Kulturë
Dy poezi nga Neki Lulaj
E hene, 11.10.2010, 09:00 PM
Neki Lulaj
NJË VJESHTË ARI NË KOSOVË
Vëtetimë mbrëmje tetori,
një rrebesh shiu vjeshtak,
fishkëllojnë pemët nga kjo erë e fortë,
bujkun e vyer e bejnë merak.
Gjethët këputën si t´pa krye,
fluturojnë rreth e për çark,
me duhët mua ta shpejtoi hapin,
që t´mos me zej ky shi vjeshtak.
Seç u mbulua trotuari,
edhe rruga me gjithë lum,
këndej pari vjen shtegtari,
Serenadë, vjeshte e bukur shumë.
Në qiell,po dendën retë me vrap
një ngjyrë ari ka marrë natyra,
pemët plotë gjethe e plotë me fryte,
vjeshtë e pasur në Kosovë,me shumë të mira....!
Nesër e presim motin më të mirë,
për ti mbushur hambarët e shportat plotë,
është dhuratë nga perëndija,
që djersa e bujkut nuk shkon kot...!
BJESHKËT TONA BARISHTORE
Grykës së bjeshkës përmbi lugje,
uji i bardhë si qelibari,
gjelbrim nga kjo bukuri natyre,
melodi fyelli në çdo anë.
Brejat fillake fishkëllojnë me krenari
majët e puthin qiellin,e degët tokën,
një tufë delesh nën to benë mrizinë,
pasi të janë kthyer prej kullosës.
Tek burimi nën kodrinë,
një Drenushë etjën e shuan,
këndon sorkadhja n´maje të pishës mbi lendinë,
Shqiponja lartë ne qiell,n´fluturim e ndien kënaqësinë.
Atje largë mbi Lugjet e bardha,
ku boronicat tani janë pjekur,
disa goca si zana të malit,
ja thonë këngës hija oj,provokojnë barijtë e stanit.
Gjeravica qe puthë qiellin,
e nën këmbë ujin si kristal e lëshon,
ja shuan etjën Dugagjinit,
Gjakovës dhe Rahovës dhurata të çmueshme ju dërgon.