Kulturë
Engjëll Koliqi - Poezi të 15 shtatorit 2010 - poesie del 15 settembre 2010
E merkure, 06.10.2010, 08:08 PM
PO E SHOH AMSHIMIN!
Në këtë shtegtim të bukur
Të dashurisë
Plotësisht i bindur
Plot vullnet e gëzim
Po e shoh amshimin
E lumturisë
-
Gëzuar!
Stubëll, 15 shtator 2010
NUK NDALET
Edhe në këtë stinë dashurie
Ai atje tërbohet
Dhe nervozohet
Edhe me vetvetin
Nuk ndalet
N’udhën e tij të krimeve
Nuk ngopet me tragjedi
...
Viti, 15 shtator 2010
PRONËSI DASHURIE
Dashuria jonë
Na ka nderuar
Dhe na ka privilegjuar
Me fronin e shenjtë
Me kurorën e mirësisë
Dhe me flamurin e njerëzisë
Viti, 15 shtator 2010
NË VENDIN E MERITUAR
O njerëz vullnetmirë
Duke falënderuar
Çdo lëvizje
Dhe çdo gjest dashurie
Në zemër të njerëzisë
Secili e kemi të garantuar
Vendin e merituar
Dhe shekullin e amshuar
Të lumturisë
-
Gëzuar
Ne jemi të parët!
Ferizaj, 15 shtator 2010
GËZOJMË DHE PIKË
Deshtën apo nuk deshtën ata andej
Unë me mbretëreshën
Këtu në fron, si padronë të vërtetë
Gëzojmë deri në masën qindpërqind
Dhe pikë
Shtime, 15 shtator 2010
N’ATO PREMTIME
N’ato premtime
Janë vënë pika të reja
Dhe vija orientuese
Në fushat e dashurisë
N’ato premtime
Kanë dalë në shesh
Dhe kanë hyrë në fuqi
Obligimet e dashurisë
N’ato premtime
Kjo botë e lume
Ka marrë bujshëm
Vulën e mirësisë
Tharandë (Suharekë), 15 shtator 2010
ME FUQINË E MREKULLISË
Jemi nisur
E nuk ndalemi kurrë
Dashuria jonë ka marrë udhën e amshimit
Në shërbim të njerëzisë
Prizren, 15 shtator 2010
MBI KRAHËT E BESËS
Me flamurin e dashurisë
Fluturojmë me mbretëreshën
Qiejve të lumturisë
Për kënaqësinë tonë
Dhe për intereset e njerëzisë
-
Gëzuar!
Prizren, 15 shtator 2010
NË RRUGËN E PËRRALLËS
Në mesin e shumë skenave qesharake
Hasim edhe shumë pengesa
Edhe kur kalohen
Mbetet një zbrastësi
Dhe nuk gjendet lehtë historia
Prizren, 15 shtator 2010
TEJ MREKULLISË
Unë edhe mbretëresha
Si eksertë të dashurisë
Kemi gjetur
Dhe e shfrytëzojmë
Oazën e kënaqësisë
-
Gëzuar!
Prizren, 15 shtator 2010
ME ZËRIN E MIRËSISË
Me kënaqësi zemre
Dhe me vullnet të plotë
Unë me mbretëreshën
Nisemi
Dhe ju thërrasim të gjithëve
Me pika solidariteti
T’i ndihmojmë njerëzisë
-
Gëzuar!
Prizren, 15 shtator 2010
ME TY PËRPARA
O mbretëresha ime e bekuar
Jam i sigurtë
Që me ty përpara
Bujshëm
Do e gjej vendin e merituar
N’amshimin e dashurisë
Dhe me ndjenja mirësie
Jap solidaritet
Dhe i këndoj gëzueshëm
Lumturisë
Prizren, 15 shtator 2010
PRETEKSTE
Njëri për një arsye
Tjetri për një tjetër
Mëkatet s’ndalen
Dhe krimet vazhdojnë
Deri në tragjedi
...
Gjithherë gjendet një pretekst
...
Morinë (në kufi Kosovë-Shqipëri), 15 shtator 2010
PËRMIRËSIME
Në regjimin tonë
Ka ndërruar historia
Dhe fatmirësisht
Ne drejtuesit e fronit
Shohim njerëzinë
Me sytë e dashurisë
Eni të gjithë
E t’i gëzojmë bashkë
Këto përmirësime
!!!
Morinë (në kufi Kosovë-Shqipëri), 15 shtator 2010
NË QIELLIN E MBRETËRISË SONË
Mund të bëhen edhe gabime
Por në fund të fundit
Me dashuri e solidaritet
Ndërrojmë faqen e historisë
Në dobi të njerëzisë
-
Gëzuar!
Kukës, 15 shtator 2010
DO TË VAZHDOJË
Siç thonë profetët
Kjo kohë e bukur
E ngrohtësisë së dashurisë
Do të vazhdojë
Flamuri ynë do të ngritet
Në fronin e amshuar
Të parajsës së dashurisë
Gëzuar!
Kukës, 15 shtator 2010
NË REGJIMIN E ARSYES
Sipas vullnetit të Zotit
Dhe traditave tona të shenjta
Në çdo pëllëmbë të botës
Sundon e dominon
E lumja dashuri
Rrëshen, 15 shtator 2010
TË GËZUAR
Ne këtu në fron
Dhe të gjithë njerëzit vullnemirë
Në regjimin tonë të dashurisë
Jemi të lumtur
Dhe shumë të gëzuar
Me t’arriturat e njerëzisë
Në fronin e lumturisë
-
Gëzuar
Sot e përgjithmonë!
Rrëshen, 15 shtator 2010
DJERSËKUQET
Kudo në kantieret e lirisë
Kemi qenë të detyruar
Të lodhemi
E të djersitemi
Madje edhe të përgjakemi
Me vullnet të plotë
Për t’i dhuruar ardhmërinë
Së lumes njerëzi
Rubik, 15 shtator 2010
ME PLOT VULLNET
Veç akteve të dashurisë
Me mbretëreshën time
Përmbushim edhe normat
E mirësisë
Në shekullin e njerëzisë
Milot, 15 shtator 2010
NË DITËN E SOTME
Do e vëj
Së paku një pikë
Ujë të bekuar
N’oqeanin e mirësisë
Që të mos kemi kurrë
Etje të njerëzisë
Milot, 15 shtator 2010
FJALË DHE PIKA
Ditari ynë i dashurisë
Është i mbushur e i stërmbushur
Me fjalë të ëmbëla
Dhe me pika vendimtare
Të projekteve tona të lumturisë
Gurrëz (Laç), 15 shtator 2010
PËR FATIN TËND
Unë jam i dërguar këtu
Me mrekullinë hyjnore
Me të vetmen detyrë
Që t’i shërbej dashurisë
Me të plotin shkëlqim
Sot e në amshim
Gurrëz (Laç), 15 shtator 2010
VEDO L’ETERNITÀ
In questo bellissimo pellegrinaggio
Dell’amore
Pienamente convinto
Pieno di volontà e gioia
Vedo l’eternità
Della felicità
-
Evviva!
Stublla (Kosova), 15 settembre 2010
NON SI FERMA
Anche in questa stagione dell’amore
Lui di là si arrabbia
E innervosisce
Anche con se stesso
Non si ferma
Nella sua strada dei crimini
Non si sazia con tragedie
…
Viti (Kosova), 15 settembre 2010
PROPRIETÀ DELL’AMORE
Il nostro amore
Ci ha onorato
E ci ha privilegiato
Con il santissimo trono
Con la corona della carità
E con la bandiera dell’umanità
Viti (Kosova), 15 settembre 2010
AL POSTO MERITATO
O gente di buona volontà
Ringraziando
Ogni movimento
E ogni gesto d’amore
Nel cuore dell’umanità
Ognuno l’abbiamo garantito
Il posto meritato
E il secolo eterno
Di felicità
-
Evviva
Noi siamo primi!
Ferizaj (Kosova), 15 settembre 2010
GODIAMO E PUNTO
Vogliono oppure non vogliono coloro di là
Io con la regina
Qui nel trono come verissimi padroni
Godiamo fino alla massa si cento percento
E punto.
Shtime (Kosova), 15 settembre 2010
IN QUELLE PROMESSE …
In quelle promesse
Ci sono messi nuovi punti
E linee orientative
Nelle campagne dell’amore
In quelle promesse
Ci sono usciti in piazza
E ci sono entrati in vigore
Gli obblighi dell’amore
In quelle promesse
Questo beato mondo
Clamorosamente ha preso
Il timbro della carità
Theranda (Kosova), 15 settembre 2010
CON LA FORZA DEL MIRACOLO
Ci siamo partiti
E non fermiamoci mai
Il nostro amore ha preso la strada dell’eternità
Al servizio dell’umanità
Prizren (Kosova), 15 settembre 2010
SULLE ALI DELLA FEDELTÀ
Con la bandiera dell’amore
Voliamo con la regina
Nei cieli di felicità
Per il nostro piacere
E per gli interessi dell’umanità
-
Evviva!
Prizren (Kosova), 15 settembre 2010
NELLA STRADA DELLA FAVOLA
In mezzo di tante scene ridicole
Incontriamo anche tanti ostacoli
Anche quando si passano
Rimane una vuotezza
E non si trova facilmente la storia
Prizren (Kosova), 15 settembre 2010
OLTRE IL MIRACOLO
Io e la regina
Come esperti dell’amore
Abbiamo trovato
E utilizziamo
L’oasi del piacere
-
Evviva!
Prizren (Kosova), 15 settembre 2010
CON LA VOCE DELLA CARITÀ
Con piacere del cuore
E con piena volontà
Io con la regina
Partiamo
E vi chiamiamo tutti voi
Con le goccia di solidarietà
Aiutiamo all’umanità
-
Evviva
E avanti!
Prizren (Kosova), 15 settembre 2010
AVANTI CON TE!
O mia benedetta regina
Sono sicuro
Che con te avanti
Clamorosamente
Troverò il posto meritato
Nell’eternità dell’amore
E con sentimenti di carità
Rendo solidarietà
E gioioso canto
Alla felicità
Prizren (Kosova), 15 settembre 2010
PRETESTI
Uno – per una ragione
L’altro per un’altra
I peccati non si fermano
E i crimini continuano
Fino alle tragedie
…
Sempre si trova un protesto
…
Morin (nella frontiera Kosova-Albania), 15 settembre 2010
MIGLIORAMENTI
Nel nostro regime
Si è cambiata la storia
E per la buona fortuna
Noi guidatori del trono
Guardiamo l’umanità
Con gli occhi dell’amore
Venite tutti
E godiamole insieme
Queste promesse
!!!
Morin (nella frontiera Kosova-Albania), 15 settembre 2010
SOTTO IL CIELO DEL NOSTRO REGIME
Si possono fare anche errori
Però alla fine della fine
Con amore e solidarietà
Cambiamo la pagina della storia
Al favore dell’umanità
-
Evviva!
Kukës (Albania), 15 settembre 2010
CONTINUERÀ
Come dicono i profeti
Questo bellissimo tempo
Del calore dell’amore
Continuerà
La nostra bandiera s’innalzerà
Nell’eterno trono
Del paradiso d’amore
Evviva!
Kukës (Albania), 15 settembre 2010
NEL REGIME DELLA RAGIONE
Secondo la volontà di Dio
E le nostre santissime tradizioni
In ogni palmo del mondo
Governa e domina
Il beato amore
Rrëshen (Albania), 15 settembre 2010
GIOIOSI
Noi qui nel trono
E tutta la gente di buona volontà
Nel nostro regime dell’amore
Siamo felici
E tanto gioiosi
Con i successi dell’umanità
Nei campi di felicità
-
Evviva
Oggi e per sempre!
Rrëshen (Albania), 15 settembre 2010
I SUDORI ROSSI
Dappertutto nei cantieri della libertà
Siamo stati costretti
Di stancarci
E di sudarci
Anzi anche sanguinarci
Con piena volontà
Di poter donare l’avvenire
Alla beata umanità
Rubik (Albania), 15 settembre 2010
PIENI DI VOLONTÀ
Oltre gli atti dell’amore
Con la mia regina
Compiamo anche le norme
Di carità
Nel secolo dell’umanità
Milot (Albania), 15 settembre 2010
NELLA GIORNATA D’OGGI
Voglio mettere
Almeno una goccia
Acqua benedetta
Nell’oceano di carità
Di non avere mai
Sete dell’umanità
Milot (Albania), 15 settembre 2010
PAROLE E PUNTI
Il nostro diario dell’amore
È colmo e strapieno
Con dolcissime parole
E con decisivi punti
Dei nostri progetti della felicità
Gurrëz (Laç - Albania), 15 settembre 2010
PER LA TUA FORTUNA
Io sono inviato qui
Con miracolo divino
Con l’unico compito
Di servire all’amore
Con il pienissimo splendore
Oggi e nell’eternità
Gurrëz (Laç - Albania), 15 settembre 2010