E hene, 05.05.2025, 04:41 AM (GMT+1)

Kulturë

Thani Naqo: Një përrallëz e vërtetë për dy kunata...

E merkure, 06.10.2010, 09:22 PM


Nga libri FATE PARALELE, 2007

           

Thani Naqo

 

NJË PËRRALLËZ E VËRTETË

PËR DY KUNATA...

 

Na ishin njëherë dy kunata,

me burrat larg në kurbet,

e Madhja shpirterrët si nata,

e Vogla, Dritë dielli, vërtet.

 

Të dyja lindën në një kohë fëmijë,

secila prej tyre bëri djalë,

e Vogla s'kursente asnjëherë gjinë,

kur nipin dëgjonte duke qarë.

 

E Madhja kunatë djalin mallkonte,

me gjuhën grifshë: "Mos u bëfsh!",

e Vogla kunatë kur e dëgjonte,

e tmeruar mblidhej lëmsh.

 

Një natë dimri, në errësirë,

djali i t'Madhes qante shumë,

shpirterrëta i dha gji shtrirë,

përçartur, zemëruar, nëpër gjumë.

 

Veç kur u zgjua herrët në mëngjes,

prek foshnjën, gjumashja e tmeruar,

djal'i gjorë më frymë s'mer,

nën trupin e saj kishte mbaruar.

 

Djalin e vdekur mori në krah,

fshehur shkoi në dhomën e kunatës,

këmbeu fëmijën, Shpirterrëta,

dhe iku me hapin vjedhës të natës!

 

Pak më vonë plasi kuja,

dridhej kunata Shpirtdritë:

"O-bobo, ka vdekur djali juaj,

e mjera unë mbeta pa nip!"

 

Shpirterrëtën ky lajm s'e çuditi,

fëmijë të gjallë kish djep'i saj,

të Voglës kunatë i bërrtiti:

"Djalin tim, ja ku e kam!"

 

Lajmi shpejt u përhap në fshat,

një nga një njerëzit po vinin,

e Vogla kunatë zuri shtrat,

pa filluar këmbanat të binin.

 

Dëgjonte të qarën e djalit të saj,

duart nënore drejt tij i vanë,

"Atje është im'bir- thoshte në vaj-

e ka kunata në dhomën matanë".

 

Shtangën njerëzit të habitur,

si ta zgjidhnin këtë problem?

Kërkuan mendjen e plakut të ditur,

veç Babaplaku zgjidhje gjen.

 

I mençuri plak ri menduar,

ngjesh llullën me duhan,

-Një gjë e tillë-tha-s'është dëgjuar,

qysh kur toka njerëz mban!

 

-Mirë-tha plaku babaxhan-

të dyja kunatat i dua në oborr,

sillni e djalin që është gjallë,

e gjej unë, kujt nëne i takon!

 

Kërkoi një trung e sëpatë,

mori pamjen më të rreptë,

iu drejtua të Madhes kunatë:

-Këtë gjë, unë e zgjidh lehtë!

 

Djalin e gjallë do ta ndaj në mes,

gjasmën ti e gjysmën ajo!...

-Ndaje!-thirri Shpirterrëta- sa më shpejt,

për një djalë s'më bëhet vonë!

 

Klithma nënore u dëgjua: - Amani!

Shpirtndriturës i vjen të fikët,

-Ju lutem djalin mos e ndani,

ta mbajë kunata dhe të rritet!

 

Kur u përmend pa birin e saj,

babaplaku kokën tund,

djalin i vunë në gji, pastaj,

mbi bishtin e sëpatës llulla u shkund...

 

1974



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx