E shtune, 27.04.2024, 10:46 PM (GMT+1)

Kulturë

Jorgo S. Telo: Ku të trokasësh?

E shtune, 09.10.2010, 06:48 PM


Jorgo S. Telo

 

KU TË TROKASËSH?

 

(Satirë)

 

Të kesh një merak a një brengë,

Të përthahet shpirti,

të bëhet dru.

Pezhishkat e harresës

të sulmojnë pandërprerë;

Ku të trokasësh, ku?

 

I erdhëm kësaj bote

Vetja për të qenë.

A e gjen veten gjithkush këtu?

Rrokur prej zemërate

Zemra butake

Kalon në shfrim sakaqherë:

Ku të trokasësh, ku?

 

Ndodh të mos kesh ujë apo drita;

Mbeturinat

frymën të të zenë…

Të të zërë tmerri gjithashtu.

Të të dalin maskat,

Të të rrokë frika…

Po, ku të trokasësh, ku?

 

Ndodh të të  pritet çdo sinjal…

Telefon, internet

A në të voglin ekran,

Mbetesh hallakatur

si duduk a si hu.

Po ku të trokasësh, ku?

 

Ndodh të mashtrohesh

nga specie pa “cipë”…

Të të shkundin xhepin gjallesat pa tru

Të biesh në çarkun me dhëmbë

të së pistës politikë…

Ku të ankohesh, ku?

 

Ndodh të na shtohen grabitjet, gjaksitë.

Të kërkohet ryshfeti

Atje – lart, aty -  këtu.

“Nëma, se s’ma ke! –  pa dert e pa frikë;

Po ku të trokasësh, ku?

 

Ndodh që të shkelen ligjet dhe përpjetë

Atje ku gatuhen…

Bobooo e bubuu…!

Nën babëzi, djallëzi e marifete

Si manarë po ecim kuturu.

Po ku të trokasësh, ku?

 

Ndodh të ankohen të rinj e moshatarë

Të çdo ngjyre dhe rozë apo blu.

S’kanë strehë të gdhihen

a s’kanë ç’të hanë;

Po ku të trokasësh, ku?

 

Ndodh që të endesh për një firmë e vulë

E gjaku të të ndizet në tru.

Vendos që të drejtën

të mos e kërkosh kurrë,

Se s’ke ku të trokasësh… ku?

 

Ndodh të të digjet gjithçkaja prej vapës

Prej përmbytjesh

të mbetesh kërcu.

Mundet  të rrekesh gojën ta hapësh;

Po ku të trokasësh, ku?

 

Ndodh që të mbetesh rrugëve i papunë

Dhe sikur të kesh

Diplomë, pra, të kesh tru… 

Titullari e do “bakshishin”  të majmë

Mjerë unë e mjerë ti…!

Themi kështu e ashtu…

Poku të trokasësh, ku?

 

Kur shpirti të vete në majë të hundës

Me engjëjt brenda vetes

 bie në ujdi…

Sipas trashësisë së brengës

Sipas rëndesës së hallit

Ecën marramendës,

Të dhemb mes e gju.

Po kërkon të trokasësh, ku?

 

E nis, o mik,me kryeplakun,

me këshillë komune e bashki

Vijon te Prefektura  e  te Qarku

Përgjërohesh,

kërkon hakun

E prapë mbetesh po ai…!

Ecën lart e poshtë e tutje e tëhu

Po ku të trokasësh ku?

 

Demokracinë për dore kap atëhere

E troket serbes

në Kryeministri.

Nuk sheh që jashtë saj ka potere

Ah, ç’ditë paske zgjedhur dhe ti!

 

Dëmokracinë e përfshin për qafe

Kërkon që të hysh

 dhe në Kuvend.

Po na shkon, o mik, gafë pas  gafe.

Bojkoti Kuvendin po e çmend….!

 

Mbushesh frymë të shkosh në Presidencë

E shprehjet  i përzgjedh siç di ti.

Si harrove që parvjet, vjet e sivjet

Presidentit s’po i  shkrep, siç di Ai?

 

Troket së fundmi

si dhe qëmoti

Ku ke më shpresë, në Portë të Zotit.

Po Zotin e gjen të hutuar.

Ai me ngrohtësi të fshin faqesh lotin:

Dashurisht të thotë, i dëshpëruar:

“Ende, o bir, këtë botë

 Djalli e ka në duar!”



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora