Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Luan Çipi: Ejup Mitës

| E diele, 10.10.2010, 02:17 PM |


Luan Çipi

 

EJUP MITËS

 

Për vite të tëra, në ditë e natë

Në zyra, salla, shkolla e shtëpi,

Nga që jetova ndër vite gjatë,

Takova shumë njerëz pleq e të ri.

 

Shëtita, lexova, pashë dhe dëgjova

Muzikantë, poetë, shkrimtarë korrifej,

Pash vendet  e popujt, që vizitova

Po, një brengë që kam, do t’ua rrëfej:

 

Çmohet e nderohet çdo nobelist,

Shkrimtar në zë a prijës ngadhënjimtar.

Po pyes vallë, pse s’futet në listë

Një mjek, një mësues, një mjeshtër agrar?

 

 Cili e shëroi nënën e pashpresë,

Kush na mësoi lexim, numërim?

Kujtimi për  ta në jetë do më mbesë,

I mbaj në zemër e nuk kam harrim.

 

Po si do të rronim, pa bukë e pa mish

Pa bimë e pa kokrra, pa punë, pa tokë

Dhe ara varfërohet, poqe se  s’do kish

Studim shkencor e drejtim me kokë.

*

Ngulitet mendimi nga larg te një burrë

Me mbresat ngelur prej vitesh më parë,

Kur  njoha dhe pash në arat me grurë

Talentin e rrallë, drejtues- shkencëtar.

 

Ejup Mita quhej, i lindur në Fterrë

Gjithë ditët në arë, me libra përherë.

 Nuk reshtet urimi: Lartësi e Nder!

Njeriut të thjeshtë, po me mend e vlerë.

                                                              

Vlorë,07.10.2010