E diele, 28.04.2024, 04:38 PM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Zhak Prever

E shtune, 09.10.2010, 06:46 PM


ZHAK PREVER

 

Nga Halit Bogaj

 

Zhak Prever ishte poet surrealist dhe nxënës I Shkollës së lirë’ ‘’Andre Amon’’. E glorifikonte lirinë njerëzore, duke e përkrahur rebelizmin dhe revoltën.Ishte edhe skenarist I talentuar dhe mjeshtër I fjalës poetike. Poezia e tij ishte e mbushur plot besim dhe ngrohtësi njerëzore.Poezitë e tij ndikuan fuqishëm edhe në zhanrin e shansonës franceze, por e çmonte shumë edhe artin figurative, me ç’rast Pikasos ia kishte kushtuar dy poezi.

 

Është qujtur’’Poet I Parisit’’dhe njihet sidomos me poemat e tij’’Barbara’’/që është edhe kryevepra e tij më e rëndësishme/dhe’’Fletët e vyshkura’’.Preveri është poet I ndjeshmërisë së drejtpërdrejtë. Vargjet e tij na përvetësojnë në çast dhe mbesin për jetë të paharruara.Ai shprehë revolt edhe ndaj atyre që pamundësojnë fatin njerëzor.

 

Me vite të tëra I botonte pezitë e veta veç e veç, kurse në vitin 1940 I botoi me titullin’’Fjalët’’. Shumë vjersha të tij I ka komponuar Yhozef Kozma, kurse pjesën më të madhe të aktivitetit të tij ia ka kushtuar filmit. Ishte edhe bashkëpunëtor I regjisorit të famshëm Marsel Karne, duke u bërë edhe skenarist i filmave’’Bregu në mjegull’’,’’Dita po lindë’’,’’Dashnoorët nga Verona’’dhe’’Fëmijët e parajsës’’:E adhuronte aluzionin, kurse në fjalorin e tij poetic kanë hyrë shumë shprehje nga jeta dhe zhargoni popullor.

 

Duke shtegtuar nga një vend në tjetrin dhe pas ndodhjers së Luftës së Parë botërore, Prever e lëshon përgjithmonë shkollën dhe nga mosha pesëmbëdhjetë vjeçareaktivisht  merret me punë fizike dhe ato të zyres.

Ai një kohë qëndroi  edhe në Stamboll, kurse në vitin 1925 martohet me mikeshën e tij Simon Dien.Në shtëpinë e tyre mblidhen miqtë: Breton, Desnos, Aragon, Pere dhe Keno./që të gjithë surealistë/, kurse nikoqirët I shin Tangi, Prever dhe Diamel, me bashkëshortet e tyre.Edhe këta vendosin t’I bashkohen grupit të pesëve në vitin 1925.Nga viti 1930, bashkë me vëllain e tij më të ri, regjisorin filmor Pjer Prever, punoi në realizimin e disa filmave, si aktor, asisetent dhe skenarist, kurse më vonë edhe si shkrimtar skenarësh dhe dialogjepër regjisorët Renoar, Karne, Gremion, Kajat, Otan Lara dhe të tjerë.,Në vitet tridhjeta Prever filloi të shkruante për kabaretë, për kafe-teatrot dhe trupat teatrore avangarde, siç ishin dramat e shkurtëra, monologjet, recitalet e korit dhe shansonat. Deri në vitin 1977/kur vdiq/i botoi disa përmbledhje poetike.Përmbledhja e parë poetike e Preverit quhej''Fjalët''/e botuar në vitin 1945/ dhe e shitur në 150.000 ekzemplarë.Nga vdekja e viktor  Hygos, Prever ishte poeti më i popullarizuar francez i cili lexohej nga të gjitha shtresat popullore.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora