Kulturë
Bajram Qerimi: Fjalor frazeologjik - idiomatik dhe sinonimik - antonimik i gjuhës shqipe - N
E diele, 10.10.2010, 03:30 PM
Fjalor frazeologjik - idiomatik dhe sinonimik - antonimik i gjuhës shqipe
Nga Bajram Qerimi
N
NA
*BËHET NA dikush a diçka fr.fol.,id.- fryhet shumë dikush a diçka.- Gjoksi i tij ishte rritur e bërë na…(AK-NJ f. 64). S. shih sin: bëhet bumbak dikush a diçka
*E BËN NA fr.fol.,id.- dikë a diçka fr. fol.,id.- 1. e fryn shumë, pa pasë dikë a diçka dikush .- Na ma paskan bërë firaunin, daulle! (JX-N f. 185).Zjarri…i ra cep më cep konakëve dhe i bëri na… daulle. (JX-N f. 75). 2. shih sin: e bën daulle dikë a diçka dikush. e rrit shumë, pa masë dikë a diçka .-
NABET
BËHET NABET dikush a diçka fr.fol. ,id.- humb krejt, fare, humb e s' e gjen dot asgjë-kundi dikë a diçka, nuk gjendet, nuk duket gjëkun-di dikush a diçka. (JLLAZ te: Edukata e Re, dhjetor
NABETI
BËHET NABETI dikush a diçka fr. fol.,id.- zhduket pa lënë asnjë gjurmë dikush a diçka, zhduket shpejt, menjëherë, sakaq, fare, krejt dikush a diçka, nuk dihet se ku është dikush a diçka, pushon së ekzistuari dikush a diçka. (JNU-FPM f. 169). S.shih sin: bëhet abet dikush a diçka
NAC
ZË NAC dikush fr.fol.,id.-kafshon dikush. (AXH-X f. 159). S. shih sin: zë ac dikush
NADJE
NESËR NADJE fr.ndf.,fj.- nesër në mën-gjes.(BASHKIMI f. 290).
NAFAK/Ë-A
I DEL NAFAKA (një vajze) fr.fol.,id.- martohet , e gjen burrin , e gjen shokun e jetës (një vajzë). (HB-III f. 212). S. shih sin: i del fati (një vajze)
E KA NAFAKË diçka dikush fr.fol.,id.- i ndodh rastësisht një rrethanë a voli dikujt për përfitim a për të përfituar, i bie a i qëllon ta ketë , ta gjejë a ta sigurojë rastësisht a papritur diçka dikush. (HB-III f. 212). S. shih sin: e ka fat diçka dikush
*E KA NAFAKËN CUB dikush fr.fol., id.- është i pafat, fatzi dikush, është fatprerë dikush. (HB-I f. 210, HB-III f. 212, HB-FPD f. 58).-Çka t’ i bësh igballit kur e ke nafakën cub. (MI te: JR nr. 3/
E KA NAFAKËN CUNG dikush fr.fol., id.- është i pafat, fatzi dikush, është fatprerë dikush. (BQ-GJA-
E KA NAFAKËN E QENIT dikush fr.fol.,iron.-është i pafat, fatzi dikush, është fatprerë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: e ka fatin cub dikush
I KËPUTET NAFAKA NË CUNG dikujt fr.fol.,id.- nuk i ecën, nuk i punon fati dikujt. (HB-III f. 202). S. shih sin: i lidhet fati dikujt
I LIDHET NAFAKA NYJE dikujt fr.fol.,id.- nuk i ecën, nuk i punon fati dikujt .(HB-III f. 202). S. shih sin: i lidhet fati dikujt
*T’ U PREFTË NAFAKA! fr.fol., mallk. -mos paç fat! qofsh pa fat! –Leci: Mos po e kërkon , këtë? Tuna: Po, he ju preftë nafaka! (KBR-TK f. 126). Ant. paç fat!
I PRITET NAFAKA ME SAKICË dikujt nuk i ecën, nuk i punon fati dikujt. (HB-III f. 202). S. shih sin: i lidhet fati dikujt
TË PUNOFTË NAFAKA! fr.fol.,ur.- qofsh me fat! (HB-III f. 212). S. shih sin: paç fat!
NAKAR-I
KA NAKAR dikush fr.fol.,fj.- zilis, zileps, reson, smiron dikush. (FGJSH f. 331, RUS f. 354). S. ka ndezë (resë (smirë, zili) dikush
*E KA NAKAR dikë dikush fr.fol.,fj.- e urren a nuk e do dikë dikush a ia do të keqen dikujt dikush për shkak se ka fat a sukses në punë a në jetë më shumë se ai, e reson, e mërin, e smiron, e zilis, e zileps dikë dikush. (KOKA te: Leka nr. 5/
*VË NAKAR më (në) dikë dikush fr.fol.,fj.- inatoset me dikë dikush.- Mos vër kurrë nakar, /Të djeg zemrën, është zjarr. (N-
NAKATYR/Ë-A
I VJEN NAKATYRË dikujt fr.fol., id.- vështiroset, ndotet, efshohet, neveritet, pështiro-set, gërditet dikush, i vjen për të vjellë dikujt, i villet dikujt, i vjen të vjellë dikujt. (UÇ-3/71 f. 198). S. shih sin: ka ancirë dikush
NAKËL
BËHET NAKËL në dikë a diçka dikush fr.fol.,id.- dyshon në dikë a diçka dikush, bëhet i dyshymtë në dikë a diçka dikush. (GAZ f. 495).S. shih sin: është në dyshim në dikë a diçka dikush
*I BËHET NAKËL diçka dikujt fr.fol., id.- e brengos, e shqetëson, e mundon, e merakos vazhdimisht dikë diçka (që nuk e ka bërë, që nuk e ka sendërtuar), e vret ndërgjegja për diçka dikë, nuk e ka ndërgjegjen të qetë dikush, i mbetet në mendje diçka dikujt e nuk i hiqet nga dyshimi, nga frika a nga shqetësimi . (ALSI te: Hylli I Dritës nr. 1-2/
BËN NAKËL diçka fr.fol., id.- bën përshtypje diçka, naklon, impresionon diçka. (GAZ. f. 276).
I BËN NAKËL diçka dikujt fr.fol., id.- I bën përshtypje diçka dikujt, i ngulitet thellë në mendje e në ndjenja diçka dikujt, e naklon, e impresionon diçka dikë. (BASHKIMI f. 286).
I ZIHET SI NAKËL diçka dikujt fr.fol.,id.- e mban në gjendje shqetësimi, mundimi diçka dikë, e shqetëson,e mundon vazhdimisht diçka dikë.- Diçka si nakël iu zu atje në lukth dhe mezi iu shkëput pas një të dridhure të gjatë. (JX- f. 209). S. shih sin: e mban në ankth diçka dikë
NALLBAN-I
NA NALLBAN NJË GOZHDË fr.fol., iron.- e kërkon të keqen vetë dikush. (NMUS-SHPK f. 220). S. shih sin: e do si breshka gozhdën dikush
AS NAM, AS NISHAN fr.ndf.,id.- humbur, zhdukur fare, krejt. (FGJSSH f. 1197, 1267). S. shih sin: pa çikë e pa nishan
*U BË NAMI! fr.fol.,iron.- .-ndodhi diçka e jashtëzakonshme, e çmeritshme, e pabesueshme! .- Shefik, o Shefik, hajdeni se u bë nami, e mori dreqi këtë punë! (NETO-DV f. 71). Ballashyti;/ ballagjeri/ qan, bërtet/ thua se u bë nami. (NVE-M f. 25). S. shih sin: u bë bindi i dheut (bindi i tokës) !
*NUK U BË NAMI! fr.fol.,iron.- 1. nuk ndodhi ndonjë e keqe e madhe! nuk ndodhi ndonjë e keqe e pandreqshme! S’ u prish ndonjë punë e madhe! nuk është kaq e ngutshme (puna)! ka kohë (për punë)! pret puna! - Epo mirë de, nuk u bë nami! them unë i shkurajuar. (MEKRA te: KD, 29 nëntor 2003 f. 25).Mirë, de! Nuk u bë nami, them me vete. (MEKRA te: KD, 29 nëntor
*BËHET ME NAM dikush fr.fol.,id.- bëhet i famshëm, i njohur, i dëgjuar, i shquar dikush, spikatet, shquhet dikush.-Emri i tij u bë i njohur...i doli zëri, , u bë me nam si shumë të tjerë... (EDU te: KOS nr. 7, shkurt
*BËHET ME NAM E ZË dikush fr.fol., id.- bëhet i famshëm, i njohur, i dëgjuar, i shquar dikush, spikatet, shquhet dikush.-Familja e plakut... u bë me nam e zë, jo vetëm në fshat, por edhe më gjerë. (ÇBY te: GEP nr. 10, dhjetor
*BËHET NAM fr.fol.,id.- fr.fol.,id.- bëhet (ndodh) diçka e jashtëzakonshme a e çmeritshme, e habitshme.-Plasi pushka, u dha kushtrimi,/ Derdhet gjaku, bëhet nam…(RSI-VZ f. 103).S.shih sin: bëhet bindi i dheut (bindi i tokës)
BËHET NAM dikush fr.fol., iron.-njihet, përmendet për të keq dikush. (FGJSSH f. 130). S.shih sin: i
*BËHET NAMI fr.fol.,id.-1. ndodh një e keqe, një e ligë, një fatkeqësi, një gjëmë shumë e madhe, ndodh diçka shumë tragjike, tronditëse, bëhet, ndodh një kasaphanë e vërtetë. (HB-III f. 212, HB-FPD f. 68, FGJSSH f. 128, VK f. 178).-Janë vra Aga Sherif, Aga Smajl mulne, se u bë nami! S. shih sin:bëhet çuda; shembet dheu për ndër këmbë. 2. ndodh turp i madh. -O Shefik, o Shefik, hajdeni se u bë nami, e mori dreqi këtë punë! (NETO-DV f. 71). Hiqmu, se bërtas e u bë nami! (ASH-SE f. 18). S. shih sin: bëhet beti. 3 .( i diçkaje) bëhet sasi e madhe e diçkaje, rritet shumë diçka, sigurohet, shkaktohet sasi e madhe e diçkaje. (BQ-DSH). S. shih sin: bëhet beti (i diçkaje).4. bëhet (ndodh) diçka e jashtëzakonshme a e çmeritshme, e habitshme. (BQ-DSH). S. shih sin: bëhet bindi i dheut (bindi i tokës)
*.NUK BËHET NAMI fr.fol., iron.-s’ bëhet, s’ ndodh farë dëmi i madh, s’ bëhet asgjë (e keqe), s’ bëhet, s’ ndodh ndonjë e keqe e madhe, s’ u prish ndonjë punë e madhe! Punë e madhe! (HB-FPD f. 80, FGJSSH f. 1197).-Mirëpo, mendoj se nuk bëhet nami në qoftë se dëgjohet edhe vendimi ynë këtu...(HSY-P-D f. 235).S’ është bërë nami/ në baltë që jam rrëzuar! (DEBE-D f. 14). Nuk bëhet nami nëse edhe mua më interviston. (IBKA te: R, 11.X.
BËHET NAM MBI NAM fr.fol.,id.- bëhet, shkaktohet, ndodh fatkeqësi e madhe, ndodh një ngjarje tragjike, tronditëse. (HB-III f. 212). S. shih sin: bëhet çuda
BËHET NAMI I ZI fr. fol.,id.- 1.ndodh dioçka shumë tragjike, tronditëse, ndodh një gjëmë, një fatkeqësi jashtëzakonisht e madhe.. S. shih sin: shembet dheu për ndër këmbë. 2. ndodh turp jashtëzakonisht i madh.. S. shih sin: bëhet beti. 3.( i diçkaje) bëhet sasi jashtëzakonisht e madhe e diçkaje, rritet jashtëzakonisht shumë diçka, sigurohet, shkaktohet sasi jashtëzakonisht e madhe e diçkaje. (BQ-DSH).S. shih sin: bëhet beti (i diçkaje)
BËN NAM dikush, (E) BËN NAMIN dikush fr.fol., id.- 1. (për diçka) bën potere, zhurmë të madhe dikush sikur të ketë ndodhur diçka e tmerrshme, s’ lë gjë pa thënë dikush, qorton rëndë, kritikon ashpër dikush, kundërshton, proteston me të madhe dikush për diçka duke bërë shumë zhurmë, sillet shumë ashpër dikush, ankohet me të madhe dikush për diçka duke bërë shumë zhurmë (FGJSSH f. 658, 1197, SKDO f. 251). Edhe sot e kësaj dite vazhdon të bëjë namin me fletërrufetë e tij apo me emisionet televizive. (BECU te : KD, 3 maj
TË BËN NAMIN E TË QET PËR HELL dikush fr.fol.,id.- të shushat, të huton, të shastis, të trullon shumë dikush (sa nuk je në gjendje të mendosh, të gjykosh si duhet), t’ i ngatërron mendtë, mendimet dikush, të ngatërron keq dikush. (ALSI te : Hylli i Dritës nr. 9-10/1941 f. 422). S. S. shih sin: të merr mendësh dikush
*E BËN NAMIN E ZI dikush, BËN NAM TË ZI dikush fr.fol.-1a. id.-punon,vepron jashtëzakonisht shumë dikush.1b. id.- siguron, grumbullon sasi shumë të mëdha sendesh, gjërash dikush. S. shih sin: e bën betin e zi dikush. .2.iron.- bën, shkakton turp jashtë-zakonisht të madh dikush. (BQ-DSH).S. shih sin: e bën betin e zi dikush. 3. id.- dëmton rëndë, prish, shkatërron keq, rrënon, dërrmon dikush, bën dëm, shkatërrim të madh dikush.- Atëbotë formulonin ca gazetarë që sot nam të zi janë duke bërë me një zhurmë shurdhuese për demokraci. (SHZEN te: ZR nr. 1347-8, 23-30 qershor
DEL ME NAM dikush fr.fol.,ftill.- del i nderuar, del me nder, del me sukses dikush, del krenar dikush, del me ndërgjegje të pastër dikush. (GAZ f. 417).S. shih sin:
*I DEL NAMI fr.fol.,id.-1. (dikujt) bëhet i famshëm, i dëgjuar (anë e kënd) dikush , shquhet, spikatet (anë e kënd) për (të) mirë dikush, bëhet i njohur (anë e kënd) për (të) mirë dikush, flitet anë e kënd (për) mirë për dikë. (FGJSSH f. 332, 1197, VK f. 4, 148, 284, HL-FF f. 373).-Kam frikë se ndonjë ditë më zgjidhet dora, që të më dalë nami anembanë, si asaj vjehrrës së qëmoçme që i rrihte nuset me vastangarkë. (MK-AJ f. 74). Lekë Korabit i doli nami si bojaxhi i mbaruar. (SS-S f. 149). Na doli nami në të gjithë Myzeqenë. Kooperativën tonë e shpallën të dalluar. (JX-JB-II f. 489). Qoftë si qoftë, Sahitit nami i duel në shtatë copë katunde. Njihej me gisht. (MI-D f. 94). S.shih sin: bëhet emër me nam dikush.2.( dikujt për diçka a diçkaje) përmendet, dallohet, njihet për diçka dikush a diçka .-Shkaki i dytë ishte se shënpalasve u kishte dalë nami si neqezë. (SS-BZ f. 185). Bile, ata edhe nuk dëshirojnë që kësaj piraterie, siç i thonë, t’ i dalë nami. (ZIHA te: B, 19 janar
*I DEL NAMI I KEQ dikujt fr.fol., iron.- njihet, përmendet, shquhet, dallohet për (të) keq nga të gjithë dikush, ia zënë emrin në gojë të gjithë për (të) keq dikujt. (FGJSSH f. 130, 995, 1197, FIA f. 196).-Thotë se e kam mendjen aguridhe, se më
I DEL NAMI I LIG dikujt fr.fol., iron.- njihet, përmendet, shquhet, dallohet për (të) keq nga të gjithë dikush, ia zënë emrin në gojë të gjithë për (të) keq dikujt ( BQ-DSH). S. shih sin: i
I DEL NAMI I MIRË dikujt fr.fol.,ftill.- gëzon nderim, respekt dikush, përmendet, shquhet, dallohet për (të) mirë dikush, bëhet i njohur, njihet për (të) mirë dikush,flitet (për) mirë për dikë.
(FGJSSH f. 1197).S.shih sin: bëhet emër me nam dikush
*I DEL NAMI I ZI dikujt fr.fol., iron.- njihet, përmendet, shquhet, dallohet për (të) keq nga të gjithë dikush, ia zënë emrin në gojë të gjithë për (të) keq dikujt . (FGJSH f. 635, FGJSSH f. 2241). - Shuk se po të ndien kush e po më
*NUK IA DI AS NAMIN, AS NISHA-NIN dikujt a diçkaje dikush fr.fol.,id.-humb, zhduket, tretet pa lënë asnjë gjurmë, pa u hetuar, pa u kuptuar fare dikush a diçka, zhduket shumë shpejt, menjëherë, sakaq, fare, krejt dikush a diçka.- Vëllezërit nuk janë këtu. Petriti në mal. Afrimit nuk ia di askush namin as nishanin. (AK-MP f. 76). Sa i treti aq shpejt ai zog e më nuk po i a di as namin, as nishanin…Ndiqte rrugën, pyeste e pyeste, po Kurti i vogël nuk ishte askund. (RK-MP f. 94). S. shih sin: bëhet abet dikush a diçka
*NUK IA DI NAM AS NISHAN dikujt a diçkaje dikush fr.fol.,id.-s’ gjendet asgjëkundi dikush a diçka, nuk dihet se ku është dikush a diçka, pushon së ekzistuari dikush a diçka, nuk duket, nuk shihet më dikush a diçka, zhduket, zhbihet, humb pa kurrfarë gjurme dikush a diçka.- Një kaproll më humbi dje/ S’ ia di nam,as nishan! … (RK-Ç f. 73).
*NUK I DIHET AS NAMI, AS NISHA-NI dikujt a diçkaje fr.fol., id.- s’gjendet asgjëkundi dikush a diçka, nuk dihet se ku është dikush a diçka, pushon së ekzistuari dikush a diçka, nuk duket, nuk shihet më dikush a diçka, zhduket, zhbihet, humb pa kurrfarë gjurme dikush a diçka, humb, zhduket fare dikush a diçka. (FGJSSH f. 1305).- S’ i dihet as nami, as nishani! Ka një javë që s’ është… (RK-MP f. 22). Kjo, si thashë, nuk do të zgjasë shumë, do të tresë dikah si era e malit, nuk do t’ i dihet më as nami, as nishani. (ASH-F f. 25). S. shih sin: bëhet abet dikush a diçka
*NUK I DUKET AS NAMI, AS NISHA-NI dikujt a diçkaje fr.fol.,id.-humb, zhduket, tretet pa lënë asnjë gjurmë, pa u hetuar, pa u kuptuar fare dikush a diçka, zhduket shumë shpejt, menjëherë, sakaq, fare, krejt dikush a diçka.- Shkova ,drejt e te Nëna, t’ i ndihmoja për t’ i bartur drutë.-Gjithë ditën s’ të duket as nami, as nishani,-më tha pa më vështruar. (ZRR te: JR nr. 4/
*NUK I DUKET NAM E NISHAN dikujt a diçkaje fr.fol.,id.- s’gjendet asgjëkundi dikush a diçka, nuk dihet se ku është dikush a diçka, pushon së ekzistuari dikush a diçka, nuk duket, nuk shihet më dikush a diçka, zhduket, zhbihet, humb pa kurrfarë gjurme dikush a diçka, humb, zhduket fare dikush a diçka.-Po rruga, një rryp i ngushtë udhë mbi kurrizin e gurtë të së cilës kishte zbritur mire e bukur atij mëngjesi, tani nuk i dukej nam e nishan, sikur qe fshirë nga një dorë e bardhë dhe e pametë. (PI-P f. 7). S. shih sin: bëhet abet dikush a diçka
*ËSHTË ME NAM dikush fr.fol.,ftill.- është shumë i njohur, i përmendur, i dëgjuar dikush, është i spikatur, i shquar dikush. (FGJSSH f. 1197, RUS f. 472).-E gostiti me shurup me enët e tij të argjendta ,që ishin me nam…(SG-S f. 252). Leks Çobani, si
*FITON NAM dikush fr.fol., id.- bëhet i famshëm, i njohur, i dëgjuar, i shquar dikush, spikatet, shquhet dikush. (FGJSSH f. 426 ,HL-FF f. 366).-Ai e bën për lavdinë e vet, që të fitojë nam, që ta lavdërojë Shtabi, ta bëjë komandant brigade... (JA-G f. 69). Ai ishte një kirurg i mirë, që kishte fituar nam në gjithë ato anë. (DA-TG f. 473). Fitoi nam Averesku. (MK-AJ f. 117). S.shih sin: bëhet emër me nam dikush
*FITON NAM DHE BUJË dikush fr.fol.,id.- bëhet i famshëm, i njohur, i dëgjuar, i shquar dikush, spikatet, shquhet dikush.- Për një kohë të shkurtër si ushta, fitoi nam dhe bujë. (MI-UD f. 90). S. shih sin: bëhet emër me nam dikush
FITON NAM TË KEQ dikush fr.fol., iron.-njihet, përmendet për të keq dikush, bëhet turp i botës dikush, e merr bota nëpër gojë dikë, njolloset ,baloset, damkoset (me turp) dikush, komprometohet botërisht dikush. (FGJSSH f. 130). S.shih sin: bëhet si arusha me def dikush; i
FITON NAM TË MADH dikush fr.fol.,id.- bëhet i famshëm, i njohur, i dëgjuar, i shquar dikush, spikatet, shquhet dikush. (FGJSSH f. 1197). S. shih sin: bëhet emër me nam dikush
NUK I GJENDET AS NAMI, AS NISHANI dikujt a diçkaje fr.fol.,meton.- nuk gjendet askund dikush a diçka, humb e s' e gjen dot asgjëkundi dikë a diçka, nuk gjendet, nuk duket gjëkundi dikush a diçka. (FGJSSH f. 2188). shih sin: nuk i gjendet ana dikujt a diçkaje
NUK I GJENDET NAMI E NISHANI dikujt a diçkaje fr.fol.,meton.- zhduket, humb krejt, fare dikush a diçka, zhduket, humb pa lënë asnjë gjurmë. ( HAJSHE-K f. 201). S. shih sin: bëhet abet dikush a diçka
I (IA) HAP NAMIN dikujt a diçkaje dikush fr.fol.,meton.-e bën të përmendur, të dëgjuar, të shquar, të famshëm dikë a diçka dikush. (HL-FF f. 49).
I (IA) HAP NAMIN E KEQ dikujt a diçkaje dikush, I HAP NAM TË KEQ dikujt a diçkaje dikush fr.fol.,meton.- e përmend, e zë në gojë për (të) keq dikë a diçka dikush, e bën të përmendur, të njohur për (të) keq dikë a diçka dikush, perhap lajm të keq për dikë a diçka dikush. (ZS f. 273, 467). - T’ i vërë paranom e t’ i hapë namin e keq vajzës kot. (uç-3/
*I HAPET NAMI dikujt fr.fol., meton.- përmendet, përhapet për të mirë emri i dikujt, bëhet i njohur, njihet për( të) mirë dikush, flitet (për) mirë për dikë.-Anembanë ju hap nami Batos si bostanxhi. (PI-P f. 22). S. shih sin: bëhet emër me nam dikush
*HUMB PA NAM E (PA) NISHAN dikush a diçka fr.fol., ftill.- 1. nuk dihet fare se ku është, ku gjendet, ku ndodhet dikush a diçka, nuk dihet se ç’ është bërë me dikë a diçka, zhduket shumë shpejt, menjëherë, sakaq, fare, krejt dikush a diçka , nuk dëgjohet më gjë për dikë a diçka. S. shih sin: nuk i gjendet ana dikujt a diçkaje. 2. humb, zhduket krejt, fare dikush a diçka, humb e s' e gjen dot asgjëkundi dikë a diçka, nuk gjendet, nuk duket gjëkundi dikush a diçka. (FGJSSH f. 630, 1506).-Qentë lehën e edhi humbi pa nam e nishan. (p.a. te: P nr.
E HUMB NAMIN dikush fr.fol.,iron.- njihet, përmendet, dallohet nga të gjithë për ( të) keq dikush, ia zënë emrin në gojë të gjithë për (të) keq dikujt, turpërohet, njolloset, shpërnderohet, komprometohet dikush.-Kur ta humbësh namin, e humb edhe besimin (BQ-DSH). shih sin: bie në baltë dikush; i
E HUMB NAMIN E MIRË dikush fr.fol., iron.-turpërohet, njolloset, poshtërohet, shpërnderohet , komprometohet dikush. (EQSHI f. 218). S. shih sin: bie në baltë dikush
*HUMB NAM E NISHAN dikush a diçka fr.fol.,id.- humb, zhduket krejt, fare dikush a diçka, humb e s' e gjen dot asgjëkundi dikë a diçka, nuk gjendet, nuk duket gjëkundi dikush a diçka.- E kërkova kahmos kudrën t’ ia hedhë trutë përdhe, por humbi nam e nishan. (MI te: JR nr. 6/
*I HUMB NAM E NISHAN dikujt a diçkaje fr.fol., meton.- humb, zhduket krejt, fare dikush a diçka, humb e s' e gjen dot asgjëkundi dikë a diçka, nuk gjendet, nuk duket gjëkundi dikush a diçka.-Fliste e përfliste…po më tepër për demin dhe babën , që i humbi nam e nishan dhe i la si moskush…(MI-D f. 50). S. shih sin : bëhet abet dikush a diçka
*I (IA) HUMB NAM E NISHAN dikujt a diçkaje dikush fr.fol., meton.- e humb, e zhduk krejt, fare dikë a diçka dikush, e humb, e zhduk dikë a diçka dikush pa lënë asnjë shenjë a gjurmë, e zhduk, e shfaros me rrënjë dikë a diçka dikush.-Tej meje, po ato bekofshat ta humbin nam e nishan!-ia priti ajo. (MI te: JR nr. 3/
*HUMBJE E NAMIT fr.em.,id.- përmendje nga të gjithë për ( të) keq e dikujt, zënie në gojë nga të gjithë për (të) keq e dikujt, turpërim, njollosje, shpërnderim, komprometim.- Do të ndikohet në humbjen e namit. (BZ te: B, 29 shkurt
HUMBJE NAM E NISHAN e dikujt a e diçkaje fr.fol., ftill.- humbje pa gjurmë e dikujt a e diçkaje.- Varri i djalit ende nuk ishte tharë kur humbja e djalit tjetër nam e nishan ende nuk ishte harruar. (MI-D f. 137).
I HUMBTË NAMI! fr.fol., mallk.- u mbyttë! vdektë e mos u përmendtë më! u zhduktë! u vraftë! u zhduktë e u harroftë përgjithnjë! vdektë e mos u përmendtë!. (FGJSSH f. 1197, 2188). S. I humbtë nishani! i humbtë vula! shih sin: u shoftë me bina!
*I HUMBUR PA NAM E NISHAN fr.mb.,ftill.- humbur pa gjurmë, i humbur krejt, fare.- Kërkesa të shumta… janë bërë … për të gjetur të humburin pa nam e nishan. (ZAVO te: KOM nr. 11, 15. 06.
*JEP NAM dikush fr.fol.,id.- bëhet i famshëm, i dëgjuar dikush , përmendet, shquhet, dallohet për (të) mirë dikush, bëhet i njohur, njihet për( të) mirë dikush, flitet (për) mirë për dikë.-Nëpër jetë ka dhënë nam,/ I bëjnë dua. (IBNE te: gr.aut. ALSH f. 48). S. shih sin: bëhet emër me nam dikush
*I JEP NAM dikujt dikush a diçka fr.fol., meton., I (IA) JEP NAMIN dikujt dikush a diçka- e bën të famshëm, të njohur, të dëgjuar, të shquar dikë dikush a diçka.- Vepra që më së shumti i dha nam si prozator është „ Frika e portierit nga penalltia“ (p.a. te: R, 27.VI.
*KA NAM dikush fr.fol.,met.- është i njohur, i dëgjuar, i famshëm, i shquar dikush.-Markoja kishte nam si njeri i sertë, që s’ ta përtonte. (TL-PD f. 34). S. shih sin: ka emër dikush
*(E) KA NAMIN fr.fol., ftill.- (e gjërave dikush) ka me sasi të madhe gjëra dikush, ka shumë, pa masë gjëra dikush, ka grumbull, stivë të madhe gjërash dikush, ka me shumicë gjëra dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: (e) ka betin e gjërave dikush.
KA NAM TË KEQ (NAM TË LIG) dikush fr.fol., iron.-është i njollosur, i damkosur, i komprometuar dikush, është i njohur, i dalluar për të keq nga të gjithë dikush. (BQ-DSH). S.shih sin : është me balushë dikush
KA NAM TË MADH dikush fr.fol., per.- është shumë i njohur, i dëgjuar, i famshëm, i shquar ,i përmendur dikush. (FGJSSH f. 1045). S. shih sin : ka emër; ka emër të madh dikush
*KA NAM TË MIRË dikush fr.fol., per.- është i njohur, i dëgjuar, i famshëm, i shquar dikush, është shumë i njohur,i përmendur dikush. (FGJSSH f. 1144).-Ai zgjodhi Kastriotët, se ata kishin nam të mire dhe shpata e tyre qe dëgjuar jo rrallë. (SD-SHKT-I f. 37). S. shih sin : ka emër dikush
E KA NAMIN GJER NË STAMBOLL dikush, diçka a një vend fr.fol.,meton.- bëhet i njohur, i përmendur, i dëgjuar dikush, diçka a një vend, njihet, përmendet, dëgjohet dikush, diçka a një vend), flitet shumë mirë gjer në… (për dike, diçka a një vend).-Dikur kishte qenë një qytet i dëgjuar me shkolla e me akademi, që e kishte namin gjer në Stamboll e përtej Stambollit…(FGJ-P f. 231-2). S. shih sin: bëhet emër me nam dikush
*LË NAM dikush fr.fol.,met.- 1. e kujtojnë për të mirë dikë, bëhet i paharruar dikush, bëhet i famshëm, i përmendur, i njohur, i dëgjuar dikush, mbulohet me lavdi, me famë dikush. (FGJSSH f. 1197, ZS f. 329, VK f. 74, 109, 132).- Që sot, në ndeshje të futbollit…të luaja mirë, të lija nam e të tregohesha me gisht…(SK-P f. 127). Vdesin burrat e lënë nam! (RSI-VZ f. 77).Në ato kohëra Myzeqeja pat lënë nam për pelat e egra dhe qe e dëgjuar për gjojen e tyre. (JX-N f. 67). Tani ishte koha për të lënë nam e për të larë hesapet një herë e mirë me „ kuqaloshët“! (SS-BL f. 338). Kundër gjermanëve, të cilët patën lënë nam për egërsi në tërë Evropën... (AABD-NJ f. 50). S. shih sin: bëhet emër me nam dikush. 2. bën diçka të jashtëzakonshme, të mirë a të keqe dikush, që i habit të tjerët e ka jehonë të gjerë. (FGJSSH f. 973,VK f. 132).-Nuk po ta shaj dajokun e nënokes, që ka lënë nam në botë. (MK-AJ f. 103). Dridhi mal e dridhi kodër/ e la nam brenda në Shkodër! (KJ te: gr.aut. ALSH f. 358). Në çdo vend që kam kaluar,/ unë lashë nam! (OG-K f. 9). A mësojmë bashkë që tani dhe lëmë nam në shkollë? Të çuditen të gjithë. (GBU-Ç f. 35). O Rexhep i nënës, o/ i le nam Gjakovës, o. (vargje popullore). S. shih sin: bën çudi dikush
MOS IA LË NAM! Fr.fol.,id.- mos e rrit çështjen! Mos e tepro! (HB-III f. 212).
*I LË
I LË NAM fr.fol.,id.-1.(dikujt a diçkaje) e nderon dikë a diçka dikush, e nxjerr krenar, të nderuar dikë a diçka dikush. S. shih sin : ia nxjerr faqen e bardhë dikujt a diçkaje dikush. 2. (dikujt a një vendi ) ia heq turpin dikujt a një vendi dikush, ia kthen emrin e mirë ose nderin, krenarinë që i është përlyer dikujt a një vendi dikush, e vë përsëri në vend emrin e mirë ose nderin, krenarinë që gëzonte dikur a më parë dikush a një vend, e bën të qëndrojë krenar, ballëlart dikë a një vend dikush.- Trimi i mirë i lë nam vendit. (DB-Podrimë f. 131). Kjo qe Partia Komuniste, e cila vërtet i la nam vetes me aftësitë organizative dhe propgandistike…(DSHA-E f. 225, DSHA-LP f. 248). S. shih sin : ia lan ballin e zhiguar dikujt a një vendi dikush
*NUK I LË AS NAM E AS NISHAN dikujt a diçkaje dikush fr.fol.,meton.- e humb, e zhduk krejt, fare dikë a diçka dikush, e humb, e zhduk dikë a diçka dikush pa lënë asnjë shenjë a gjurmë, e zhduk, e shfaros me rrënjë dikë a diçka dikush.-Unë jam për Elladën e madhe, jo për gramën e shqipes shkruar mbi fletë lakre, që e hëngri bualli e që s’ i la as nam e as nishan. (SS-Z f. 370). S. shih sin: e humb me çok dikë a diçka dikush
*LË NAM TË PAVDEKSHËM dikush fr.fol.,meton.- është (bëhet) i amshueshëm, i pavdekshëm dikush.-Edhe Lamkë Kobelit atë minute i erdhi rasti që të linte nam të pavdekshëm derisa t’ i regëtinte zemra. (HBO-A f. 6). S. shih sin : ka emër të pavdirë dikush
*NUK I MBETET AS NAM, AS NISHAN (AS NAM E AS NISHAN, AS NAMI, AS NISHANI, NAM E NISHAN) dikujt a diçkaje fr.fol.,meton.- humb krejt, fare, humb, zhduket pa lënë asnjë gjurmë dikush a diçka, zhduket shpejt, menjëherë, sakaq, fare, krejt dikush a diçka, ikën dhe nuk duket më dikush a diçka. –Hidhu në zjarr e përcëllohu, që të mos mbetet as nam, as nishan! Mallkuar qoftë malli yt, toka jote, mallkuar! (SS-BL f. 356). Se, kaq i duhej Shkur-tos, të heqë me shkop edhe s’ mbetej as nam, as nishan prej tij. (MK-AJ f. 349).
*NUK MBETET AS NAM, AS NISHAN fr.fol.,meton.- nuk mbetet asgjë, nuk mbetet asnjë çikëz, nuk mbetet asnjë gjurmë.- As nam, as nishan, s’ do të mbetej-mendoi Kio për vete, kur e pa se gjendej i gjallë në fundin e botës. (AK-NJ f. 214).
*MBETET PA NAM E NISHAN dikush a diçka fr.fol.,meton.- zhduket, zhbihet, humb pa kurrfarë gjurme dikush a diçka, humb , zhduket fare dikush a diçka.- Ky është fati i të huajve në këtë Ballkan:/ të vdesin, të mbasin pa nam e nishan. (AVI te: JR nr. 5/
MOS I MBETTË AS NAMI, AS NISHANI! fr.fol.,mallk.-u zhduktë pa lënë gjurmë! u shfarostë me gjithçka! u shkretëroftë! mos i mbettë asnjë gjurmë! u shoftë fare! (FGJSSH f. 2116). S. shih sin: u shoftë me bina!
*ME NAM fr.mb., ndf.,meton.-1.i fam-shëm, i dëgjuar, i spikatur, i përmendur. (FGJSH f. 106, FGJSSH f. 461, 1197, SKDO f. 299, VK f. 119).-Babanë e paska bezergjan, dhjetar me nam. (MK-AJ f. 93). Dhe katilët me nam na i qan sit ë marrë. (FN-SL f. 38). Patëm tani përballë myzeqaren nga Griza me nam për bukurinë e saj. (JX-LV f. 89).Në vend të shkatërrimit të këtij kritiku me nam të asaj kohe, libri u shndërrua në kanon letrar. (BECU te: KD, 22 mars
ME NAM TË KEQ fr.,mb.,iron.- i komprometuar, i njollosur, i turpëruar, i shpër-nderuar, i damkosur, i njohur nga të gjithë për të keq. (FGJSSH f. 1197, IST f. 196, ZS f. 375, 465). S. shih sin: me damkë në ballë
*ME NAM TË MADH fr.mb.,meton.- i nderuar, i respektuar, i dëgjuar, i dalluar, i njohur, i përmendur.- Isa Boletini... organizator e udhëheqës me nam të madh. (ABKO te: SHK. nr. 35, nëntor
ME NAM TË MIRË fr. mb.,meton.- i nderuar, i respektuar, i dëgjuar, i dalluar, i njohur, i përmendur (FGJSSH f. 1197). S. shih sin: me emër
*ME NAM E NISHAN fr.ndf.,meton.- të gjithë me radhë.- Shaj e ç’ nuk shaj me nam e nishan idhujt e perëndimit. (MXHE te: gr.aut. MA f. 167). S. me soj e sorollop
ME NAM E NË ZË fr.mb., meton.- i dëgjuar,i dalluar, i njohur, i përmendur,i shënuar, i shquar, i spikatur, i famshëm. (FGJSSH f. 1197). S.shih sin: me emër
*ME NAM TË ZI fr.mb.,iron.- i komprometuar, i njollosur, i turpëruar, i shpër-nderuar, i damkosur, i njohur nga të gjithë për të keq.-I ati i tij... ishte oficer i sigurimit me nam të zi. (p.a. te: GAZ.SHQ, nr.
*MERR DHENË NAMI i dikujt fr.fol., meton.-bëhet i famshëm, i dëgjuar dikush , përmendet, shquhet, dallohet për (të) mirë dikush, bëhet i njohur, njihet për( të) mirë dikush, flitet (për) mirë për dikë.-Nami im mori dhenë. (AAS-K f. 23). S. shih sin: bëhet emër me nam dikush
*MERR NAM dikush,E MERR NAMIN dikush fr.fol.,id.- bëhet i famshëm, i njohur, i dëgjuar, i njohur, i spikatur dikush. O Bajram , bajrak i gjallë/ more nam me gjak në ballë. (FN-SL f. 40, FN te: gr.aut. ALSH f. 253). Ishte një birko qeni ky që as ujk e as ari s’ peshonte; namin e kishte marrë në fushë e në mal fyt për fyt me egërsirat. (SA-TZ f. 41).Që me vrasjen e shqipon jës, kisha marrë nam në gjithë kantierin. (DA-TG f. 190). E ai Ballabani –njollë e mbetur në dhe/ Me lëkurën tënde mori nam e shpërblim. (EGJ-AY f. 15). S.shih sin: bëhet emër me nam dikush
E MERR NAMIN e dikujt dikush,IA MERR NAMIN dikujt dikush - ia zë vendin për nga fama, lavdia dikujt dikush. (SKDO f. 378, 464). S. shih sin: e merr emrin e dikujt dikush
MERR NAM TË KEQ dikush fr.fol., iron.-njihet, përmendet për të keq dikush, bëhet turp i botës dikush, e merr bota nëpër gojë dikë (FGJSSH f. 130). S.shih sin: i del emri i keq dikujt
MERR NAM TË MADH dikush fr.fol.,id.- bëhet i famshëm, i njohur, i dëgjuar, i shquar dikush, spikatet, shquhet dikush. (FGJSSH f. 1197). S. shih sin: bëhet emër me nam dikush
MERR NAM TË ZI dikush fr.fol.,iron.-njihet, përmendet për të keq dikush, bëhet turp i botës dikush, e merr bota nëpër gojë dikë. (FGJSSH f. 130). S. shih sin: i
MË MIRË TË DALË SYRI SESA NAMI fr.proverb.- (FGJSSH f. 1197).
*E MIRË PËR
NAM I KEQ fr.em.,iron.-turp, emër i komprometuar, i turpëruar, komprometim, diskre-ditim. (FGJSH f. 332, 995). S. shih sin: emër i keq
NAM I LIG fr.em.,iron.- turp, emër i komprometuar, i turpëruar, komprometim, diskreditim. (FGJSSH f. 332, 995). S. shih sin: emër i keq
NAMI I ZEROS, QARI I SELMAN QERES fr.proverb.-puna, mundi i dikujt e fitimi, përfitimi i tjetërkujt. (FUSH f. 388).
*NË NAM E NË ZË fr.mb.,id.- i dëgju-ar,i dalluar, i njohur, i përmendur,i shënuar, i shquar, i spikatur, i famshëm.-ALSI te: Leka nr. 5/
I NXJERR NAM TË KEQ dikujt dikush fr.fol.,iron.- e turpëron, e korit botërisht dikë dikush, e diskrediton, e komprometon, e njollos, e damkos, e poshtëron,e telendis, e etiketon, e nxin dikë dikush. (ZS f. 465, FIA f. 362). S.shih sin: ia qep arnën dikujt dikush
*NJË NAM fr.ndf., id.- shumë, pa masë, së tepërmi.-Pare një nam. (MI-UD f. 90). E ka mundur atë të pasurin, që ka një nam ara e livadhe. (MI-D f. 23). S. shih sin: sa ka bar e dushk
*PA NAM E PA NISHAN fr.ndf.,id.- pa gjurmë, pa lënë gjurmë, pa u hetuar fare, humbur, zhdukur krejt, fare. (FGJSSH f. 260, 1197, 1267, ZS f. 467).- Beu mendoi me gëzim se nuk do ta kishte shumë vështirë për t’ i degdisur. Tutje, sa më tutje. Prapa diellit, pa nam e pa nishan. (KB-TNZ f. 170). I lodhur, vdiq…/ pa nam, / pa nishan. (SHAEM te: F nr. 10-12, 15 maj-15 qershor
PËR NAM fr.ndf.,id.- shumë mirë, fort bukur. (BQ-DSH). S. shih sin : me nam
PËR NAM E NISHAN fr.ndf.,id.- shumë mirë, fort bukur.-Ishalla edhe unë do t’ ja lajë tagarin ndonjërit për nam e nishan. (MI-UD f. 35). S. shih sin : me nam
I QET NAM TË KEQ dikujt dikush fr.fol.,iron.- e bën me turp para të tjerëve, para botës dikë dikush, e turpëron, e korit botërisht dikë dikush, e diskrediton, e komprometon, e njollos, e damkos, e poshtëron, e telendis dikë dikush. FIA f. 262, 362). S. shih sin : ia qep arnën dikujt dikush
IA RRIT NAMIN dikujt dikush a diçka fr.fol.,ftill.- ia rrit autoritetin, prestigjin dikujt dikush a diçka. (FGJSSH f. 1197). S. ia shton namin dikujt dikush a diçka. Ant. ia ul namin dikujt dikush a diçka
*I RRITET NAMI dikujt fr.fol.,ftill.- i rritet, i shtohet autoriteti, prestigji dikujt, bëhet autoritativ, me rëndësi, vlerë të madhe dikush, bëhet me ndikim të madh dikush.-Si qëroi edhe hesapet me Kupin, ai u rehatua për mrekulli, iu rrit nami dhe dora iu bë më e gjatë. (HP-M f. 228). S. shih sin: i rritet bandrra dikujt
I SHKON NAMI LARG dikujt fr.fol., meton.-bëhet i famshëm, i dëgjuar dikush, përmen-det, shquhet, dallohet për (të) mirë dikush, bëhet i njohur, njihet për( të) mirë dikush, flitet (për) mirë për dikë. (BQ-DSH). S.shih sin: bëhet emër me nam dikush
I SHKON NAMI NË STAMBOLL dikujt fr.fol.,meton.- bëhet i famshëm, i njohur, i dëgjuar dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: bëhet emër me nam dikush
IU SHOFTË NAMI! fr.fol.,mallk.-u mbyttë!u zhduktë! u vraftë! u zhduktë e u harroftë përgjithnjë! vdektë e mos u përmendtë!. (FGJSSH f. 1197). S.shih sin: u shoftë me bina!
I SHTOHET NAMI dikujt fr.fol., ftill. - i rritet, i shtohet autoriteti, prestigji dikujt, bëhet autoritativ, me rëndësi, vlerë të madhe dikush, bëhet me ndikim të madh dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: i rritet bandrra dikujt
IA SHTON NAMIN dikujt dikush a diçka fr.fol.,ftill.-ia shton autoritetin, prestigjin dikujt dikush a diçka. (FGJSSH f. 1197). S. shih sin: ia rrit namin dikujt dikush a diçka
IA UL NAMIN dikujt dikush a diçka fr.fol.,ftill.-ia ul autoritetin, prestigjin dikujt dikush a diçka.(HL-FF f. 343, 405).Ant. ia rrit namin dikujt dikush a diçka
*I VETE NAMI ANEMBANË dikujt fr.fol.,meton.- përmendet, shquhet, dallohet për (të) mire a për të keq dikush, bëhet i njohur, njihet për( të) mirë a për të keq dikush, flitet (për) mirë a keq për dikë.-Të më vejë nami anembanë, si asaj vjehrrës së qëmoçme që i rrihte nuset me vastangarkë. (MK-AJ f. 74). S.shih sin: bëhet emër me nam dikush
I VETE NAMI LARG dikujt fr.fol., meton.-bëhet i famshëm, i dëgjuar dikush, përmen-det, shquhet, dallohet për (të) mirë dikush, bëhet i njohur, njihet për( të) mirë dikush, flitet (për) mirë për dikë. (FGJSSH f. 1197). S.shih sin: bëhet emër me nam dikush
*I VETE NAMI GJER NË STAM-BOLL dikujt fr.fol.,meton.- bëhet i famshëm, i njohur, i dëgjuar dikush .- Gjer në Stamboll ç’ të vajti nami. (MK-AJ f. 242). Po emri i tyre mbushi dhenë, që ku lindt e perëndon e nami u vajti gjer në Rumeli e gjer brenda në Stamboll. (MK-AJ f. 245). Vërtet, Bendos gjer në Stamboll i kishte vajtur nami. (SS-S f. 86). S.shih sin: bëhet emër me nam dikush
*E ZHDUK PA NAM E NISHAN dikë a diçka dikush fr.fol.,ftill.- e zhduk krejt, fare dikë a diçka dikush, e zhduk dikë a diçka dikush pa lënë asnjë shenjë a gjurmë, e zhduk dike a diçka dikush në mënyrë misterioze, pa e ditur kush si, në ç’ rrethana, e zhduk, e shfaros me rrënjë dikë a diçka dikush.- Sa brezni i mbuloi pluhuri dhe i zhduku pa nam e nishan! (HSY te: JR nr. 2/
*ZHDUKET PA NAM E (PA) NI-SHAN dikush a diçka fr.fol., ftill.- 1. nuk dihet fare se ku është, ku gjendet, ku ndodhet dikush a diçka, nuk dihet se ç’ është bërë me dikë a diçka, zhduket shumë shpejt, menjëherë, sakaq, fare, krejt dikush a diçka , nuk dëgjohet më gjë për dikë a diçka. – Këtu qe ulur e tej këtuhit qe zhdukur pa nam e nishan! (NM te: JR nr. 6/
NAM/Ë-A
*E BËN NAMËN E ZEZË dikush fr.fol., id.- dëmton rëndë, prish, shkatërron keq, rrënon, dërrmon dikush, bën dëm, shkatërrim të madh dikush.-Mo!... Po kush namën e zezë e bëri? (AP-G f. 30). S. shih sin: bën batërdi (në) dikush
E HA NAMA E KEQE dikë fr.fol. ,euf.- 1.inatoset, e zë inati dikë, tërhuzet, tërbohet, harbohet sakaq, aty për aty dikush, xhindoset dikush, bëhet si i tërbuar, si i trentë, si i çmendur dikush, ndërkrehet dikush, nxehet, nevrikoset shumë dikush, pëlcet nga inati dikush, xhindoset dikush.S. shih sin: i bien boritë dikujt.2 iron. –shkon drejt humbjes, pësimit, shkatërrimit dikush, i venë punët dikujt keq e më keq, e pëson shumë keq dikush, përfundon shumë keq dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: merr në çopur dikush
E HA NAMA E LIGË dikë fr.fol. ,euf.-1.inatoset, e zë inati dikë, tërhuzet, tërbohet, harbohet sakaq, aty për aty dikush, xhindoset dikush, bëhet si i tërbuar, si i trentë, si i çmendur dikush, ndërkrehet dikush, nxehet, nevrikoset shumë dikush, pëlcet nga inati dikush, xhindoset dikush.S. shih sin: i bien boritë dikujt.2 iron. –shkon drejt humbjes, pësimit, shkatërrimit dikush, i venë punët dikujt keq e më keq, e pëson shumë keq dikush, përfundon shumë keq dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: merr në çopur dikush
*E HA NAMA E ZEZË dikë fr.fol. ,euf.- 1.inatoset, e zë inati dikë, tërhuzet, tërbohet, harbohet sakaq, aty për aty dikush, xhindoset dikush, bëhet si i tërbuar, si i trentë, si i çmendur dikush, ndërkrehet dikush, nxehet, nevrikoset shumë dikush, pëlcet nga inati dikush, xhindoset dikush . S. shih sin: i bien boritë dikujt.2. dikë fr.fol.,iron.- shkon drejt humbjes, pësimit, shkatë-rrimit dikush, i venë punët dikujt keq e më keq, e pëson shumë keq dikush, përfundon shumë keq dikush.-Të hëngër nama e zezë, të mbuloi gjaku, po dil prej arës sa nuk të rrou kafsha e keqe... (NRR-TP f. 95). S. shih sin: merr në çopur dikush
PO TË HA NAMA E ZEZË! fr.fol., iron.- kërcënohet dikush a i hiqet vërejtja dikujt ( me qëllim që të jetë më i sjellshëm a më i kujdesshëm në veprime a sjellje). (BQ-DSH). S. shih sin : po të ha dita e zezë !
*TA HAJË NAMA ! fr.fol.,mallk.- u zhduktë! u shfarostë! u shkretëroftë! u mjeroftë! mos i mbettë asnjë gjurmë! u shoftë!-…Kam kollë…Ta hajë nama edhe këtë kollë!... (BH te: JR nr. 2/
E HËNGËRT NAMA E KEQE ! fr.fol.,mallk.- pësoftë shumë keq !përfundoftë shumë keq! u zhduktë! u shfarostë! u shkretëroftë! u mjeroftë! mos i mbettë asnjë gjurmë! u shoftë! (BQ-DSH). S. shih sin: ta hajë dreqi
E HËNGËRT NAMA E LIGË ! fr.fol.,mallk.- pësoftë shumë keq !përfundoftë shumë keq! u zhduktë! u shfarostë! u shkretëroftë! u mjeroftë! mos i mbettë asnjë gjurmë! u shoftë! (BQ-DSH). S. shih sin: ta hajë dreqi
*E HËNGËRT NAMA E ZEZË ! fr. fol., mallk.- pësoftë shumë keq !përfundoftë shumë keq! u zhduktë! u shfarostë! u shkretëroftë! u mjeroftë! mos i mbettë asnjë gjurmë! u shoftë! – E ka ditur mire se Qamili është asi burri, he nëma e zezë e hëngërt! (NRR-TP f. 83). S. shih sin: ta hajë dreqi
E MERR NAMA E ZEZË dikë fr.fol., iron.- shkon drejt humbjes, pësimit, shkatërrimit dikush, i venë punët dikujt keq e më keq, e pëson shumë keq dikush, përfundon shumë keq dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: merr në çopur dikush
NAMA E KEQE fr.em.,euf.-djalli, dreqi, shejtani, qoftëlargu, i paudhi. (BQ-DSH). S. shih sin : ai i lumit
NAMA E LIGË fr.em.,euf.-djalli, dreqi, shejtani, qoftëlargu, i paudhi. (BQ-DSH). S. shih sin : ai i lumit
*NAMA E ZEZË fr.em.,euf.-djalli, dreqi, shejtani, qoftëlargu, i paudhi. (BQ-DSH).- s’ di çfarë name të zezë kishte në dorë. (AP-G f. 44). S. shih sin : ai i lumit
*E RRUAN NAMA E ZEZË dikë fr.fol., iron.-shkon drejt humbjes, pësimit, shkatë-rrimit dikush, i venë punët dikujt keq e më keq, e pëson shumë keq dikush, përfundon shumë keq dikush.- Të rroftë nama e zezë, i bërtita, po ç’ më sose… e u dhashë këmbëve. (JG te: VIC nr. 4 janar
I SHTOHET NAMA dikujt fr.fol.,ftill.- i rritet, i shtohet autoriteti, prestigji dikujt, bëhet autoritativ, me rëndësi, me vlerë të madhe dikush, bëhet me ndikim të madh dikush.-Mirëpo, nama iu shtua me ndërtimin e stacionarit të tretë. (BEZOG te: B, 29 shkurt
*USHTON NAMA e dikujt fr.fol., met-on.- bëhet i famshëm, i dëgjuar dikush, për-mendet, shquhet, dallohet për (të) mirë dikush, bëhet i njohur, njihet për( të) mirë dikush, flitet (për) mirë për dikë.- Kah bie dielli e kah merr hëna/ gjaku ynë, po, do të vlojë ,/nama e jonë, po, do të ushtojë. (GJF-LM f. 82). S. shih sin: bëhet emër me nam dikush
NAMËZA-T
I (IA) JEP NAMËZAT dikujt dikush fr. fol., iron.- 1. e përzë, e dëbon me mospërfillje a me përbuzje dikë dikush, e munxos dikë dikush. S. shih sin: i (ia) vë cipalin dikujt dikush ; ia bën bërryl dikujt dikush. 2. e kundërshton me mospërfillje, me përbuzje, me përçmim dikë dikush, e munxos dikë dikush . (KR f. 224, FGJSSH f. 1197). S. shih sin: ia bën bërryl dikujt dikush
NAMLI-A
BËHET NAMLI fr.fol.- 1. (diçka) met.- drejtohet për bukuri (diçka e shtrembër), bëhet fare e drejtë (diçka e shtrembër). S. bëhet qiri diçka. 2. iron.- vdes dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: e kthen barkun nga dielli dikush. 3.id.-paralizohet dikush, shtanget dikush, nuk mund të lëvizë gjymtyrët e trupit dikush, nuk i punojnë këmbët as duart dikujt. (HB-I f. 222). S. shih sin: mbetet brunç dikush
E BËN NAMLI dikush fr.fol. meton.- 1. (diçka) e drejton shumë mirë, shumë bukur (diçka të shtrembër) dikush, e bën fare të drejtë (diçka të shtrembër) dikush. S. e bën qiri diçka dikush.
ËSHTË I DREJTË SI NAMLI fr.fol. ,ftill.- është shumë, fare i drejtë.- Nipi e pa një plep shumë të mirë. Ishte i drejtë si namli. (BQ-DSH).
SI NAMLI fr.mb.,krah.- shumë i drejtë, fare i drejtë.- Paska nusja, paska nusja shtatin si namli. (vargje popullore). (BQ-DSH).
NAMUS-I
*I BIE NAMUSI dikujt fr.fol.,iron.- poshtërohet, komprometohet, shpërnderohet, tur-përohet keq (para botës) dikush, s' e ka për gjë turpin dikush, turpërohet botërisht, publikisht dikush. (FGJSSH f. 1197).-Lëre Fatë, lëre të flasë. Dome-thënë të ra namusi ty. Na qenke zëvendës ti! (DA-KM f. 141).S.shih sin: bëhet abanoz dikush; bëhet si arusha me def dikush
IA MERR NAMUSIN dikujt dikush fr.fol., iron.- 1. e shnderon, e dhunon, e përdhunon dikë dikush. S. shih sin: ia merr erzin dikujt dikush . 2. e fyen, e shan rëndë para (në sy) të të tjerëve dikë dikush, e turpëron dikë dikush, e bën me turp dikë dikush. (FGJSH f. 332, FGJSSH f. 1197, VK f. 221). S. shih sin : e bën ars e qyrs dikë dikush
E PRISH NAMUSIN dikush fr.fol.,iron.- bëhet turp i botës dikush, e merr bota nëpër gojë dikë, njolloset ,baloset, damkoset (me turp) dikush, komprometohet botërisht dikush. (FGJSSH f. 1197). S. shih sin: bëhet abanoz dikush; bëhet si arusha me def dikush
E RUAN NAMUSIN dikush fr.fol.,ftill.- ruhet dikush para të tjerëve të mos i dalë boja, ruhet dikush që të mos komprometohet, të mos tur-përohet, të mos shpërnderohet. (FGJSSH f. 1197). S. shih sin: e ruan faqen dikush
NARDEN-I
BËHET NARDEN (uji, ujët në zjarr) fr. fol.,id.- zien, vlon, valon shumë (uji, ujët në zjarr).(NMUS-SHPK-I f. 173).
BËHET SIKUR KA PIRË NARDEN dikush fr.fol., id.-1. shëmtohet në fytyrë dikush. S. shih sin: bëhet për çudë dikush .2. hidhërohet, zemërohet, preket shumë, pa masë, së tepërmi dikush . (NMUS-SHPK f. 221). S. shih sin: merr avull menjëherë dikush
S’ TË LË NARDENI TË HASH PEK-MEZ fr. proverb.- s’ të lë i keqi ta shijosh të mirën, bëhet pengesë (e pakapërcyeshme) diçka a dikush për dikë. (JBALL-KOR f. 198, FIA f. 209). S. shih sin: bëhet bllokadë diçka a dikush për dikë
SHPËRTHEN SI NARDENI NË SHYTKË dikush fr.fol.,met.,krah.-nxehet, hidhë-rohet, rrëmbehet, zemërohet e reagon shpejt dikush, inatoset shpejt, menjëherë dikush. (NMUS-SHPK f. 221). Shih sin: merr aull menjëherë dikush
NAR/E-JA
I RRITET NARJA dikujt fr.fol.,id.- i ngrihet autoriteti e vlera përpara të tjerëve dikujt, e përforcon emrin e vet të mirë dikush. (BQ-DSH). S. fiton pikë dikush
NARI-NURI
BËHEN NARI-NURI në mes vete fr.fol. ,id.- copëtohen, vriten shumë keq në mes vete, vriten e priten në mes vete, vriten e priten me të madhe, me shumicë në mes vete. (BQ-DSH).S.shih sin: bëhen ashaf në mes vete
BËHET NARI-NURI dikush fr.fol.,id.- 1. rrëzohet, bie, përplaset e vritet keq, vritet a lëndohet, plagoset keq, rëndë dikush duke u përplasur diku. S. shih sin: e thyen arrçin e qafës dikush.2.shkatërrohet, dëmtohet, pëson keq dikush, falimenton, pëson keq (ekonomikisht) dikush, dëmtohet, shkatërrohet keq (ekonomikisht) dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: bie në buzë dikush
E BËN NARI - NURI dikush fr.fol.,id.- 1. (diçka) e copëton, e dërrmon, e thërrmon diçka dikush, e thyen, e çan, e ndan, e zbërthen, në grima, në copë shumë të imëta, të vogla diçka dikush, e bluzhdon, e blozhit diçka dikush. S. shih sin: e bën bërdoz diçka dikush.2.(dikë a diçka ) e dërrmon, e shkatërron keq dike a diçka dikush, i jep një goditje të rëndë, një goditje shkatërruese dikujt a diçkaje dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: e bën bërhaj dikë a diçka dikush
NASTRADIN-I
NASTRADINI DI TË DREDHË E TË ZHDREDHË fr.fol., iron.- vepron e sillet dikush sipas rrethanave ekzistuese, si ia kërkon a si ia dikton puna a interesi i çastit, vepron sipas iteresave të çastit dikush, di të manevrojë, të sillet sipas situatës dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: di të dredhë e të zhdredhë dikush
NASTRAK-U
BËHET PËR TA LIDHUR NË NAS-TRAK TË QENIT dikush fr.fol.,iron.- bëhet i papërmbajtur dikush, nuk e frenon dot veten dikush. (ASU-VGJKMGJ f. 192). S. shih sin: e lëshon frerin nëpër këmbë dikush
NATA-DITA
NATA-DITA fr.ndf. - nga çasti në çast, gati.-Është nata-dita gruaja për lindje. (JNU-FPM f. 170).
NAT/ Ë-A
*ATË NATË fr.ndf.- Nusja ishte e rraskapitur,me bark deri te fyti.Qysh atë natë lindi.(ZRR-U f.23).
BËHET NATË fr.fol.,meton.- ngryset, muzget, muget, terrohet, erret. (BQ-DSH).S.shih sin: bëhet aksham
E BËN NATË një vend të ndritshëm dikush fr.fol.,met. e errëson shumë një vend të ndritshëm dikush. (FGJSSH f. 133).
E BËN NATËN DITË dikush fr.fol., met.- 1. punon shumë e pa ndërprerje dikush, punon pa pushuar dikush, punon me të gjitha forcat dikush. (FGJSSH f. 1198, JTH-FFGJSH f. 206).2. ecën, shkon përpara dikush, ecën drejt përparimit dikush. (BQ-DSH). S.e bën terrin dritë dikush.
*IA BËN NATËN DITË dikujt dikush fr.fol.,meton.- E jam duke përvëluar/ që t’ u jap pakëz dritë/ natën t’ ua bëj ditë. (N-
*BIE NATA fr.fol.,meton.- erret, errë-sohet, terrohet, ngryset, muget, muzget.- Kisha është kaq e madhe/ E errët gati sa s’ ka rënë nata/ Një prift na e hap derën/ Dhe na i jep qirinjtë…(EHA te: R, 24 shkurt
*BIE NATË E ZEZË fr.fol.,meton.- erret, errësohet, terrohet, ngryset.- Se kur natë e zezë të bjerë,/ do të vrapoj unë posi erë. (IK te: gr.aut. MA f. 53). S.shih sin: bëhet aksham
*BRENDA (NJË) NATE, BRENDA NATËS fr.ndf.,id.- shumë shpejt, shpejt e shpejt.- Në mbledhje janë pajtuar edhe anëtarët ndërkombëtarë të bordit, por brenda natës ata i ndryshuan qëndrimet e tyre. (NZ te: ERE, 7 shkurt
E ERR NATA dikë diku. fr.fol.,id.- arrin, ndodhet në mbrëmje a natën diku dikush..- Nuk dihet ku të err nata/ ku të çel dita. (QU te: J nr. 7/
MOS TË ERRTË NATA! fr.fol.,mallk.-vdeksh! (PETZE-FSHFRR f. 71). S. shih sin: të vënça në arkë!
GDHIHET NATA fr.fol.,id.- kalon , ikën, shkon nata.- Se arriu kohë e mirë,/ u gdhi nata, u bë ditë. (N-
*E GDHIN NATËN fr.fol.,id.- e kalon natën dikush.- S’ mund ta mplakte ditën, as ta gdhinte natën pa të. E donte si sytë...(RSHE-RR f. 139).
*GJITHË NATËN fr.ndf.,fj.- Gjithë natën ata festuan prerjen e ujit.Pastaj papritur ra alarmi. Gjergji ynë, që, siç duket, mori vesh prerjen e ujit, sulmoi. (IK-K f.178).
GJITHË NATËN E GJATË fr.ndf.,fj.- gjatë gjithë natës. (FGJSSH f. 603).
*GJITHË NATËN E LUME fr.ndf., fj .- prej mbrëmjes deri në mëngjes, gjithë, tërë natën. - Gjithë natën e lume priti me sy të zgurdulluar, që të zbardhte dita. (MI-UD f. 89). S. shih sin: prej që të prarojë dielli e deri që të lejë
JANË SI NATA ME DITËN, JANË SI NATA E DITA në mes vete fr. fol.,iron.- janë tërësisht, plotësiht të kundërt në mes vete, nuk kanë të krahasuar në mes vete me asgjë, kanë shumë ndryshim njëri nga tjetri, janë e kundërta e njëri tjetrit, ndryshojnë shumë në mes vete. (FGJSSH f. 1198). S. shih sin: janë si bolla e bokës me ngjalën e Valbonës në mes vete
KUR TË NDAHET NATA ME DITË fr.ndf.,meton.- herët, pa aguar, pa gdhirë mirë, ndaj të gdhirë. (HB-FPD f. 80). S.shih sin: dalë e pa dalë dielli
KA LERË NATËN E KATRAGJE-GJAVE dikush fr.fol.,id.- ka lerë me fat dikush, i ecën fati dikujt, i shkojnë punët mirë, shumë mirë dikujt. (BQ-DSH). S. shih sin : ka lerë në ditë të Kadrit dikush
*ME NATË fr.ndf.,id.- herët në mëngjes, pa aguar, pa gdhirë mirë.- U nisën me natë, që të punonin në fllad ndonjë orë, sa pa rënë dielli, pastaj të hanin mëngjesin. (THK-PËR f. 164). Me natë u ngrit e shkoi,/ më s’ e zuri drekëhera. (N-
ME NATË TË MIRË! fr.psth.- përshën-detemi kur ndahemi në mbrëmje apo natën nga dikush me të cilin jemi takuar a kur dalim nga një vend (shtëpi, lokal, dyqan etj.) ku kemi pasur punë a kemi qenë të pranishëm. (BQ-DSH). S. shih sin : natën e mirë !
MERR UDHË NATE diçka fr.fol.,met.- errësohet, mjegullohet diçka.- Atë të tillë e shihte vetëm në dritën e ditës, sepse fëmijëria, ciladoqoftë ajo, s’ ka mugëtirë dhe s’ merr udhë nate. (SO-TRR f. 87). S. shih sin: mbetet në hije diçka (edhe moh.)
NATA ËSHTË ME BARRË fr.proverb.- nata ka të papritura, nuk dihet se ç’ ndodh natën. (FGJSSH f. 1198).
NATË E BRUMIT fr.em.,fj.,etnogr.- nata e enjte, kur zihej brumi për të gatuar bukët e dasmës. (ART-III f. 152, FGJSSH f. 183).
NATËN E BËN DITË dikush fr. proverb.- punon edhe natën dikush. (BQ-DSH).
*NATË E DITË fr.ndf.,meton.- vazhdimisht, pandërprerë, pa pushim, pa pushuar, pareshtur, pa ndërprerje (një kohë të gjatë). (FGJSSH f. 1198).- Njeriu harron çdo gjë Androkle/ natë e ditë po bëri be e rrëfe. (MR-NA f. 3). Këta, pasi e shtrinë sundimin e vet përmbi zemrat e njerëzve, i mbrapshtuan për bind duke u gjetur gati natë e ditë për të pritur ata që vinin për të lypur ndihmë prej tij. (SHTGJ te: R, 12 maj
NATËN E MIRË ! fr.psth.-përshënde-temi kur ndahemi nga dikush në mbrëmje apo natën me të cilin jemi takuar a kur dalim nga një vend (shtëpi, lokal, dyqan etj.) ku kemi pasur punë a kemi qenë të pranishëm. (FGJSSH f. 1144). S. me natë të mirë ! Ant. ditën e mirë !
*NATË PËR NATË fr.ndf.,fj.- çdo natë (me radhë, pa përjashtim), për natë. (FGJSSH f. 1416).- Ai dinte shumë gjëra ; na tregonte ngjarje natë për natë. Nuk e di ç’ u bë. (ZSA-VL-
NATA KA VESHË, DITA KA SY fr.proverb.- duhet të kemi kujdes kur flasim natën se na përgjojnë, na dëgjojnë. (HASREÇ te : Edukata e Re, fruer
*PIKA E NATËS fr.em.,ftill.- mesi i natës, mesnata.- Deri pas pikës së natës duhej më këmbë t’ i shoqëronte me violinën e vet zëret çjerrëse të dy këngëtareve, të cilat, s’ merrnin erë nga kënga. (MI-SHT f. 128).
NATJ/E-A shm.NATJE-T
NATJA E MIRË !- fr. ur.- mirë mëngjes ! (ASU-VGJKMGJ f. 192).
NDRYSHOJNË SI NATA ME DITËN në mes vete fr. fol.,iron.- kanë shumë ndryshim njëri nga tjetri, janë e kundërta e njëri tjetrit, ndryshojnë shumë në mes vete. (FGJSSH f. 1198). S. shih sin: janë si bolla e bokës me ngjalën e Valbonës në mes vete
NDRYSHON SI NATA ME DITËN dikush fr.fol.,ftill.,krah.- ndryshon shumë prej të tjerëve dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: ndryshon si dhia në mes të dhenve dikush
*NË MES TË NATËS fr.ndf.,per.- në kulmin e natës, në mesnatë.-Të vjen lugati në mes të natës në shtëpi e të nxjerr punë pa punë. Ja si më mbeti në dorë. (RSH te: J nr. 9- 10/
*NË PIKË TË NATËS fr.ndf.-në kulmin e natës, në mesnatë. (FGJSSH f. 1198, 1480).- Edhe nën dritën e qiririt po lexonte, edhe nën ankthin e frikës po lexonte, edhe pranë zbardhëllimave të qiellit në pike të natës, po lexonte. (LULKRAS te: KD, 21.VI.
NË PISK TË NATËS fr.ndf..ftill.- në mesin a kulmin e natës. (FGJSSH f. 1488). S. shih sin: në mes të natës
*NËPËR BARK TË NATËS fr. df.,id.-në mes, në gjysmë të natës, në mesnatë.-Të gjithë u tërhoqën për në shtëpitë e tyre, duke marrë zvarrë, nëpër bark të natës, këmbët e këputura dhe zemrën e lënduar plagë. (JX-LV f.379). S. shih sin: në mes të natës
NGRIHET ME DY SAHAT NATË dikush fr.fol.,meton.- zgjohet shumë herët dikush. (FGJSSH f. 1727).S.shih sin :ngrihet pa zbardhur dita dikush
*NGRIHET QË ME (MË) NATË dikush fr. fol.,ftill.- zgjohet shumë herët dikush. (FGJSSH f. 1251, NABA-EY f. 14).- Ngrihet që më natë/ pa dalë mirë dielli. (ASDR-RRD f. 153).S. shih sin :ngrihet pa zbardhur dita dikush
*I NGRYS NETËT dikush fr.fol.- i kalon netët (që mezi i kalon, sepse i duken të gjata.-Me këtë ëndërrim i kam ngrysur netët e i kam gdhirë ditët. (ADGA te: R, 10 shkurt
PA RËNË NATA fr.ndf.,fj.- pa perën-duar dielli, pa u errur, pa u terruar, pa u muzgur mirë,kur është ende dritë, para mbrëmjes. (FGJSSH f. 376). S. shih sin: me diell
*PËRPIQET NATË E DITË dikush fr.fol..,ftill.- përdor dikush të gjitha forcat, mjetet, mënyrat për të arritur a kryer, sendërtuar diçka , bën ç' është e mundur për t’ ia arritur diçkaje a një qëllimi dikush, përpiqet me çdo mënyrë dikush.- Përpiqej natë e ditë, duke çalltisur porsi bleta/ jetimat për t' i rritur. (RSI-VZ f. 124). Të përpiqemi natë e ditë/ sa të dalim në dritë. (N-
*PIKA E NATËS fr.em.- mesnata.- Aty nga pika e natës ...ai treti në dynjanë tjetër.(MI-SHT f. 105).
Ç’PJELL NJË NATË, S’ E PJELL MOTI fr.proverb.-ndonjë voli a rrethanë e volitshme për të përfituar ndodh shumë rrallë, një herë krijohet rrethanë e volitshme për të përfituar, nuk të vjen rasti i mirë, i volitshëm gjithnjë, një herë të jepet rasti (i volitshëm) për të fituar diçka, një herë të vjen e mira (volia, rasti i volitshëm) për të arritur a për të fituar diçka. (BQ-DSH). S. shih sin : ç’ është një ditë s’ është përditë
E PRET NATËN NË FUSHË dikush fr.fol.,meton.- fle përjashta dikush. (FGJSSH f. 521).
*QË ME NATË fr.ndf.,id.- shumë herët, pa aguar, pa gdhirë mirë, herët në mëngjes, qëmenatë . (FGJSSH f. 1198).-Kush të dojë të vijë nesër për gjah, le të bëhet gati që sonte, edhe nesër që me natë, pa zbardhur drita. (KR te: gr.aut. ALSH f. 127). S. shih sin: me feksin e agut
*QYSH ATË NATË fr.ndf.- po atë natë.- Nusja ishte e rraskapitur,me bark deri te fyti.Qysh atë natë lindi. (ZRR-U f.23).
*SI NATA fr.mb.,krah.- shumë i errët, i ngrysët.-. Ishte një vogëlush si drita/ me sytë si nata .(MIAH te: KD, 19 korrik 2003 f. 31).
I SHKON (GJITHË) NATA NË GJUNJË dikujt fr.fol.,meton.- e kalon gjithë natën pa gjumë, ngritur dikush. (FGJSSH f. 625, 1198, 1862). S. shih sin: çohet si bie dikush
*TËRË NATËN fr.ndf.,fj.-sa zgjat nata .- Tërë natën nuk mund të zinim vend nga të ftohtit e të lagurit. Ashtu më dukej se kurrë nuk do të zbardhte dita. (KISL te: R, 28 maj
*TËRË NATËN E NATËS fr.ndf.,fj.- Pastaj tërë ditën e ditës e tërë natën e natës gjëmonte dyfeku si në Karadak. (MK-AJ f. 265). Ant. tërë ditën e ditës
*TË VRET NATËN E TË QAN DITËN dikush fr.proverb.,iron.- hiqet i mirë, por ta bën të keqen, fatkeqësinë prapa krahëve (tinëzisht, pabesisht) dikush, është njeri me dy fytyra dikush, ndryshe flet e ndryshe vepron, punon dikush, është dyfytyrësh, hipokrit dikush. (FGJSSH f. 1198, 1542, 2183). - Kulaku, Besho vëllai, nuk rri i qetë. Ai është një ethe e butë që të vret natën e të qan ditën. (ZSA-VL-
E ZË NATA dikë diku fr.fol.,id.- arrin, ndodhet, gjendet në mbrëmje a natën diku dikush. (AXH-XXXV f. 192, FGJSSH f. 434, 1198). -Nuk dinim ku do të na zërë nata e ku do të na çelë drita. (TESEL-GJP f. 19).Kur më zë nata në Munih/ unë zgjedhi ku të bëj konak/ te cili/ nga dhjetëmijë shqiptarët e mi/ Po më zuri nata në Çikago/ trokas te Azem Vuli. (AMA te : KD, 7 shkurt
MOS TË ZËNTË NATA! fr.fol.,mallk.-vdeksh! (PETZE-FSHFRR f. 71). S. shih sin: të vënça në arkë!
NATYR/Ë-A
*BËHET NATYRA E DYTË e dikujt diçka fr.fol.,id.- i rrënjoset të gjak diçka dikujt, i bëhet veti a tipar i ngulitur diçka dikujt, i lë mbresa të thella e të pashlyeshme dikujt diçka, I ngulitet thellë në qenie diçka dikujt .-Ai e ktheu atë në pjesë të vetes, u bë natyra e tij e dytë, që tok me talentet e dhuntitë e çmuara…dha ato frute të papërsëritshme… (NAJORG te : LE, 21.06.
I BËHET NATYRË E DYTË diçka dikujt fr.fol.,id.- i rrënjoset të gjak diçka dikujt, i bëhet veti a tipar i ngulitur diçka dikujt, i ngulitet thellë në qenie diçka dikujt, i lë mbresa të thella e të pashlyeshme diçka dikujt . (FGJSSH f. 1198). S.shih sin : i përçohet thellë ndër (nëpër) dej diçka dikujt
E KA NATYRË TË DYTË diçka a dikë dikush fr.fol., id.- e ka të ngulitur thellë në qenien e vet diçka ( punën etj.) a dikë dikush , e ka pjesë të pandashme të ndjenjave a mendimeve vetanake diçka a dikë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: e ka në asht diçka a dikë dikush
NATYRA E GJALLË fr.em.- bota organike. (FGJSSH f. 1198). Ant. natyra e vdekur
NATYRË E QETË fr.em.,id.-vizatim ose pikturë që paraqet sende pa jetë ose lule, fruta etj.). (FGJSSH f. 1199, 1602).
NATYRA E VDEKUR fr.em.-bota joorganike. (FGJSSH f. 1198).Ant.natyra e gjallë
NË NATYRË fr.ndf. -1. ek.-që paguhet a që merret si mall ose si prodhim në vend të të hollave (për të ardhurat, pagën, shpërblimin, tatimin). (FGJSSH f. 1198). 2. jashtë, jo në vend- strehim. (FGJSSH f. 650, 1610). S. shih sin : në ajër të hapur
NAXHAK/E-JA
I (IA) VË NAXHAKEN NË KOKË dikujt dikush fr.fol.,meton.- e kërcënon me vrasje dikë dikush, e kërcënon se do ta vrasë dikë dikush. (NMUS-SHPK f. 221). S. shih sin: i rri me lopatë kokës dikujt dikush
NAZE-T
*BËN NAZE dikush fr.fol.,iron.-1. (në të ngrënë e në të pirë) zgjedh shumë në të ngrënë, në të pirë dikush,nuk e ha a nuk e pi çdo gjë dikush, lyp gjëra të zgjedhura dikush, ka kërkesa të tepruara në të ngrënë, në të pirë dikush. (FGJSSH f. 134). S. shih sin: bën buzë në të ngrënë e në të pirë) dikush.2. (në punë) i bën bisht punës dikush, kundërshton, nuk e pranon pa arsye (një punë a detyrë) dikush, nxjerr arsyetime të kota e të paqena dikush për të mos punuar, krijon pengesa e vështirësi për të mos e bërë një punë, i shmanget një detyre (pune etj.) dikush me arsyetime a me mëtesa të paarsyeshme.-Ne fshatin tonë e kemi që s’ na e ka njeri.Neve na vjen makina e traktori mu në fshat.
I BËN NAZE diçkaje dikush fr.fol., iron.- nuk e pëlqen, nuk e do diçka dikush, nuk i pëlqen diçka dikujt, tregon pakënaqësi ndaj diçkaje dikush, do, kërkon diçka më të mirë dikush. (FGJSSH f. 205). S. shih sin : i bën buzë diçkaje dikush
NDAL
NDAL
I THOTË NDAL dikush fr.fol.,meton.- 1. (dikujt a diçkaje) e pengon, e ndalon dikë a diçka dikush, i bën,i shkakton,i sjell pengesë a pengesa dikujt a diçkaje dikush. S. shih sin: i bëhet barrikadë dikujt a diçkaje dikush. 2. (dikujt) e pengon me forcë dikë dikush, nuk e lejon të bëjë diçka dike, e kundërshton me forcë e me vendosmëri dikë dikush. (FGJSSH f. 1202, 2059). S. shih sin: ia ndal dorën dikujt dikush
NDALIM-I
NDALIM KAZERME fr.em.,fj.,usht.- ndalim liridaljeje për ushtarët si masë dënimi. (FGJSSH f. 803).
NDANË
*IA DEL NDANË diçkaje dikush fr.fol., id.- ia del, ia arrin diçkaje dikush, ka mundësi , fuqi, aftësi për diçka dikush, mund, mundet t’ ia arrijë, t’ ia dalë diçkaje dikush, ia ka mundësinë diçkaje dikush, është i aftë, i zoti për diçka dikush.- Në ty kam besim se, sikur tërë punët e minierës të të bien mbi kokë, ti je i zoti të drejtosh dhe t’ ia dalësh ndanë me sukses. (SUKRA-BN f. 211). S. shih sin: i shkon doresh diçka dikujt
NDASI-A
UA FUT NDASINË në mes vete fr.fol., meton.- i bën të grinden, të zihen keq në mes vete, i armiqëson keq në mes vete, i bën të përçahen në mes vete. (FGJSSH f. 247). S. shih sin: ua fut çartën në mes vete
UA KËLLET NDASINË në mes vete fr.fol., meton.- i bën të grinden, të zihen keq në mes vete, i armiqëson keq në mes vete, i bën të përçahen në mes vete. (FGJSSH f. 247). S. shih sin: ua fut çartën në mes vete
*UA SHTIE NDASINË në mes vete fr.fol., meton.- i bën të grinden, të zihen keq në mes vete, i armiqëson keq në mes vete, i bën të përçahen në mes vete. (FGJSSH f. 247). S. shih sin: ua fut çartën në mes vete
NDENJUR
E LË NDENJUR dikë dikush fr.fol., meton.- e pengon dikë dikush, nuk e lë të shkojë përpara në një fushë të veprimtarisë dikë dikush. (AVSU-SHFMGJ-III f. 150).S. shih sin: i del përpara dikujt dikush
NDER-I
S’ NA E BAN NDERI diçka fr.fol., meton.- nuk na e lejon ndërgjegjja, sedra diçka. (BQ-DSH). S .shih sin: .s’ na e ban fytyra diçka
*I BËN NDER dikujt a diçkaje dikush fr.fol,fj.- e nderon.dikë a diçka dikush, e sajdis dikë a diçka dikush . (FGJSSH f. 134, 1204).-Lanë më nj' anë edhe punët edhe grindjet edhe erdhën t' i bëjnë nder. (MK-AJ f.205). Nga vatra, më të djathtë e më të mëngjër të saj, u ngritën nja gjashtë a shtatë burra, për t’ i bërë nder priftit të fshatit. (JX-LV f. 109). Mos këtij nuk i pëlqen të punojë në dhe të huaj, sado që i kanë bërë nder. (VBA te : gr.aut. HLSH f. 530). Epo m’ u duk se po më bënte nder , more Bredhkë, kurse ju ma bënin tërkuzë punën time. (ZSA-VL-
BËN NDER me diçka dikush fr.fol.,id.- i dhuron diçka dikujt. (FGJSSH f. 1204).
I BIE NDERI dikujt fr.fol.,iron.- poshtë-rohet, komprometohet, shpërnderohet, tur-përohet keq (para botës) dikush, s' e ka për gjë turpin dikush, turpërohet botërisht, publikisht dikush. (FGJSSH f. 1204).S.shih sin: bëhet abanoz dikush; bëhet si arusha me def dikush
BIE NDERI për diçka dikujt fr.fol.,id.- është meritë e dikujt diçka, i takon,i përket vlerësimi i lartë për diçka (për një punë të vështirë ose për një arritje të shënuar). (FGJSSH f. 1204). S. i përket (i takon) nderi për diçka dikujt
DEL ME NDER dikush fr.fol.,id.-1. gjen zgjidhje të denjë nga një gjendje e vështirë dikush, e kryen një punë të vështirë dikush, e zgjidh një problem a çështje të vështirë dikush. S. shih sin: del mb’anë dikush. 2. e mbaron, e përfundon me sukses diçka (një punë të vështirë etj.) dikush, ia del, ia arrin me sukses diçkaje (një pune të vështirë etj.) dikush, arrin ta kryejë, ta mbarojë, ta përfundojë, ta sendërtojë me sukses diçka (një punë etj.) dikush, del me sukses dikush.S. shih sin: i (ia) del mb’ anë diçkaje (një pune etj.)dikush.3. del krenar, del me ndërgjegje të pastër dikush. (FGJSSH f. 1200, 1204). S. shih sin: del me ballë çlirë dikush
IA DEL ME NDER diçkaje (një pune etj.) dikush fr.fol.,id.-e kryen, e mbaron, e përfundon (me sukses) dikush diçka (një punë etj.), ia del, ia arrin dikush diçkaje (me sukses), ka sukses të plotë në diçka dikush, ia arrin qëllimit dikush, arrin ta kryejë, ta mbarojë, ta përfundojë, ta sendërtojë krejt diçka (një punë etj.) dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: i (ia) del mb’ anë diçkaje (një pune etj.) dikush
*IA DI PËR NDER dikujt a diçkaje dikush fr. fol.,meton.- e falënderon dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 329, 1143, 1204, EQSHI f. 217). - I ati i Leles, më të shumtën e ditëve punonte me mëditje te Sykajt. Për këtë mirësi që i pat bërë Korre Syka, ia dinte shumë për nder. (ZSA-VL-
NUK IA DI NDERIN dikujt dikush fr.fol.,iron.- ia harron të mirën a ndihmën që ia ka bërë dikujt dikush, i është mosmirënjohës dikujt dikush për të mirën, ndihmën e bërë, nuk ia njeh të mirën dikujt dikush.- Ku e gjen ti sot atë njeri/ që gjithë botës ia çel derën, / e për këtë s’ ia di kurrë nderin. (MKRA-JK f. 82). S. shih sin: ia ha bukën e ia kthen kupën dikujt dikush
TË FALEM NDERIT! fr.psth.-faleminderit! të falënderoj! (FGJSSH f. 447).
*I FALET NDERIT dikujt a diçkaje dikush fr.fol.,ftill.-e falënderon dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 1204).- Liria e Arbrit të lidhka duart, falju nderit asaj. (SD-SHKT-II f. 17). S. shih sin: ia ka për bereqatvers dikujt a diçkaje dikush
FAQE ME NDER fr.ndf.,meton.- përdoret përpara se të shqiptojmë një fjalë të pahijshme ose para (përpara) se të pëmendim diçka që e përbuzim. (FGJSSH f. 1204). S. me nder jush; me nder me thënë
*E HA NDERIN SI BUKË E DJATHË dikush fr.fol.,iron.- është fare i pandershëm dikush.- Gratë e zeshkëta bien erë,/ si bukë e djathë e hanë nderin. (Ç-
I JEP NDER dikujt a diçkaje dikush fr.fol.,fj.- e nderon dikë a diçka dikush, e bën me nder dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 736). S. shih sin : ia nxjerr faqen e bardhë dikujt a diçkaje dikush
IA JEP NDERIN NË DORË dikujt dikush fr.fol.,iron.- e shan rëndë dikë dikush. (FGJSSH f. 1204). S. shih sin : e bën ars e qyrs dikë dikush
IA JEP NDERIN NË GRUSHT dikujt dikush fr.fol.,iron.- e shan rëndë dikë dikush. (FGJSSH f. 1204). S. shih sin : e bën ars e qyrs dikë dikush
I JEP NDER E LAVDI dikujt a dçkaje dikush fr.fol.,meton.- e nderon dikë a diçka dikush, e bën, e nxjerr krenar, të nderuar dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 2211). S. shih sin: ia nxjerr faqen e bardhë dikujt a diçkaje dikush
*E KA PËR NDER dikush fr. fol.,fj.- është krenar, ballëhapur dikush, është me nder të plotë dikush, s’ ka pse të ndruhet a të ngurrojë dikush, s’ ka pse të heshtë dikush, ka plotësisht të drejtë të bëjë diçka (një kërkesë etj.) dikush, nuk turpërohet fare dikush para të tjerëve, para botës , nuk i frikësohet askujt dikush. (FGJSSH f. 1204). S. shih sin: e ka ballin çelur dikush
KA NDER dikush fr.fol.,meton.- turpërohet prej të tjerëve dikush, është i ndershëm, i turpshëm dikush. (FGJSSH f. 450). S. shih sin: ka cipë dikush
KA NDERIN TË… dikush fr.fol.,lart.-1. përdoret si shprehje mirësjelljeje kur i drejtohemi dikujt me nderim të veçantë, me gojë a me shkrim. 2. e quan si shenjë të veçantë nderimi dikush. (FGJSSH f. 1204).
KA NDER NË FAQE (NË FYTYRË) dikush fr.fol.,meton.- turpërohet dikush, i vjen turp dikujt, ka turp dikush, është i ndershëm, i turpshëm dikush. ( FGJSSH f. 450, 1204). S. shih sin: ka cipë dikush
NUK I MBETET NDER dikujt fr.fol.,iron.-nuk turpërohet fare dikush, bëhet i paturpshëm, i pacipë dikush, është i pacipë, i paturp dikush, nuk i vjen turp dikujt. (FGJSSH f. 450). S. shih sin: bëhet abanoz dikush
ME NDER JUSH fr.ndf.,meton.- përdoret përpara se të shqiptojmë një fjalë të pahijshme ose para (përpara) se të pëmendim diçka që e përbuzim. (FGJSSH f. 1204). S. shih sin: faqe me nder
ME NDER QOFSH! fr.psth.- përdoret si përgjigje kur na falënderon dikush. (FGJSSH f. 1204).
ME NDER ME THËNË fr.ndf.,meton.- përdoret përpara se të shqiptojmë një fjalë të pahijshme ose para (përpara) se të pëmendim diçka që e përbuzim. (FGJSSH f. 1204). S. shih sin: faqe me nder
IA MERR NDERIN dikujt dikush fr. fol., iron.-1. e çnderon, e dhunon, e përdhunon dikë dikush. S. shih sin: ia merr erzin dikujt dikush. 2. e fyen rëndë para të tjerëve dikë dikush, e turpëron dikë dikush, e bën me turp dikë dikush. (ALSI te : LEKA nr. 10/
*MERR NDER TË MADH dikush fr. fol., fj.- nderohet shumë dikush.-Jeronim Radë Kalori,/ që nder të madh shumë mori. (APAPO te : SF nr. 3/
S’ TA NDËRRON NJË DËRHEM NDER ME NJË OKË AR dikush fr.proverb.- nderin dikush e ka gjënë më të shtrenjtë. (PETZE-FSHFRR f. 54).
PËR NJË NDER E GJETI NJË QEDER fr.proverb.,iron.- për një të mirë e gjeti, e pësoi një të keqe, i bëri një të mirë dikujt, që ia kthei me të keqe (si shpërblim, si mosmirënjohje). (IBME-OP f. 155).
PËR NDER-ARMË ! fr.ndf.,usht.- kom--andë ushtarake për të nxjerrë armët përpara në një mënyrë të caktuar si shenjë nderimi. (FGJSSH f. 1204).
I PËRKET NDERI për diçka dikujt fr. fol.,id.- është meritë e dikujt diçka, i takon,i përket vlerësimi i lartë për diçka (për një punë të vështirë ose për një arritje të shënuar). (FGJSSH f. 1204). S. shih sin: i bie nderi për diçka dikujt
E PREK NË NDER dikë dikush fr.fol.,meton.- e fyen, e ofendon, e moçon dikë dikush. (JBALL-KOR f. 201, SKDO f. 435). S. shih sin : e prek në bisht dikë dikush
QOFSH ME NDER! fr.fol.,ir.-qofsh i nderuar! u nderofsh! (FGJSSH f. 1204). S. t’ u rrittë nderi!
E QUAN PËR NDER diçka dikush fr. fol.,fj.- është krenar, ballëhapur dikush, është me nder të plotë dikush, nuk turpërohet fare dikush para të tjerëve, para botës , nuk i frikësohet askujt dikush. (FGJSSH f. 1204).S. shih sin: e ka ballin çelur dikush
E RUAN NDERIN dikush fr.fol.,ftill.- ruhet dikush para të tjerëve të mos i dalë boja, ru-het dikush që të mos komprometohet, që të mos turpërohet, që të mos shpërnderohet. (FGJSSH f. 1672). S. shih sin: e ruan faqen dikush
T’ U RRITTË NDERI! Fr.fol.,ur.- qofsh i nderuar! u nderofsh! S. shih sin: qofsh me nder!
E SHKEL NDERIN e dikujt dikush fr.fol.,iron.- e shnderon, e dhunon, e përdhunon dikë dikush. (FGJSSH f. 1853). S. shih sin: ia merr erzin dikujt dikush
I SHKON NDERI NË FUND TË KËMBËVE dikush fr.fol.,iron.- nuk e nderojnë fare dikë, nuk ia dëgjojnë e nuk ia vlerësojnë fare fjalën dikujt, nuk pyesin fare për dikë. (IBME-OP f. 155). S. shih sin: i laget (iu ka lagur) baruti dikujt
S’ E SHKRUAN NDERIN TURP dikush fr.fol.,id.- është mirënjohës dikush, e di, e njeh të mirën që i bëhet dikush. (NMUS-NJFK f. 213). S. shih sin: nuk e bën bukën baltë dikush
I TAKON NDERI për diçka dikujt fr. fol.,id.- është meritë e dikujt diçka, i takon,i përket vlerësimi i lartë për diçka (për një punë të vështirë ose për një arritje të shënuar). (FGJSSH f. 1204). S. shih sin: i bie nderi për diçka dikujt
E VË NDERIN NË VEND dikush fr. fol.,id.- del i pastër, i panjollë, i pafajshëm dikush, e shlyen një njollë dikush dhe del ballëhapur para të tjerëve dikush, e kthen emrin e mirë ose nderin që i është përlyer dikush. (FGJSSH f. 1204). S. shih sin:
NDERSHËM (I)
ËSHTË I NDERSHËM DERI NË THEMBËR TË PLESHTIT dikush fr.fol.,iron.- është fare i pandershëm dikush . (PETZE-TRO-I f. 201). S. shih sin : e ka erzin deri në gju dikush
NDESH
*BIE NDESH me dikë a diçka dikush fr.fol.,id.- ka pikëpamje të kundërta me dikë a diçka, nuk pajtohet me dikë a diçka dikush, e kundërshton dikë a diçka dikush, i kundërvihet dikujt a diçkaje dikush, shkon kundër dikujt a diçkaje dikush, bie në kundërshtim me dike a diçka dikush. (ART f.211, FGJSSH f. 1205)..-Krijuesit teatërorë amerikanë ishin dhe mbeten të preokupuar nga temat me karakter lokal, gjë që disi bie ndesh edhe me konceptin globalist të amerikanëve në përgjithësi. (HMU te: KD, 3 maj
*I BIE NDESH dikujt a diçkaje dikush fr.fol.,id.- shkon kundër dikujt a diçkaje dikush, nuk pajtohet me dikë a diçka dikush, e kundërshton dikë a diçka dikush, i kundërvihet dikujt a diçkaje dikush, bie në kundërshtim me dikë a diçka dikush .(FGJSSH f. 1205). -Do t' i biem ndesh një mendimi të tillë duke marrë për bazë -objekt analize tregimin ... (S.HA-TD f.147). Merremi me një punë që u bie ndesh këtyre proceseve. (AVI te: GJJ nr. 1-4/
*I VETE NDESH SY PËR SY E DHËMB PËR DHËMB dikujt dikush fr.fol., fj.- ndeshet, përleshet me rreptësi, me ashpërsi të madhe a në mënyrë të vendosur me dikë (me armikun) dikush.- Ata i qenë lëshuar me tërbim dhe ai u kishte vajtur ndesh sy për sy e dhëmb për dhëmb. (JX-JB-II f. 193). S. shih sin: lufton dhëmb për dhëmb me dikë (me armikun) dikush
NDESH/Ë-A
NDESHA E MIRË! fr.psth.- përshën-detje kur takohen dy veta ( dy vetë) në rrugë. (FGJSSH f. 1206).
NDESHJ/E-A
BIE NË NDESHJE me dikë dikush fr. fol.,fj.-ndeshet, përleshet me dikë dikush. (FGJSSH f. 1205). S. shih sin: i del ballë për ballë dikujt dikush
NDESHTRASH/Ë-A
*E QET NDESHËTRASHA dikë diku fr.fol.,meton.- i ndodh, i ngjan rastësisht a pa pritur, befasisht të jetë diku dikush. - Hajde, hajde, or Turgut Pasha!/ që po të bie të pritesh e të theresh/ me shqiptarë, njëmend shqiptarë,/ që s’ kanë mohuar fis as të parë;/ e që në ty, besa, lum Pasha,/ do të nxjerrnin do dredha të trasha: / pale, atëherë, ku të qet ndeshtrasha. (GJF-LM f. 491). Kollaj fort mund të më qesë ndeshëtrasha,/ prapë do dredha- pak si të trasha- t’ ia heqë Shqipërisë në lëkurë/ sa të ketë gjasë për një mehmur. (GJF-GPT f. 169). S. shih sin: e qet puna dikë diku
NDEZ
AS NDEZ, AS SHUAN dikush fr.fol., ant.- nuk bën, nuk mbaron dot asnjë (një) punë, veprim dikush, nuk bën dot asnjë (një) zgjidhje dikush. (FGJSSH f. 1206, 1948). S. shih sin: nuk qet as në duqe, as në strajcë dikush
NDEZ/Ë-A
BJERI NDEZËS ME TOPANXHË NË VESH fr.proverb.- mposhti dëshirat nepsqare, lakmitare e lakmitë e tepruara. (HAVA-M f. 148).
KA NDEZË dikush fr.fol.,fj.-zilis, zileps, reson, smiron dikush. FGJSSH f. 2243). S. shih sin : ka nakar dikush
E KA NDEZË dikë dikush fr.fol.,fj.- e urren a nuk e do dikë dikush a ia do të keqen dikujt dikush për shkak se ka fat a sukses në punë a në jetë më shumë se ai, e reson, e mërin, e smiron, e zilis, e zileps dikë dikush. (AXH-XIX f. 219, FGJSSH f.1206). S. shih sin: e ka inat dikë dikush
NUK IA KA NDEZËN dikujt dikush fr.fol., fj.- nuk ia ka lakmi dikujt dikush. (HAVA-M f. 148).
NDEZË E MUSHKËRIVE fr.em.,fj.- sëmundje e tuberkulozit. (MISA-K f. 199).
IA SHTIE NDEZËN dikujt dikush fr. fol.,id.- e zilis, e zileps, e smiron dikë dikush. (AXH-XXVII f. 182). S. shih sin: e ka inat dikë dikush
NDËRDYMJ/E-A
*PA FARË (PA FIJE) NDËRDYMJE fr. ndf.,fj.- me bindje, me siguri të plotë, në mënyrë të padiskutueshme, të sigurt, pa dyshuar fare, pa u mëdyshur fare pa u luhatur fare, pa u mëdyshur fare.- Mund të vëmë në spikamë bamurinë, pa farë ndërdymje, se romantiku ynë Naim këtë teori e ngriti në denjësinë e mitit e të kultit të vërtetë kombëtar.(BQ-PNF f. 118). S. shih sin: pa asnjë dyshim
PA KURRFARË NDËRDYMJE fr.ndf., fj.- me bindje, me siguri të plotë, në mënyrë të padiskutueshme, të sigurt, pa dyshuar fare, pa u mëdyshur fare pa u luhatur fare, pa u mëdyshur fare.- Sado që Skënderbeu frymëzoi shumë rilindës të shkruajnë për të para e pas poetit tonë Naim... megjithatë, mund të vëmë në spikamë, pa kurrfarë ndërdymje, se ai, në vegimin e tyre poetik, nuk shestohet e nuk ravijëzohet si figurë shumëvlerë-she e shumëdimensionale kombëtare... sikundër në vegimin poetik të Naimit. (BQ-PNF f.115). Ky është, mund të themi, pa kurrfarë ndërdymje, risimtaria ideore, përmbajtësore e lektisore e poezisë së Naim Frashërit. (BQ-PNF f. 323). S. shih sin: pa asnjë dyshim
PA NDËRDYMJE fr.ndf. ,fj.- sigurisht, me siguri, pa fjalë, pa tjetër, në mënyrë të sigurt, pa u ndërdyshur, pa u luhatur, pa ngurruar.-Ndaj, mund të thuhet pa ndërdymje, se e tërë vjersha lirike „Përse“ është thirrmë, ndjellje e fuqi-shme lektisore...(BQ-PNF f. 124). S. shih sin: pa dyshim
NDËRDYSH
ËSHTË NDËRDYSH dikush fr.fol.,iron.- është i pavendosur dikush, është i lëkundur ( në vendosje, në vendimmarrje) dikush, nuk vendos prerazi dikush, ngurron, lëkundet, mëdyshet, ndër-dyhet, ndërdyshet dikush. (FGJSSH f. 1207). S. shih sin: është as andej, as andej dikush
MBETET NDËRDYSH dikush fr.fol., iron.- mbetet i pavendosur dikush, dyzon, dyshon, ndërdyn për diçka dikush, është me një mendje po, me një mendje jo dikush, një mendje i thotë po, një mendje jo dikujt. (FGJSSH f. 1207). S. shih sin: bie në bigë dikush
NGEL NDËRDYSH dikush fr.fol., iron.- mbetet, mbetet i pavendosur dikush,dyzon, dyshon, ndërdyn për diçka dikush, është me një mendje po, me një mendje jo dikush, një mendje i thotë po, një mendje jo dikujt. (FGJSSH f. 1207). S. shih sin: bie në bigë dikush
(QËNDRON (RRI) NDËRDYSH dikush fr.fol.,iron.-mëdyshet,ndërdyhet,hamendet, ndërdy-shet dikush, ngurron, dyzon, nuk vendos dot, rri i pavendosur dikush, s' di si të veprojë dikush, s' di nga t' ia mbajë, ç’ anë të marrë dikush. ( FGJSSH f. 1207). S. shih sin: bie në bigë dikush
NDËRDYSHAS
ËSHTË NDËRDYSHAS dikush fr.fol., iron.-është i pavendosur dikush për diçka, lëkundet, luhahet midis po-së dhe jo-së dikush, nuk vendos dot, rri i pavendosur dikush, s' di si të veprojë, nga t' ia mbajë, ç’ anë të marrë dikush, s’ di si t’ ia bëjë dikush. (FGJSSH f. 1110, 1207). S. shih sin : është as andej, as andej dikush; bie në bigë dikush
MBETET NDËRDYSHAS dikush fr.fol., iron.- mbetet i pavendosur dikush, dyzon, dyshon, ndërdyn për diçka dikush, është me një mendje po, me një mendje jo dikush, një mendje i thotë po, një mendje jo dikujt. (FGJSSH f. 1207). S. shih sin: bie në bigë dikush
NGEL NDËRDYSHAS dikush fr.fol., iron.- mbetet, mbetet i pavendosur dikush, dyzon, dyshon, ndërdyn për diçka dikush, është me një mendje po, me një mendje jo dikush, një mendje i thotë po, një mendje jo dikujt. (FGJSSH f. 1207). S. shih sin: bie në bigë dikush
(QËNDRON (RRI) NDËRDYSHAS dikush fr.fol.,iron.-mëdyshet, ndërdyhet, hamendet, ndërdyshet dikush, ngurron, dyzon, nuk vendos dot, rri i pavendosur dikush, s' di si të veprojë dikush, s' di nga t' ia mbajë, ç’ anë të marrë dikush. ( FGJSSH f. 1207). S. shih sin: bie në bigë dikush
NDËRDYSHJ/E-A
PA NDËRDYSHJE fr.ndf.,fj.- sigurisht, me siguri, pa fjalë, pa tjetër, në mënyrë të sigurt, pa u ndërdyshur, pa u luhatur, pa ngurruar. (BQ-DSH). S. shih sin: pa dyshim
NDËRDYZASH
ËSHTË NDËRDYZASH dikush fr.fol., iron.- është i pavendosur, i lëkundur dikush, është i luhatur në vendosje, në vendimmarrje dikush, nuk vendos prerazi dikush, ngurron, lëkundet, mëdy-shet, ndërdyhet, ndërdyshet dikush. (FGJSSH f. 1207).S. shih sin : është as andej, as andej dikush; bie në bigë dikush
MBETET NDËRDYZASH dikush fr. fol.,iron.- mbetet i pavendosur dikush, dyzon, dyshon, ndërdyn për diçka dikush, është me një mendje po, me një mendje jo dikush, një mendje i thotë po, një mendje jo dikujt. (FGJSSH f. 1207). S. shih sin: bie në bigë dikush
NGEL NDËRDYZASH dikush fr.fol., iron.- mbetet, mbetet i pavendosur dikush, dyzon, dyshon, ndërdyn për diçka dikush, është me një mendje po, me një mendje jo dikush, një mendje i thotë po, një mendje jo dikujt. (FGJSSH f. 1207). S. shih sin: bie në bigë dikush
(QËNDRON (RRI) NDËRDYZASH dikush fr.fol.,iron.-mëdyshet, ndërdyhet, hamendet, ndërdyshet dikush, ngurron, dyzon, nuk vendos dot, rri i pavendosur dikush, s' di si të veprojë dikush, s' di nga t' ia mbajë, ç’ anë të marrë dikush. (FGJSSH f. 1207). S. shih sin: bie në bigë dikush
NDËRDYZJ/E-A
*PA KURRFARË NDËRDYZJEJE fr.ndf.,fj.- me bindje, me siguri të plotë, në mënyrë të padiskutueshme, të sigurt, pa dyshuar fare, pa u mëdyshur fare pa u luhatur fare, pa u mëdyshur fare.-Duke mos pasur mundësi që t’ i përshoshim fjaë[t e tjera të kësaj të kësaj vepre të çmuar shkencore, pa kurrfarë ndërdyzjeje do të shtonim se ajo nuk do t’ I shërbejë vetëm këtij brezi, por edhe brezave të ardhshëm. (AZY te: GJJ nr. 1-2/
*PA NDËRDYZJE fr.ndf.,fj.- sigurisht, me siguri, pa fjalë, pa tjetër, në mënyrë të sigurt, pa u ndërdyshur, pa u luhatur, pa ngurruar.-Këto dhe shkimëza tlë tjera leksikore popullore, të cilat ka filluar t’ ibrejë .tenja, duhet pa ndërdyzje të zënë vend te fjalorët e ardhshëm të shqipes. (AZY te: GJJ nr. 1-4/
NDËRGJEGJ/E-JA
*ASHTU SIÇ THOTË NDËRGJEGJ-JA fr.ndf.,per.- paanësisht, objektivisht, ashtu siç është në të vërtetë, me bindje të thellë.- Jam i si -gurt që populli ynë është mjaft trim sa të votojë ashtu siç i thotë ndërgjegjja. (FN te: gr.aut. PJESË… f. 126). S. shih sin: pa marrë anë
I BËN THIRRJE N DËRGJEGJES së dikujt dikush fr.fol.,meton.-i drejtohet ndërgjegjes së dikujt dikush. (FGJSSH f. 2066). S. shih sin: i bën thirrje arsyes së dikujt dikush
*BREJTJE E NDËRGJEGJES BREJTJE NDËRGJEGJEJE fr.em.id.- pendim a të ardhur keq për shkak të një akti, veprimi të keq, të pahijshëm, të pandershëm, ndjenjë e dikujt se është fajtor, përgjegjës për diçka, përgjegjësi morale. (FIA f. 772).-Kosova, që kujtonte dogmatizmin shqiptar, stalinizmin shqip-tar, ishte një gabim, një si brerje e vazhdueshme e ndërgjegjes. (IK te: O, 24 KORRIK 1991 f. 21). Docentja Flora Dado tha se fakulteti ynë ka një brerje ndërgjegjeje, një borxh për të larë. (p.a. te: B, 22 dhjetor
*E BREN NDËRGJEGJJA dikë fr.fol., id.- i vjen shumë keq dikujt për diçka, pendohet shumë, së tepërmi për diçka dikush, e mundon,e shqetëson gjithnjë një akt i pahijshëm, i pandershëm, një veprim i keq, i lig dikë, e ndien veten fajtor, përgjegjës për diçka dikush dhe pendohet, e mundon, e shqetëson përgjegjësia morale dikë. (HL-FF f. 311, FGJSSH f. 173, 1208). - Ushtarët gjermanë janë zemërgurë,të ftohtë,vokanë për këtë akt, fare nuk e çajnë kokën dhe as që i bren ndërgjegjja. I rrëmbejnë pualt dhe ikin me ndërgjegje të vrarë e të ndyrë. (BQ te : FV, 16.05.
I (IA) ERRËSON NDËRGJEGJEN dikujt diçka a dikush fr.fol.,id.- e turbullon, e huton, e trullos, e shushat, e shastis shumë dikë diçka a dikush (sa nuk është në gjendje të mendojë, të gjykojë si duhet), ia ngatërron mendimet dikujt diçka a dikush. (FGJSSH f. 1207). S. shih sin: ia mjegullon arsyen dikujt dikush a diçka
ËSHTË PA PIKË NDËRGJEGJE dikush fr.fol.,ftill.- nuk pendohet fare, nuk i vjen fare keq dikujt për veprimin e keq, të pahijshëm ndaj dikujt a të tjerëve, është pa asnjë përgjegjësi morale dikush, nuk ka, nuk ndien fare përgjegjësi morale ndaj dikujt a të tjerëve për veprimet e tij të këqija, të pahijshme dikush . (VK f. 202).
*E FLE NDËRGJEGJEN dikush fr.fol., iron.- shkujdeset dikush, nuk shqetësohet, nuk merakoset, nuk brengoset (më) për veprimet e këqija, të pahijshme, të pandershme vetanake ndaj dikujt a të tjerëve dikush, nuk i vjen keq fare, nuk pendohet fare, nuk e e mundon, nuk e shqetëson fare dikë një akt i pahijshëm, i pandershëm, një veprim i keq.- Nuk e di si mund ta flenë ndërgjegjen e tyre. (MEKRA te: KD, 9 shtator
*E HUMB NDËRGJEGJEN dikush fr. fol.,id.- i humb ndjenjat dikush, e humb kontrollin e vetëdijen dikush, e humb kontrollin e vetvetes dikush. (FGJSSH f. 1207).-Është e ditur se nuk janë të tillë gjithë të rinjtë, por në mes të tyre ka mjaft asish që e humbin ndërgjegjen kur ndeshin në femra shqiptare. (HS-S f. 58). S. shih sin: i vjen andrallë dikujt
E KA NDËRGJEGJEN E (TË) LARË dikush fr.fol.,id.- nuk është fajtor, përgjegjës për ndonjë faj, për ndonjë veprim të keq, të pahijshëm dikush, është i pastër, i papërlyer, i ndershëm, i pafajshëm dikush, nuk është i përlyer, i përzier në një punë të keqe, të pahijshme dikush. (FGJSSH f. 947, VK-II f. 29, 216). S. shih sin: e ka ballin të larë dikush
E KA NDËRGJEGJEN E (TË) PASTËR dikush, KA NDËRGJEGJE TË PASTËR dikush fr.fol.,id.-nuk është fajtor, përgjegjës për ndonjë faj, për ndonjë veprim të keq, të pahijshëm dikush, është i pastër, i papërlyer, i drejtë, i ndershëm, i pafajshëm dikush, nuk është i përlyer, i përzier në një punë të keqe, të pahijshme,të pandershme dikush. (FGJSSH f. 91, 947, FIA f. 772). S. shih sin: e ka ballin të larë dikush
*E KA NDËRGJEGJEN E PËRLYER dikush fr.fol.,iron.- është i përzier, i ngatërruar në një punë të pandershme, të ligë, të keqe, të ndyrë, të pahijshme dikush (hajni, rrahje, pre, plaçkë, komplot, vrasje, krim etj) dikush, është fajtor, përgjegjës për një vepër të keqe, të pahijshme, të pandershme dikush.- Kohëve të fundit është shkruar mjaft për ata biznesmenë shqiptarë, të cilët e kanë ndërgjegjen e përlyer për veprat e tyre të palara e të ndyra. (RRGA te: B, 19 gusht
*E KA NDËRGJEGJEN E (TË) QETË dikush fr.fol.,id.- nuk e bren ndërgjegjja dikë, nuk është fajtor, përgjegjës për ndonjë faj, për ndonjë veprim të keq, të pahijshëm, të pandershëm dikush, është i pastër, i papërlyer,I drejtë, i ndershëm, i pafajshëm dikush, nuk është i përlyer, i përzier në një punë të keqe, të pahijshme, të pandershme dikush. (FGJSSH f. 1602, VK f. 301, VK-II f. 217, FIA f. 772).- Mirëpo, ai nuk e ka ndërgjegjen e qetë, sepse ka shumë gjynahe. (IK te: O, 24 korrik
E KA NDËRGJEGJEN STERRË dikush fr.fol.,iron.- u ka bërë shumë të këqija të tjerëve dikush. (FGJSSH f. 1789, 1790).
*E KA NDËRGJEGJEN E VRARË dikush fr.fol.,id.- i vjen shumë keq dikujt për diçka, pendohet shumë, së tepërmi për diçka dikush, e mundon,e shqetëson gjithnjë një akt i pahijshëm, një veprim i keq, i lig dikë .-Të tjerët thonë se ka pasur ndërgjegjen e vrarë, nga që paska planifikuar t’ i organizojë studentët e sotëm , jo për lirimin e objekteve, por për lirimin e Albinit. (BESHA te: ERE, 6 tetor
*E LAN NDËRGJEGJEN dikush fr.fol.,met.-
ME NDËRGJEGJE fr.ndf.,fj.-nder-shmërisht, me nder, pa hile, me përgjegjësi morale, me ndershmëri. (FGJSSH f. 1207-8, , VK-II f. 217).
ME NDËRGJEGJE TË FJETUR fr.ndf.,iron.- me mungesë të përgjegjësisë, fajësisë morale a humane. (BQ-DSH). S. me vetëdije të fjetur.
*ME NDËRGJEGJE TË LARTË fr.ndf., fj.- me përgjegjësi,me vetëdije të lartë morale a humane. (VK-II f. 216-17).-Strategë dhe luftëtarë me ndërgjegje të lartë kombëtare . (HME te: B, 26 dhjetor
*ME NDËRGJEGJE TË NDYRË fr. ndf.,id.- me ndjenjë se është fajtor, përgjegjës, me ndjenjë të fajësisë, përgjegjësisë, duke e ndier veten të padrejtë, të papastër, fajtor, përgjegjës.-Ushtarët gjermanë janë zemërgurë,të ftohtë,vokanë për këtë akt, fare nuk e çajnë kokën dhe as që i bren ndërgjegjja. I rrëmbejnë pulat dhe ikin me ndërgjegje të vrarë e të ndyrë. (BQ te : FV, 16.05.
ME NDËRGJEGJE TË PASTËR fr. ndf.,id.- me ndjenjë se është i pafajshëm, i drejtë, i pastër, me ndjenjë të pafajësisë.(FGJSSH f. 91,1208). S.me ndërgjegje të qetë; shih sin: me ballë të larë
*ME NDËRGJEGJE TË PLOTË fr. ndf.- i bindur plotësisht. (FGJSSH f. 1207). -Për të parën herë mendoi me ndërgjegje të plotë, që të mos ja jepte vajzën atij horri të Zerçes. (SS-
*ME NDËRGJEGJE TË QETË fr.ndf., id.- me ndjenjë se është i pafajshëm, i drejtë, i pastër, me ndjenjë të pafajësisë, të pastërtisë morale. (FGJSSH f. 1208).-presidenti Ramiz Alia do të ishte një president me ndërgjegje të qetë. (IK te: O, 24 korrik
*ME NDËRGJEGJE TË VRARË fr. ndf.,id.-duke e munduar, duke e shqetësuar gjithnjë një akt i pahijshëm, një veprim i keq, duke e ndier veten për fajësi, përgjegjësi duke e ndier veten se është fajtor,përgjegjës, me ndjenjë të përgjegjësisë morale.-Ushtarët gjermanë janë zemërgurë,të ftohtë,vokanë për këtë akt, fare nuk e çajnë kokën dhe as që i bren ndërgjegjja. I rrëmbejnë pulat dhe ikin me ndërgjegje të vrarë e të ndyrë. (BQ te : FV, 16.05.
*NDËRGJEGJE E FJETUR fr.em.,id.- mungesë e përgjegjësisë, fajësisë morale a humane.-Limaj do të ngadhënjejë një ditë dhe fitorja e tij një ditë do ta vrasë ndërgjegjen tonë të fjetur. (p.a. te: ERE, 7 qershor
NDËRGJEGJE JURIDIKE fr.em.,id., dr.- formë e ndërgjegjes shoqërore, ku gjejnë shprehjen pikëpamjet,mendimet dhe qëndrimi i shtetasve ndaj së drejtës. (FGJSSH f. 751).
NDËRGJEGJE E LARTË fr.em.,id. – ndjenjë e përgjegjësisë së madhe,e përgjegjësisë së lartë morale a humane. (FGJSSH f. 1208). Atëherë vraponte i pari t’ i jepte zemër dhe të mendojë për ndërgjegjen e lartë të burrit të botës që kishte flijuar kryet…(T.H.-B f. 51). Ant. ndërgjegje e ulët
*NDËRGJEGJE E PASTËR fr.em.,id.-
ndjenjë e dikujt se është i pafajshëm, i drejtë, i pastër, ndjenjë e pafajësisë, ndjenjë e pastërtisë morale e dikujt. (FGJSSH f. 1208). Kjo pavendosmëri e tij vjen si rezultat i një mungese të ndërgjegjes së pastër. (IK te: O, 24 KORRIK
NDËRGJEGJE PROFESIONALE fr. em. ,id.-ndjenjë e përgjegjësisë profesionale. (VK-II f. 217).
NDËRGJEGJE SHOQËRORE fr.em. ,id.- tërësi e pikëpamjeve politike, filozofike, fetare, juridike, morale, dijesore, estetike etj., që e pasqyrojnë qenien shoqërore. (FGJSSH f. 1207).
*NDËRGJEGJE E ULËT fr.em.,id.- ndjenjë e ulët e përgjegjësisë morale a humane. – Zgjuan ndërgjegjen e ulët, synimet më të liga… ((NRU te: F nr.1, 1 dhjetor
*NDËRGJEGJE E VRARË fr.em.,id.- ndjenjë keqardhjeje, pendimi, shqetësimi, mundimi se është fajtor, përgjegjës për diçka të keqe, të pahijshme që ka bërë, ndjenjë e përgjegjësisë morale a humane . –Bomba, për shkak të ndërgjegjes së vrarë. (p.a. te: KD, 3.10.
*NDËRGJEGJE E ZGJUAR fr.em.,id.- ndjenjë e përgjegjësisë, fajësisë morale a humane.- Ne mendojmë se Ismail Kadare, si shkrimtar i madh, si ndërgjegje e zgjuar kombëtare, nuk mund të rrinte duarkryq, siç pohon vetë, në orët e liga të fatit kombëtar. (SFE te: ZR nr. 1376, 10 nëntor
PA NDËRGJEGJE fr.ndf.,iron.- pander-shmërisht, pa nder, me hile, pa përgjegjësi morale, pa ndershmëri. (FGJSSH f. 1208). Ant. me ndërgjegje
I (IA) PRISH NDËRGJEGJEN dikujt dikush për diçka (për një punë etj.)-e largon dikë dikush nga diçka (nga një punë etj.), e bën dikë dikush të merret me diçka tjetër (me një punë tjetër),e bind dikë dikush që të mos e bëjë një gjë (një punë) (që e ka ndërmend), e zhbind dikë dikush për diçka (për një punë etj.).(FGJSSH f. 1208).S. shih sin : i (ia) kthen mendjen dikujt dikush për diçka (për një punë etj.)
*I QETË NË NDËRGJEGJE fr.mb.,id.- i pafajshëm, i pastër, i drejtë moralisht, me ndjenjë se është i pafajshëm, i drejtë, i pastër, me ndjenjë të pafajësisë, të pastërtisë morale.- Si të veproj që të jem e qetë në ndërgjegje? (NALA-SJ f. 137). S. shih sin: me ballë të larë
E QETËSON NDËRGJEGJEN dikush fr.fol.,id.- shkujdeset dikush, nuk shqetësohet, nuk merakoset, nuk brengoset (më) për veprimet e këqija, të pahijshme, të pandershme vetanake ndaj dikujt a të tjerëve dikush, nuk i vjen keq fare, nuk pendohet fare, nuk e e mundon, nuk e shqetëson fare dikë një akt i pahijshëm, i pandershëm, një veprim i keq, i lig. (FIA f. 772, 922). S. shih sin: rri çlirë (t), çliruet dikush
*SHPËRLARJE E NDËRGJEGJES fr.em.,id.-mungesë e ndjenjës, shqetësimit për akt të pahijshëm, për veprim të keq etj.- Dekori formal nuk e mbulon konceptin sociolinguistik të urrejtjes , në fakt bëhet bëhet për të fshehur shterpësinë krijuese, shkencore dhe shpërlarjen e ndëegjegjes. (IBE te: KD, 7 qershor
THER NË NDËRGJEGJE të dikujt diçka fr.fol.,id.- e rëndon ,e mundon, e shqetëson shumë e vazhdimisht diçka dikë, i bën shtypje, trysni të rëndë shpirtërore dikujt diçka.- Ajo që është më e keqe dhe ther në zemër e ndërgjegje të njeriut është… drejtori hapi dyert për vetëm 8 nxënës serbë ! (RG te : SHK nr. 26/ 90 , nëntor
*IA THOTË ATË QË IA THOTË NDËRGJEGJJA dikujt dikush fr.fol.,per.-ia thotë çiltërisht, me çiltëri diçka dikujt dikush.- Pa dashur I tha atë që ia thoshte ndërgjegjja… (SS-
VEPRON KUNDËR NDËRGJEGJES dikush fr.fol.,ftill.,iron.-vepron kundër përgjegjë-sisë, ndjenjës vetanake morale a humane dikush. (FGJSSH f. 1208).
*I VRARË NË NDËRGJEGJE fr. mb. ,id.-i munduar, i shqetësuar gjithnjë, vazhdimisht nga një akt, nga një veprim i pahijshëm, i keq, i pandershëm, që e ndien veten për fajësi, përgje-gjësi, që e ndien veten për fajtor, për përgje-gjës, me ndjenjë të përgjegjësisë morale a humane.-Kur luajnë/ eshtrat/ ujku lëngon / i vrarë në ndërgjegje. (FG-MF f. 65). S. shih sin: me ndërgjegje të vrarë
*VRASJE E NDËRGJEGJES fr.em.,id.- pendim a të ardhur keq për shkak të një akti, veprimi të keq, të pahijshëm, të pandershëm, ndjenjë e dikujt se është fajtor, përgjegjës për diçka, ndjenjë e fajësisë, përgjegjësisë morale a humane.-Pendimi kolektiv, vrasja e ndërgjegjes për krimin dhe padrejtësitë e bëra ndaj popullit shqiptar. (HBU te: B, 12 shtator
*E VRET NDËRGJEGJJA dikë fr.fol., id.- e ndjen veten fajtor, përgjegjës për diçka dikush dhe pendohet , i vjen shumë keq dikujt për diçka, pendohet shumë, së tepërmi për diçka dikush, e mundon,e shqetëson gjithnjë një akt i pahijshëm, një veprim i keq dikë, e mundon, e shqetëson përgjegjësia morale a humane dikë. (FGJSSH f. 1208, 2183, ZS f. 171, 301, FIA f. 524, 772, VK f. 301, VK-II f. 136, 216).- Të gjithë ata … për një kohë të gjatë do t’ i vrasë ndërgjegjja se nuk kishin shkrehur asnjë pushkë për çlirimin e vendit të tyre. (ANBU te: KD, 6 nëntor
*ZË I NDËRGJEGJES fr.em.,id.- ndjenjë e pëgjegjësisë morale.- I mbështetur ,pra, mbi zërin e ndërgjegjes sime e sidomos, mbi detyrën që më bie si përfaqësues i popullit. (LG-VZ f. 342).
NDËRHUNDËZ-A
I HYN NDËRHUNDËZA për diçka dikujt fr.fol.,id.- e gjakon, e lektis,e lakmon fort diçka dikush. (ASU-VGJKMGJ f. 193). S. shih sin: i plas bishti për diçka dikujt
NDËRMEND
*I BIE NDËRMEND diçka dikujt fr.fol. ,id.- i kujtohet,i përkujtohet diçka dikujt. (SKDO f. 199).- Dikur i ra ndërmend ta hapë dritaren për të dalë gjithë ai tym cigareje. (RSH te: KD, 14 qershor
*KA NDËRMEND dikush fr.fol., id.-synon dikush.- Qamil Hamza, he i ardhtë dielli mbi krye, as sivjet s’ e ka ndërmend të na japë një pëllëmbë tokë. (NRR-TP f. 516). Pas martesës kishte ndërmend të zbriste në ndonjë geto, me qenë se s’ kishte kuptim të ecte me ditë të tëra, të shumtën e herës më këmbë e rrallë me makinë a me tren. (PARB-BZ f. 71).Nëse një i huaj ka ndërmend të informohet për letërsinë shqipe përballet me dy adresa (serioze). (XHAH te: KD, 10 janar
*(E) KA NDËRMEND diçka dikush fr.fol.,id .-e ka qëllimin, synimin te diçka dikush, e synon diçka dikush, e ka për qëllim, synim diçka dikush.- Nuk e kam ndërmend t’ i dërëzohem vdekjes pa m’ u plotësuar dëshira. (DJA te : B, 1.I.
NUK KA NDËRMEND të bëjë diçka dikush fr.fol.,ftill.-nuk ka (për) qëllim të bëjë diçka dikush . (FGJSSH f. 1986). S. shih sin : nuk ka gjasë (gjasa) (të bëjë diçka dikush)
I KALON NDËRMEND .diçka dikujt fr.fol.,meton.-i kujtohet, i përkujtohet diçka dikujt. (BQ-DSH). S.shih sin: i bie në bri diçka dikujt
*(E) SJELL NDËRMEND dikë a diçka dikush fr.fol.,meton.- e kujton, e përkujton dikë a diçka dikush, nuk e harron dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 1760, SKDO f. 84). - Sa herë që e shikonte, sillte ndërmend tragjedinë e saj. E mjera! Si ishte fryrë buzë e hundë! (PM-HV f. 223). Nuk donte të përmendte asnjë akt rinjohjeje apo të sillte ndërmend ndonjë kangjelë. (IPRO te: KD, 8 mars
*IA SJELL NDËRMEND dikujt diçka dikush fr.fol.,meton.-ia kujton, ia përkujton dikujt diçka dikush.- Më interesonte fort meri Skura , si një etnonim aq I dendur në onomastikën e arbëreshëve të Italisë , që nuk mund të mos na sjellë ndërmend Skurajn e këtushëm. (GJSHK te: SF nr. 3-4/
*SHKON NDËRMEND dikush fr.fol., id.-mendon, pandeh, kujton dikush.-Për herë të parë shkoi ndërmend se telefonat, më shumë se të shërbejnë, u shërbejnë atyre që kërkojnë të kontrollojnë ty. (FMYR-N f. 9). S. shih sin: i (ia) thotë mendja dikujt (edhe moh.)
*I SHKON NDËRMEND dikujt fr.fol.,id.- mendon, pandeh, kujton dikush . (SKDO f. 199, IST f. 86).- As që i shkon atij ndërmend që jashtë vendit të prezentojë pikëpamjet politike e as që të bisedojë çështjet e brendshme. (RTAH te : R, 15 qershor
VJEN NDËRMEND dikush fr.fol.,id.- përmendet, ndërmendet dikush, e merr veten përsëri dikush pasi i bie të fikët, pasi e humb vetëdijen ose pasi i humb ndjenjat, vjen në gjendje normale, vjen në gjendje të vetëdijshme dikush, i vjen vetëdija përsëri dikujt.(FGJSSH f.2165). shih sin: i vjen shpirti dikujt
*I VJEN NDËRMEND diçka dikujt fr.fol.,meton.-i kujtohet, i përkujtohet diçka dikujt. (IST f. 86).-Por askujt ose pakkujt i ka ardhur ndërmend të pyesë veten se me para të kujt ishte organizuar gjithë ajo hallakamë. (IMU te: ERE, 14 qershor
NDËRMEND-I
I BIE NDËRMENDI diçka dikujt fr.fol. ,id.- i kujtohet,i përkujtohet diçka dikujt. ( FGJSSH f. 1210). S. shih sin: i bie në bri diçka dikujt
NDËRMJET
*HYN NDËRMJET dikush fr.fol., meton.- ndërmjetëson, ndërhyn dikush (për të lidhur a për të pajtuar dy palë ose për të mënjanuar mosmarrëveshjet në mes (ndërmjet) tyre). (FGJSSH f. 1211).-Në konfliktin e rusëve me Turqi Fuqitë e Mëdha të Evropës hyjnë ndërmjet dhe çelin Kuvendin e Berlinit. Për Shqipëri s’ mendon kurrkush. Përkundër pranojnë ankesat e Kral Nikollës dhe i japin dorë të lirë të marrë viset e Veriut deri në lumin Dri. (GJF-LM f. 79).S.shih sin : futet në mes dikush
LE TË MBESË MIDIS NESH ! fr fol.,meton.-ta dimë vetëm ne ! të mos e marrë vesh, të mos e mësojë tjetërkush ! (FGJSSH f. 1211). S. shih sin : ta themi në mes tonë
LE TË MBESË NDËRMJET NESH ! fr.fol.,meton.- ta dimë vetëm ne ! të mos e marrë vesh, të mos e mësojë tjetërkush ! (FGJSSH f. 1117, 1135, 1211). S. shih sin : ta themi në mes tonë
NDËRMJETËS-I
HYN NDËRMJETËS dikush fr.fol.,fj.- ndërmjetëson dikush. (FGJSSH f. 704).
NDËRMJETËSI-A
ME NDËRMJETËSINË e dikujt a diçkaje fr.parafj.- nëpërmjet dikujt a diçkaje, përmes dikujt a diçkaje, falë dikujt a diçkaje. (FGJSSH f. 1211). S. shih sin: me anë të dikujt a diçkaje, me anën e dikujt a diçkaje
NDËRPELAS
LUAJNË NDËRPELAS fr.fol.,fj.- luajnë duke formuar një rreth me shkopinj të ngulur në tokë; njëri nga lojtarët futet brenda rrethit e mundohet të godasë me top lojtarët e tjerë që vërtiten jashtë rrethit. (JNU-FPM f. 170).
NGOJE
* (E) ZË NGOJE diçka a dikë dikush fr.fol.,met.-e përmend, e kujton diçka a dikë dikush, flet për diçka a dikë dikush. (FGJSSH f. 1247).-Xha Dauti më pastaj zë ngoje gruan e tij Eminen, për të cilën thotë se ishte dhe është bosht i shtëpisë, djep dhe sofër. (RG te:B,8 maj
*IA ZË NGOJE diçka dikujt dikush fr.fol. ,met.-ia përmend diçka dikujt dikush. (AXH-XLIV f. 171).- Edhe kësaj radhe zonjës Rrezellinë nuk ia zuri ngoje emrin.- Kurdo është në gjendje t’ ia luajë burgjitë secilit sipas qejfit. (MI-SHT f.168-9). S. shih sin: ia zë në gojë diçka dikujt dikush
*I ZËNË NGOJE fr.mb.,id.- i përmendur.-Në përmbledhjet e zëna ngoje syzojmë, vëmë re edhe vjersha, që me vëllimin dhe ndërlikueshmërinë e ndërtimit i afrohen edhe poemthit lirik. (BQ-PNF f.261).Të dy shtyllat kryesore të ekzistencës të zëna ngoje, i hasim të pleksuara në romanin “Dueli”. (Ali Aliu te: KD, 4 ttor
*ZIHET NGOJE dikush a diçka fr.fol., id.- përmendet dikush a diçka.- Këto izoglosa janë po aq me rëndësi për karakterizimin e huazimeve latine të shqipes sa edhe përkimet e pjesshme që u zunë ngoje më sipër. (EÇ te: SF nr. 2/74 f. 27). Nocioni: shqiptar cilësohet si njëjtësi dhe barazim i atdhetarit me të gjitha tiparet dalluese që u zunë ngoje më lart. (BQ-PNF f. 130). Emri i maestro Mikel Gjokajt tash shumë vite zihet ngoje me respekt dhe admirim. (NFE te: KD, 7 qershor
NGOJË
*ZIHET NGOJË dikush a diçka fr.fol., id.- përmendet dikush a diçka.- Në poezinë e Nai-mit fjala shqiptar zihet ngojë dendur, përmendet, përsëritet shpesh. (BQ-PNF f. 129). S.shih sin: zihet në gojë dikush a diçka kush