| E shtune, 09.10.2010, 04:42 PM |
Kur djalli qëllon me putër*
"...atje s'kena kanë,
Po ashtu na kanë thanë"
Visaret e Kombit
Tregim
Nga Përparim Hysi
Në librat e religjionit ( nuk jam aq skrupuloz ndaj tyre?!
) ,kam hasur edhe një fakt të tillë:edhe djajtë kanë qenë
ëngjëj!Pra,sikur t'i vlerësonim këta,djajtë,me të gjajshmit e tyre,do
të ishin as më shumë dhe as më pak,por ëngjëj të ligj.Dhe,po të
vazhdojmë madje,për ta konkretizuar edhe më idenë tonë,le të përmëndim
thënien aq të qëlluar të studiuesti të madh (për vet kam abnegacion të
thellë ),Profesor Hamit Beqa që thotë:"Edhe ëngjëlli,edhe djalli,janë
pjesë tek i gjalli".Ndërsa përsiatem rreth kësaj teme,zbres pak me
këmbë në tokë me atë thënien lapidar të turqëve që thonë:"Njeriu është
edhe shejtan,edhe melaqe.Siç të bën të mirën,të bën dhe të keqen".Dhe
mirë e kanë tek e fundit,se a nuk ndodh që ,ndonjëherë,edhe djalli të
qëllojë me putër?Kur them me putër,e kam fjalën se një njeri "djall"
qëllon që bën dhe mirë.Ky"djalli" i tregimit tim,pothuajëse,është i
njohur.Dhe,sado që nuk kam qenë dëshmitar okular i asaj që tregoj,nuk
dua ta vini në dyshim,se njeriu që ma tregoi qe një burrë serioz që
nuk i njihte sajesat dhe rrenat.
x x x
Kryeministri,Mehmet Shehu,me pompë të madhe ( ai qe si erë me
shi,sidomos,kur sulej nëpër rrethe ) ,kish provokuar një seminar
bujqësie me bazë kombëtare.po kush më shumë se ai e hiqte veten si
specilaist numër një bujqësie?Por jo vetëm në të?Por,siodomos për
bujqësinë ai hiqej si ekstrakanonier.Merrnin pjesë sidomos specialistë
nga Fieri dhe Lushnja,se në Lushnje zhvillohej dhe
seminari.Unë,natyrisht,si mësues që kam qenë tërë jetën,nuk kisha si
ta merrja vesh se çfarë u diskutua atje,në atë seminar bujqësie,por qe
rastësi që,dy ditë pas këtij seminari,,takoj një të njohurin tim,Belul
Nikollarin,agronom dhe gjahtar i mirë,me të cilin edhe më hahej
muhabeti.
Oh,- tha Beluli,- shyqyr që të takova,se do të tregoj diçka.Hymë në të
vetmin klub që kishte zona dhe ky,.më tregoi sa më poshtë:
Para dy ditësh qeshë në seminar,në Lushnje dhe seminarin
e drejtonte vet,sh.Mehmet.Fliste me afsh dhe referonte se,pas tharjes
së kënetës së Tërbufit,duke e punuar kënetën me
teknikën"kurriz-peshku",do merreshin redimente të larta që do sillnin
"hop" në bujqësi.Dhe ,ndërsa pa nga unë,se e shikoj që nuk dëgjoja me
interes se ç'më duhej mua kjo punë (le të punohej daç kurrizpeshku,daç
kurrizngjale,për mua njësoj qe ) ,më tha:-E di pse po t'i them këto?
Kur pa që tunda kokën me dyshim,më tha po t'i them,,se a e di se çfarë
ndodhi? Ndërsa sh.Mehmet referoi me entusiazëm dhe e quante këtë si
sukses që do arrihej vetëm se ai kishte atë"shkopin magjik në dorë"
alias"kurriz-peshku",tak ngrihet yt kushrëi,Syrjai dhe i
thotë:-Sh.Kryeministër,më vjen keq, por tokat e Tërbufit janë kripore
dhe shkëncërisht,nuk mund të punohen"kurriz-peshku"?!!!! -Kush je ti
që na shet mënd këtu?-sokëlliu,siç e kish zakon,Zeusi. -Unë jam,Syrja
Hysi,kryeagromnom i kësaj ndërmarjeje,- foli qetë dhe shtruar
Syrjai.-Mirë!-ulëriu rrufeja,dil përjashta dhe je i pushuar nga
puna!!! -Unë përjashta do dalë,se ju jini kryeministri i vëndit,por
për të pushuar nuk më pushon dot,se sa kilogram kam në trup unë,aq
flori ka harxhuar partia dhe pushteti popullor për mua që të jem
specialist bujqësie.-Përjashta !!!!-sokëlliu ,duke e ngritur zërin
edhe ca oktavë.Këtë radhë "djalli" qe nxehur dhe po vërviste gjyle
topi.-Por ç'iu desh të ziut Syrja,-qante Beluli.Po hahesh dot me të
madhin? Salla,sakaq dhe ngriu,dhe Syrjai,sikur të kish bërë një
turp,çau sallës dhe doli jashtë.Mandej,kushdo që foli veç mbështeti
referuesin.Kur po mbaronte seminari,"djallit" sikur i ishin larguar
ato retë e zeza që mbarte kudo me vete,dhe,kur pa një gjuetar të
njohur ,pjesëmarrës në seminar,i tha:-Ore,i ke lajmëruar ata (qe fjala
për shpurë gjuetarësh ) ,se do shkojmë për të gjuajtur.-Si
urdhëron,sh.Mehmet!Shokët janë gati.Me shpurën ( ti e di që kam lindur
me çifte në krahë ) , isha dhe unë.
x x x
Për gjah shkuam në afërsi të Divjakës.Filimisht,kryeministri sikur
nuk qe në qejf,po,kur pa,që gjahu vajti mbarë ( e kush nga gjahtarët
nuk mrekullohet nga një gjah i mbarë?!) ,u ul atje,në shesh,se
pranverë qe, dhe i thotë sekretarit të parë:-More I...,mos e shkela
sot me atë agronomin?Ç'është ai dhe nga është? Dhe I...:-Është
kryeagronom i Nb"29 nëntori" dhe një nga specialistët më të mirë që
kemi.More,-bëri sikur u kujtua kryemuinistri,mos është skraparli
ai?-Po,-guxoi e foli një instruktor skraparli dhe ky.Është djali i
Pasho Hysit nga Vërzhezha.Hë,-gulçoi kryeministri,- specilasit i mirë
,po kokëderr.Të jatin ia njoh.Është me emër.More, e dini ju,- na u
kthye neve,të gjithëve,-që unë kam bërë internatin në Vërzhezhë dhe
gjatë luftës,kam ngrënë bukë në atë shtëpi?Ne,sikur u lehtësuam më
shumë,se e njihnim Syrjanë që vetëm sherrxhi nuk
qe.Përkundrazi,gojëëmbël dhe rrallë,shumë rrallë nxehej.
-Medemek,djali i Pasho Hysit,tha dhe e këputi mendimin.Ndërsa ai
humbi,ne,kuptohet,e premë fjalën,se kush guxonte?...Ndërkaq,nga pylli
dëgjohej melodia e ëmbël e një fyelli.Ndërsa fyelltari i ndërronte
avazet për qejf të tij,kryeministri u kthiell,një re buzëqeshjeje i
zbriti mbi fytyrë dhe,sikur ta dinte që të gjithë qemë bërë sy e
veshë,tha:-Sa bukur që i bie fyellit,qerratai!A nuk e gjeni dot që të
vijë e t'i bjerë,se kam kohë pa dëgjuar një melodi të tillë?!Ne,siç
qemë,hiq dy titullarët e rrethit,morëm pyllin dhe e gjetëm atë.Qe një
nxënës shkolle që,ndërsa ruante dhëntë,i binte për shtatë qejfe
fyellit.
-Do vish me ne që t'i biesh fyellit se janë dhe ca burra të tjerë që
duan të të dëgjojnë.Mirë,- pranoi fëmija,-dhe erdhi me ne.E çuam
atje.Kryeminsitri që rrallë qeshte,po gajasej me titullarët.
-Ky është?-tha. -Ky. -Pa bjeri pak fyellit ashtu siç di. Dhe
fyelltari,ky Orfe i vogël,kur pa gjithë këtë auditor,vuri fyellin në
buzë dhe shpërtheu.Sa mbaroi atë melodinë e bukur dhe të
shtruar,"Dhëntë shkojnë për ujë",kaloi tek një tjetër;tek një tjetër
dhe kryeministri ( e ku ta dinte ky Orfe dhe Pan i vogël se me kë kish
të bënte?! ) , iu drejtua:- Të lumtë! Na kënaqe.Djali u këndellë dhe
u bë si me krahë.-Vete në shkollë?- pyeti i
"panjohuri".-Vete,vete,sivjet unë mbaroj klasën e shtatë.-Po si je me
mësime?-Shumë mirë,- tha vocrraku.Dje mësuesja më ngriti në orën e
leximit letrar se kishim tregimin e Dhimitër Shuteriqit"Fyelli i
Marsiasit",më ngriti mua,se të gjithë e dinë që unë e qaj fyellin dhe
më vuri pesë.** -Po a ke qejf që ta vazhdosh shkollën?-këmbënguli i
"panjohuri".-Aha,- tha djali,- në shkollë nuk më çon dot mua.Ne,mënd
ia dhamë të qeshurit më këtë të folur pateklif,por nuk dinim mendimin
e RRufesë.-Si,mor nuk të çokam dot?Po a nuk më thuaj përse mendon
kështu?-Nuk më çon dot,more shok,se babai im është kulak!!!!
Kryeministri u nxi.Ne,mënd,na kapi e keqja.Siklet i madh!Çfarë të
thuash?!
-Kulak,- e mori fjalën kryeministri,-po pse qenka kuilak yt atë?-Nuk
jemi futur në kooperativë,- tha,pa e prishur terezinë fyelltari.-Po
pse nuk jini futur në kooperativë?-Se im atë thotë,kooperativa ta
thanë barkun,kurse kështu si individ,ne,fëmijët e tij e kemi mullzën
me gjalpë.Ja,kështu thotë,po babai im atdhenë e do dhe ka luftuar me
Brigadëne 17-të.Ama kooeprativën nuk e bën kabull. -Mirë,- i dha fund
i panjohuri,ik tani se na kënaqe. -Ditën e mirë,- tha fyelltari dhe u
largua.Ne as gëk as mëk.Pas kësaj bisede të "nxehtë",sikur na u pre
goja,por qe kryeminsitri që e mori fjalën:-Dëgjoni këtu (u drejtohej
titullarëve të rrethit) ,pa e shikoni punën e këtij djali të
talentuar,në është se i ati nuk është futur në kooeprativë,nuk ka pse
të shpallet kulak dhe ca më keq:të mos shkoj në shkollë një djalë kaq
i talentuar.Aq më tepër kur i ati ka qenë partizan.Të shihet puna e
tij!- urdhëroi.Tani të kthehemi nga kemi ardhur.
x
x x
Ja,kështu,m'i tregoi të dy ngjarjet në një,miku im,Beluli, që qe
agronom dhe gjuetar.unë i solla në një.Në të dy rastet personazh
qëndror është kryeministri i "egër",Mehmet Shehu:në një nga ngjarjet
qëlloi me grusht,në tjetrën me putër.Dhe brënda një dite.Dhe
djall,dhe ëngjëll...
x x x
Në vënd të epilogut
Gjaku nuk bëhet ujë.M'u dhimbs im kushëri dhe,ndërsa i
tregoja tim eti se çfarë i kish ndodhur Syrjait,ai më
tha:-Dëgjo,Mehmet Shehu është gjaknxehtë dhe mëndjemadh.Po,pse t'i
hamë hakën,është i zoti i punës.Di që ta tundë këmborën.Kur t'i
zbersin ato të tijat,do të shohësh që Syrjait do t'i japë hak.
Dhe,vërtet,që kështu ndodhi.Pas një muaj të këtij "sherri",Syrja
Hysit,deri atëherë kryeagronom në fermën e Lushnjes, i erdhi
transefrimi në kryeministri,si këshilltar i kryeministrit.Sa për
Orfeun e vogël.në shtator të atij viti,filloi Liceun Artistik "Jordan
Misja" dhe u bë flautist.Sot nuk e di se ku është ky flautist,por,po
qëlloi që të lexojë këtë tregim timin,është mirë që të thotë:-Po
kështu është.Unë në shkollë shkova nga "djalli" që,ndonjëherë,qëllon
dhe me putër.
* e kam shkruar në vitin 2007.Këtu po e sjell me një ndërhyrje të vogël
** ngjarjet kanë ndodhur para se shkolla të ishte me 8-vjet.
6 tetor 2010