E hene, 05.05.2025, 07:14 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Pasaportë për vendin tim

E marte, 05.10.2010, 09:01 PM


PASAPORTË  PËR VENDIN TIM

 

Në një fshat, afër Tiranës –

Atje e kam motrën e nënës ...

S’ kam mundësi me shkua  me e pa –

Shumë kufij , ne na kanë nda !

            Refreni:

            Këso t’ pa drejta n’ botë nuk ka –

            Me u nda vëllai me vëlla ?!

            Jetoj vetëm si jetim –

            Pasaportë për vendin tim?!

 

M’ ka marrë malli me shkua n’ Shkodër –

Se atje e kam një motër !

S’ kam mundësi me shkua me e pa –

Shumë kufij , ne na kanë nda !

            Refreni:

            Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka...etj.

 

M’ ka marrë malli me shkua  n’ Kavajë ,

Se atje e kam një dajë !

S’ kam mundësi me shkua  me e pa –

Shumë kufij , ne na kanë nda !

            Refreni:

            Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka...etj.

 

Atje n’ jug, në Çamëri –

E  kam  hallën Arbëri !

S’ kam mundësi me shkua  me e pa –

Shumë kufij , ne na kanë nda !

            Refreni:

            Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka...etj.

 

N’ mes Janine e Preveze –

Atje  larg, unë,  kam një  teze !

S’ kam mundësi me shkua me e pa –

Shumë kufij , ne na kanë nda !

            Refreni:

            Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka...etj.

 

Në Ulqin – përmbi kala –

Atje e kam të dashurin vëlla !

S’ kam mundësi me shkua me e pa –

Shumë kufij , ne na kanë nda !

            Refreni:

            Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka...etj.

Në Malësi t’ Gucisë e t’ Plavës –

I kam Krojet e Ali Pashës !

S’ kam mundësi me shkua me i pa –

N’ shumë kufij , ne na kanë nda !

            Refreni:

            Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka...etj.

 

M’ ka marrë malli me shkua n’ Preshevë –

Atje e kam , unë, hallën Xhevë !

S’ kam mundësi me shkua me e pa –

Shumë kufij , ne na kanë nda !

            Refreni:

            Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka...etj.

 

M’ ka marrë malli me shkua n’ Medvegjë –

Atje e kam, unë, axhën Rexhë !

S’ kam mundësi me shkua me e pa –

Shumë kufij , ne na kanë nda !

            Refreni:

            Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka...etj.

 

M’ ka marrë malli me shkua n’ Prishtinë –

Atje e kam një kushërinë !

S’ kam mundësi me shkua me e pa –

Shumë kufij , ne na kanë nda !

            Refreni:

            Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka...etj.

 

Atje n’ grykë – në Kaçanik –

Kam një mall me e pa një mik !

S’ kam mundësi me shkua me e pa –

Shumë kufij , ne na kanë nda !

            Refreni:

            Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka...etj.

 

N’ Iliridë e n’ Gostivar –

Kam shumë t’ afërm, kam shumë t’ parë !...

S’ kam mundësi me shkua me i pa –

Shumë kufij , ne na kanë nda !

            Refreni:

            Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka...etj.

 

Atje larg, në Kalabri –

Atje e kam hallën Sabri  !

S’ kam mundësi me shkua me e pa –

Shumë kufij , ne na kanë nda !

            Refreni:

            Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka...etj.

 

N’ Arbanasi, afër Zarës –

Kam do vëllezër t’ gjakut , t’ farës !

S’ kam mundësi me shkua me i pa –

Shumë kufij , ne na kanë nda !

            Refreni:

            Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka...etj.

 

N’ Anadoll , nëpër Turqi –

Kam shumë motra e shumë vëllazëri !

S’ kam mundësi me shkua me i pa –

Shumë kufij , ne na kanë nda !

            Refreni:

            Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka...etj.

 

Nëpër shekuj bëjmë përpjekje –

S’ mund t’ takohemi në mes vete !

Bëjë çudi, unë, vet me vete –

Kush na ndau në gjithë këto shtete ?!

            Refreni:

            Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka...etj.

 

Amerika – n’ pesëdhjetë shtete –

Bashkoi njerëz t’ gjithë kontinenteve !

Jetojnë t’ lirë qysh kanë qejf vet –

S’ i  mbajnë mallë njerëzit e vet !

            Refreni:

            Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka...etj.

 

Shqipërisë ia thyen gotën –

Bijtë e saj e morën botën !

S’ u bashkuan kurrë n’ mes vete –

Me kufij janë nda n’ shtatë shtete !...

            Refreni:

            Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka...etj.

 

Me mërgim – n’ shtatë kontinente ,

Me robërim – nëpër shumë shtete !...

Dy mijë vite kanë kalua –

Nuk pat forcë për t’ na bashkua !...

            Refreni:

            Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka...etj.

 

Bëjnë sehir me ne krejt bota –

N’ vendin tonë – me pasaporta ?!

Një grusht motra e vëllazëri –

Janë copëtua me shumë kufij !

            Refreni:

            Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka...etj.

 

Digjet n’ mallë motra për vëlla –

N’ vdekje , n’ dasma s’ munden me u pa !

Kalojnë jetën n’ vaj e n’ lot –

N’ vend të vet – me pasaportë ?!...

            Refreni:

            Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka...etj.

 

Teksti, muzika dhe interpretimi:

Demir KRASNIQI



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx