  MALIN dikush fr.fol.,id.-1. id.-arratiset, ikën, e merr ikën (shpejt e shpejt, me të shpejtë, pa u vënë re)  dikush, nuk dihet se nga vete dikush, ikën, largohet me ngut e në mënyrë të çrregullt dikush. (AXH-VII f. 161). - O u trenoftë e marrtë malin, po në bela na ka qitur! (RKE-HA f.1). S. shih sin: merr arrati dikush, e merr arratinë dikush.2.iron. ikën, largohet, shkon kuturu (pa ditur se ku vete) dikush, shkon, tret, ikën, largohet në drejtim të panjohur, të pacaktuar dikush, arratiset dikush. - Ti mos më mbaj dert!/ Ti mos ma mbaj dertin,/ pse e humba djalin/ e pata të nëntin/ që tok morën malin! (RG-T f. 65). Unë e kam fatin me vete/ nuk e marr malin as arratinë. (AKO te: JR nr.4/1988 f.4). S.shih sin: i merr bërdoçkat (dujkat) dikush  (edhe moh.)

E  MERR  MALIN  ME  SY dikush  fr.fol.,meton.- ikën  diku në male dikush,  zhduket në male dikush. (FGJSSH f. 1808).

I NDAN NJË MAL I TËRË fr.fol.,iron.-1.janë shumë larg njëri-tjetrit (në hapësirë). S. shih sin: i ndan një det (i tërë) . 2.janë shumë larg njëri tjetrit (në mendime a  qëndrime), kanë mendime, pikëpamje,  qëndrime krejt të ndryshme, të kundërta në mes vete, ndryshojnë shumë në mes vete, janë krejt të ndryshëm në mes vete.S. shih sin: janë si bolla e bokës me ngjalën e Valbonës në mes vete. 3.kanë gjendje  shoqërore  e  ekonomike krejt të ndryshme.

(NMUS-SHPK f. 200). S. shih sin : i ndan një det (i tërë)

*NJË MAL (gjërash) fr.ndf.hip.-  shumë, pa masë, së tepërmi, një shumicë.- (QM-KËR f. 46, FGJSSH f. 1052).  Do të duhej sa më parë t’i demaskojë edhe një mal shpifjesh. (MSA te: ERE, 28 qershor 2003 f. 7) . S. shih sin: sa ka bar e dushk

TË PAÇIM SA MALET! fr.fol.,fol.,ur.- jetofsh gjatë! rrofsh gjatë! rrofsh shumë! (FGJSSH f. 775). S. shih sin : jetofsh sa bjeshka me borë !

PRAPA MALIT fr.ndf.,meton.-shumë larg, në një vend të humbur. (FGJSSH f. 1052). S. shih sin: në anë të anës

PRIT TË NGRIHET MALI I OSTROVICËS fr.fol.,iron.-mezi ngrihet ose mezi lëviz nga vendi dikush. (NMUS-SHPK f. 200). S.shih sin: është dembel Stambolli (dembel  i Stambollit) dikush

S’ PRITET MALI ME NJË SËPATË  fr.proverb.,iron.- nuk mund të bëhet diçka, nuk bëhet dot diçka. (NMUS-SHPK f. 200).S.shih sin : nuk lëvrohet në arbain

QAN MALIN PSE S’ BIE BORË  dikush fr.proverb.,iron.- shqetësohet  kot dikush për dikë  që i ka punët në rregull. (MIHO-DI f. 178, QAÇE-RGU-LI f. 88). S. shih sin: (e) ha bukën e shtëpisë  dhe (e) rrah thekrën e botës dikush

(I) RRËZON MALET dikush  fr.fol., hiperb.- është shumë i zoti, i aftë   dikush, i vjen gjithçka përdoresh  dikujt, s’ lë punë pa bërë dikush   , i bën ballë çdo pune, çdo pengese, çdo vështirësie dikush,e bën pothuaj të pamundurën dikush. (FGJSSH f.1824). S. shih sin : i bëhet bisht  sakicës dikush

RROFSH E QOFSH SA MALET!   fr.fol.,ur.- jetofsh gjatë! rrofsh gjatë! rrofsh shumë!  (FGJSSH f. 344). S. shih sin : jetofsh sa bjeshka me borë !

RROFSH SA MALET ! fr.fol.,fol.,ur.- jetofsh gjatë! rrofsh gjatë! rrofsh shumë! (FGJSSH f. 775). S. shih sin : jetofsh sa bjeshka me borë !

RRON SA MALET dikush  fr.fol.,ftill.-  jeton, rron shumë, gjatë dikush. (AXH-VII f. 159). S. shih sin: bëhet abanoz dikush

SI  ËSHTË MALI ASHTU BIE BORA (DËBORA, VDORA) fr.proverb.,krah.- punohet, veprohet sipas kushteve, rrethanave, mundësive, çdo gjë bëhet në përputhje, në përshtatje me rrethanat, kushtet, mundësitë . (BETA-SITA-TIR f. 232). S. shih sin : si është ara mbillet fara ; si ara, fara

SI TË JETË MALI, BIE BORA  fr.proverb.,krah.- çdo gjë, çdo veprim, çdo punë, çdo proces i  përshtatet, i përgjigjet kushteve, rrethanave përkatëse, çdo gjë,  çdo proces, çdo punë, çdo, cilësi, çdo veprim varet nga  kushtet, rrethanat përkatëse. (AVSU-SHPMGJ f. 93). S. shih sin : si është ara mbillet fara

SI MALI ME BORË fr.mb.,krah.-1. i fortë e i pavdekshëm. (ART-II f. 197, FGJSSH f. 165, 1052). 2.  i pasur fort, shumë, pa masë dikush.  (BQ-DSH) . S. shih sin : si  deti me ujë

SHEH  PRAPA MALIT dikush  fr.fol.   fr.fol.,met.-  sheh  larg dikush, është  largpamës dikush. (FGJSSH f. 155, 1052, 1883).S. shih sin : sheh  përtej bjeshke  dikush

E SHEH MAL diçka (një punë etj.) dikush  fr.fol.,,id.-e sheh shumë vështirë, shumë ngushtë diçka (një punë  etj.)  dikush , zihet shumë ngushtë e nuk ka ç' të bëjë dikush, bie në ngushti, në shtrëngesë  të madhe dikush, përjeton detyrim, shtrëngesë, ngushti të madhe dikush. . (AXH-VII f. 159). S. shih sin: bie angësht diikush

(I) SHEMB MALET dikush  fr.fol., hiperb.- është shumë i zoti, i aftë   dikush, i vjen gjithçka përdoresh  dikujt, s’ lë punë pa bërë dikush   , i bën ballë çdo pune, çdo pengese, çdo vështirësie dikush, bën pothuaj të pamundurën dikush. (FGJSSH f. 1824). S. shih sin : i bëhet bisht  sakicës dikush

SHOKË  MALI fr.em.-ata që kanë shkuar bashkë në mal si partizanë. (FGJSSH f. 1883).

E SHQYEN EDHE MALIN dikush fr.fol.,meton.- .është shumë i zoti, i shkathët dikush, bën të pamundurën  dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: të çan ashka në maje të kresë dikush ; i bëhet bisht  sakicës dikush

S’ TUNDET MALI NGA DËBORA fr.proverb.,iron.-është (punë) e kotë, e pamundur diçka. (NMUS-SHPK-I f. 173). S. shih sin : nuk lëvrohet në arbain

S’ TUNDET MALI NGA TUFANI fr.proverb.,iron.-është e pamundshme të bëhet diçka, është diçka e pamundur (të bëhet). (NMUS-SHPK f. 201). S. shih sin : nuk lëvrohet në arbain

 

U ULËN MALET DHE U ÇUEN KODRAT fr.proverb .- ka rënë paria dhe ka dalë në krye vegjëlia, kanë rënë nga gjendja e mirë shtëpitë e mëdha dhe është  ngritur  vegjëlia (SUAH-SHPPG f. 89). S.  shih sin : u ngritën  brigjet e u ulën malet

S’ VARET MALI NË PERONË     fr.proverb.,iron.- është (punë) e kotë, e pamundur diçka. (NMUS-SHPK-I f. 173, JBALL-KOR f. 197,NMUS-SHPK f. 201). S. shih sin : nuk lëvrohet në arbain

I ZBRESIN TË MALIT dikujt  fr.fol., iron.- tërbohet nga inati, nga zemërimi dikush, e zë shumë inati, zemërimi dikë. (NMUS-SHPK f. 201). S. shih sin : i bien boritë dikujt

MALAMAL

VJEN MALAMAL (lumi, përroi) fr.fol., ftill.- vjen plot, plot e përplot me ujë (lumi, përroi). (AXH-VII f. 158). S. shih sin : vjen breg më breg (lumi, përroi)

MALL-I , MALL-I shm. MALLRA

ASI  MALLI fr.mb.,id.- i atillë, i tillë, i atij lloji, i llojit të njëjtë, i njëjtë. (HB-FPD f. 85). S.  shih sin : asi brumi

*NUK E BËN MALL  dikë a diçka dikush fr.fol.,iron.-nuk e çmon, nuk e përfill, nuk e nderon,  nuk e llogarit  fare  dikë  a diçka dikush, nuk i jep rëndësi, nuk i kushton vëmendje fare  dikujt a diçkaje  dikush, e shpërfill, e përbuz,  e përçmon dikë a diçka  dikush.  (BETA-SITA-TIR f. 232, FGJSSH f. 1053). -Me gjasë Rrustja s’ po e bën mall, / porse, qe, atje burri i burrit,/ ngrehur kryet ai përmbas currit,/ e duke uluruar si një lua,/ malazezëve po u bën zë :/ Ah,ngadalë, moj Cërnagore!/ se këtu i thonë Shqipëri mizore! (GJF-LM f. 203). Se shqiptarët po i qet në dorë gjallë/ Mark Milani, kurrkund mall/ nuk e bën, besa, këtë fjalë: / se për t’ i qitur në dorë s’ i ka dalë/ as vetë mbretit të Stambollës,/ jo po i del sot knez Nikollës. (GJF-LM f. 310-11).S. shih sin : e hedh (m’, pas) anash   dikë a diçka dikush

I BIE MALL për diçka dikujt  fr.fol., id.- 1.i hipën një dëshirë papritur a vetvetiu dikujt për të bërë diçka,i vjen dëshira dikujt  për diçka, ka dëshirë dikush për diçka, e zë dëshira për diçka dikë. (AXH-VII f. 159, BQ-GJA-79 f. 174). S. shih sin : i bien dabidubat  dikujt për diçka ; i digjet buza për diçka dikujt. 2. e dëshiron , e do, e lektis  diçka dikush. (BQ-GJA-79 f. 174). S. shih sin : i bie dëshira për diçka dikujt

I BIE MALLI për dikë a diçka dikujt  fr.fol.,meton.- përmallohet, mallëngjehet për dikë a diçka dikush. (AXH-VII f. 159).S. shih sin: ka mall për dikë a diçka dikush

IA ÇON MALLIN  e dikujt a diçkaje  fr.fol.,id.- ia përkujton dikë a diçka (për nga përgjasimi) . (AXH-VII f. 159). S. ia nxjerr mallin e dikujt a diçkaje

I DEL MALLI dikujt për dikë a diçka  fr.fol., meton.- çmallet me dikë a diçka dikush, nuk i mbetet më mall a dëshirë për  dikë a diçka dikujt, e përmbush, e plotëson mallin a dëshirën për dikë a diçka dikush . (AXH-VII f. 159). S. shih sin : e heq dryshkun  e  dikujt a diçkaje  dikush

NUK IA DI SKAJIN MALLIT dikush  fr.fol.,meton.-është shumë i pasur dikush. (FGJSSH f. 1761).S.shih sin: i ka bletët e bardha mangu (eksiq) dikush

