E diele, 04.05.2025, 12:20 PM (GMT+1)

Kulturë

Bashkim Kopliku: Ndryshimi i alfabetit të shqipes

E premte, 15.10.2010, 08:47 PM


Nga Bashkim Kopliku

 

Do t'ia dija për nder kujtdo që do të më thoshte racionalen se përse këmbëngulim që mos të bëhet/mbetemi indiferent ndaj propozimit për ndryshimin e alfabetit ekzistues: lexoni në vijim:

 

Ndryshimi i alfabetit të shqipes.

 

Kam kohë që kam hedhur në publik, propozime që shqipja të shkruhet me shkronja që i ka çdo vend i botës.  Shkrimet e para për këtë problem, datojnë në vitin 2004.

Në vijim po ju sjell vetëm propozimin e përditësuar:

 

?Alfabeti Alternativ?,

për e-maile etj., sa pa u aprovuar Alfabeti i Ri.

Kur ka vështirësi të shkruhen shkronjat ?ë? dhe/ose ?ç?, të shkruhen përkatësisht ?ee? dhe ?ch?.

?Alfabeti i Ri?,

 ndryshim që kërkon aprovim zyrtar:

1.      Ka tre tinguj (fonema) që do të transmetohen me shkronja (grafema) të ndryshme, krahasuar me ?alfabetin e vjetër?, pra me këtë në përdorim sot.  Kështu: tingulli që shkruhet në alfabetin e vjetër, me shkronjën /ë/, do të jepet në Alfabetin e Ri, nga shkronja /f/; dhe përkatësisht: /ç/ nga /ch/ ; /f/ nga /ph/.

2.      Ka vetëm 25 shkronja, e pikërisht: a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v x y.

3.      Nuk do të ketë ?dyshkronjësha?, të konsideruar si shkronja të veçanta, por si takime dy shkronjash.  Pra, dyshkronjëshat e alfabetit të vjetër (ekzistues), dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh, në alfabetin e ri nuk trajtohen si shkronja të veçanta, por si takime dy shkronjash të veçanta që japin po ato tingujt (fonema) e njohur të alfabetit të vjetër.  Alfabeti i Ri do të transmetojë po 36 tinguj (fonema), por me 25 shkronja, dhe me 11 takime dy shkronjash (9 që krijonin dyshkronjëshat në alfabetin e vjetër, si dhe dy takimet e reja, ?ch? dhe ?ph?).

4.      Renditja alfabetike e shkronjave është standard, si në shumë gjuhë me bazë alfabetin latin.

Ja një shembull shkrimi me alfabetin ekzistues:

 ?kokëfortësia është ves, ndryshimi është virtyt; kjo është çështja!?,

dhe po teksti i mësipërm, i shkruar me Alfabetin e Ri:

?kokfphortfsia fshtf ves, ndryshimi fshtf virtyt; kjo fshtf chfshtja!?

Çdo njeri që di të shkruaj e të lexojë shqip me njërin alfabet, për punë sekondash arrin të shkruajë e të lexojë me alfabetin tjetër, qoftë ?të vjetrin? (ekzistuesin), qoftë ?të riun?.  Pra, ndërrimi i alfabetit nuk dëmton leximin e shkrimeve të kaluara, bile fare mirë mund të bashkekzistojnë për ca kohë, alfabeti i ri me të vjetrin.



(Vota: 2 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx