E diele, 28.04.2024, 12:10 PM (GMT+1)

Kulturë

Kalosh Çeliku: Papagalli i kafazit

E shtune, 09.10.2010, 07:58 PM


PAPAGALLI I KAFAZIT

 

Nga KALOSH ÇELIKU

 

         Papagallin e Kafazit e ka çdokush n? sht?pi. E ka edhe shteti “demokratik”. Partitë politike. Qoft? njeri, qoft? shpend. E kan? edhe gazetat e “pavarurura” të “vëllazërim – bashkimit”. Herë pas here paraqitet me kolumna politike. Nat? - dit? “k?ndon” n?p?r sht?pi. Edhe nëpër gazetat e “pavarura” me një torbë taxhi shpërblim përqafe. Ësht? polici besnik i Sht?pis?. E spiunon gruan te burri, e spiunon burrin te gruaja. Politikanin te Partia. Ministrin te Qeveria. Kryetarin e Partisë politike te populli. Edhe, ec e bë nj? hap në jetë para syve t? Papagallit të Kafazit. Polici – zog, çdo gj? regjistron n? kok?n e tij “gjeniale”. Perdit? “k?ndon” te “vëllezërit” posa hapet dera e madhe e Sht?pis?. E ka huj të vjetër që nga koha e “artë” komuniste. Sistemi i atëhershëm, që brenda natës e shëtiste nëpër vende pune në redaksi, kabinete, organizata “humanitare” e poste të partive politike. Nuk ka r?nd?si kush ësht? “mysafiri”, Papagalli i Kafazit e spiunon gjithë Sht?pin?. Edhe partinë politike. Gjithë shtetin “demokratik”. P?rm?tep?r, hiqet edhe si i mençur, “roje” e Sht?pis?. “Demokrat” i të gjitha kohërave që ia do të mirën njerëzimit. Dikushi, do t? thot?: po mir?, Papagalli Kafazit qenka edhe shkrimtar. E vertet?, Papagalli Kafazit ?sht? edhe shkrimtar. Edhe poet. Edhe gazetar, analist politik. Edhe politikan katundi. Papagalli Kafazit është edhe artist i Bit – Pazarit. Q?, nj? dit? me “aft?sit?” e tia t? zogut - polic mendon t? themeloj? edhe Partin? e vet politike “demokratike”, t’u dalë zot shqiptarëve. Maqedoninë ta shpëtojë nga aspiratat e “pangopura” të shteteve fqinj, që e kanë në gojë e u ka mbetur nëpër dhëmbë. Përpak, të na fusin edhe në një luftë. Punemadhe, që nga ajo luftë “për të drejta kombëtare” gati dolëm edhe pa brekë. Kësaj radhe me Luftën e re për Shqipëri Etnike, mendonin edhe këto lecka arnë mbi arnë të na i heqin nga trupi skelet. E dalldisnin popullin e stërvuajtur shqiptar me republika nëpër katunde e këngë me çifteli ta fusin edhe në një luftë për Liri. Përndryshe, si do të rrinin rehat në kokërr të shpinës në Qeveri. Rrugëve të Shkupit të vozisin makina të mëdha e luksoze duke i parkuar edhe nëpër semafore duke i dërguar porosi popullit: e shihni, ne jemi forca e shekullit të këtij shteti. Makinat tona mund të rrinë në semaforë gjithë ditën e gjithë natën. Shkaku, se: ne kemi shtruar dreka e darka festive në emër të të vdekurve e të gjallëve. Dhe, nuk ka çka na bën ne policia e shtetit, e ku më populli edhe pa brekë në bythë. E kemi fituar këtë “liri” me gjak. Partia jonë zbriti nga malet. Edhe: mos u përpiqni kot të na e rrëmbeni Partinë. E japim jetën, po jo edhe Partinë. Postet e fituara me gjak në Qeveri. E kemi trashëgim nga të parët tanë me armë në dorë, veteranë lufte të Partisë Komuniste.

       Papagalli i Kafazit kujton edhe sot se, shqiptarët hanë bar si dikur në kohën e “artë” komuniste. Edhe, kujt t’i teket dhe kur të dojë mund t’i fusë edhe në një luftë për bashkim kombëtar. Ose, me gjuhën e Patriotit të vonuar, për Shqipëri Etnike. E në anën tjetër harron se, kokën e ka te partitë “demokratike” politike e bythën në Kafaz. Ani, n? k?t? shtet “demokratik” t? papagall?ve t? Kafazit ka vend edhe p?r parti t? tjera politike. Punemadhe, q? i kemi me dhjetra, edhe n?p?r katunde.

       Nuk ?sht? k?tu q?llimi i këtij shkrimi lexuesi im i nderuar që gjumi me vite të zë rrugëve, në punë, mbi libra. Ose, flen mbi shkrime me një sy të hapur nga dera e madhe e Shtëpisë. Papagalli i Kafazit, i  ka sh?titur me rend t? gjitha partit? politike shqiptare. N? em?r t? tyre edhe ka fituar poste partiake. Mjete materiale, dihet sa herë që na ka shitur te “vëllezërit” e Njerkës. Edhe n?p?r “shoqata joqeveritare” e fondacione “humanitare” ka qen? i pari me torbën e taxhisë përqafe. Me t? dyja duart e k?mb?t sa ka mundur ka rr?mbyer mjete materiale n? em?r t? popullit shqiptar. V?rtet?, e ka dashur shum? k?t? popull ky Papagall i Kafazit. Merreni me mend, me paratë e popullit u ka paguar dreka e darka “v?llez?rve”, i ka pritur v?llez?rit e “gjakut” n? Qaf? Than? p?r vizita “ miqësore patriotike kulturore-atdhetare”. Edhe pse, brenda Kafazit ka bërë karrierë politike dhe intelektuale. Zot, mos m? keqkupto për të gjitha këto “marrëzira” që shkruaj mes këtyre rreshtave: me paratë e popullit ka bler? banes? shtetërore dhe ka nd?rtuar edhe sht?pi moderne në disa kate, në Katund. E ka ngritur z?rin nga Kafazi, sa her? q? ia kan? b?r? “v?llez?rit” me gisht pas porte: kapeni “nacionalistin shqiptar”! Edhe n? dritare ka dal? shpeshëher?, krah p?r krahu me sojin e tij t? “analistit politik” p?r t? shitur mend n? gazetat e “pavarura” dhe para kamerave televizive, duke k?nduar “k?ng? patriotike” shqiptare me çifteli. E ka kot ky Papagall i Kafazit, ku me ditë çka të bëj mes shufrave të hekurit, është Papagall Kafazi. Dhe, nuk  ka Zot që e nxjerrë nga Kafazi në Liri. Shkaku se, ky  Papagall edhe e do Kafazin. Fundekrye, duke harruar veten se ?sht? vet?m nj? Papagall Kafazi, të cilit edhe i pëlqen kjo Shtëpi me shufra hekuri edhe më shumë se Liria në male. Ndoshta, ku ta dimë ne edhe i këndon Robërisë.

       Edhe “këdon” në Kafaz: E fituam Lirinë! E fituam Lirinë! E fituam Lirinë! Fletët i përplas nëpër kafaz nga lumturia. Këngë e bukur, thotë patriotike me çifteli. Punemadhe, që vetëm kopjon zëra, këngë banale, mendime papagalli nga Kafazi. Asgjë nuk ka të veten origjinale. Dirigjent e ka pronarin e Kafazit. Shkopin e tij e përcjell lartë - poshtë në ajër me admirim. Gjithë vlerat artistike të kompozimit ia mvesh atij si artist sakat plagiator. Edhe këngën për Skënderbeun te Sheshi i Shkupit në Bit – Pazar. E sulmon me krrokama Kafazi, edhe Gjeniun e muzikës popullore shqiptare. Autorin e tekstit të këngës luftarake, pa të cilin Skënderbeu, kurrë nuk do të hynte në Bit – Pazar. E jo më në këngë, edhe atë hipur mbi kalë shale me armët e luftës në brez në mes të Bit - Pazarit.

      O Imzot, na shp?to nga ky soj i papagallit, q? nat? e dit? nga Kafazi na “k?ndon” k?ng? patriotike patetike n? Sht?pi! Edhe atë, në stilin plagiat të Papagallit Kafazit…



(Vota: 6 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora