E diele, 28.04.2024, 09:18 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Neki Lulaj

E premte, 08.10.2010, 08:41 PM


Neki Lulaj

 

 

NJË RRUGËTIM PËR NË ATDHE

 

Rrugë e gjatë nga perëndimi.

për të arritur deri në Atdhe ,

për ti gëzuar,Prindërit, miqët,dhe të afërmit,

i këndshëm është pushimi,buzë vatrës.

 

Shpeshë në arrinim në vendlindje,

pa u puthur mirë dita dhe nata,

nga malli e biseda shpejtë na kalon koha

pa shtier gjumë në sy ajo ikë e ngrata.

 

Gyrbetqarët e mallëngjyer nga ndasia,

rrëfejnë për kohën si e kanë kaluar,

hapin sy ,gojë vesh e ndienja,

lajme të mira për të dëgjuar.....!

 

Është i pranishëm malli,dhe pleqëria e thyer,

nga gëzimi prinderor edhe loti në sy i ngrirë,

qetësija e heshtja që deri më parë ishin prezent,

e morën rrugëtimin dhe ikën për në tjetër vend...?

 

Babai në shenjë pleqërije kishte lëshuar mustak,

nga Bakfoni nxjerrë dhe dredhë duhan Kaçak,

eshkën dhe unurin e nxjerrë nga një xhep tjetër,

kënaqësi për atë, kur e vë cigarën në Cigarëllukun e vjetër....!

 

Nënë Lokja hynë me ca kokërra arra dhe ftonjë mbi një sepet,

donë që këtij gëzimi t´ja shtojë hieshin e vetë,

i ka ruajtur Nana,në palë të teshave të arkës,

që kur të vini Ju t´ju gostis me ftonjë dhe arra të bashqës....!

 

 

TI

 

Ti ike

në mëngjesin e herëshëm,

të verës,

pa e puthë dielli tokën,

pa i kënduar Adami Evës,

pa u terur gjethet prej vesës.

 

Ti shkove,

me dritën e hënës,

me medalionin e varur

rreth qafës,

në heshtje e thure

melodinë ,

dhe ja krise këngës

atë e bëre Hymn,

e bëre Baladë.

 

Fill pas teje,

zogjët braktisën ,

çerdhët një vjeqare,

u lëshuan në fluturim,

s`te gjetën as nuk të zunë,

sepse ti kishe kaluar,

shumë brigje,shumë shtigje

shumë bjeshkë

dhe shumë gardhiqe.

 

 

TAKIM RASTI

 

I ftohët si akulli,

si hekuri dhe ndryshku,

ishte ai takim rasti pas shumë vitësh,

ore dost,ore lum miku.

 

E mësova se ti kishte shtrydhë gurbeti,

ato ndienjat e tua fisnike,

qava në heshtje mu dhimte në shpirtë,

ore lum dosti ore lum miku.

 

Lexova rrudhat ne fytyrë dhe mbi ballin tënd,

vetmin e klapisur,lodhjën

nga dy dekadat e ndasisë,

në gurbetin e molisur.?

 

S´këthehët dot kurrë e kaluara,

sa do të ketë qenë me ose pa vlerë,

u përpoqa të ja u thërras kujtesën

për ju ishte një Oqean, me furtunë me erë...?

 

As një klekë s´pushoi së pehaturi,nga lutjët e mia,

as një kujtim fëmijërije e rinie,

as një përjetim dashuriçke,studenteske,.!

nuk ta thyen mendjën,nga ai shikim i yt i akullt ndasie....?



(Vota: 44 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora