Kulturë
Agim Gashi: Këngë për Haxhi Krasniqin
E enjte, 14.10.2010, 09:37 PM
Agim Gashi
Këngë për Haxhi Krasniqin
(Haxhi Krasniqi u lind më 22 qershor 1928 dhe ndërroi jetë më 26 shkurt 2002)
Libri për Haxhi Krasniqin
Jam ul sot me sharki në dorë
Me ja nisë nji kangë kujtimi,
Për nder t´burrit nga Prizreni
Veteranit të arsimit.
Burrë me peshë Haxhi Krasniqi
Arsimdashës e njeri bujar ,
Edukator e folklorist
Me zemër t´pastër e SKOFIAR!
Ishte i ngjeshur me plot dashuri
Për gjuhë shqipe dhe traditën,
Për folklorin dhe historinë,
Ma t´bardhë neser ta kemi ditën.
Gjithmonë besnik n´sherbim t´atdheut
Zemër bardhë prej humanisti,
Njeri i madh nipi i Skenderbeut
Atdhetari Haxhi krasniqi.
O Haxhi, he të lumtë pena
Mësues i popullit dhe edukator,
Do të jesh në zemrat tona
Si nji YLL me kunorë.
Zemra jote pa hidhërime
Gëzonte votra e konaqe,
Me Anton Çetten në pajtime
Shuen ngatrresa e pajton gjaqe.
Ishe lule e arsimit
Ishe shtylla e familjes,
Edhe gëzimi i fëmijëve
Ishe zemra e vendlindjes.
Njeri i mbushur me ideal
Për bashkimin e Shqipnisë,
Letrat tua dergue botës
Janë arkivë e lirisë.
Sot t´kujtojmë Ty e të këndojmë
O njeri plot fisnikri,
Ishe anteu i atdheut
Për me e ba Shqipninë-Shqipni!
21.09.2010 Düren
Haxhi Krasniqi
UKU BIFUKU KAJDE MINUKUPopullore-(Prizren)
Moti ishin takuar uku bifuku kajde minuku dhe dashi bifashi kajde minashi. Uku bifuku kajde minuku, i kishte pasë keq punët, sepse kishte pasë qëlluar shumë i unët dhe kishte shumë dëshirë dashin me fshirë. Uku bifuku kajde minuku i tha dashit bifashit kajde minashit: "Mos ma turbullo ujin, bifujin kajde minujin, se vallaha, bilaha, tallaha kam me të hangër, bifangër, kajde si në andërr?!Dashi bifashi kajde minashi i tha për së rrafshi ukut, bifukut, kajde minukut:"Ku bifu kajde minu, po ta turbulloj unjin, bijujin, kajde minujin, kur je ti lart, bifalt, kajde si fjalt, unë jam poshtë, bifoshtë, kajde minoshtë?!Atëherë uku, bifuku kajde minuku edhe më