Kulturë
Beqir Cikaqi: Ndarja e fundit me gjyshin
E premte, 15.10.2010, 09:58 PM
Tregim
Në shenjë përkujtimi!
Nga Beqir Cikaqi
NDARJA E FUNDIT ME GJYSHIN
- Nga libri “GJYSHI IM ISHTE KY” )*
Qysh në vjeshten e ’94-së m’u desh të larghem nga vendlindja, që vetkuptonte të marr rrugen e mërgimit. Nuk e dëshiroja këtë rrugë, por isha i detyruar, sikurse edhe shumë e shumë bashkëkombas tjerë të mi. Dhe pas bisedimëve me individ e agjensione që merreshin me udhtime, vendosa të nisem për Gjermani. Isha i vetëdishëm se këta individ e agjensione nuk bënin punë të pastërta, por ja që u desh edhe une të bie pre e tyre! U bë si u bë unë pata vendosur të nisem ashtu në të zezën, pa asnjë vizë! Ishte nëntori i atijë viti(1994). Dhe pasë një rruge dyjavëshe me autobus e herë herë edhe këmbë, nëpër vende të caktuara e kufi të ndryshëm, se mendonim ilegalisht të hynim në Gjermani.Në kufirin sllovako-çek, n’a kapen grupin tonë! Epilogu dihet! N’a kthyen prap, kuptohet pas formaliteteve që n’a i bënë organet kompetente sllovake në Bratisllavë.
…Kur u ktheva në shtëpi, ishte koha e pas mesnatës. Të gjith ishin fjetë. Më kuptoi vetëm nëna… Ndërsa në mëngjes u takova me Gjyshin, mu aty pran cungut të druve që i përdornim për djegëje. Më kapi ngrykë dhe më përqafoi duke me shtërnguar për vete. Sa desha të largohem nga përqafimi edhe njëherë më përqafoi, kësaj rradhe edhe më fortë, dhe ndëgjova të më urojë edhe me fjalë , duke më thënë:”shyqyr bre bir që u ktheve shëndosh, sepse ka ditë që mendjen e kam vetëm te ti…!”. Nuk di ! Pse? Por e ndjeva veten shpirtënisht shumë të lehtësuar, sidomos pas fjalëve të ëmbla që mi tha Gjyshi në mëngjesin e asaj dite. Uratën që ma bëri Gjyshi , ishte një llojë “bari” shërues, pas atyre traumave që i përjetova ato ditë nëntori. Në të vërtet, Gjyshi dinte çdoherë që me fjalë të bukura hidhërimin t’a kthejë në gëzim, dëshprimin në kurajo, e pesimizmin në optizëm…
Kalova edhe disa muaj në vendlindje, e rrethanat u kushtëzuan edhe më shumë, që unë gjithësesi të marr rugën e mërgimit. Tani ishte vera e vitit ’95, gjegjësisht korrikui atijë viti. Kësaj rradhe u pregadita ma mirë se në herën e parë. Pata siguruar një vizë sllovene, ku mendoja nga Sllovenija të kaloja në Gjermani, sepse Gjermania sikur dihet ishte vendi më “joshës” në ato vite për shqiptarët, në saje të kushteve që i afronte,
Një ditë para se të nisësha, në një bisedë me Gjyshin, i cili si zakonisht kur ishte moti i mirë e me diell, punote në kopsht, e në pauza ndezte cigare”kaçak” dhe vazhdimisht ulej mbi gurin e zi që është fare pran shtëpisë. Ishte ulur mbi gur duke thithur tymin e duhanit permes kamishit, e pauzonte. Unë iu afrova aty pran me ngadal, si zakoisht e përshëndeta, dhe pasoi një heshtje., Ishte Gjyshi pari që e theu këtë heshtje, duke më pyetur:
-Vërtetë ke vendosur të shkosh, aaa!?-duke më shikuar drejt e në fytyr..
-Po, iu përgjigja shkurt, qëllimisht kësaj rradhe nuk doja t’a zgjas biseden, se e parandeja pak a shumë se çfar më priste. Pasi që Gjyshi gjithmon ishte kundër largimit tim.
- E si po n’a kthen shpinen neve? – më tha përsëri Gjyshi, pa e larguar shikimin e drejt nga unë.
-Unë po shkojë, po shpinen nuk do t’u kthejë, dhe kursesi s’do të iu harrojë- ishte përgjegjia ime, por unë nuk mund t’a shikoja në sy Gjyshin, sepse ndihesha fajtor para tijë.
-Jo vetëm neve e fëmijëve të tu, po nuk po bënë mir që po iu kthen shpinen edhe nxënësve të shkollës që po i mëson! Ti nuk e leje mësmin as edhe për një ditë, kur kishim ndonjë punë a nevojë tepër të rëndësishme!? E tash po iu kthen shpinen për ma gjat, e ndoshta përgjithmon! Pra nuk po më duket se po bënë mirë – më tha Gjyshi dhe nisi t’a mbështjell një cigare duhan, ende pa e përfunduar cigaren që e kishte të ndezur.
Këto fjalët e fundit të Gjyshit më befasuan! Me këto fjalë Gjyshi edhe një herë e vërtetoi zgjuarsin e tijë fisnike dhe ndërgjegjien e lart njerzore që kishte! Edhepse ishte person në moshë dhe autodidakt,. Ndërsa mua ato fjalë më preken thell në ndërgjegjien time të mbrendëshme duke m’i perzier ndjeniat e aresyes. Një arsye më thoshte të krenohem me Gjyshin që e kam, e arsyeja tjetër më vinte të inatosem ne vetveten për veprimin që kam menduar t’a marr!
- Mos harro! Më tha Gjyshi atë ditë, se unë kam pasur edhe më shumë arsye të largohem nga ky vend por nuk jam larguar , dhe as që më ka shku mendja që të largohem… Ndërsa ti, si kollaj po i qon duart e po “dorëzihesh”.-me tha Gjyshi atë ditë. ..Dëshiroja që akoma ta vazhdoja biseden dhe të ndëgjojë edhe ndonjë shrehje surprizë, sikur që ishte ky konkludim i Gjyshit rreth largimit tim përkohësisht nga detyra e shejnt e mësuesit. Por, në ato momente erdhi një mik vizitor në familje, dhe n’a u ndërpre ajo bisedë, një ditë para se të ndahemi .. Shpresoja se ajo ndarje do të jetë e përkohëshme, por ja që ishte biseda e fundit me Gjyshin! Dhe siç thonte shpesh Gjyshi, kjo është botë e rrejshme, dhe se në të jemi vetëm musafir të përkohëshëm. Përndryshe me Gjyshin isha shumë i afërt në shkembimin e bisedave.Duke biseduar shpesh n’a ziente mengjesi e zbardhte dita. Unë e pyesja e ai më rrëfente ngjarje, përjetime…dhe anektoda e fjalë të urta.
Të nesërmen herët në mëngjes mora rrugën e mërgimit. Ishin zgjuar të gjith, i madh e i vogël nga familja, e natyrisht edhe Gjyshi, ndërsa unë si për “inat” të vetëvetes, vendosa që atë ditë të mos dal nga dera e oborrit si zakonisht, në shenjë “demostrimi” të dal nga kopshti, nga qoshi i poshtëm i shtëpis,afer gurit të zi, aty mu pran stogut të sanës, ku kishim një daljegjysëm sekrete familjare. U përshendeta me të gjithë, aty në kopsht, përveq vëllaut i cili më shoqëroi deri në qytezë.
Posa kalova murin e ulët të rrethojes së oborrit, e ktheva kokën edhe një herë dhe i shikova të gjithë. Ishin të mallengjyer shumë sikurse edhe unë. Derisa të tjerët ishin në këmbë, Gjyshi ishte ulur në mbi gurin e zi, dhe nuk e mbështjellte cigaren si zakonisht kur ulej mbi atë gurë, por kishte ngritur plisin e fërkonte ballin e kokën…Eh! Shpesh më paraftyrohet ajo sken dhe mallengjehem pa kufi! Fund korriku i vitit njëmjë e nëntëqindenëntëdhjet e pesë ishte ndarja e fundit me Gjyshin tim.Mbetet një ditë e paharruar! Mallengjimi e pikëllimi u shtua kur e morra lajmin këtu në mërgim se Gjyshi ka ndrruar jetë, dhe më nuk do të takohemi në këtë botë me Gjyshin, tani ndjesë pastë.
Nga kjo botë, si dhe prej familjarëve e më të dashurve të tjerë, u nda përfundimisht me 17 tetor 1997, atëherë kur i pushoi së rrahuri zemra e tijë në orët e hershme të asaj dite tetori…
I lehtë i qoftë dheu, aty ku eshtrat i prehen e pushojnë ! Amin!
…………………………………
- )* Libri “Gjyshi im ishte ky” .
I lindur me ( 25.11.1912 ),në vitin historik (1912), dhe në muajin historik - nëntor (të po atijë viti), vetëm tri ditë para ditës historike të 28 Nëntori 1912, Gjyshi, kishte një jetë shumë interesante me batica dhe zbatica për egzistencë. Si rezultati atyre mundimëve e kishte mbijetesën..Prandaj në shenjë rrespekti të Gjyshit, për sakrificen që ka dhënë në përgjitësi, sidomos në ruajtjen e identitetit personal, familjar e më gjërë, ia kam kushtuar librin“Gjyshi im ishte ky”,të cilin si dorëshkrim ka vite që e disponojë për botim. Libri përmban kujtime, pëtjetime, e këshilla, por edhe anektoda e fjalë të urta popullore të ndëgjuara nga Gjyshi…
________________________________________________________________________________