E DJEG MALLI dikë për dikë a diçka  fr.fol.,fj.- përmallohet, mallëngjehet shumë, pa masë dikush për dikë a diçka. (BQ-DSH). S. shih sin : i digjet loçka e barkut dikujt për dikë a diçka

*S’ËSHTË NGA AI MALL dikush fr.fol.,iron.- s’është  i atillë, i tillë dikush.- Se s' është nga ai mall Shereja, që i lë shokët në baltë. Zura kokën me duar. Më erdhi bota rrotull. U kapa pas një shtylle dhe heshta. (RAPA te:JR nr.1/ 1976 f. 76).

ËSHTË  PËR MALL diçka  fr.fol.,ftill.-  është shumë e mirë a shumë e bukur diçka, është diçka që ta do zemra gjithnjë. (FGJSSH f. 1053).

E GRIN MALLI dikë për dikë a diçka fr.fol.,fj.-mallëngjehet, përmallohet shumë, pa masë dikush për dikë a diçka. (FGJSSH f. 574). S. shih sin : i digjet loçka e barkut dikujt për dikë a diçka

E HA MALLI  dikë  fr.fol., meton.-1.  (për diçka)  i hipën një dëshirë papritur a vetvetiu dikujt për të bërë diçka,i vjen dëshira dikujt  për diçka, ka dëshirë dikush për diçka, e zë dëshira për diçka dikush. (AXH-VII f. 159). S. shih sin :  i bien dabidubat dikujt për diçka. 2.(për dikë a diçka) merakoset, brengoset, shqetësohet   për dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 637). S. shih sin: i vjen andrallë  për dikë a diçka dikujt.

*NUK E HA MALLI  për dikë a diçka dikë  fr.fol.,iron.-  nuk mërzitet, nuk brengoset, nuk i vjen keq, nuk lodhet fare dikush për dikë a diçka, nuk shqetësohet, nuk merakoset fare dikush për dikë a diçka, nuk pyet dikush për dikë a diçka, nuk e prish qejfin e tij dikush për dikë a diçka. (AXH-VII f. 159, FGJSSH f. 1053).- Ne jemi të lidhur me Partinë e s’ na ha malli  në do të hysh  ti në kooperativë… (ZSA-VL-3 f. 250).  S.shih sin: aq  i bën dikujt për dikë a diçka

*HEQ MALL dikush për dikë a diçka,, E HEQ MALLIN e dikujt a diçkaje dikush fr. fol., meton.- çmallet, çmallëzohet me dikë a diçka dikush, nuk i mbetet më mall a dëshirë dikujt për dikë a  diçka, e përmbush, e plotëson mallin a dëshirën për dikë a diçka dikush.- E pastaj o nënë si tokë e vdekur,/  do të shtrëngohemi, do të heqim mall. (VJBER te : B, 15 shtator 1998 f. 11).S. Baba, vetëm ktheu, se për ty e kam ruajtur. Mall e ka pasur e qe, do ta heqë mallin ! u thoshte me vete Sokoli… (SHM-S f. 62). Nis e këndoj/ për Shoten, Azemin, Bacë Bajramin…me bijtë tu heqi mallin. (YF-KNL f. 7). Do t’ i shohë ata me sytë e tij e do ta heqë mallin…(ZRR-UA f. 258). shih sin : e heq dryshkun  e  dikujt a  diçkaje dikush

*E HEQ MALLIN e diçkaje dikush,  IA HEQ MALLIN dikush fr.fol., meton.- 1a. diçkaje

(mishit etj.) çmallet me  diçka  (me mish etj.) dikush,  e plotëson dëshirën, qejfin me të tepërt   me diçka  dikush,  ha, ngopet shumë, me të tepërt  diçka  (mish etj.) dikush sa nuk i vjen më  mall, sa nuk ka më mall, sa nuk i bie më mall, sa nuk dëshiron më (për një kohë). (BQ-DSH).-Në atë familje ku bënim konak, e mbushte një sepet me rrush dhe të gjithë anëtarët e familjes së asaj shtëpie atë natë e hiqnin mallin e rrushit. (HKA-OM f. 40). S.e heq merakun (zhigun) e diçkaje dikush,  ia heq merakun (zhigun) diçkaje (mishit etj.) dikush; ia nxjerr zinë (zhigun) diçkaje (mishit etj.) dikush ; e shkon (shkun) hujin e diçkaje dikush, ia shkon (ia shkun) hujin diçkaje dikush . 1b. (dikujt, një vendi a një sendi)  çmallet me dikë, një vend a një send dikush, e sheh  dikë,një vend a një send dikush sa nuk i vjen më mall, i përmbushet, i plotësohet  dëshira dikujt për ta parë dikë, një vend a një send që s’e ka parë prej kohësh.-Mallin me heq Atdheu ! (L.LE  te : R, 20 maj 200 f. 7). Le të vijë kur të dojë  në fshat.Le t’ ia heqë mallin  s’ ëmës , e cila e dëshiron tash sa vjet. (KJ-F (II) f. 70). S. ia heq (ia nxjerr) zhigun dikujt, një vendi a një sendi) dikush; i (ia) qet zinë (dikujt, një vendi a një sendi) dikush

I HIP MALLI  për dikë a diçka dikujt  fr.fol., ftill.- e lektis,  do, e dëshiron dikë a  diçka dikush . (TASE f. 112). S.ka mall për dikë a diçka dikush ; e merr malli për dikë a  diçka dikë ; ia do  shpirti (zemra)  dikë a diçka dikujt ; i vete ylli për dikë a  diçka dikujt

NUK I HIQET  MALLI për diçka dikujt fr.fol., meton.- nuk çmallet me diçka dikush,  i mbetet edhe më tej mall a dëshirë për diçka dikujt, nuk i plotësohet, nuk i përmbushet dikujt edhe më tej dëshira a malli për ta parë a për ta pasur diçka. (BQ-GJA-79 f. 172). S.  shih sin : nuk i hiqet  dryshku  për diçka dikujt

E KA PËR MALL  diçka a dikë dikush  fr.fol.,meton.-e do, e adhuron (shumë) diçka a dikë dikush. (FGJSSH f. 1053). S. shih sin : i hyn në begeni diçka a dikush dikujt

*KA MALL dikush fr.fol.,fj.- 1. lektis ,lakmon dikush.- Kjo rri pezull gjithë kohën/ Ata kanë mall/ E ne luajmë me hekura. (BASÇAP te : KD, 14  shkurt 2004 f. 31). 2.  (për dikë a diçka) e do, e dëshiron,e lektis dikë a diçka dikush. (AXH-VII f. 159, TASE f. 96, 112). S. shih sin : ka dashuri për dikë a diçka dikush ; i hip malli  për dikë a diçka dikujt. .3.(për dikë a diçka) përma-llohet, mallëngjehet, mallohet, mallëzohet për dikë a diçka dikush. (AXH-VII f. 160, FGJSSH f. 1053-54).S.i bie malli për dikë a diçka dikujt; ka grymaç për dikë a diçka dikush;  e kap malli për dikë a diçka dikë; e merr malli për dikë a diçka dikë; i vjen grymaç (mall) për dikë a diçka dikujt;  i vjen mallëngjim  për dikë a diçka dikujt;  e zë malli  për dikë a diçka dikë  (edhe moh.)

E KA MALL  diçka   dikush fr.fol. ,id.-e lektis, e dëshiron, e do, e lakmon shumë (një gjë që i mungon e që i pëlqen pa masë dikujt. (AXH-VII f. 159).S. shih sin : e ka basret  diçka dikush

NUK KA MALL për  dikë a diçka dikush  fr.fol.,iron.-nuk mërzitet, nuk brengoset,nuk shqetë-sohet, nuk merakoset fare  për dikë a diçka dikush, nuk pyet  për dikë a diçka dikush. (AXH-XXXVII f. 160, FGJSSH f. 1542). S. shih sin : aq i bën dikujt për dikë s diçka



(Vota: 13 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx