Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Agim Gashi: Këngë për Haxhi Krasniqin

| E enjte, 14.10.2010, 09:37 PM |


Agim Gashi

 

Këngë për Haxhi Krasniqin

 

(Haxhi Krasniqi u lind më 22 qershor 1928 dhe ndërroi jetë më 26 shkurt 2002)

 

 

Libri për Haxhi Krasniqin

Jam ul sot me sharki në dorë

Me ja nisë nji kangë kujtimi,

Për nder t´burrit nga Prizreni

Veteranit të arsimit.

 

Burrë me peshë Haxhi Krasniqi     

Arsimdashës e njeri bujar ,       

Edukator e folklorist

Me zemër t´pastër e SKOFIAR!

 

Ishte i ngjeshur me plot dashuri     

Për gjuhë shqipe dhe traditën,

Për folklorin dhe historinë,

Ma t´bardhë neser ta kemi ditën.

 

Gjithmonë besnik n´sherbim t´atdheut

Zemër bardhë prej humanisti,

Njeri i madh nipi i Skenderbeut    

Atdhetari Haxhi krasniqi.

 

O Haxhi, he të lumtë pena     

Mësues i popullit dhe edukator,

Do të jesh në zemrat tona

Si nji YLL me kunorë.

 

Zemra jote pa hidhërime  

Gëzonte votra e konaqe,

Me Anton Çetten në pajtime

Shuen ngatrresa e pajton gjaqe.

 

Ishe lule e arsimit

Ishe shtylla e familjes,

Edhe gëzimi i fëmijëve

Ishe zemra e vendlindjes.

 

Njeri i mbushur me ideal

Për bashkimin e Shqipnisë,

Letrat tua dergue botës

Janë arkivë e lirisë.

 

Sot t´kujtojmë Ty e të këndojmë

O njeri plot fisnikri,

Ishe anteu i atdheut          

Për me e ba Shqipninë-Shqipni!

 

21.09.2010 Düren

 

    

Haxhi Krasniqi

 

UKU BIFUKU KAJDE MINUKUPopullore-(Prizren)

 

Moti ishin takuar uku bifuku kajde minuku dhe dashi bifashi kajde minashi. Uku bifuku kajde minuku, i kishte pasë keq punët, sepse kishte pasë qëlluar shumë i unët dhe kishte shumë dëshirë dashin me fshirë. Uku bifuku kajde minuku i tha dashit bifashit kajde minashit: "Mos ma turbullo ujin, bifujin kajde minujin, se vallaha, bilaha, tallaha kam me të hangër, bifangër, kajde si në andërr?!Dashi bifashi kajde minashi i tha për së rrafshi ukut, bifukut, kajde minukut:"Ku bifu kajde minu, po ta turbulloj unjin, bijujin, kajde minujin, kur je ti lart, bifalt, kajde si fjalt, unë jam poshtë, bifoshtë, kajde minoshtë?!Atëherë uku, bifuku kajde minuku edhe më fort është idhnuar bkifuar e i tha dashit bifashit kajde minashit:"Mos më bon pallavra, manavra, se të bëj copë e grimë paçavra, e të fshi unë tye këmbë e krye?! Atëherë dashi bifashi kajde minashi, mbasi pak mendoi, planin e rregulloi, e tha vetë më vete tash unë ujkun në kokërr të shpinës e rrëzoj. I tha ukut bifukut kajde minukut:"He, uk, bifuk, kajde minuk, mbasi je merakli për mish bifish kajde minish, bash  si baci Durmish; ti mbështetu në lis bifis, kajde minis, në dash me hangër mish hape gojën bifojën kajde si lojën, unë po hy në gojën tande bifande mbasi që mishi po të kande. Uku bifuku kajde minuku e luti për së nguti dashin:Të lutëm dash bifash kajde minash fol edhe një herë si është më mirë për mua."Pa dëgjo mirë o uk, bifuk, kajde minuk, unë tash po foli shkurt si në Shkup, në dash me u ngi mish e me fry e me ba tullum, me kënaqur gojën e me ba shkumë, mbështetu mirë në lis, dhe mbylli sytë, e unë drejt po të vi në gojë, kjo fjalë e vërtetë e nuk po bëj lojë. Atëherë uku bifuku fort është gëzua e tha:"Lum për mua kam me hangër mish sa të dua"!- Dashi bifashi kajde minashi i tha ukut bifukut kajde minukut, rri urtë e butë, mos ik, bënu besnik dhe mbylli sytë, se unë tash po vi, e ti lehtë e shpejt si me automobil, sytë ti hiç mos i çil. Uku, bifuku, kajde minuku sytë i mbylli e hapi gojën. Atëhrë dashi, bifashi kajde minashi edhe edhe një herë foli:"He, uk, bifuk, kajde minuk, marakli mish me shnuk, mbasi e ke hap gojën po e filloj unë lojën edhe i ke mbyllur sytë, po vi te ti duke fishkëlluar: tyt, tyt, tyt mos u frigo, nuk kam me të mbyt?! Shihe dashi, bifashi kajde minashi, ashtu për së rrafshi, po merr turr e bifurr kajde si burrë, e tym bifym kajde bytym, ta tërrc e rrëzoi ujkun në rruzë të shpinës, ashiqare e jo tinëz. Uku bifuku kajde minuku mbet i coftë krejt o i ngrodhtë në kokërr të shpinës, ishte shtri edhe dhëmbët i kishte zgërdhi. Vetë e lypi vetë e gjeti, aty mbet për ibret.Një fjalë e urtë popullore thotë: - Kush ia bën varrin tjetërkujt, hyn vetë brenda.