Kulturë
Halit Bogaj: Vula e shtatë (1957)
E merkure, 13.10.2010, 08:51 PM
VULA E SHTATË/1957/-i përkthyer
Nga Halit Bogaj
Filmi ''Vula e shtatë''është ndër krijimet më madhështore të kinematografisë botërore regjinë e të cilit e reailzoi gjeniu suedez Ingmar Bergman, me emrin e të cilit është e lidhur epoka e artë e filmit suedez.Rrëfimi i filmit e përcjell kalorësin i cili duke udhëtuar në Suedinë mesjetare e vë në sprovë besimin vetanak duke u përpjekur ta gjejë Zotin dhe esencën e ekzistencës njerëzore.Filmi është i njohur me skenat kur kalorësi luan shah kundër vdekjes për ta vazhduar jetën e vetë.
Titulli i filmit është marrë nga Bibla/Apokalipsa/, kurse i tërë citati përsëritet disa herë gjatë veprimit.
Filmi mori Shpërblimin e posaçëm të Jurisë në Kanë në vitin 1957. Në të njetin vit ai realizoi edhe filmin''Dredhëzat e egra'' i cili kishte gati tematikë të njejtë dhe që arriti gjithashtu sukses të madh.
Filmi bën fjalë për shekullin 12 kur kalorësi Antonius Blok dhe truproja e tij kthehen në Suedi pas Kryqëzatave 10 vjeçare, të cilat janë të njohura edhe nga historia.Atëbotë në vend kishte rënë murtaja kurse kalorësi Antonius e kishte kuptuar se vdekja kishte ardhur për ta marrë edhe atë.
Në mënyrë që të fitonte në kohë dhe të përgatitej për botën tjetër, ai e thërret Vdekjen në lojën e shahut në partinë disaditore.Në udhëtim e sipër duke lozur shah përpiqet ta kuptojë ekzistimin e jetës dhe të Zotit.
Gjatë rrugës ai takon personazhe të ndryshme dhe dukuritë e jetës mesjetare:siç ishin djegia e shtrigave, egërsia njerëzore dhe vuajtjet e dashurisë, ku vie në dukje edhe kritika ndaj priftërinjve të cilët përpiqeshin me dhunë ta mbanin besimin njerëzor dhe ta kontrollonin popullin..
Inspirimin për filmin''Vula e shtatë''Bergman e kishte marrë nga një pikturë homonime kishtare në të cilën skeleti luan shah kundër vdekjes, por paraqitja e Mesjetës në film nuk është plotësisht analoge me realitein, ngase flagelantët asnjëherë nuk kishin ekzistuar në Suedi.
Në një Intervju Bergman kishte thënë se filmi i ka ndihmuar që ta mund frikën nga vdekja.