| E shtune, 09.10.2010, 07:58 PM |
BURIMI I JETËS
Nga Stavri Trako
stavri_trako@yahoo.com
Skutari, Shkodra antike është një nga qytetet më të lashta të Shqiperisë, krijuar 2400 vjet më parë. Është pikërisht koha kur ndërtohej kalaja e Rozafës, simbol historik i këtij qyteti, një vlerë antike kjo për blicet e studiozëve dhe kureshtarëve modernë. Ndërtimit të kësaj kalaje i kushtohet edhe një këngë, e cila ndoshta është jarja më e vjetër e gadishullit, që ka pranuar të këndohet ndër breza vetëm nga këngëtarë të shquar shkodranë.
Kënga ndërthuret me një subjekt dramatik, gjë që kushtëzon dhe interpretimin e saj mjeshteror, duke e renditur si perle të jares shkodrane.
Tre vellezer duan te ndertojne kalane. Diten e ndertojne, naten u shembet. Atypari kalon nje plak i mencur. I njatjeton ustallaret vellezer. Ata i tregojne hallin. Plaku i keshillon:
“Po qe se desheroni t'ju qendroje kalaja duhet te shtini ne themelet e saj nje nga vashat tuaja, ate qe do t'ju sjelle ushqimin neser, por me kusht qe te jeni te drejte te mos u kallezoni vashave ne konak. Cila vashe do t'ju bjere buken, ate e muroni ne mure te kalase. Atehere kalaja do te qendroje”.
Dy vellezerit e medhenj u tregojne vashave te tyre te fshehten qe u tha plaku, i vogli, me i miri nuk i tregoi. Fjala "me i miri" do kuptuar si me i pafajshmi, per shkak te mungeses se pervojes jetesore. Te dy vellezerit me te rritur shfaqin te fshehten, sepse ne kohezgjatjen e jetes bashkeshortore ka ndodhur procesi i njesimit te ciftit.
Per mendimin tone martesa ne kete rast, cmohet si nje lidhje e shenjte dhe vleresohet si e tille edhe nga palet. Ajo misheron ne vetvete figuren e bashkoshortit dhe te prindit. Qe nga koha e mesjetes dy vellezerit e medhenj jane gjykuar si te pabese. A eshte teresisht i vertete ky gjykim ? Mendojme se jo. Se pari ky mendim mbeshtet ne kodet juridike te kanunit shqiptar, qe u mblodh dhe u zbatua ne kohen e mesjetes e mepastaj.
Dihet se krijimet artistike gjykohen me kodet universale te artit. Kenga e Murimit ne kala apo Kenga e Rozafes per mendimin tone shenjezon fillimin e nje qyteterimi te lashte. Ne nje kendveshtrim shumeplanesh kenga na risjell copeza nga lashtesia Ilire e shekullit IV para eres se re, qe kane te bejne me ndertimin e ngrehinave mbrojtese prane qendrave urbane, lashtesine e te cilave e deshmon flijimi i njeriut ne themelet e tyre, gje qe nuk duhet te kete ndodhur me, pas martirizimit te Krishtit, por dihet se pas ketij akti sublim eshte pranuar thjeshte flijimi i nje dashi apo i nje qingji. Ne planin shoqeror ne ate kohe eshte ne rend ndertimi i familjes dhe marrin perparesi marredheniet bashkeshortore, nje zhvillim ky teper delikat qe synon forcimin e familjes. Kjo gje pasqyrohet ne marredheniet e vellezerve me nuset. Eshte ne zhvillim organizimi i jetes se periudhes paramesjetare, ne gjini te nje lidhje gjaku, ku autoriteti i nenes-vjeher eshte i padiskutueshem.
Se fundi plani me i dukshem qe shpaloset ne kenge eshte ai i vetmohimit te nenes Rozafe , e cila eshte vleresuar edhe si figura qendrore e themelit te jetes. Kenga deshmon nje cast te rendesishem te qyteterimit ne hapsiren ballkanike. Per mendimin tone me se shumti kemi te pasqyruar procesin e lindjes dhe te konsolidimit te familjes monogame, qe ne udhen e saj, perjetoi dramat e veta. Ky proces, sic shihet , ka ecur krahas krijimit te qendrave te rendesishme qytetare sic eshte rasti i Skutarit antik, kryeqendra e shtetit te Ardianeve ilire. Tashme eshte fakt i njohur se e gjithe infrastruktura e kohes si ndertim urash, manastiresh etj; kane histori te ngjajshme dhe ato jane huazuar e nderthurur ne artin e popujve te ballkanit.
Nga pikepamja historike ndertimi i keshtjelles se Rozafatit i perket shekullit IV Para Krishtit, kohe qe perkon me mbreterimin e Pirro Mollosit te Epirit dhe Aleksandrit te Madh, icili pati lidhje gjaku me Pirro Burrin, nga e ema e tij, Olimbia. Historianet antike japin te dhena per nje kurore mbreterore krejt origjnale qe perdorte Pirro Burri ne raste pritjesh dhe ceremonish zyrtare .Ajo qe nje gjysme helmete e arte e stolisur me nje koke dhije me bri po te arte mbi te. Per nga pershkrimi ajo eshte simotra e perkrenares legjendare te heroit tone kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeut qe ndodhet ne Vjene. Eshte e natyrshme qe qytetet ilire te kene pasur parahistorine dhe historine e tyre, e cila u nderthur edhe ne krijimet artistike popullore.
Duke iu nenshtruar nje gjykimi te ftohte do te pranonim faktin se me i vogeli midis tre vellezerve i nenshtrohet ne menyre te verber profetesise se plakut deri diku nga mungesa e nje pervoje jetesore ne martese. Nderkohe dy vellezrit me te rritur perfaqesojne figura tashme te patjetersueshme persa u perket lidhjeve jetesore si bashkeshort dhe si prind . Ata kane kohe qe jane te tille. Sipas mendesise shqiptare ata nuk i perkasin me vetem vetevetes, por familjes dhe duke qene krijues te saj jane njekohesisht dhe ruajtesit e jetes, figura kryesore e kesaj nderthurjeje te re qe, eshte dhe njesia baze e kombit ata nuk mund t’i shmangen per asnje aresye ketij perkushtimi, vetem kur i ndan vdekja. Ne kete rast, ne pervojen qyteterues familja e ngjizur nuk cenohet ; ndodh te keputet vetem hallka e pafarketuar ende, ajo me e reja. Pra gjykimi eshte ende i paformuar si norme.
Dihet qe radha per t'u cuar buken ustallareve i bie nuses se vogel, Rozafes, e cila ka edhe djalin e porsalindur.
Ajo qe te bie ne sy eshte marredhenia nuse-vjeherr, qe shfaqet si nje shembull i perkryer: “Lepe nane e zonja nane”. Nderimi ndaj vjehrres eshte i padiskutueshem. Gruaja- “vjeherr” ne familje eshte nje figure shume planeshe. Ajo udheheq, nderohet, eshte drejtpeshuese e jetes ekonomike ne familjen patriarkale. Shoqeria kerkon qe kjo figure te jete imponuese, e megjithe kete ne kenge keto ravijezohen kalimthi. Me e rendesishme ne kete balade eshte flijimi i Rozafes, murimi i saj ne themelet e kalase, gje qe perben dhe pjesen dramatike te vepres.
Rozafa pranon te flijohet me stoicizem ngjethes, pa buje e pa deshmitare, duke lene amanet qe syrin e djathte, doren e djathte, kemben e djathte dhe gjirin e djathte t'ia linin jashte; se kishte lene djalin e vogel dhe kur ai te nis gjamen, me njerin sy ta shikoj, me njeren dore ta lemoj, me njeren kembe ta lurtoj e me njerin gji ta mekoj.”Gjiri im u ngurofte dhe kalaja u forcofte”.
Pse gjenia popullore ka ndricuar artistikisht me shume kete cast ? Ketu do te desheronim te ndaleshim.
Duke dashur te ecim drejt se vertetes, po e nisim me nje vleresim disi te pergjithshem. Dihet se motivi i flijimit eshte nje moterzim ballkanik. Por a ka dicka autoktone ne kete moterzim? Mendoj se po.
Gjithashtu dihet se riti i flijimit te femres eshte pagan. Ne antikitet e hasim edhe tek helenet.Keshtu Agamemnoni, sipas fjaleve te orakullit, u flijon perendive te bijen Efigjenine ne Taulide, per te siguruar mbaresi per fushaten e Trojes. Ne ndryshim nga mendesia helenase ne baladen shqiptare nuk flijohet nje vajze e virgjer, por nje nene, qe ka nje femije te porsalindur. Pikerisht kjo eshtedhe e vecanta e kenges. Po pse muroset nena Rozafe? Per te shpjeguar moralin e murosjes ne kete balade le te ngasim per nje çast perfytyrimin mendor.
Nese do te perpiqemi te ngreme mbi nje piedestal permendoren tashme te ngurosur te Rozafes,menjehere dote na bjere ne sy ndryshimi nga simotrat e tjera te arealit ballkanik. Keshtu kur i afrohet i biri ajo gjallerohet, kur qan e lekund, kur ka uri e mekon, kur i afrohet e perkedhel dhe kur ai luan i shkujdesur ajo e ruan me sy nga larg. Realja dhe irealja ketu njesohen artistikisht. Dhe ndodh cudia. Sa here qe i biri ka nevoje, permendorja e ngurte gjellohet dhe keshtu vendoset lidhja e perjeteshme. S'ka si jepen me bukur lidhjet nene-femije. Ato paraqiten ne forme thellesisht origjinale e te paperseriteshme.Ne kete veshtrim kjo balade eshte imponuese e mund ta quajme himn per vetmohimin e nenes Rozafe, e paperseriteshme ne universin e artit boteror. Gjenia popullore e vecon nga banaliteti i jetes. Rozafa me stoicizmin e saj e perjashton tragjizmin dhe fiton perjetesine. Pikerisht ajo mohon te zakonshmen per t'u bere e madherishme. Ne kete kuptim Rozafa e murosur eshte permendorja artistike me e vjetra e figures se nenes, qe hasim ne folklorin shqiptar.
Le te gjykojme pamjen e figures, ne e kundershtojne njera-tjetren Rozafanene dhe Rozafakala ne kete kenge? Mendoj se jo. Vetedija artistike e popullit edhe ketu eshte e tejpamshme. Nje gje eshte e qarte. Lidhja i ben ato madheshtore dhe te perjeteshme. Artistikisht njera i jep madheshtine dhe tjetra i jep jeten, njera qendresen dhe tjetra vetmohimin, njera historine dhe tjetra themelet. Te dyja keto figura mbeshtesin ne harmoni njera tjetren, ne nje zgjidhje artistike me permasa monumentale. Qyteterimi i lashte iliro-shqiptar ka vleresuar si domosdoshmeri vendosjen e figures se nenes ne themelet e kombit. Shenjterimi i figures se nenes ketu ka vlera qyteteruese dhe mbijetese.