E shtune, 27.04.2024, 04:50 PM (GMT+1)

Kulturë

Baki Ymeri: Kosova letrare dhe vlera të reja shqiptare në revistat rumune

E shtune, 09.10.2010, 07:59 PM


Kosova letrare dhe vlera të reja shqiptare në revistat rumune

 

Tirana zyrtare e ka qitur në harresë njërin nga albanologët më të mëdhenj të ditëve tona. Akademikun Grigore Brënkush (rum. Brâncu?), autor librash dhe studimesh të panumërta shkencore mbi lidhjet linguistike rumuno/shiptare, i cili një gjysmë shekulli ka ligjëruar para mijëra studentësh rumunë mbi rëndësinë e gjuhës shqipe dhe vlerave të lashta tës saj, duke thënë botërisht se Gjuha shqipe është jeta ime.

 

Nga Baki Ymeri

 

Kriza e atdhetarizmit në Shqipëri dhe kriza komunikimit me botën e jashtme janë duke e bërë të veten. Në kohën e Enverit shpërndahej Shqipëria sot anembanë botës, ndërsa enveristëve të djeshëm që e kanë zëvendësuar atdhetarizmin me korrupcion dhe nepotizëm, as që u han palla për kopalla. Përse nuk mendon Qeveria të promovojë atdheun përmes kulturës, pyesin rumunët dhe mendimi më shkon te shqiptarët. Përgjigja është e thjeshtë dhe qesharake: Qeveria konsideron se nuk kemi nevojë për kulturë, por për interest e atyre që na udhëheqin, ngase në shkurtpamësinë e tyre nuk ka vend edhe për kulturë. Për shkak të reduktimeve të buxhetit shuhen disa revista letrare dhe u kanoset rreziku degdisjes së disa institucioneve kulturore, jo vetëm në këtë vend. Shumëkush mendon se rumunët nuk janë të edukuar nga pikëpamja shkencore, si pasojë e së cilës mbi 50% e tyre mendojnë se Dielli vërtitet rreth Tokës, ndërsa kuadrot mjeksore e braktisin masovikisht këtë vend, duke vajtur në Perëndim për të siguruar ekzistencën. Në Perëndim, dhe sidomos në këtë vend, e kanë braktisur Shqipërinë edhe disa kuaj të komunizmit (mashtrues, hajdutë dhe gënjeshtarë), që i etiketojnë vlerat e kombit si “mylimanë”, ndaj mos të na habisë fakti pse kuajt e komunizmit rumun e kundrojnë me indiferencë çështjen e viazeve shqiptare apo indipendencën e Kosovës.

 

Ballina revistash rumune me vlera shqiptare
Ballina revistash rumune me vlera shqiptare
Nevoja për kulturë shkon duke u degdisur. Përse i braktisim artistët dhe njerëzit që na pasurojnë shpirtërisht, pyet një gazetare e qytetit që mban emrin më bujar të të folurit shqip. Në analizën paraprake lidhur me prezantimin e vlerave shqiptare në gjuhën rumune harruam të përmendim faktin se vetëm brenda dy muajsh u botuan një numër i konsideruar reçensionesh, poezishë dhe vlerash tjera letrare që dëshmojnë se, pa marrë parasysh qëndrimet qesharake të presidentit Basescu lidhur me pavarësinë e Kosovës, revistat letrare të këtij vendi e promovojmë Kosovën, Shqipërinë dhe Diasporën shqiptare, përmes kulturës dhe vlerave artistike, gjë që dëshmon se shkrimtarët rumunë japin kontribut përmes promovimit të vlerave tona në nivel evropian. Ç’bëjnë shqiptarët në këtë kontekst? Indiferenca dhe injoranca qeveritare shkon duke e bërë të veten. Tirana zyrtare e ka qitur në harresë njërin nga albanologët më të mëdhenj të ditëve tona. Akademikun Grigore Brënkush (rum. Brâncu?), autor librash dhe studimesh të panumërta shkencore mbi lidhjet linguistike rumuno/shiptare, i cili një gjysmë shekulli ka ligjëruar para mijërave studentëve rumunë mbi rëndësinë e gjuhës shqipe dhe vlerave të lashta tës saj, duke thënë botërisht se Gjuha shqipe është jeta ime. Përveç emrit të një rruge në Fier, me të cilin e ka nderuar këtë filolog, ç’ka bërë tjetër Akademia e enveristëve që e ndiqnin këtë njeri kur vjente për hulumtime në Shqipëri?

 

          “Prezantimi i poetëve dhe kulturës shqiptare para artëdashësve të huaj duhet falenderuar dhe përkrahur konkretisht, sidomos Juve që i keni meritat për këtë bashkëpunim.  Andaj, aty ku njihet fuqia e vargut, zëri i poetëve, kontaktet e sinqerta, domosdo vie deri në piedestal vetëm ajo që është e bukur, njerëzore, vlera, dashuria për artin, dritën dhe Lirinë.” Kështu na shkruan një mërgimtar yni nga Gjermania (Liman Zogaj). Revista letrare Porto franco, e pat prezantuar kohë më parë edhe  Visar Zhitin nga Shqipëria, ndërsa këto ditë e prezantoi të njëjtin, me vargje dhe një medallion estetik të Victor Steromit, edhe revista Dunarea de Jos (Danubi i Poshtëm). Një dashamir i madh i kulturës shqiptare, poeti dhe eseisti Marius Qelaru (rum. Chelaru), në kuadrin e reçensionit Aventura e hidhur (Natiunea, nr. 569/2020) shkruan me admirim për poetin Fehmi Kelmendi nga Zvicra, si dhe vëllimin e tij Golgota kosovare, që e pa dritën e botimit në gjuhën rumune, me një titull identik: Golgota kosovar? (botim i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, Bukuresht, 2010). Revista Climate literare në numrat e saj të fundit u ofron mikpritje në gjuhën rumune vlerave lirike të Elona Zhanës nga Belgjika dhe Remzi Limanit nga Kosova.

 

Pason Revista noua (Revista e re), e drejtuar nga poeti Florin Dochia, e ka nderuar me nga një faqe Vilhelme Haxhirajn nga Shqipëria, Basri Çapriqin, Miradije Ramiqin, Sabile Keçmezi Bashën dhe Jeton Kelmendin nga Kosova, ndërsa këto ditë edhe Kozeta Zylon e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro/Amerikanë, me poezitë Mjellmat do vijnë, Mall i magjepsur, Si një sorkadhe. Në këtë kontekst botohet edhe një medalion estetik i poetit V. Sterom: „Në poemat e saj, Kozeta Zylo tenton të rizbulojë primordialitetin e qenjeve humane përmes përkujtimit dhe fjalës (...). Poetika meditative/elegjiake e kësaj Zonje rikonstruohet nga ish/çastet e bukura që i ka përjetuar, një univers nostalgjik i simboleve që shndrisin në një shprehje të panjohur poetike, duke rrezatuar përmes kohezionit të brendshëm të saj.” Prezantimet shqiptare në gjuhën rumune janë të rëndësishme dhe të dobishme. Edhepse disa autorë nuk janë aq sa duhet të jenë të njohur për publikun shqiptar, vargu i tyre në një gjuhë të huaj tingëllon, herëpashere, më bukur se në gjuhën amtare. Vlerat e Ibrahim Berishës, Basri Çapriqit, Ibrahim Kadriut, Nexhat Rexhës, Sabit Rrustemit, Albina Idrizit, Adem Zaplluzhës, Fehmi Kelmendit, Nuri Plakut dhe Remzi Limanit, reflektohen edhe në reçensionet e Marius Chelarut të botuar në numrat e fundit të revistës Cronica që del në Jash të Moldovës, ndërsa ato të Ndue Hilës etj., në revistë Viata de pretutindeni.

 

Në kuadrin e rubrikës Poezia albaneza din Germania, revista Impact literar e Tërgovishtes (nr. 372/2010), e prezanton me një faqe poetin kosovar Pal Sokoli nga Gjermania. Paralelisht me me 7 poezi, jepen në gjuhën rumune edhe bibliografia e autorit dhe vlerësimet estetike të Din Mehmetit në kuadrin e medalionit Poezia e mesazhit dhe e dashurisë që duhen kultivuar. Në të njëjtin numër të së njëjtës revistë botohet edhe kronika e Victor Steromit kushtuar lirikës së Remzi Limanit nga Kosova, ndërsa kohë më parë në faqet e shtypit letrar të Rumanisë, qe prezantuar edhe poeti Sadik Krasniqi. Pal Sokoli defilon me vargjet e tij edhe në numrin 373 të të njëjtës revistës (Impact literar), e cila i hap shtyllat edhe për poetin grek Dimitris P. Kraniotis, libri i të cilit (Ideale), e sheh këto ditë dritën e botimit edhe në gjuhën shqipe, në Bukuresht. Përfundimisht vlen të ripotencojmë faktin se urën e shëndetshme të miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Bukureshtit e përforcoi këto ditë edhe prezenca e Dr. Sali Bashotës dhe Sami Pirajt (përfaqësues i Ministrisë së Kulturës), zëri i të cilëve në favor të afirmimit të Kosovës u dëgjua edhe në Festivalin Ndërkombëtar Balcanica që u mbajt në Brailën e Naum Veqilharxhit.



(Vota: 16 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora