E diele, 04.05.2025, 08:50 AM (GMT+1)

Kulturë

Bajram Qerimi: Fjalor frazeologjik - idiomatik dhe sinonimik - antonimik i gjuhës shqipe - NJ - O

E shtune, 16.10.2010, 06:04 PM


 Fjalor frazeologjik - idiomatik dhe sinonimik - antonimik i gjuhës shqipe

 

Nga Bajram Qerimi

 

NJ - O

NJAL/Ë-A

              I PËRDRIDHET SI NJALË diçkaje (punës etj.) dikush fr.fol.,iron.- i bishtëron, i ikën, i dredhon, i shmanget, i largohet diçkaje (punës etj.) dikush (duke gjetur arsye të kota ose dredhi).- Kur flet ti avokat për Shqipërinë, duket sikur do të përpish retë, por kur vjen puna për t' ia bërë bamb, i përdridhesh si njalë. (MI-D f.152). S. shih sin: i bën bisht  diçkaje (punës etj.) dikush

NJERËZ-IT

            *NJERËZIT E ARTIT fr.em.,per.- artistët.-  Deshifrimi  i  parabolavedhe i aluzio-neve, veçmas  nëse ato janë  të veshura me petk artistik, nuk është një punë që preferohet dhe që tumiret as nga njerëzit e artit dhe as nga njerëzit e zakonshëm. (MEKRA te: KD, 20 dhjtor 2003 f. 25).  Nuk përmenden krijuesit dhe njerëzit e artit, pra, bëmirësit e kulturës. (MEKRA te: KD, 27 dhjetor 2003 f. 17).

              *NJERËZIT E MENDJES fr,per.- dijetarët.- Raca shqiptare, nuk ka nxjerrë vetëm burra të pushkës, por edhe njerëz të mendjes e të shpirtit, filozofë, ligjvënës, burra shteti, shkencëtarë, letrarë, dijetarë, poetë e artistë të mëdhenj. (JAKMIL te: KD, 18 tetor 2003 f. 26).

              *NJERËZIT E PENËS fr.em.,meton.- shkrimtarët, ata që shkruajnë. (FGJSSH f. 1399).- Veçanërisht mga Rilindja e këtej  pastërtia e gjuhës  është bërë një kërkesë e përherëshme për njerëzit e penës. (ELA te: GJJ nr. 3-4/ 1992 f. 49).

              *NJERËZIT E SHPIRTIT  fr.em.,per.- artistët.- Raca shqiptare, nuk ka nxjerrë vetëm burra të pushkës, por edhe njerëz të mendjes e të shpirtit, filozofë, ligjvënës, burra shteti, shkencëtarë, letrarë, dijetarë, poetë e artistë të mëdhenj. (JAKMIL te: KD, 18 tetor 2003 f. 26).

              NJERËZ TË NJË TARAFI fr.em., iron.- njerëz të lidhur në mes vete me miqësi e që I (ia) mbajnë  anën njëri-tjetrit për çdo gjë. (FGJSSH f. 1969).          

NJERI-U

                  AGMI NJERI fr.em.,id.-njeri me shpirt të kulluar, njeri zemërbardhë e i dashur.(FGJSSH f.10).

               BËHET GJYSMË NJERIU dikush  fr.fol.,id.- dobësohet shumë, pa masë dikush , tretet e thahet, thahet e teret dikush, tretet e mbetet fare pa fuqi dikush,  tretet e dobësohet shumë dikush, tretet e hollohet shumë, pa masë dikush, bie , hiqet shumë nga shëndeti  dikush. (AXH-LII f. 206, FGJSSH f. 130, 634). S. shih sin: bëhet asht e zhëngë dikush

               DY PËLLËMBË NJERI fr.em.,meton.-  njeri me trup shumë të vogël, njeri shumë i shkurtër, trupvogël. (FGJSSH f.1415, 2005).S. shih sin: një grusht njeri

            ËSHTË NJË LOPKË NJERI dikush  fr.fol.,iron.- është një njeri pa rëndësi, pa vlerë dikush. (FGJSSH f. 1357, 1405).S. shih sin: është si bleta  në majë të lisit dikush

             ËSHTË DY PARA NJERI dikush  fr.fol.,iron.- është një njeri pa rëndësi, pa vlerë dikush. (FGJSSH f. 1357, 1405).S. shih sin: është si bleta   në majë të lisit dikush

            ËSHTË GJYSMË NJERIU dikush  fr.fol.,iron.-është budalla,i marrë dikush. (FGJSSH f. 634). S. shih sin: është i metë  nga mendja dikush

               ËSHTË PESË PARA NJERI dikush  fr.fol.,iron.- është një njeri pa rëndësi, pa vlerë dikush. (FGJSSH f. 1357, 1405).S. shih sin: është si bleta   në majë të lisit dikush

           *ËSHTË NJERI I PUNËS dikush  fr.fol.,ftill.- është punëtor dikush.- Sa për Memin, ishte njeri i punës. (ZSA-VL-3 f. 145).

              ËSHTË  NJERI I URËS dikush  iron.- është njeri shumë i keq, i lig dikush. (TASE f. 41). S. shih sin : është biri i meçkës dikush

              ËSHTË NJERI I VICKAVE dikush  fr.fol., ftill.- është njeri që nuk rri rri urtë,  që nuk bindet  dikush, është njeri që kundërshton a nuk pranon diçka pa bazë e pa shkak. (FGJSSH f. 2162).             

              ËSHTË NJERI ME BORI dikush fr. fol., ftill.- është njeri me teka, tekanjoz dikush. (AXH-XLI f. 181). S. është njeri me huje (me orë, me rrebe)  dikush

              ËSHTË NJERI ME DAMKË dikush   fr. fol.,iron.- është njeri i njollosur, i damkosur, i komprometuar dikush, është  njeri i njohur, i dalluar  për të keq nga të gjithë dikush. (FGJSSH f.  1481, 2188). S. shih sin: është me balushë dikush

            ËSHTË NJERI ME HUJE dikush fr. fol., ftill.-është njeri me teka, tekanjoz dikush. (BQ-DSH).S. shih sin: është njeri me bori  dikush

              ËSHTË NJERI ME KLLUÇËSA dikush  fr.fol.,ftill.- është njeri tinëzar, tinëzak e i pabesë dikush, është njeri që u bën të këqija,të liga të tjerëve fshehurazi e me pabesi. (VDE-G-I f. 186).   

              ËSHTË NJERI ME NERVA fr.fol., ftill.-është njeri që zemërohet shumë lehtë. (FGJSSH f. 1228).

           ËSHTË NJERI ME ORË dikush fr. fol., ftill.- është njeri me teka, tekanjoz dikush. (AXH-XLI f. 181). S. shih sin: është njeri me bori  dikush

             ËSHTË NJERI ME PIKË dikush  fr.fol., iron.- është njeri i njollosur, i damkosur, i komprometuar dikush, është  njeri i njohur, i dalluar  për të keq nga të gjithë dikush. (FGJSSH f.  1481). S. shih sin: është me balushë dikush  

            ËSHTË NJERI ME RREBE dikush fr. fol., ftill.-është njeri me teka, tekanjoz dikush. (BQ-DSH).S. shih sin: është njeri me bori  dikush

            ËSHTË NJERI ME VULË dikush    fr.fol.,iron.-  është njeri i njollosur, i damkosur, i komprometuar dikush, është  njeri i njohur, i dalluar  për të keq nga të gjithë dikush. (FGJSSH f. 734, 2188). S. shih sin: është me balushë dikush

            ËSHTË NJERI ME YLL fr.fol.,ftill.- është njeri fatlumtur, ka shumë fat dikush. (FGJSSH f. 2204). S. shih sin : i lulon bahçja (edhe) në dimër dikujt 

            ËSHTË NJERI ME ZEMËR dikush fr.fol., ftill.- është njeri me ndjenja dikush, është njeri që ka, që  ndien keqardhje, dhembje, mëshirë për  të tjerët (që u ndodh ndonjë e keqe, e ligë, fatkeqësi) dikush, i vjen keq dikujt për  të tjerët, i mëshiron  të tjerët  dikush (kur u ndodh ndonjë e keqe, e ligë, fatkeqësi). (FGJSSH f. 2223). S. shih sin: nuk është prej guri dikush. Ant. është njeri  pa zemër dikush

            ËSHTË NJERI PA LEQE dikush  fr. fol.,ftill.- është njeri i drejtë, i çiltër dikush. (FGJSSH f. 940, NMUS-SHPK f. 111). S.  shih sin: e ka ballin të larë dikush

            *ËSHTË NJERI PA NJERI  dikush fr.fol.,ftill.-është në gjendje shumë të vështirë dikush, është shumë keq,  shumë ngushtë dikush, është keq e tukeq dikush, është në nevojë të madhe  dikush, është i tukequr dikush, është pa asnjë ndihmë  e përkrahje dikush. (IBME-OP f. 155, FGJSSH f. 734).- Gjer atë  çast ishte i bindur se qorr Shytani ishte njeri pa njeri. (SUKRA-OK f. 93). Ai s’ e kish më statusin e diplomatit dhe ishte të thuash njeri pa njeri, pasi nuk kishte krijuar familje. (NAJORG te: LE, 21. 06. 2008 f. 19).  S. shih sin: është në  angështi dikush

            ËSHTË NJERI PA ZEMËR dikush fr.fol., ftill.- është njeri pa ndjenja dikush, është njeri që  nuk ka, që  nuk ndien keqardhje, dhembje, mëshirë për  të tjerët (që u ndodh ndonjë e keqe, e ligë, fatkeqësi) dikush, nuk  i vjen keq dikujt për  të tjerët, nuk i mëshiron  të tjerët  dikush (kur u ndodh ndonjë e keqe, e ligë, fatkeqësi). (FGJSSH f. 2223). S. shih sin:  s’ ka mish e shpirt dikush. Ant. është njeri  me  zemër dikush

              ËSHTË  NJERI  QË E MBAN KËMBËZËN E URËS dikush  iron.- është njeri shumë i keq, i lig dikush. (TASE f. 41). S. shih sin : është biri i meçkës dikush

            *NUK GJEN FRYMË NJERIU  fr.fol.,ftill.- nuk gjen askë.- Kur arrij tek ura e Bunës nuk gjej frymë njeriu të gjallë. Dhorka nuk duket. Sillem andej e këndej. Askush! (PARB-SH f.15).

            *NUK KA NJERI I GJALLË fr.fol., ftill.- nuk ka askë. (FGJSSH f. 1282).- Njeri i gjallë që guxon  ta blejë nuk ka derisa të më  rrahë damari i fundit në trup. (NRR-TP f. 78).

            NUK KA NJERI TË GJALLË diku  fr.fol.,ftill.- s’ ka asnjeri diku (në rrugë),  s’ ka njeri fare diku (në rrugë), s’ pipëtin asnjeri diku (në rrugë). (FGJSSH f. 599, 1282). S. nuk ka  shpirt të gjallë diku (në rrugë) ; nuk ka xhamxhim (xhanxhin) diku (në rrugë); teret rruga

            NUK LË NJERI (PAS VETES) dikush  fr.fol.,meton.-vdes dhe nuk lë asnjë fëmijë a pasardhës (pas vdekjes) dikush. (FGJSSH f. 972). S. shih sin: e mbyll derën dikush

            MBETET  GJYSMË  NJERIU dikush  fr.fol.,id.- tretet e dobësohet shumë (nga sëmundja etj.) dikush. (FGJSSH f. 1920). S. shih sin: bëhet asht e zhëngë  dikush

             NUK MBETET SHPIRT NJERIU diku (në rrugë)  fr.fol.,ftill.- nuk mbetet askush, asnjeri diku (në rrugë). (FGJSSH f. 1904). S. nuk mbetet  rob i gjallë  diku (në rrugë); mbetet rruga shkretë; nuk mbetet  xhamxhim (xhanxhin) diku(në rrugë)

              NJERI AKZOT fr.em.,met.- njeri i ndjeshëm shumë, pa masë, njeri që preket shumë shpejt. (JNU-FPM f. 2).

              *NJERI I ARTIT fr.em.,per.- artist. (FGJSSH f. 1282). - Peter Handke dhe sidomos Eduard Limonovi ...na tregojnë se si nuk duhet të jetë  njeriu i artit dhe, para së gjithash, si nuk duhet të sillet ai. (BECU te: KD, 3  maj 2003 f. 27). S. njeri i shpirtit

              *NJERI I BESËS fr.em.,per.-njeri besnik, njeri që e mban zotimin, premtimin. (FGJSSH f. 1282).-Idriz Seferi… ishte besnik, i ndershëm, trim, bujar, i zgjuar, burrë odash, njeri i fjalës e i besës, guximtar. (SADE-IS f. 56).  S. shih sin: burrë i besës

              *NJERI I BISEDËS fr.em.,per.- kuvendar, gojëtar, orator, njeri që shprehet, flet qartë e bukur.-Gjithnjë mbeti  njeri i bisedës, i qëndrimit burrëror dhe i papërkulur. (RRS-J f. 43). S. njeri i fjalës (i  gojës)

              NJERI PA BULMET (PA PIKË BULMETI) fr.em.,iron.-njeri që është i keq  (fare)  me sjelljet dhe veprimet  e tij, njeri i shpëlarë, njeri i pakarakter ,njeri pa kurrfarë karakteri, vlere, njeri që  e ke zët  ta shikosh ose ta dëgjosh. (FGJSSH f. 981). S. shih sin: gjellë pa kripë (pa fije kripe)

              *NJERI I BURRËRISË  fr.em.,per.- njeri i vendosur.- Edhe kur arriti në moshë të shtyrë, xha Selimi ishte njeri i fjalës, i burrërisë dhe i vendosmërisë. (RRS-J f. 41).

              NJERI I CIKATUR (I COKATUR) fr.em.,ftill.- njeri që nuk ia pret mendja, njeri që ka një dërrasë metë, njeri i krisur. (AXH-XLIII f. 143, FGJSH f. 57,59).

              NJERI CIPËR fr.em .,ftill.- njeri  me veshë të shkurtër, të vegjël. (AXH-XLIII f. 145).

              NJERI I DJERSËS fr.em.,fj.- njeri i punës, njeri që s’ i përton punës, njeri që punon ndershmërisht. (FGJSSH f. 351).

            NJERI DYFAQESH fr.em.,iron.- dyfyty-rësh, hipokrit, njeri që ndryshe flet e ndryshe vepron, punon. ( ALSI  te: Leka  nr. 3/ 1931 f. 89). S.shih sin: njeri me dy fytytyra

              *NJERI I FJALËS fr.em.,per.- 1. njeri, burrë besnik, njeri që e mban zotimin, premtimin. (FGJSSH f. 479).- Idriz Seferi…ishte besnik, i ndershëm, trim, bujar, i zgjuar, burrë odash, njeri i fjalës e i besës, guximtar. (SADE-IS f. 56).  Edhe kur arriti në moshë të shtyrë, xha Selimi ishte njeri i fjalës, i burrërisë dhe i vendosmërisë. (RRS-J f. 41). S. shih sin: burrë i besës. 2. njeri që shprehet qartë e bukur. (FGJSSH f. 479, 1282). S. shih sin: njeri i bisedës

            *NJERI I NJËQIND FLAMURËVE fr.em.,iron.-fr.em.,iron.- dyfytyrësh, hipokrit, njeri që ndryshe flet e ndryshe vepron, punon.- Këta njerëz të njëqind flamurëve, kishin si parim ta kthenin politikën nga të frynte era. (THGJI-MG f. 110). S.shih sin: njeri me dy fytytyra

 

              NJERI I GOJËS fr.em.,fj.- njeri që shprehet qartë e bukur. (FGJSSH f. 1282). S. shih sin: njeri i bisedës

            NJERI HËNË-HËNË fr.em.,ftill.- njeri me teka, njeri që është  herë i  mirë e  herë i keq. (ASU-VGJKMGJ f. 126). S.shih sin: njeri me hënë

            NJERI  I JASHTËM fr.em.,fj.- njeri që s’ ka lidhje gjaku me një familje ose lidhje të ngushta  me një rreth shoqëror.  (FGJSSH f. 740).

              NJERI NJËZET E KATËR KARA-TËSH fr.em.,met.- burrë që gjykon me pjekuri dhe nderohet nga të gjithë. (FGJSSH f. 790, 1282).  S. shih sin: burrë  qokatar

            NJERI I KAZMËS fr.em., meton.- njeri që merret me punë fizike në bujqësi a në ndërtim, njeri punëtor. (FGJSSH f. 803). S. punëtor krahu

            NJERI ME NJË KËMBË NË VARR fr.em.,ftill.- plak shumë i vjetër, njeri i rënduar nga pleqëria (FGJSSH f.  1191). S. shih sin :  burrë në moshë (të shkuar)

            NJERTI I KOLLTUKUT fr.em.,iron.- fr.em.,iron.- njeri që ka qejf të rrijë rehat ose të ketë një detyrë të lartë e të rehatshme. (FGJSSH f. 1140). S. shih sin: njeri i  minderit

            NJERI I LEHTË fr.em.,iron.- njeri që nuk gjykon, arsyeton thellë, njeri që nuk I merr punët në mënyrë serioze, njeri mendjelehtë. (FGJSSH f. 960).  S.shih sin: arrë fyçkë

            NJERI I LËRUAR fr.em.,met.- njeri me dije e kulturë të madhe, të gjerë, njeri i shquar në fusha të ndryshme të dijes, njeri i arsimuar, njeri i shkolluar që është ushtruar për të punuar në një fushë a degë  të dijesisë  ose të artit. (FGJSSH f. 984). S. mendje e lëruar (e ndritur)

            NJERI  I LËSHUAR fr.em.,iron.-  njeri  i   prishur moralisht, njeri i zhytur në vese, njeri i shthurur, njeri që ka marrë rrugë të keqe, njeri i papërmbajtur, i pafre, i shfrenuar, i shthurur, njeri që s’ e kontrollon fare veten. (FGJSSH f. 986).

            NJERI  I LIG fr.em.,iron.-njeri i keq, zemërkeq, i pandershëm, i ulët. (FGJSSH f. 995).

            NJERI I LUFTËS fr. em.fj.-  luftëtar.  (FGJSSH f. 1282). S. njeri i pushkës

            *NJERI I MENDJES fr.em.,per.-dije-tar, shkencëtar.- Raca shqiptare, nuk ka nxjerrë vetëm burra të pushkës, por edhe njerëz të mendjes e të shpirtit, filozofë, ligjvënës, burra shteti, shkencëtarë, letrarë, dijetarë, poetë e artistë të mëdhenj. (JAKMIL te: KD, 18 tetor 2003 f. 26).  S. shih sin: njeri i shkencës

            NJERI I MINDERIT fr.em.,iron.- njeri që ka qejf të rrijë rehat ose të ketë një detyrë të lartë e të rehatshme. (FGJSSH f. 1140). S. njeri i kolltukut  

            NJERI I PENDËS fr.em.,fj.- shkrimtar. (FGJSSH f. 1282). 

            NJERI I PRERË fr.em., fj.-1. njeri që flet në mënyrë të përpiktë e shkurt. 2. njeri I vendosur, I paluhatshëm (në qëndrime. (FGJSSH f. 1540). 

            NJERI I PUNËS fr.em.,fj.- punëtor. (FGJSSH f. 1282).

            NJERI I PUSHKËS fr.em.,fj.- luftëtar. (FGJSSH f. 1282). S. shih sin: njeri  i luftës   

            NJERI  I RRALLË fr.em.,ftill.-njeri që ka vlerë të veçantë, njeri i jashtëzakonshëm. (FGJSSH f. 1678).

            NJERI I RROGOZIT fr. em.,ftill.-njeri I thjeshtë, i shtresës së varfër të popullit, njeri që shtrohet gju më gjuz me popullin. (FGJSSH f. 1710).

            NJERI I RRUGËS, NJERI I RRUGËVE fr.em.,fj.-njeri që sillet, endet rrugëve pa punë, kot së koti,rrugaç, rrebar, kulim,  lamash, kulimash.  (AXH-XXI f. 165, FGJSSH f. 1282).

             NJERI I SHENJTË fr.em.,fe.- n jeri që, sipas besimeve fetare, ia ka kushtuar jetën fesë dhe zbaton me përpikëri rregullat fetare, shërbëtor i zotit. (FGJSSH f. 1826). 

            *NJERI I SHPIRTIT fr.em.,per.- artist.- Raca shqiptare, nuk ka nxjerrë vetëm burra të pushkës, por edhe njerëz të mendjes e të shpirtit, filozofë, ligjvënës, burra shteti, shkencëtarë, letrarë, dijetarë, poetë e artistë të mëdhenj. (JAKMIL te: KD, 18 tetor 2003 f. 26). S. shih sin: njeri i artit

              NJERI I SHKENCËS fr.em.,fj.- shken-cëtar, dijetar. (FGJSSH f. 1282).S.njeri i mendjes

             NJERI  I SHTRESËS  fr.em., ftill.- njeri me prejardhje nga shtresat e varfra të shoqërisë shqiptare përpara Çlirimit , që u lidhën me Luftën Nacionalçlirimtare dhe me pushtetin popullor. (FGJSSH f. 1936).

              NJERI ME CEN fr.em.,ftill.- njeri me të metë fizike, shurdh, i verbër, epileptik et. (AXH-XLIII f. 141).

              NJERI ME ÇOKË fr.em.,ftill.-  njeri i shquar, njeri me aftësi e me vlera  të rralla, njeri i   i spikatur, i dalluar, i njohur.  (MIHO-DI f. 179). S. shih sin: burrë me nishan

              NJERI ME DAMAR fr.em.,ftill.-njeri tekanjoz, njeri që gjendet  shpirtërisht  herë mirë e herë keq, pa pasur ndonjë arsye të dukshme, njeri që nuk vepron përherë  njëlloj e drejt, njeri që vepron si të ndodhet,  njeri që bën, vepron, punon si t’ i shkrepet, si t’ i teket. (FGJSSH f. 290). S.  shih sin: njeri me hënë

              NJERI ME DELL fr.em.,ftill.- .-  njeri tekanjoz, njeri që bën, vepron, punon si t’ i shkrepet, si t’ i teket. (FGJSSH f. 1681). S. shih sin:  njeri me hënë

              *NJERI ME EMËR fr.em.,ftill.- njeri i shquar, i famshëm, i dëgjuar.- Të ndava nga ara e livadhi si krah pune, që të bëhesh derë e vatër, njeri me emër. (MI-SHT f. 94). S. shih sin: burrë me nishan

            NJERI  ME DY FAQE fr.em.,iron.- dyfytyrësh, hipokrit, njeri që ndryshe flet e ndryshe vepron, punon. (FGJSSH f. 583). S.shih sin: njeri me fyfytyra

            NJERI ME DYZET (ME NJËQIND) FLAMURË  fr.em.,iron.- njeri që nuk i përmbahet një ideje a ideali, njeri që bëhet herë me njërën e herë me tjetrën palë, që e kthen gunën nga të fryjë era, hipokrit, dyfytyrësh. (FGJSSH f. 484, 1951). S.shih sin:  njeri me dy fytyra

            NJERI ME FTROMË fr.em.,ftill.- njeri impozant. (AXH-II f. 173).

            *NJERI ME DY FYTYRA fr.em.,iron.- njeri që ndryshe flet e ndryshe vepron, punon,  hipokrit, dyfytyrësh.-Kjo dilemë nuk e pengon  atë të jetë njeri me dy fytyra , që, për çudi, nuk i ndien as ai vetë, deri në çastin kur merr vesh  se Liria ka mbetur me barrë.(DIDI  te: st.fil. nr. 1/ 90 f. 10). S. mësallë me dy faqe; njeri me dy faqe; njeri dyfaqesh; njeri i njëqind flamurëve; njeri me dyzet (me njëqind) flamurë; thes me dy gryka

           NJERI ME HËNË fr. em., ftill.- 1. njeri tekanjoz, njeri që bën, vepron, punon si t’ i shkrepet, si t’ i teket. (AXH-LII f. 208, FGJSSH f. 1681). S. njeri me damar (me dell, me hënëz, me hope, me huje, me nerva, me ojna, me ojna dhe me teka, me orë, me rrebe, me rremb, me teka, me trille, me thopërç, me xhinde). 2. njeri me teka, njeri që është i  mirë e  here  keq. (BQ-DSH). S. njeri  hënë-hënë

            NJERI ME HILE fr.em.,fj.-hileqar. (FGJSSH f. 681)

            NJERI ME HOPE fr.em.,ftill.- njeri që bën, vepron, punon si t’ i shkrepet, si t’ i teket, njeri inatçi. (FGJSSH f. 1307). S. shih sin: njeri me  hënë

            NJERI ME HUJE fr.em.,fj.- njeri që herë punon e herë s’ punon, njeri që punon me hënë, njeri që punon me të shpejtë, me të ngutur, njeri që punon si t’ i teket. (BQ-DSH). S. shih sin: njeri me hënë

            NJERI ME KOKË fr.em., meton.- njeri me aftësi të madhe mendore. (FGJSSH f. 841). S. shih sin: burrë qokatar

            NJERI ME LAKRA fr.em.,iron.- njeri me mendime, me ide, me botëkuptime prapanike . (FGJSSH f. 941).

            NJERI ME MEND fr.em.,fj.-njeri i mençur. (FGJSSH f. 1109, 1282, 2011). S. njeri me tragë

           NJERI ME NDËRGJEGJE fr.em.,ftill.-  njeri   punon, vepron me nder, njeri  pa hile, njeri që punon, vepron me ndershmëri, me përgjegjësi morale. (FGJSSH f. 1208). Ant. njeri pa ndërgjegje

            NJERI ME NERVA fr.em.,ftill.-  njeri tekanjoz, njeri që gjendet  shpirtërisht  herë mirë e herë keq, pa pasur ndonjë arsye të dukshme, njeri që nuk vepron përherë  njëlloj e drejt, njeri që vepron si të ndodhet,  njeri që bën, vepron, punon si t’ i shkrepet, si t’ i teket. (FGJSSH f. 2069). S.  shih sin: njeri me  hënë

            NJERI ME PESHË fr.em., ftill.- njeri I rëndësishëm. (FGJSSH f. 1408).

            NJERI ME THOPËRÇ fr.em.,ftill.-  njeri tekanjoz, njeri që gjendet  shpirtërisht  herë mirë e herë keq, pa pasur ndonjë arsye të dukshme, njeri që vepron si të ndodhet,  njeri që bën, vepron, punon si t’ i shkrepet, si t’ i teket. (FGJSSH f. 2069). S.  shih sin: njeri me  hënë

            NJERI ME XHINDE fr.em.,ftill.-  njeri tekanjoz, njeri që gjendet  shpirtërisht  herë mirë e herë keq, pa pasur ndonjë arsye të dukshme, njeri që nuk vepron përherë  njëlloj e drejt, njeri që vepron si të ndodhet,  njeri që bën, vepron, punon si t’ i shkrepet, si t’ i teket. (FGJSSH f. 2069). S.  shih sin: njeri me  hënë

            NJERI ME ZEMËR fr.em.,meton.- burrë, njeri i guximshëm. (FGJSSH f. 2223). S.shih sin: burrë me zemër

            NJERI PA NJERI fr.em.,ftill.-njeri që ka mbetur i  vetëm,  pa të afërm, pa prindër, jetim. (FGJSSH f. 1282). S. shih sin: bathë e mbirë në udhë

            NJERI ME OJNA (ME OJNA DHE ME TEKA)  fr.em.,ftill.-njeri tekanjoz, njeri që bën, vepron, punon si t’ i shkrepet, si t’ i teket. (FGJSSH f. 1300). S. shih sin: njeri me hënë  

            NJERI ME ORË fr.em.,ftill.-njeri teka-njoz, njeri që gjendet  shpirtërisht  herë mirë e herë keq, pa pasur ndonjë arsye të dukshme, njeri që nuk vepron përherë  njëlloj e drejt, njeri që vepron si të ndodhet,  njeri që bën, vepron, punon si t’ i shkrepet, si t’ i teket. (AXH-LII f. 208, FGJSSH f. 1307). S.  shih sin: njeri me  hënë

            NJERI ME PERDE fr.em.– njeri që turpërohet, njeri i ndershëm, i turpshëm. (FGJSSH f. 1401). Ant. njeri pa perde

            NJERI ME RREBE fr.em.,ftill.-njeri tekanjoz, njeri që gjendet  shpirtërisht  herë mirë e herë keq, pa pasur ndonjë arsye të dukshme, njeri që nuk vepron përherë  njëlloj e drejt, njeri që vepron si të ndodhet,  njeri që bën, vepron, punon si t’ i shkrepet, si t’ i teket. (FGJSSH f. 1681). S.  shih sin: njeri me  damar

            NJERI ME RREMB fr.em.,ftill.- njeri tekanjoz, njeri që gjendet  shpirtërisht  herë mirë e herë keq, pa pasur ndonjë arsye të dukshme, njeri që nuk vepron përherë  njëlloj e drejt, njeri që vepron si të ndodhet, njeri që bën, vepron, punon si t’ i shkrepet, si t’ i teket. (JNU-FPM f. 210). S. shih sin : njeri me hënë

            NJERI  ME SEDËR fr.em.,ftill.- njeri abbicioz, njeri me ambicie. (FGJSSH f. 1737).

            NJERI ME SHKOLLË fr.em.,fj.- njeri i shkolluar, i mësuar, shkollar. (FGJSSH f. 1282).

            NJERI  ME TABAN fr.em., ftill.- njeri i palëkundur, njeri i qëndrueshëm e me karakter të fortë. (FGJSSH f. 1961). Ant. bletë e çuar

            NJERI ME TARAF fr.em.,iron.- njeri që ka shumë shokë e miq, që e ndihmojnë, që e përkrahin e i (ia)  mbajnë anën për çdo gjë. (FGJSSH f. 1969).

            NJERI ME TEKA  fr. em.,ftill.- njeri që bën, vepron, punon si t’ i shkrepet, si t’ i teket, njeri inatçi. (FGJSSH f. 1307, 1681). S. shih sin: njeri me  hënë

            NJERI ME TRAGË fr.em.,fj.-njeri i mençur. (FGJSSH f. 2011). S. shih sin: njeri me mend

            NJERI ME TRILLE fr.em.,ftill.-njeri tekanjoz, njeri që gjendet  shpirtërisht  herë mirë e herë keq, pa pasur ndonjë arsye të dukshme, njeri që nuk vepron përherë  njëlloj e drejt, njeri që vepron si të ndodhet,  njeri që bën, vepron, punon si t’ i shkrepet, si t’ i teket. (FGJSSH f. 290). S.  shih sin: njeri me  hënë

            NJERI ME TRU fr.em.,ftill.- njeri me aftësi të mëdha mendore. (FGJSSH f. 2030).

            NJERI ME THOPËRÇ

            NJERI ME YLL fr.em.,ftill.- 1. njeri i bukur,i pashëm, i dukshëm, i hijshëm . 2. njeri që paraqitet bukur, njeri i paraqitshëm. (AXH-XXXV f. 191).

            NJERI ME YLL NË BALLË fr.em., ftill.- njeri që shquhet, njeri i shquar, i spikatur. (AXH-XXXV f. 191). S. shih sin:  burrë mbi burra

            *NJERI ME ZEMËR TË PASTËR fr.em.,per.-njeri shpirtmirë, zemërmirë, shpirt-bardhë, zemërbardhë.- Skiroi... ka bindjen e patundur se është i denjë për këtë mision jo vetëm si poet që lartëson lavditë stërgjyshore e si parashikues i ngadhënji-meve tjera të racës, por mbi të gjitha si njeri me zemër të pastër që i do arbërit me dashuri të sinqertë. (EKO-KE f.132-3).

            NJERI NË SHENJË fr.em., ftill.- njeri i shquar,  njeri që dallohet nga të tjerët për merita, për aftësi,  për zotësi etj.(FGJSSH f. 1826). S. njeri në zë

            NJERI NË ZË fr.em.,ftill.- njeri i shquar. (FGJSSH f. 2229). S. shih sin: njeri në shenjë

             NJERIU PA FYTYRË ËSHTË SI MISHI PA YNDYRË fr.proverb.-njeriu pa nder s’ ka vlerë, nderi te njeriu është mbi gjithçka. (PETZE-FSHFRR f. 91).

            NJERI  PA KRIPË (PA FIJE KRIPE)  fr.em.,iron.- njeri që është i keq  (fare)  me sjelljet dhe veprimet  e tij, njeri i shpëlarë, njeri i pakarakter ,njeri pa kurrfarë karakteri, vlere, njeri që  e ke zët  ta shikosh ose ta dëgjosh . (FGJSSH f. 887, 981, 2204). S. shih sin:  gjellë pa kripë

            NJERI PA LEZET (PA FIJE LEZETI)    fr.em.,iron.- njeri që është i keq  (fare)  me sjelljet dhe veprimet e tij, njeri i shpëlarë, njeri i pakarakter ,njeri pa kurrfarë karakteri, vlere, njeri që  e ke zët  ta shikosh ose ta dëgjosh . (FGJSSH f.   981). S. shih sin:  gjellë pa kripë

           NJERI PA LYRË  fr.em.,iron.- njeri që është i keq  (fare)  me sjelljet dhe veprimet  e tij, njeri i shpëlarë, njeri i pakarakter ,njeri pa kurrfarë karakteri, vlere. (FGJSSH f. 1031). S. shih sin:  gjellë pa kripë

            NJERI PA MISH E PA SHPIRT fr.em., ftill.- njeri  i pamëshirë, i padhembshëm,  njeri që nuk ndien dhembje, mëshirë për të tjerët, njeri i pashpirt, njeri që s’ ka mëshirë, s’ ka dhembshuri  për të tjerë. (AXH-IX f. 172). S. shih sin: bishë e tërbuar

            NJERI PA NDËRGJEGJE fr.em.,iron.- njeri   punon, vepron pa nder,  me  hile, njeri që punon, vepron pa ndershmëri, pa përgjegjësi morale. (FGJSSH f. 1208).Ant.njeri me ndërgje-gje

            *NJERI PA NJERI fr.em.,id.- njeri i vetëm, njeri pa prindër dhe pa vëllezër e motra, jetim, njeri që ka mbetur i vetëm, pa të afërm . (FGJSSH f. 118, 1087, 1282). -Ia kanë mbushur mendjen.Njeri pa njeri Lekja a derëbardhë. Mendjen fiu e ka pasur  tërë jetën, se mos ka bërë prokopi ajo. E  kanë kurdisur atë, që ç’ ke me të. (ZSA-VL-3 f. 55).  S. shih sin: bathë e mbirë në udhë

            NJERI  PA PERDE fr.em.,iron.-  njeri që nuk turpërohet, njeri i paturp. (FGJSSH f. 1401). Ant. njeri me turp

            NJERI PA SKRUPUJ fr.em., iron.-1. njeri që nuk ndalet  para asnjë veprimi, sado i ulët a i paligjshëm të jetë. 2.  njeri që nuk e vret ndërgjegja për asgjë,  njeri i gatshëm për çdo poshtërsi. (FGJSSH f. 1768).  

            NJERI PA SHPIRT fr.em.,meton.-1. njeri i egër, mizor. S. shih sin: bishë e tërbuar. 2. njeri i ftohtë, njeri që nuk ka interes a dashuri për asgjë. (FGJSSH f. 1904).

            NJERI PA TABAN  frem., iron.- njeri i lëkundur, njeri i paqëndrueshëm, njeri me karakter të dobët. (FGJSSH f. 1961). S. shih sin: bletë e çuar

            NJERI PA YNDYRË (PA PIKË YNDYRE) fr.em.,iron.- njeri që është i keq  (fare)  me sjelljet dhe veprimet  e tij, njeri i shpëlarë, njeri i pakarakter ,njeri pa kurrfarë karakteri, vlere, njeri që  e ke zët  ta shikosh ose ta dëgjosh . (FGJSSH f. 2204). S. shih sin:  gjellë pa kripë

            NJERIU YT MISHIN TA HA, KOC-KAT T’ I MBLEDH (T’ I RUAN) fr.proverb.- sado që të grindesh me njeriun tënd, prapë ndjenja  e dashurisë dhe e miqësisë  nuk shuhet krejt. (NMUS-SHPK f. 213). 2. njeriu yt (njeriu i afërm, bashkëkombasi) me gjithë armiqësinë që ka ndaj teje, prapë ndjenjën e dhembshurisë nuk e ka krejt të shuar. (BQ-DSH).

            NJË GRUSHT NJERI fr.em.,meton.- njeri me trup shumë të vogël, njeri shumë i shkurtër, trupvogël. (FGJSSH f. 581). S. një pëllëmbë njeri; dy pëllëmbë njeri; dy pëllëmbë mbi tokë

            NJË PËLLËMBË NJERI fr.ndf., meton.- njeri me trup shumë të vogël, njeri shumë i shkurtër, trupvogël. (FGJSSH f.1415,  2005). S. shih sin: një grusht njeri

           NJË NJERI TË TILLË S’ E GJEN diku fr.fol.,meton.- është  i pashoq, i vetëm dikush për diçka (aftësi, dituri, shkathtësi, bukuri, mençuri, për të mirë etj.). (FGJSSH f. 1997). S.shih sin: s’ i gjendet edhe një çift dikujt, s’ i gjendet (kund) çifti dikujt

            NJË PËLLËMBË NJERI fr.em.,meton.- njeri me trup shumë të vogël. (FGJSSH f. 581). S. shih sin: një grusht njeri

            *PA NJERI fr.mb.,id.- I vinte keq për të, i dukej si i huaj e pa njeri. (ZSA-VL-3 f. 354).

            NUK IA TREGON NJERIU TË GJALLË diçka dikush  fr.fol.,ftill.- nuk ia tregon njeriu diçka dikush, nuk ia tregon askujt diçka dikush. (FGJSSH f. 599, 1282).

            NUK IA THOTË NJERIU TË GJALLË diçka dikujt  fr.fol.,ftill.-nuk ia thotë njeriu diçka dikush, nuk ia thotë askujt diçka dikush. (FGJSSH f. 599, 1282).

NJERK-U

            I BËHET NJERK  dikujt dikush    fr.fol., iron.-.1. i bëhet i mërzitshëm, i bezdisshëm,  i padurueshëm  tej mase dikujt dikush , i mërzitet, i biezdiset shumë, pa masë dikujt dikush, nuk mund ta durojë dikë dikush, nuk do ta shohë me sy dikë dikush . (FGJSSH f. 130, 1283). S. shih sin : i bëhet si çimkë në petka dikujt dikush..2. i përzihet, i ndërhyn në punë, në çështje dikujt dikush, i ndërhyn në punë  pareshtur  dikujt dikush, i rri mbi kokë për çdo gjë  dikujt dikush  dhe s’ e lë  të qetë, rehat  në punë, i flet, i bën vërejtje për çdo gjë (në punë) dikujt dikush.. (BQ-DSH).S.shih sin: i bëhet akrep dikujt dikush;  i rri akrep dikujt dikush

            NJERKU S’ BËHET BABA fr.proverb., iron.- është e pamundshme, e pamundur (të bëhet)  diçka, nuk mund të bëhet diçka. (FGJSSH f. 1283). S. shih sin: nuk lëvrohet në arbain

NJERK/Ë-A

            I BËHET NJERKË  dikujt dikush a diçka  fr.fol.,iron.- i bëhet i mërzitshëm, i bezdis-shëm, i padurueshëm  tej mase dikujt dikush a diçka , i bëhet shumë i mërzitshëm, i padurueshëm dikujt dikush a diçka, i mërzitet, i biezdiset shumë, pa masë dikujt dikush a diçka. (FGJSSH f. 130). S. shih sin : i bëhet si çimkë në petka dikujt dikush

            SILLET SI NJERKË  dikush  fr.fol.,till. ,krah.-sillet keq, sillet pa dhembshuri, pa mëshirë dikush.  (FGJSSH f. 1283).

            NJË

               BËHEN NJË në mes vete  fr.fol.,met.-    bashkohen e lidhen fort në mes vete, njësohen e lidhen ngushtë në mes vete. (FGJSSH f. 1283). S. shih sin : bëhen bark e shpinë në mes vete        

                *BËHET NJË dikush  fr.fol., meton.-1. (me dikë)  bashkohet, njësohet me dikë dikush. (FGJSSH f. 1283).- fr.fol.,met.-Eja të përzihemi, thotë i biri i botës, eja të bëhemi një me shosharët e varfanjakët. (SA-TZ f. 96).A nuk janë po ata serbët të cilët ditë e natë flasin për tokat serbe, që duhet të bëhen një, madje duke e thënë këtë sy botës! (I.B. te: B, 3 janar 1993 f. 2 ). Eja të përzihemi, thotë i biri i botës, eja të bëhemi një me shosharët e varfanjakët. (SOAN-TZ f. 96). E vriste mendjen se si do të bëhej një,ai, fusharaku, i mbyturi gjer në grykë me borxhe, me ustanë...(JX-N f. 184). A nuk janë po ata serbët të cilët ditë e natë flasin për tokat serbe, që duhet të bëhen një, madje duke e thënë këtë sy botës! (I.B. te: B, 23 janar 1993 f.2 ).  S. shih sin: bëhet bashkë  me dikë kush2.  shkrihet me mjedisin ku jeton dikush, njëmendohet. dikush. (FGJSSH f. 1287).

              BËHET NJË ME TOKËN dikush  fr.fol., iron.- vdes dikush. (FGJSSH f. 2005). S. shih sin: ha baltë dikush

              NUK IA BËN AS NJË, AS DY dikujt dikush  fr.fol., meton.-i përgjigjet a i kundërvihet  menjëherë dikujt dikush, nuk ia bën të gjatë dikujt dikush. (FGJSSH f. 1283). S. shih sin: i përgjigjet  flakë për flakë dikujt dikush

              E BËN NJË ME TOKËN diçka a një vend dikush  fr.fol.,meton.- e rrënon, e shkatërron , e prish, e rrafshon  fare, krejt, deri në themel,  me themel  diçka a një vend (një shtëpi, një fshat, një qytet etj.) dikush. (FGJSSH f. 2005). S. shih  sin: e bën bar diçka a një vend dikush

              DERI MË (NË) NJË fr.ndf., meton.- plotësisht, tërësisht, të gjithë, krejt, fare, pa e lënë as edhe një. (FGJSSH f. 1283). S. shih sin: nga a-ja (deri) te zh-ja, nga a deri në zh, prej a-së deri (gjer) në zh

              E DI  SI  NJË E NJË QË BËJNË DY  diçka dikush fr.fol.,ftill.- e  di  fare  mirë,  e di me siguri diçka dikush, e di pa asnjë dyshim diçka dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: e di si abëcënë diçka dikush

              ËSHTË NJË (QË), S’ BËHET DY dikush  fr.fol.,meton.- nuk e gjen të dytë  si dikë, nuk ka edhe një tjetër si dikush (për aftësi, dituri, zotësi, trimëri, mirësi etj. ,  është i pashoq, i vetëm për diçka (aftësi, dituri, shkathtësi, bukuri, men-çuri, për të mirë etj.) dikush. (FGJSSH f. 1283). S. shih sin: s’ i gjendet edhe një çift dikujt, s’ i gjendet (kund) çifti  dikujt                              

            ËSHTË SI NJË E NJË QË BËJNË DY   fr.fol.,ftill.- është e sigurt, është me siguri, është më se e sigurt. (AXH-XLVI f.164). S. shih sin: është dorë me një

            *ËSHTË NJË, S’ BËHET DY dikush  fr.fol.,meton.- nuk e gjen dot edhe një tjetër si dikush (për të mirë e për të aftë), është i pashoq, i vetëm për diçka (aftësi, dituri, shkathtësi, bukuri, mençuri, për të mirë etj.) dikush, dallohet nga të tjerët a nga të gjithë dikush (për nga zotësia, mençuria, trimëria, dituria etj.), nuk gjendet fare, nuk gjendet edhe një si dikush.- Kishteritur kaq, sa njëherë te qelbësat, në sheshin e lëmenjve , kur bënin muhabet  me fshatarë  të tjerë, kishte thënë që Tenoja  një është, s’ bëhet dy. (ZSA-VL-3 f. 91). S. shih sin: s’ i gjendet edhe një çift dikujt,  s’ i gjendet (kund) çifti dikujt

            *ËSHTË NJË ME NJË fr.fol.,ftill.- 1.  është e sigurt, është me siguri, është më se e sigurt. (AXH-XLVI f.164).- Qepi  në një copë follë  të vjetër dhe vëri nën jastëk.Është një me një..-Atë kohë ariu  lëshoi një britmë dhe të vegjlit e gratë u bënë erë nga frika. (ZSA-VL-3 f. 173). S. shih sin: është dorë me një. 2. diçka (një bar,ilaç etj.) shëron menjëherë, sakaq ((një bar, ilaç), bën, ka efekt të menjëhershëm shërues (një bar, ilaç etj.). (NMUS-SHPK f. 227). S. shih sin: është dorë me (më) një diçka (një bar, ilaç etj.) 

            *GJER MË NJË fr.ndf.,meton.- deri në fund.- Unë i kam qëndruar qeverisë gjer më një. (ZSA-VL-3 f. 101).S.shih sin: deri në çastet (në çastin) e fundit

            *JANË NJË në mes vete fr.fol.,ftill.- janë bashkë, janë  të bashkuar, janë të lidhur ngushtë e të bashkuar  fort me njëri-tjetrin.- Kur është në rrezik atdheu, shqiptarët janë një dhe  bashkohen  për lirinë e tyre. (A. U. te:R, 2  mars 2000 f. 5). Ne jemi luftëtarë të këtij populli. Jemi një, pa dallim. (TESEL-GJP f. 10). Po ju vrasin italianët , more Agim. Pastaj ka edhe  nga ne që janë një me italianët. (ZSA-VL-3 f. 368). S. janë bark e shpinë në mes vete

            *JANË NJË ME NJË fr.fol.,ftill.- janë baras.- Tashti, pra, jemi në pozitën një me një. (BECU te: KD, 31 janar 2004 f. 27).

              S’ KA NJË DY me dikë  fr.fol.,id .-   s’ ka fjalë, s’ ka vërejtje, s’ ka kundërshtim, s’ ka reagim me dikë,  doemos duhet të kryhet, të për-mbarohet pa fjalë (një urdhër, një porosi etj.) e dikujt. (BQ-DSH). S. shih sin : s’ka andej (e) këndej me dikë;  s’ ka cik mik me dikë

              E KA NJË PËR MALL fr.fol.,ftill.-e ka një të vetëm.-E kam shok besnik për ditë të zeza, një për mall, cok! (MI-SHT f. 318).

            NUK E LË TË THOTË NJË DY  dikë dikush fr/fol.,meton.- e detyron dikë dikush  të sillet a të veprojë si duhet  a në një mënyrë të caktuar,  e mban në gjendje të detyruar, të shtrënguar dikë dikush, ia mbledh mire dikujt dikush, e detyron, e shtrëngon dikë dikush të kryejë një punë a ta zgjidhë një detyrë pa asnjë fjalë, pa asnjë vërejtje, pa asnjë kundërshtim.(BQ-DSH).S.shih sin:ia shtrëngon burgjitë  dikujt dikush

              ME NJË fr.ndf.- Mos e kthe fjalën kurrë/ po qëndro me një si burrë. (N- f. 15).

             E MERR PA NJË ,PA DY diçka dikush fr.fol.,ftill.- fr.fol.,iron.- e merr sakaq, menjëherë (pa e shikuar, pa e zgjedhur fare) diçka dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: e pranon me dy duar(t) diçka dikush

              MË MIRË NJË NË DORË SE DHJETË NË TORBË fr. proverb.-më mirë diçka e vogël (e sendërtuar, konkrete) se diçka e madhe (e pasendërtuar, e premtuar).  (EQSHI f. 136, 249). S. shih sin : më mirë në dorë pesë se sa dhjetë e të presë

                IA NUMËRON NJË PËR NJË fr.fol., ftill.- ia numëron të gjitha. (FGJSSH f. 1686).

             E NJEH NJË PËR NJË dikë dikush  fr.fol.,ftill.- e njeh fare mirë, shumë mirë e me hollësi dikë dikush, e njeh në hollësi a me rrënjë  dikë dikush, e njeh me të gjitha (të mirat e të ligat, huqet, zakonet etj.) dikë dikush, e njeh plotësisht, krejtësisht, tërësisht dikë dikush. (FGJSSH f. 2071). S. shih sin: e di (se) ç’ (çka) ka në bark dikë dikush

              NJË SI ASNJË fr. proverb.- diçka e vetme është e pamjaftueshme, diçka e vetme nuk të mbaron, nuk të kryen punë. (FGJSSH f. 1283).

   *NJË E DY fr.ndf.,meton.-shumë shpesh, shumë dendur, vazhdimisht. (FGJSSH f. 1283).- Një e dy e në shtëpi na vinin, një e dy e thirr në shkollë...More po s' gjenim arallëk. (HBO-A f.8). Një e dy  dhe fët dorën  në llërin e saj. Por, Zaha ia largonte me të sajën…(NBUL (RI) te LA,  16 shkurt 2008 f. 16). S. shih sin: hiq e piq

            NJË MË DY fr.ndf., meton. -shumë shpesh, shumë dendur, vazhdimisht. (FGJSSH f. 1283).S. shih sin: hiq e piq

              *NJË E NJË  fr.ndf., fj.- radhazi (nga një).- Pas pak  një e një  u ngritën e shkuan. (ZSA-VL-3 f. 241).  S. shih sin : një e nga një, një nga një

            NJË E NGA NJË, fr.ndf.-1. radhazi (nga një). (FGJSSH f. 1283). S. shih sin: një nga një.  2.  veç e veç, ndarazi  nga një, të ndarë nga një.

(FGJSSH f. 1283).  shih sin: një e nga një

            NJË ME dikë a diçka fr.ndf.,meton.- krahas, barabar me dikë a diçka, pa mbetur prapa, pas  dikujt a diçkaje.- Romani ynë në përgjithësi është thirrje për të mos mbetur prapa, për të hedhur çapin një me kohën. (AU-PE f. 122). S.shih sin: bri më (për) bri  me   dikë a diçka

            NJË PËR TË GJITHË, TË GJITHË PËR NJË fr.proverb.- (FGJSSH f. 1283).

            *NJË ME NJË fr.ndf.,id.- 1.menjëherë, sakaq, sakaqherë, shumë shpejt, përnjëherësh,  shpejt e shpejt. (JNU-FPM f.176).-Ëndrra që pashë mbrëmë .E kam unë një me një, më dalin ëndrrat e shkreta. (ZSA-VL-3 f. 95). Mitër Shtëmbori , kur po i digjej shtëpia beut, në fillim bëri çudi të madhe.I dukej e vështirë  të shkuleshin  kështu, një me një bejlerët. (ZSA-VL-3 f. 129).  Dhe ti u thua,- I tha bredhka,- se ariu  e shëron  një me një  reumatizmin,ë?  (ZSA-VL-3 f. 174).  S.shih sin:  aty për aty. 2. baras, barabar. (FGJSSH f. 1283). S. shih sin: fit e fit. 3. me siguri, sigurisht, pa tjetër, pa asnjë dyshim, më se e sigurt. (FGJSSH f. 1307). S. shih sin : dorë me (më) një

            NJË MË NJË fr.ndf.,id.- hollësisht, imtësisht, hollë e hollë, me të gjitha (të tëra) hollësitë, pa lënë asgjë mangu, duke i treguar të gjitha, pa lënë asgjë në harresë, pa kapërcyer asgjë, me radhë e me hollësi. (FGJSSH f. 1283). S. shih sin : cikërr më cikërr  

            *  NJË NGA NJË fr.ndf.-1. radhazi (nga një). (FGJSSH f. 1283).- Me ditë të tëra kishim prurë një e nga një  gjithë mjetet që na duheshin. (PM-SHP f. 64-5). I erdhën ndër mend për një çast njerëzit e shtëpisë, që kishin rënë një nga një në ballin e luftës. (REBE-G f. 108). Filluan t' i kapnin të vrarët nga këmbët dhe nga shpatullat, t' i ngrinin në ajër me vështirësi sikur të ishin thasë të mbushur me gurë dhe t' i vendosnin një nga një në mes të oborrit.(VAFI-K f.119-20).E fqinjët zgjohen një nga një e dalin në dritare-/ Fqinjët nëmin me tërë afshin e zemrës. (RS-K f. 54).I zbërthen me kujdes, një nga një, duke hequr më një anë çdo hollësi të dorës së dytë. (GL-TL f.96). Të mos ishe ti, të gjithë do t' i futja në birë të kamishit! Një nga një! (RK  te: JR nr. 3/ 1978 f. 403).I kam shtypur me makinë, pastaj i kam rimarrë të gjitha në dorë dhe i kam prerë një nga një me gërshërë. (DBA te: B, 20.VIII. 1994 f. 7). Kështu veç e veç e një nga një, i bëj zap e i lë drangull. (SKHA te: B, 23.XII. 1997 f. 11). S. një e një; një e nga një; një për një. 2.  veç e veç, ndarazi nga një, të ndarë nga një.- Po të jemi një nga një na hanë këta. (ZSA-VL-3 f. 392). një e nga një; tek e tek

            *NJË PAS NJË fr.ndf.- radhazi, me radhë.- Gjithë kaushat në Malësi,/ urë kufirit me Mal të Zi,/ ku më të vogla e ku më të mëdha/ një pas një  në dorë kanë rënë. (GJF-LM f. 476). Shihte pa vëmendje siluetat  e njerëzve që i vinin përballë nga krahu tjetër i rrugës dhe të atyre që i kalonte një pas një  në anën e vet. (BLKRA te: KD, 31 maj 2003 f. 31). Në një skenë me drita… parakalojnë një pas një të ashtuquajturit yje të estradës. (MEKRA te : KD,  10 janar 2004 f. 25).

              *NJË PËR NJË fr.ndf.,meton.- 1.radhazi (nga një).- Ky institucion  do të marrë në shqyrtim  një për një  kutitë e votimit për çdo qendër zgjedhore. (p.a. te: KS, 31 tetor 2003 f. 15). I kishin  shkoqitur  për tre orë rresht , një për një. Na mbeti mendja  te artistët e te intelektualët. (NASOT te: SF nr. 1-2/ 2004 f. 59). Ua dinte emrat një për një. (ZSA-VL-3 f. 291). S. shih sin:  një nga një. 2.id. shumë ashpër shumë rrreptë, duke luftuar ashpër, rreptë, duke u ahmarrur me të njëjtën masë (ashpër, rreptë). (FGJSSH f. 1507). S. shih sin : dhëmb për dhëmb.3. radhazi me emër, duke e përmendur secilin me radhë me emër. (FGJSSH f.426). S. shih sin:emër për emër. 4. hollësisht, imtësisht, hollë e hollë, me të gjitha (të tëra) hollësitë, pa lënë asgjë mangu, duke i treguar të gjitha, pa lënë asgjë në harresë, pa kapërcyer asgjë, me radhë e me hollësi. (FGJSSH f. 472, 845, 1283). S. shih sin : cikërr më cikërr. 5. baras, barabar, njësoj, njëlloj. (FGJSSH f. 1288). S. shih sin: fit e fit. 6. pa ndryshuar asgjë nga ajo që është thënë a është shkruar, në përputhje të plotë, ashtu siç është, pa hequr e pa shtuar gjë. (FGJSSH f. 479). S. shih sin: cik më cik

                *NJË PËR NJË me dikë a diçka fr. ndf.,meton.- krahas, barabar, baras me dikë a diçka, pa mbetur prapa, pas dikujt a diçkaje.- Kritiku duhet të jetë i lidhur me zhvillimin e artit… ,të niset nga problemet që lind praktika e artit tonë socialist dhe të hedhë çapin  një për një  me atë të artit tonë. (AU-E-III f. 320).  S.  shih  sin: bri më (për) bri me dikë a diçka

            NJË  DHE I PANDARË fr. ndf. ,meton.- që nuk pjesëtohet me dikë tjetër, që i përket plotësisht njërit ose që është tërësisht e drejtë e tij. (FGJSSH f. 1345).

               PA BËRË AS NJË, AS DY fr.ndf., meton.-pa e zgjatur, menjëherë, pa kundërhtuar, në mënyrë të bindur, përnjëherësh,  shpejt e shpejt, pa e zgjatur fare, pa humbur kohë. (FGJSSH f. 1284, 2059). S. shih sin : aty për aty

            PA THËNË AS NJË, AS DY fr.ndf., meton.-pa e zgjatur, menjëherë, pa kundërhtuar, në mënyrë të bindur, përnjëherësh,  shpejt e shpejt, pa e zgjatur fare, pa humbur kohë. (FGJSSH f. 1284, 2059). S. shih sin : aty për aty

               *PA NJË fr.ndf, met.- menjëherë, sakaq, sakaqherë, shumë shpejt, përnjëherësh,  shpejt e shpejt, pa e zgjatur fare, pa humbur kohë.-Roja pa një, fiu e mbylli portën dhe ia bëri batall fjalët e çifutit. (MSH-D f.111). S. shih sin: aty për aty

            *PA NJË, PA DY (PA NJË E DY) fr.ndf.,met.- 1.menjëherë, sakaq, sakaqherë, shumë shpejt, përnjëherësh,  shpejt e shpejt, pa e zgjatur fare, pa humbur kohë . - Po    vinte një i tretë dhe të fillonte avazin e vjetër, ai pa një, pa dy ta kthente. (EB te:JR nr.2/69 f.217). E ai, pa një e dy më lëshohet  turravrap dhe me atë gojë vesh e më vesh ia merr avazit të moçëm:"Çalla, ustah, hajde! (MI-SH f. 119). I thashë se më vinte mirë  që takova dikë në Pragë  tek paska dëgjuar  dhe e ditka se kush ishte shkrimtari  F. Kafka dhe, pa një pa dy, hipa në veturë, prore duke ia bërë me dije që të më niste drejt atje. (MR te: KD,  18 tetor 2003 f. 31). Pa një, pa dy, si  e dalë nga dheu ngrihet fytyra e zbehtë. (IR-PL f. 117). S. shih sin: aty për aty. 2. patjetër, medoemos. (FGJSSH f. 1283). S. shih sin: me çdo çare

            SI NJË NJË fr.ndf.,id.-siç është njëri, ashtu është edhe tjetri. (FGJSSH f. 1283).

            *SI NJË E NJË QË BËJNË DY fr.ndf.,per.- 1.me siguri të madhe, me siguri të plotë, sigurisht, pa asnjë dyshim, pa dyshim,  patjetër, medoemos,  pikërisht ashtu.- Do të fitojmë davanë  si një e një që bëjnë dy. (PI-P f. 65). S. shih sin: dorë me një; si buka  që hamë. 2 fr.ndf.,krah.- më se e sigurt, fare e sigurt, shumë e sigurt. (FGJSSH f. 1284, SKDO f. 570). S. shih sin: e sigurt si buka që hamë

            SI NJË E TËRË fr.mb.,ndf.,krah.-të pandarë, të lidhur, të bashkuar njëri me tjetrin, të gjithë tok, së bashku. (FGJSSH f. 2033). S.si eshkë e uror; si një trup i vetëm

            IA SHKURTON ME NJË dikujt dikush fr.fol.,met.- e detyron dikë dikush  të sillet a të veprojë si duhet  a në një mënyrë të caktuar,  e mban në gjendje të detyruar, të shtrënguar dikë dikush, nuk e lë të bëjë si të dojë dikë dikush,  ia mbledh mirë dikujt dikush, nuk e lë të luajë a të veprojë pas qejfit dikë dikush. (BQ-DSH).S.shih sin:ia shtrëngon burgjitë dikujt dikush

            IA THOTË NJË PËR NJË fr.fol.,ftill.- ia thotë të gjitha, s’ i  lë gjë pa thënë . (FGJSSH f. 1686).

            UNË  NJË, AI  NJËQIND fr.fol.,elipt.- nuk më lë të flas, nuk më lë radhë të flas dikush (gjatë bashkëbisedimit) (duke ndërhyrë shumë a shpesh në fjalë). (NMUS-SHPK f. 227).

            I VË NJË MBI NJË fr.fol.,ftill.-i vë njërin mbi tjetrin. (FGJSSH f. 1283)

           I ZGJEDH NJË NGA NJË gjërat dikush. Fr.fol.,ftill.-i zgjedh me shumë kujdes e radhazi gjërat dikush. FGJSSH f. 1416). S.  shih  sin : i zgjedh beng e beng (beng me beng)  gjërat dikush

NJËHERË

            NJËHERË E NJË KOHË fr.ndf., me-ton.- dikur, shumë kohë më parë (në të kaluarën). (FGJSSH f. 1286). S. shih sin: një herë e një kohë

            NJËHERË MOTIT fr.ndf.,meton.-dikur, shumë kohë më parë (në të kaluarën). (FGJSSH f. 1286). S. shih sin: një herë e një kohë

            *NJËHERË PËR NJËHERË fr.ndf., fj.- përkohësisht, për një farë kohe, duke u nisur nga çasti, koha kur bëhet fjalë, duke marrë parasysh çastin, kohën kur bëhet fjalë, jo përgjithmonë.-Ushtria e vendit të tij  nuk e ka ndërmend të kthehet në Kosovë, njëherë për njëherë. (GSY te: KD,  23 tetor 2003 f. 3). S. shih sin: një herë për një herë

            NJËHERË E PËRGJITHMONË fr. ndf.,fj.- përfundimisht, në mënyrë përfundimtare, për përgjithnjë.- Shtoi ai me një zë prej thuthuqi, duke e bërë kësodore me dije se shpresat për martesën  e saj me të fejuarin që në dërrasë  të djepit kishin perënduar  njëherë e përgjithmonë. (MI-SHT f. 257). Kryeagjenti të kërkon me të gjitha forcat dhe është i mendjes se, me kapjen tënde, lufta e guerriljeve të qytetit merr fund njëherë e përgjithmonë!. (SKJA-G f. 97). Duhet të pajtohemi njëherë e përgjithmonë-ekziston edhe realiteti i poezisë: arti i fjalës .(MERA-POBSH  f.7). S. shih sin: një herë e mirë

            NJËHERË SI SOT fr.ndf., fj.- në një ditë a në një kohë të ngjashme me të sotmen. (FGJSSH f. 1286).

NJËQIND

              *NJËQIND PËR QIND fr.ndf.--  tërësisht, plotësisht, krejtësisht .- Edhe po të përmbusheshin njëqind për qind të gjitha obligi-met, mjetet e grumbulluara do të mbulonin vetëm  65  për qind të  nevojave. (ALCEN te: B, 18 dhjetor  1995 f. 5). S. shih sin: nga a-ja (deri) te zh-ja, nga a deri në zh, prej a-së deri (gjer) në zh.

NJËRA

             BËN NJËRËN dikush  fr.fol.,id.-1. i bën të gjitha përpjekjet dikush për të arritur diçka  që do ose për të mos pranuar diçka të padrejtë. S. shih sin: bie andej (e) bie këndej (këtej)  dikush. 2. bën shumë zhurmë për diçka  që nuk i pëlqen dikush. (FGJSSH f. 1289). S. shih sin: bën bujë për diçka dikush, e bën bujë diçka dikush   

            *NJËRA PAS TJETRËS fr.ndf.-  vija-noz,  varg.- Kështu na vijnë njëra pas tjetrës dhe na e zënë frymën ! Thoshin ata  dhe ishin bërë dhe në fytyrë. (NRR te : JR nr.6/ 79 f. 901).

NJËRI

            NJËRI E HEDH E TJETRI E PRET fr.fol.,meton.- merren vesh, pajtohen në mes vete, janë të pandashëm, intimë në mes vete, janë të një mendjeje, botëkuptimi, kanë pikëpamje e interesa të përbashkëta, janë të afërt e veprojnë së bashku. (BQ-DSH). S.shih sin: bien në një brazdë në mes vete; janë bark e shpinë në mes vete

            Ç’ THOTË NJËRI E VULOS TJETRI fr.fol.,meton.- merren vesh, pajtohen në mes vete, janë të pandashëm, intimë në mes vete, janë të një mendjeje, botëkuptimi, kanë pikëpamje e interesa të përbashkëta, janë të afërt e veprojnë së bashku. (BQ-DSH). S.shih sin: bien në një brazdë në mes vete; janë bark e shpinë në mes vete

NJËSI-A

            NJËSI  HAMULLORE fr.em.,fj., b.-një-si bazë  e matjes së punës në punimet e mekani-zuara të tokës, e barabartë me lërimin  e një hekta-ri tokë në thellësinë 17-20 cm. (FGJSSH f. 646).

NJËSOJ

            *E BËN NJËSOJ fr.fol.,fj.- e barazon, e njëjtëson diçka a një vend me diçka a një vend tjetër dikush. –Ti dhe fshatin tone e bën njësoj me ca fshatra të tjera…(ZSA-VL-3 f. 23). S. shih sin: e vë baras  diçka me diçka tjetër dikush

NJËSH

            BËHEN NJËSH në mes vete  fr.fol.,met.-    bashkohen e lidhen fort në mes vete, njësohen e lidhen ngushtë në mes vete. (FGJSSH f. 596). S. shih sin : bëhen bark e shpinë në mes vete

            *BËHET NJËSH me dikë dikush fr.fol., met.- bashkohet me dikë dikush. (AXH-XXXIX f. 165).- Te poeti ynë“ është dashur që perëndia i patrajtë i profetit  të zbresë që të mishërohet, inkarnohet  te njeriu“  dhe me të të bëhet njësh në veprime...(BQ-PNF f. 36). Ai që gjithmonë qëndron në midis, në zemrën e të gjithëve...qitet mb' anësh, bëhet njësh me të prapëtit. (IR-PLf.15).S. shih sin: bëhet bashkë me dikë dikush

              BËHET NJËSH ME TOKËN dikush  fr.fol., iron.- vdes dikush. (FGJSSH f. 2005). S. shih sin: ha baltë dikush

              E BËN NJËSH ME TOKËN diçka a një vend dikush  fr.fol.,meton.- e rrënon, e shkatërron , e prish, e rrafshon  fare, krejt, deri në themel,  me themel  diçka a një vend (një shtëpi, një fshat, një qytet etj.) dikush. (FGJSSH f. 2005). S. shih  sin: e bën bar diçka a një vend dikush

            *ËSHTË NJËSH me dikë dikush  fr. fol.,ftill.- është bashkë  me dikë dikush.- Jeni njësh me ata të këshillit… E ç’ kam unë, moj, që të mbeti syri…që të daltë e mos arrifsh! (ZSA-VL-3 f. 59).

            JANË NJËSH në mes vete fr.fol.,ftill.- janë bashkë, janë  të bashkuar, janë të lidhur ngushtë e të bashkuar  fort me njëri-tjetrin.(BQ-DSH). S. janë bark e shpinë në mes vete

NJËZAJ

            PËR  SË NJËZAJ fr.ndf. ,id.- përsëri, prapë, rishtas. (FGJSSH f. 1292). S. shih sin: nga a-ja (prej a-së)

              NJËZAJ fr.ndf. ,id.- përsëri, prapë, rishtas. (FGJSSH f. 1292). S. shih sin: nga a-ja (prej a-së)

NJËZË

            NJËZË E NJËZË fr.em., id.- gjëzë, kashelashë, njëenjëzë. (FGJSSH f. 1293).

NJIL/Ë-A

            NJILË E POGRADECIT fr.em.,fj.,zool., L. Chondrostoma  nasus ohridanus, Karaman, 1924.-ky lloj pshku takohet  në liqenin e Pogra-decit.Riprodhon në prill-maj në kushte me temperaturën  e ujit 12-16 gradë C.Riprodhon në përrenj të rrjedhshëm  me burime malore. (NRA-P-I f. 187).

            NJILË E PRESPËS fr.em.,fj.,zool.,L. Chondrostoma  nasus prespensis  Karaman, 1924.-është peshk i ujërave të ëmbla. Është karakteristik i liqenit të Prespës. Peshon deri më 0. 8 kg. Dimëron në bujana me burime nëntokësore. Takohet në Prespën e Madhe e në Prespën e Vogël. Është peshk me vlerë industriale. (NRA-P-I f. 187).

            NJILË MALORE fr.em.,fj.,zool.,L. Chondrostoma  nasus nasus. (Linnaeus, 1758).-është njilë tipike  e rrjedhave malore, që i është përshtatur jetesës edhe në liqene.Riprodhon  në pranverë  në temperaturën e ujit  9-10 shkallë C. Takohet në Drinin e Bardhë e Drinin e Zi, në liqenin e Fierzës, në Vjosë e Shushicë.Mund të shtohet me rrugë gjysmëartificiale. (NRA-P-I f. 187).

            NJILË SYRI, NJILË VIRI fr.em.,fj., zool.,L. Chondrostoma  masus  Ohridanus Karaman, 1924.- quhet njila shterpë e madhe e me ngjyrë të bardhë. (NRA-P-I f. 187).

NJOFTIM-I

            *MERR NJOFTIM  për diçka dikush  fr.fol.,fj.- njoftohet për diçka dikush, merr kumtim, lajm a të dhëna për diçka dikush, mëson për diçka dikush, e mëson diçka dikush, e njeh diçka dikush, njihet me diçka dikush, e kupton, e merr vesh  diçka dikush. (FGJSSH f. 334).-Më vjen keq që për vendimin tuaj kam marrë vesh nga mediat në vend se  të marr njoftim nga ju. (ARBXHA te: KD, 21 prill 2004 f. 2). S. shih  sin: e merr në dije diçka dikush

NJOHJ/E-A

            TEORIA E NJOHJES fr.em.,filoz.-pjesë përbërëse e filozofisë, që studion procesin e njoh-jes së botës objektive, burimet e dijes njerëzore, format nëpërmjet  të cilave arrihen këto dije dhe saktësinë e vërtetësinë e tyre. (FGJSSH f. 1294).

NJOHUR (I , E)

            *BËHET I NJOHUR fr. fol.- 1. (dikush) bëhet i famshëm, i dëgjuar, i shquar dikush, spikatet, shquhet dikush.-Me zërin e tyre të bukur dhe burrëror për këngë kreshnike u bënë  të njohur edhe jashtë Rugovës. (ZYNE-PLR  f.11). Emri i tij u bë i njohur  në rrethet shkencore  ballkanike  dhe evropiane. (SMAN te: SF nr. 3-4/ 1998 f. 87). S. shih sin: bëhet emër me nam dikush.2. njihet diçka.- Zatën rasti i Deliajve, pos që u bë i njohur, u bë edhe shkas i kthesave të mëdha, vëmendjes dhe i përqendrimit të opinionit dhe subjekteve ndërkombëtare në drejtim të çështjes së Kosovës. (ZBE te: R, 15 shkurt 2000 f. 10). S. shih sin : bëhet me dije diçka

            I BËHET E NJOHUR diçka dikujt fr.fol.,fj.- njoftohet për diçka dikush, merr kumtim, lajm a të dhëna për diçka dikush, mëson për diçka dikush, e mëson diçka dikush, e njeh diçka dikush, njihet me diçka dikush, e kupton, e merr vesh  diçka dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: e merr në dije diçka dikush

            E BËN TË NJOHUR për diçka dikë dikush, I (IA) BËN TË NJOHUR diçka dikujt dikush fr.fol.,fj.- 1a. e njofton, e lajmëron, e informon dikë dikush për diçka, ia kumton, komunikon dikujt diçka dikush, i (ia) njofton diçka dikujt. 1b. i jep njohuri për  diçka dikujt dikush , e njeh me diçka dikë dikush, i tregon, i thotë, i rrëfen, i dëfton për diçka dikujt dikush, ia tregon, ia thotë, ia shfaq dikujt diçka.  (FGJSSH f. 134).S. shih sin : e bën me dije dikë dikush për diçka, ia bën me dije dikujt diçka dikush

            ËSHTË E NJOHUR diçka  fr.fol.,ftill.- njihet diçka . (AXH-XLV F. 149). S. ashih sin: është e ditur  diçka    

                  E  BËN TË NJOHUR dikë  me a  për diçka  dikush fr.fol.- 1a. e njofton, e lajmëron, e informon dikë dikush për diçka, ia kumton dikujt diçka dikush. 1b. i jep njohuri për  diçka dikujt dikush , i tregon, i thotë, i rrëfen, i dëfton diçka dikujt dikush . (FGJSSH f. 1293, RAHY-FASH f. 7).- Na bën të njohur me një të folme, që një brez më vonë, me Samiun dhe Naimin, do të vihej në bazë të toskërishtes letrare. (MADO te: gr.aut. HLSH f. 226). S. shih sin: e bën me dije dikë dikush (për diçka), ia bën me dije  diçka dikujt dikush   

            IA BËN TË NJOHUR diçka dikujt dikush fr.fol.,ftill.- e njofton, e lajmëron, e informon dikë dikush për diçka, ia kumton, komunikon dikujt diçka dikush, i (ia) njofton diçka dikujt dikush. (FGJSSH f. 344). S. shih sin : e bën me dije dikë dikush për diçka, ia bën me dije dikujt diçka dikush

            ËSHTË E NJOHUR SE fr.fol.,fj.- dihet se… (VK-FSHF f. 92, FIA-FSHS f. 202). S. shih sin: është  e ditur  se…

                    I  JEP TË  NJOHUR dikush dikujt fr. fol.,fj.-i tregon  dikujt dikush se kush është.  (FGJSSH f. 1294).

                    KA TË  NJOHUR   me dikë  dikush fr. fol.,fj.-e njeh  dikë dikush, ka lidhje shoqërore  me dikë dikush . (FGJSSH f. 1294).

NJOHURI-A

            I JEP NJOHURI dikujt dikush fr.fol.,fj.- e meson, e arsimon e dijeson, e dituron dikë dikush. (FGJSSH f. 736). S. shih sin: i jep arsim dikujt dikush

            KA NJOHURI për diçka dikush fr.fol., fj.- është i njoftuar, i informuar për diçka dikush, është i ditur,  njohur me diçka dikush, e di , e njeh diçka dikush, e di, e merr vesh, e kupton, e mëson si është, si qëndron diçka (puna etj.) dikush, është në rrjedhë të diçkaje (të çështjes, të punës, të gjendjes, të ngjarjes etj.) dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: është në dije të diçkaje (të punës etj.)  dikush

            *NUK KA NJOHURI  për dikë  a diçka dikush fr.fol.,fj.- nuk di për dikë a dika dikush .- Familjarët e tyre  nuk kanë njohuri se kush janë  pronarët legalë të këtyre banesave. (SEBSHA te: ERE, 18 tetor 2003 f. 7). S. nuk ka dije (dituri)  për dikë a diçka dikush

            *MERR NJOHURI dikush fr.fol.,fj.-1.  arsimohet, shkollohet, diturohet, dijesohet. (FIA-FSHS f. 202).. S. shih sin: merr arsim dikush .2.  (për diçka) meson (për diçka) dikush .- Gjatë asaj kohe  mësojnë rregullat e gramatikës shqipe, recitojnë vjersha, marrin njohuri për historinë  dhe për eposin shqiptar.  (PTPR tw: GJJ nr. 1-4/ 1997 f. 99).  S. shih sin: merr dije (për diçka) dikush

NJOLL/Ë-A  shm. NJOLLA-T

            BËHET ME NJOLLË dikush  fr.fol.,fj.-njolloset dikush. (FGJSSH f. 130). S. shih sin:  bë-het si arusha me def dikush

            E BËN ME NJOLLË TË ZEZË (ME NJOLLA TË ZEZA) dikë dikush  fr.fol.,iron.- e turpëron botërisht dikush dikë, e diskrediton, e komprmeton e njollos, e damkos dikush dikë. (AXH-XXXVII f. 166).S.shih sin: : ia qep arnën  dikujt dikush 

            I MBETET NJOLLA ME BOJË dikujt  fr.fol.,iron.- bëhet me turp dikush, i mbetet turpi përgjithnjë dikujt, komprometohet keq dikush. (FGJSSH f. 1295, 2164). S. shih sin: bie në baltë dikush

            NJOLLAT E BARRËS fr.em.,fj.-  preka a pikla që i dalin në fytyrë një gruaje shtatzënë. (FGJSSH A f. 1295)

            NJOLLË E BARDHË fr.em.,met.- 1. krahinë që nuk është studiuar ose është studiuar pak në një drejtim.2. krahinë që nuk është prekur  nga një shfaqje  ose ku nuk është  përhapur një dukuri. 3. çështje e pastudiuar në një fushë të dijesisë a të veprimtarisë shoqërore .(ART f. 194, FGJSSH f. 102, 1295). S. zonë e bardhë

            NJOLLË E VERDHË fr.em.,fj.,anat.-pjesë e retinës së syrit ku ndjeshmëria ndaj dritës arrin shkallën  më të lartë. (FGJSSH f. 1295, 2133) 

            *NJOLLË E ZEZË fr.em.-1. dobësi, e metë.- Ky njeri njolla e zezë  e Qeverisë-është skandali vetë. (IMU te : ERE, 25 tetor 2003 f. 11). S. shih sin : anë e dobët. 2. shfaqje e mbeturinave të këqija e të dëmshme të së kaluarës ose të ndikimeve të ideologjisë së huaj borgjeze fetare etj., kundër të cilave zhvillohet një luftë e vazhdueshme. (FGJSSH f. 2241).

            I VË NJOLLË dikujt dikush, IA VË NJOLLËN dikujt dikush fr.fol.,iron.- e njollos, e damkos, e përlyen, e turpëron, e zhigat dikë dikush, e bën me turp, r poshtëron para të tjerëve  dikë dikush. (AXH-XXXVII f. 166, FGJSH f. 600, 640, FGJSSH f. 965, 2153). S. shih sin: ia qep arnën dikujt dikush

            I VIHET NJOLLA ME BOJË dikujt  fr.fol., iron.- njolloset, poshtërohet, shpërnderohet fare dikush, komprometohet keq dikush, bëhet me turp dikush, i mbetet turpi përgjithnjë dikujt. (FGJSSH f. 1295, 2164). S. shih sin: bie në baltë dikush

NJOMA (TË)

 TË NJOMA E TË THATA fr.em., meton.-  pasuri e tundshme dhe  e patundshme.

(BETA-SITA-TIR f. 233).

NJOMI (I)

              DIGJET EDHE I NJOMI (BASHKË) ME TË THATIN fr.proverb.- bashkë me fajtorin  e pëson edhe ai  që s’ ka faj, pranë të keqit e pëson edhe i miri. (FGJSSH f. 1296, 1862, 2053). S. shih sin : digjet bari i njomë nëpër të thatët

              DIGJET I NJOMI PËR TË THATIN fr. proverb.- e pëson ai që s’ ka faj në vend të fajtorit. (FGJSSH f. 1296, 1862, 2053). S. shih sin : digjet bari i njomë nëpër të thatët

              SHKON EDHE I NJOMI (BASHKË) ME TË THATIN  fr.proverb.- bashkë me fajtorin  e pëson edhe ai  që s’ ka faj, pranë të keqit e pëson edhe i miri. (FGJSSH f. 1296, 1862, 2053). S. shih sin : digjet bari i njomë nëpër të thatët

             SHKON I NJOMI PËR TË THATIN fr.proverb.-e pëson ai që s’ ka faj në vend të fajtorit. (FGJSSH f. 1296, 1862, 2053). S. shih sin : digjet bari i njomë nëpër të thatët

OBLIGIM-I

   *KA (PËR) OBLIGIM, E KA (PËR)  OBLIGIM (për të bërë) diçka dikush  fr.fol.,ftill.- është i detyruar të bëjë diçka dikush, i bie pëgjegjësia dikujt për  të bërë diçka,  detyrohet, obligohet dikush për të bërë diçka.- Nëna ka pasur obligim  të kujdeset për burrin , për fëmijët, për anëtarët e tjerë të familjes dhe për mirëmbajtjen e shtëpisë. (HAXHBAJ te: Z, 30 janar 2010 f. 22).. S. shih sin:  ka borxh, e ka borxh   për të bërë diçka dikush

            MERRET  PËR OBLIGIM  diçka (një detyrë, një punë etj.) fr.fol.,meton.-merret në ngarkim, në ngarkesë diçka ( një detyrë, një punë etj.).(BQ-DSH).S. shih sin: merret për detyrë  diçka (një detyrë, një punë etj.)

OBORR-I

            NUK IA KAPËRCEN PRAGUN E OBORRIT dikujt dikush fr.fol.,iron.-  nuk  i  shkon   fare (në shtëpi) dikujt dikush, nuk i shkon për vizitë dikujt dikush, nuk e viziton dot dikë dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: nuk i hyn brenda dikujt dikush

            SI NË OBORRIN E VET fr.ndf.,krah.- lirisht, pa frikë e pa druajtje. (FGJSSH f. 1298). S. si në shtëpinë e vet

            NUK IA SHEH PRAGUN E OBORRIT dikujt dikush fr.fol.,iron.-  nuk  i  shkon   fare (në shtëpi) dikujt dikush, nuk i shkon për vizitë dikujt dikush, nuk e viziton dot dikë dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: nuk i hyn brenda dikujt dikush

            NUK IA SHKEL PRAGUN E OBORRIT dikujt dikush fr.fol.,iron.-  nuk  i  shkon   fare (në shtëpi) dikujt dikush, nuk i shkon për vizitë dikujt dikush, nuk e viziton dot dikë dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: nuk i hyn brenda dikujt dikush

            TË ZËNTË OBORRI BAR! fr. fol., mallk.-  të vdekshin (të gjithë) njerëzit e shtëpisë! mos të mbettë njeri në shtëpi! u shofsh me gjithçka! U shofsh me gjithsej! (FGJSSH f. 96, 1298, 1927, 2232). S. shih sin: t’ i mbuloftë bari  dërrasat e kullës!

OD/Ë-A

            BUJRUM NË ODË TË MIXHËS fr. fol.,iron.- tregohet bujar, zemërgjerë, mikpritës në shtëpinë a me mallin (pasurinë)  e tjetrit dikush.  BQ-DSH).S. bujrum në odën e xhaxhait

            BUJRUM NË ODËN E MIXHËS fr.fol.,iron.- tregohet bujar, zemërgjerë, mikpritës në shtëpinë a me mallin (pasurinë)  e tjetrit dikush. (NMUS-SHPK f. 229). S. shih sin: bujrum në odë të mixhës

           ODË E MIQVE fr.em.,fj.- dhomë e veçantë në shtëpi e mobiluar mirë ku priten e rrinë miqtë, mysafirët. (QMU-FSHHA f. 72). S. shih sin: dhomë e miqve

            ODË E MIRË fr.em.,fj.- dhomë e veçantë në shtëpi e mobiluar mirë ku priten e rrinë miqtë, mysafirët. (FGJSSH f. 1144). S. shih sin: dhomë e miqve

            ODË E NDEJËS fr.em.,fj.- dhomë ku rrihet gjatë ditës. (QMU-FSHHA f. 72).  S. shih sin: dhomë e ditës

            *ODË E ZJARRIT fr.em.,fj. - e ndarë e veçantë në shtëpi, me pajisje të nevojshme, ku gatuhen e piqen bukët e gjellët dhe ku rrinë pjesëtarët e familjes gjatë ditës, kuzhinë. (FGJSSH f. 2244).-Lavda, në këmbë, te dera e odes së zjarrit, sipas zakonit, e ftoi mysafirin: -Urdhëroni! Mirë se na urdhëruat! (ZSA-VL-3 f. 128). S. shih sin: dhomë e zjarrit, dhomë zjarri

OFSH-I

            HYN NË OFSHIN e dikujt dikush fr.fol. ,id.- bën dikush  që dikush ta mallkojë. (FGJSSH f. 1299).

OGUR-I

            NUK KA OGUR me dikë dikush fr.fol., id.- nuk shkon mirë, mbarë me dikë dikush, nuk ka të shkuar me dikë dikush, ngatërrohet dikush me dikë, ndez me dikë dikush, bie, ndodhet keq,  ngushtë me dikë dikush,  ndesh në vështirësi të paparashikuara në marrëdhënie me dikë dikush. (ALSI te: Hylli i Dritës nr. 6-8/ 1941 f. 335, FGJSSH f. 1300). S.shih sin: e gjen belaja dikë me dikë

            OGUR I BARDHË fr.em.,id.- shenjë, paralajmërim i mirë, i mbarë. (FGJSSH f. 1300). S. ogur i mirë (i mbarë)

             OGUR I KEQ fr.em.,id.- diçka që sjell  fatkeqësi e rreziqe për njerëzit,  fatkeqësi a e keqe e madhe, fatkeqësi, tragjikë, mynxyrë. (FGJSSH f. 1300). S. shih sin : ditë e kobit

             OGUR I LIG  fr.em., id.-  diçka që sjell  fatkeqësi e rreziqe për njerëzit,  fatkeqësi a e keqe e madhe, fatkeqësi, tragjikë, mynxyrë. (FGJSSH f. 995). S. shih sin : ditë e kobit

               OGUR I MBARË fr.em.,id.-shenjë, paralajmërim i mirë, i mbarë. (FGJSSH f. 1300). S. shih sin: ogur i bardhë

               OGUR I MIRË fr.em.,id.-shenjë, paralajmërim i mirë, i mbarë. (FGJSSH f. 1300). S. shih sin: ogur i bardhë

            *OGUR I ZI fr.em.,id..- diçka që sjell  fatkeqësi e rreziqe për njerëzit,  fatkeqësi a e keqe e madhe, fatkeqësi, tragjikë, mynxyrë. (FGJSSH f. 1300).- Me armë e me penë përpara/ Në një vend të mos ngelim/ Një ditë na humb dhe fara/ Ogur i zi shfaqet në derë. (XHHA-GJQ f. 29). Ajo është një ogur i zi dhe njerëzimi nuk duhet ta pranojë, i thosha vetes. (MJUS te : ERE, 26 mars  2004 f. 12). Përçarja dhe tradhtia në Kosovë do ta ndjekë si një ogur i zi gjatë tërë historisë  së tij…(ARXHAF te : KS, 3 maj 2004 f. 12). S. shih sin : ditë e kobit

OH

            BËN OH dikush  fr.fol.,meton.- psherëtin dikush. (FGJSSH f. 1300). S. shih sin : nxjerr ah dikush

OJNA-T

            BËN OJNA dikush  fr.fol.,iron.-1. (në punë) i bën bisht punës dikush,kundërshton, nuk e pranon pa arsye (një punë a detyrë) dikush, nxjerr arsyetime të kota e të paqena dikush për të mos punuar, krijon pengesa e vështirësi për të mos e bërë një punë, i shmanget një detyre (pune etj.)dikush me arsyetime a me mëtesa të paarsye-shme.S. shih sin: nxjerr bishta  (në punë) dikush. 2. (në të ngrënë e në të pirë) zgjedh  shumë  në të ngrënë e në të pirë dikush, ,nuk ha a nuk pi çdo gjë dikush, lyp gjëra të zgjedhura dikush, ka kërkesa të tepruara në të ngrënë e në të pirë dikush. (FGJSSH f. 134). S. shih sin: bën buzë (ë të ngrënë e në të pirë) dikush. 3.  (me dikë a diçka) tallet, qesëndiset, shpotitet, mahitet, shagaret me dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 1301). S.shih sin: bën allatkë me dikë a diçka dikush

            *I BËN OJNA dikush fr.fol.,id.-1. (gjellës, ushqimit, pijes etj.) nuk e pëlqen aq, nuk ia ka ënda, nuk e do diçka (një gjellë, ushqim, një pije etj.),s' e ka me qejf  (një gjellë, një ushqim, një pije etj.) dikush. S. shih sin: i bën buzë (gjellës, ushqimit, pijes etj.) dikush. 2. diçkaje (punës, detyrës etj.) i bishtëron, i ikën, i dredhon, i shman-get, i largohet diçkaje (punës,detyrës etj.)  dikush   (duke gjetur arsye të kota ose dredhi). (FGJSSH f. 1301).- Hajt Murroj, hajt Kuqoj!- dhe sikur gëzohej se qetë nisën të mos I bënin ojna. (HKA-OM f. 65). S.shih sin: i bën bisht diçkaje (punës, detyrës etj.) dikush. 3.(diçkaje)e lajlon, e zbukuron   me të qëndisura të ndryshme diçka dikush . (FGJSSH f. 1301). S. shih sin: e bën me lajle e me lule diçka dikush  (edhe moh.)

            FLET ME OJNA dikush fr.fol.,ftill.- flet si me zor e pak  dikush, flet me shumë naze  dikush, flet ngadalë e pa u ndier mirë dikush. (FGJSSH f. 1301). S. shih sin: flet me majën e buzëve (me majë të buzëve) dikush

            FLET PA OJNA (me dikë) dikush fr. fol., ftill.-flet haptas, pa fshehur gjë, çiltërisht (me dikë) dikush.(FGJSSH f. 1301). S.shih sin: flet pa bishta (me dikë) dikush

OK/Ë-A

            DY GROSH OKA fr.fol.,elipt.-nuk ka ndonjë vlerë, nuk vlen fare. (FGJSSH f. 1301, 1405). S. pesë para oka

            NUK ËSHTË NË OKË dikush fr.fol., iron.- nuk është  në gjendje të mirë mendore dikush, I ka humbur gjykimi, arsyetimi dikujt,  nuk është në gjendje të gjykojë, të mendojë, të  arsyeto-jë drejt a si e sa duhet dikush, flet ose vepron në mënyrë jonormale dikush, nuk është normal, tamam (nga mendja) dikush. (PETZE-TRO-I f. 199, FGJSSH f. 1301). S. shih sin: nuk është në bokë dikush

            JANË  NJË OKË E DHJETË,  NJË OKË PA DHJETË  fr.fol.,ftill.- janë pothuaj njësoj, janë pak a shumë njësoj, njëlloj .(FGJSSH f .1301, 1405). S. shih  sin:  janë një ajar

            JANË  NJË OKË E PESË,  NJË OKË PA PESË  fr.fol.,ftill.- janë pothuaj njësoj, janë pak a shumë njësoj, njëlloj .(FGJSSH f .1301, 1405). S. shih  sin:  janë një ajar

            KA   ME OKË  diçka fr.fol., ftill.- ka me të tepërt diçka, ka me shumicë, me tepri, me mbushullim, me bollëk diçka (FGJSSH f. 830). S.shih sin: ka me burde diçka

            KUDO OKA KATËRQIND DËRHE-MË ËSHTË fr.proverb.- kudo është njësoj, njëlloj. (FGJSSH f. 1301).

            ME OKË fr.ndf., meton.- me shumicë, pa kursim, me (në) sasi të madhe, pa asnjë kufizim, me tepri, me të tepërt, shumë,së tepërmi. (FGJSSH f. 1301). S. shih sin: me bollëk

            E NDAN OKË E KOKË diçka dikush  fr.fol., ftill.- e ndan në mënyrë të barabartë  diçka dikush, e ndan barabar diçka dikush. (NMUS-SHPK f. 229). S. shih sin: e ndan dueqisht  diçka dikush

           NJË OKË E DHJETË, NJË OKË PA DHJETË fr. proverb.,iron.- po ajo gjë, e njëjta gjë, njësoj, njëlloj, pothuaj njësoj, njëlloj. (FGJSSH f. 1301). S. shih sin: Ali  hoxha, hoxhë Aliu

            NJË OKË E PESË, NJË OKË PA PESË fr. proverb.,iron.- po ajo gjë, e njëjta gjë, njësoj, njëlloj, pothuaj njësoj, njëlloj. (FGJSSH f. 1301). S. shih sin: Ali  hoxha, hoxhë Aliu

            OKËN PIJE, PIKËN MOS E DERDH fr.proverb.-mos e kurse gjënë për shëndetin, por kot mos e humb! (FGJSSH f. 1301).

            OKË E VOGËL fr.em., fj.- okë prej rreth 1250 gramësh në krahasim me okën e madhe prej 1408 gramësh, çeki. (FGJSSH f. 2178).

            IA PAGUAN OKË E KOKË dikujt dikush fr.fol..- 1. diçka (borxhin etj.) iron.- ia kthen shumëfish keq a më tepër diçka (të keqen, dëmin a fajin etj.) dikujt  dikush. ia merr hakun me të tepërt dikujt dikush,i ahmerret shumë keq, shumë rëndë dikujt dikush. S. shih  sin: ia kthen borxhin me babune dikujt dikush. 2. meton.- e paguan, e shpërblen ashtu siç e meriton dikë dikush. (NMUS-SHPK f. 229). S. shih sin:  ia bën festen sipas kokës dikujt dikush

            PESË PARA OKA fr.fol.,elipt.-nuk ka ndonjë vlerë, nuk vlen fare. (FGJSSH f. 1301, 1405). S. shih sin : dy grosh oka

OKLLAI-A

            MBAHET SIKUR KA GËLLTITUR OKLLAINË dikush fr.fol.,iron.- mbahet, qëndron  gjithnjë i krekosur dikush. (JBALL-MISA-KOR f.186). S. shih sin: nuk preket me asgjë dikush

OKSIGJEN-I

            I JEP OKSIGJEN dikujt dikush  fr.fol., iron.- e ndihmon a e nxit dikë dikush për të bërë një të keqe. (FGJSSH f. 1302).

OLIMP-I

            *E  VENDOS (E VË) NË OLIMP dikë dikush fr.fol.,met.- e vë mbi të gjithë dikë dikush, e vë në pozitë(nl vend) më të lartë dikë dikush.-Ky gjykim e vlerësim popullor është i pamëshirshëm  në kuptimin e mirë të fjalës. Ai të vë në krye të piedestalit e të vendos në Olimp, por edhe të rrëzon përdhe e të bën baltë kur vepra nuk vlen. (AU-E-III f. 325). S. e vë në krye të piedestalit dikë dikush

OMBRELL/Ë-A

            I BËHET OMBRELLË  diçkaje a dikujt dikush  fr.fol.,meton.- e mbron, e ndihmon, e për-krah, e mbështet  diçka a dikë dikush. (FGJSSH f. 1303). S. shih sin: i bëhet çadër diçkaje a dikujt dikush

            NËN OMBRELLËN e dikujt fr.ndf., meton.- nën mbrojtjen e dikujt. (FGJSSH f. 1303). S. nën patronazhin e dikujt

            OMBRELLË ATOMIKE fr.em.,fj.-  mbrojtje nga sulmet me armë bërthamore, të cilën gjoja ua sigurojnë superfuqitë vendeve të tjera që nuk I kanë këto armë, duke synuar t’ I mbajnë të çarmatosura e të nënshtruara. (FGJSSH f. 1303).

            OMBRELLA E BOMBËS ATOMIKE fr.em.,fj.- pjesa e sipërmee tymit  të bombës ato-mike, që hapet si kërpudhë. (FGJSSH f. 1303).

            OMBRELLË E PEMËVE (E PISHA-VE) fr.em.,fj.- kurorë e pemëve. (FGJSSH f. 1303).

              I (IA) VË OMBRELLËN diçkaje dikush  fr.fol.,iron.- e fsheh, e mbulon, e maskon diçka dikush. (FGJSSH f. 1303). S. shih sin: e mbështjell me një cipë  diçka dikush

OPERACION-I

              BËN OPERACION dikush  fr.fol.,fj.- operon dikush. (FGJSSH f. 1303-4).

              OPERACION I GJELBËR fr.em.,fj., b.-krasitje e lastarëve të një bime,që ajo të rritet më mirë dhe të japë sa më shumë prodhim. (FGJSSH f. 1303). 

OPING/Ë-A shm.-OPINGA-T

            NUK E BËN DOT OPINGËN KËPU-CË  dikush  fr.fol.,ftill.-  nuk  mund  ta   bëjë diçka

   dikush ( që s’ bëhet dot, që nuk mund të bëhet). (NMUS-SHPK f. 229).   

            I BIEN  OPINGAT dikujt  fr.fol.,id.- nuk mund të ecë më  dikush, nuk ka fuqi të ecë dikush, nuk mund të ecë ose të vejë diku dikush. ( NMUS-SHPK f. 229). S. shih  sin:  s’ i bëjnë  këmbët  dikujt

            EDHE OPINGAT LOZIN me dikë  fr. fol.,iron.- e tallin, e qeshin  të gjithë dikë. (NMUS-SHPK f. 230). S. shih sin: i (ia) vënë berihanë  dikujt

            ËSHTË ME GJYSMË OPINGE dikush  fr.fol.,meton.- është shumë i varfër dikush, është fare i këputur dikush. (FGJSSH f. 1304). S. shih sin: nuk ka asgjë mbi shpirt dikush, nuk ka asgjë pas (veç) shpirtit dikush

            ËSHTË ME OPINGA TË THURURA ME PENJ dikush  fr.fol.,meton.- është shumë i varfër, i këputur dikush, s’ ka asgjë nga pasuria dikush. ( BQ-DSH). S. shih sin: nuk ka asgjë mbi shpirt dikush, nuk ka asgjë pas (veç) shpirtit dikush

            ËSHTË PA OPINGA NË KËMBË dikush  fr.fol., meton.- është shumë i varfër dikush, është fare i këputur dikush. (FGJSSH f. 1304). S. shih sin: nuk ka asgjë mbi shpirt dikush, nuk ka asgjë pas (veç) shpirtit dikush

            T’ I FSHIN OPINGAT   dikush  fr.fol., iron.- nuk ngopet me asgjë dikush, është fare i pangopur, i babëzitur dikush, ha shumë, së tepërmi dikush, është llupës, grykës, hamës i madh dikush, nuk ka kufi, masë në të ngrënë dikush, nuk di të ngihet, të ngopet dikush, nuk ka të ngopur dikush. (HB-III f. 199). S. shih sin: i çahet barku dikujt

            I FUTET ME GJITHË OPINGA diçka-je dikush fr.fol.,meton.-i futet, i hyn i tëri a  me tërë qenien diçkaje (një pune etj.) dikush, i kushtohet krejtësisht a me tërë qenien  diçkaje (një pune etj.) dikush. (FGJSSH f. 1304). ). S. shih sin: i (ia)  gjoksin diçkaje (një pune etj.) dikush

            I GRIS OPINGAT për dikë dikush fr.fol.,id.- lodhet shumë, tej mase së ecuri, së udhëtuari ) për dikë dikush,  lodhet shumë, këputet së ecuri, së udhëtuari për dikë (dikush., lodhet shumë  duke e kërkuar  dikë dikush.(NMUS-SHPK f. 230). S. shih sin: i bien këmbët për dikë dikush

            TË HA ME GJITHË OPINGA dikush fr.fol.,iron.- është hajn i madh dikush, është hajn i shkathët, i regjur dikush. (JBALL-KOR f. 198). S. shih sin: s’ lë dry pa çelur dikush

            TË HEQ LAKUN E OPINGËS  dikush fr.fol.,iron.- është hajn i madh dikush, është hajn i shkathët, i regjur dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: s’ lë dry pa çelur dikush

            I  HYN  ME GJITHË OPINGA diçkaje dikush  fr.fol.,meton.- i futet,i hyn i tëri a me tërë qenin diçkaje (një pune etj.) dikush, i kushtohet krejtësisht  a me tërë qenien diçkaje (një pune etj.) dikush. (FGJSSH f. 1304). S. shih sin: i (ia)  gjoksin diçkaje (një pune etj.) dikush

            JANË NJË PALË OPINGA fr.fol.,ftill.- janë njëlloj, njësoj, janë të njëjtë, të njëllojtë, të një kategorie. (BQ-DSH).     S. shih sin: janë një ajar

            IA JEP  OPINGAT NË DORË  dikujt dikush fr.fol., iron.- e dëbon, e zbon, e përzë, e shporr dikë dikush nga një vend, nuk e lë  brenda dikë dikush, e karmon dikë dikush.(FGJSSH f. 818, 1304). S. shih sin: i (ia) vë cipalin dikujt dikush

            I (IA) JEP OPINGAT E SHERROS dikujt dikush  fr.fol.,iron.- nuk i jep asgjë dikujt dikush. (NMUS-SHPK f. 230). S. shih sin: ia jep të Bazhdarit dikujt dikush

            S’ KA OPINGA MBATHUR dikush fr.fol.,meton.- është shumë i varfër, i këputur dikush, s’ ka asgjë nga pasuria dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: nuk ka asgjë mbi shpirt dikush, nuk ka asgjë pas (veç) shpirtit dikush

            IA KTHEN OPINGAT SË PRAPTHI dikujt dikush fr.fol.,iron.-1. e mund, e mposht, e nënshtron, e pushton, e thyen moralisht, shpirtë-risht  dikë dikush, e detyron dikë dikush që t’ i dorëzohet, që t’ ia pranojë se e ka mundur. (JBALL-KOR f. 198, NMUS-NJFK f. 213). S. shih sin: e bën  bërhaj dikë dikush; e ul në bisht dikë dikush. 2. e dëbon dike dikush, e detyron të ikë andej nga ka ardhur dikë dikush. (NMUS-SHPK f. 230). S. shih sin: i (ia) vë cipalin dikujt dikush

            I LUAN OPINGAT dikush  fr.fol.,iron.- 1. është i lëkundshëm, i paqëndrueshëm  në mendi-me e qëndrime dikush, ndryshon shumë shpesh mendim, qëndrim  dikush. S. shih sin: është prej bublit dikush. 2.  është dredharak dikush, dredhon dikush, nuk e mban dot fjalën (e dhënë) dikush. (NMUS-SHPK f. 230). S. shih sin: del nga besa dikush

            I MBETET OPINGA NË ARË dikujt  fr.fol.,iron.-1.dështon dikush, nuk ia arrin qëllimit dikush. S. shih sin: s’ i zë eshka dikujt. 2. nuk përfillet më dikush. (NMUS-SHPK f. 230). S. shih  sin: i laget (iu ka lagur) baruti dikujt  

              IA  MERR OPINGAT dikujt dikush fr.fol., iron.-1.  nuk i merr dot  gjë,  asgjë dikujt dikush. 2. s’ i  bën dot gjë, asgjë dikujt dikush, s’ ka ç’ i bën dot dikujt dikush. (FGJSSH f. 1304). S. shih sin: ia rruan bishtin dikujt dikush

           T’ I MERR OPINGAT NGA KËMBËT  dikush  fr.fol., iron.- 1.  është vjedhës i madh, i pashoq dikush . S. shih sin : s’ lë dry pa çelur dikush. 2. është shumë i prirur e i shkathët  për të bërë të këqija dikush.  (FGJSSH f. 811, 1279). S. shih sin: është biri i meçkës dikush

            NË MË GJETSH, MË (M’ I) MARRSH OPINGAT fr.fol.,iron.- nuk më kap dot kurrë, nuk më zë dot kurrë, nuk  më shtie dot  kurrë në dorë . (NMUS-SHPK f. 230).

            T’ I NXJERR OPINGAT NGA KËMBËT  dikush  fr.fol., iron.- 1.  është vjedhës i madh, i pashoq dikush . S. shih sin : s’ lë dry pa çelur dikush. 2. është shumë i prirur e i shkathët  për të bërë të këqija dikush.  (FGJSSH f. 811, 1063, 1279). S. shih sin: është biri i meçkës dikush

            OPINGA GOGISHTE fr.em.,fj.-  opinga të lopërta  me majë, të qepura me retra e të lidhura  pas këmbës  gjer te kërciri.  (FGJSSH f. 558).

            OPINGA ME XHUFKA fr.em.,fj.- lloj opingash pa gjalma, të bëra prej lëkure të cilësisë së mire, me syprinë zakonisht të kuqe dhe me një xhufkë të zezë në majë për zbukurim. (FGJSSH f. 1304). 

            IA QET OPINGAT dikujt dikush fr. fol.,iron.- nuk e pret, nuk e pranon (në shtëpi) për mik, për mysafir dikë dikush, nuk e lë, nuk e lejon brenda (në shtëpi) dikë dikush, e nxjerr jashtë dikë dikush, e përzë, e dëbon dikë dikush, nuk e pranon për vizitë a për të bujtur dikë dikush.(BQ-DSH).S.shih sin :nuk ia çel derën dikujt dikush

             I SHKOJNË OPINGAT SI NË UROV dikujt  fr.fol.,id.-1.  vuan shumë, së tepërmi dikush. S. shih sin : heq si bari e dushku dikush. 2.  e sheh ngushtë, keq, vështirë, pa rrugëdalje punën dikush . (NMUS-NJFK f. 213, NMUS-SHPK f. 231). S. shih sin: e sheh punën pisk dikush

            IA TER OPINGAT dikujt dikush fr.fol., iron.- e vret dikë dikush. (FGJSSH f. 1986). S. shih sin : ia shqyen barkun dikujt dikush

OPINION-I

            *OPINIOM PUBLIK em.,fj.- Goditjet ai dinte t’ i organizonte  mirë  dhe të befasishme ose më saktë spektakulare, që të bënin efekt tek opinioni  publik. (NETO-GB f. 89).

OPLLAH-U

                MERR OPLLAH dikush fr.fol.,id.-prapshtohet dikush,e merr të praptën dikush, nuk është në gjendje të sigurt shpirtërore e ndjenjësore dikush. (BQ-DSH).

OPOZIT/Ë-A

               ËSHTË NË OPOZITË me dikë a diçka dikush  fr.fol.,ftill.- ka pikëpamje të kundërta me dikë a diçka, nuk pajtohet me dikë a diçka dikush, e kundërshton dikë a diçka dikush, i kundërvihet dikujt a diçkaje dikush. (FGJSSH f. 1304).S.shih sin: i del në ballë dikujt a diçkaje dikush

                NDODHET NË OPOZITË me dikë a diçka dikush fr.fol.,meton.- nuk pajtohet me dikë a diçka dikush, e kundërshton dikë a diçka dikush, i kundërvihet dikujt a diçkaje dikush. (FGJSSH f. 1304).S.shih sin: i del në ballë dikujt a diçkaje dikush

                 QËNDRON NË OPOZITË me dikë a diçka dikush  fr.fol.,meton.- ka pikëpamje të kundërta me dikë a diçka, nuk pajtohet me dikë a diçka dikush, e kundërshton dikë a diçka dikush, i kundërvihet dikujt a diçkaje dikush. (FGJSSH f. 1304).S.shih sin: i del në ballë dikujt a diçkaje dikush

              VIHET NË OPOZITË me dikë a diçka dikush  fr.fol.,meton.- ka pikëpamje të kundërta me dikë a diçka, nuk pajtohet me dikë a diçka dikush, e kundërshton dikë a diçka dikush, i kundërvihet dikujt a diçkaje dikush. (FGJSSH f. 1304).S.shih sin: i del në ballë dikujt a diçkaje dikush

OPT-I

                NUK IA DI OPTIN dikujt dikush fr. fol.,id.- nuk e di ku është a ku gjendet dikë a diçka dikush, ka kohë që s’e ka parë  dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 1305). S. shih sin: nuk ia di fijen  dikujt a diçkaje dikush

               HUMB PA OPT dikush a diçka  fr.fol., id.- s’ gjendet asgjëkundi dikush a diçka, nuk dihet se ku është dikush a diçka, zhduket, zhbihet, humb pa kurrfarë gjurme dikush a diçka, zhduket,  humb fare dikusha diçka. (FGJSSH f. 1305).S. shih sin: bëhet abet dikush a diçka

              I HUMB OPTI   1. (dikujt a diçkaje) nuk dihet se ku është a ku gjendet dikush a diçka, nuk dihet gjë për dikë a diçka, humb fare  dikush a diçka., nuk gjendet askund dikush a diçka, humb e s' e gjen dot asgjëkundi dikë a diçka, nuk gjendet, nuk duket gjëkundi dikush a diçka.. S.  shih sin: nuk i gjendet ana dikujt a diçkaje ; bëhet abet dikush a diçka.2. (dikujt) shkon shumë larg dikush, shkon në vende, në vise shumë të largëta dikush, shkon në një vend të largët a të panjohur dikush prej nga nuk mund të kthehet më,  humb , ikën diku larg dikush, vete në në një vend të thellë  a të humbur dikush. (FGJSSH f. 1305). S.shih sin: shkon në fund të botës dikush

              MOS IA PAFSHA  OPTIN E KOPTIN ! fr. fol.,mallk.- 1.u zhduktë! shkoftë e humbtë!  S. shih sin: u shoftë me bina! 2a. mos e pafsha më! 2b. më është bërë shumë i neveritshëm, i urrejtur dikush, s’ dua ta shikoj (ta shoh) me sy. (QM-KËR f. 46). S.  shih sin: mos ia pafsha bojën

              I VJEN OPTI dikujt fr.fol.id.- vjen në gjendje normale,në gjendje të mirë shpirtërore dikush, vjen në gjendjen e mëparshme dikush, i humb të zverdhurit, të zbehurit në fytyrë dikujt, qetësohet, e merr veten (pas një tronditjeje a shqetësimi të papritur dikush. (FGJSSH f. 1305, 2165). S. shih sin: i vjen boja në vend dikujt

OQEAN-I

            OQEANI AJROR fr. em., gjeogr.-atmos-fera. (FGJSSH f. 16, 1305).

            OQEANI BOTËROR (I PËRBOT-SHËM)  fr.em., gjeogr.- hidrosfera. (FGJSSH f. 1305).

ORAR-I

            ME ORAR E PA ORAR fr.ndf.,meton.- në çdo kohë, në kohën e punës e pas saj, pavënë re kohën, pa përfillur kohën e caktuar. (FGJSSH f. 1306). S. shih sin: orë e pa kohë

            ORAR UNIK fr.em.,ftill.-orar pune pa ndërprerje në mes, pa pushimin e drekës. (FGJSSH f. 2089).

OREKS-I

            IA ÇEL OREKSIN   dikujt  fr.fol.,fj.- 1. (diçka) ia shton,ia ngjall   dëshirën për të ngrënë diçka dikujt, e bën dikë diçka që të ketë dëshirë për të ngrënë.  S. shih sin: ia hap midenë  diçka dikujt. 2.  (për diçka) i (ia) ndez, ia ngjall lakminë për   diçka   dikujt  . (FGJSSH f. 648, 1306). S. shih sin: ia hap oreksin   për diçka dikujt

            I ÇELET OREKSI dikujt fr.fol.,fj.- 1. i ngjallet, i shtohet dëshira për të ngrënë dikujt. S. shih sin: i hapet mideja dikujt. 2. (për diçka)  i ndizet, i ngjallet lakmia për diçka dikujt. (FGJSSH f. 649, 1306). S. shih sin: ia çon gojën lëng diçka  dikujt

             HA ME OREKS dikush  fr.fol.,ftill.- ha me dëshirë, me qejf  dikush. (FGJSSH f. 1306) .S. shih sin: është i  bukës dikush Ant. ha pa oreks dikush

            HA PA OREKS dikush  fr.fol.,ftill.- ha pa  dëshirë, pa qejf dikush. (FGJSSH f. 1306). S. shih sin: ha pa ëndje dikush. Ant. ha me oreks dikush

            *IA HAP OREKSIN   dikujt  fr.fol.,fj.- 1. (diçka) ia shton, ia ngjall  dëshirën për të ngrënë diçka dikujt, e bën dikë diçka që të ketë dëshirë për ta ngrënë.- Ato kërca të skuqura… i hapën oreksin  për të pirë…(ZSA-VL-3 f. 236). S.  shih sin: ia hap midenë diçka dikujt.  2.  (për diçka) i (ia) ndez, ia ngjall lakminë   për  diçka dikujt  . (FGJSSH f. 648, 1306). S. shih sin: ia hap midenë për diçka dikujt

            I HAPET OREKSI dikujt fr.fol.,fj.- 1. i ngjallet, i shtohet dëshira për të ngrënë dikujt. S.   shih sin: i hapet mideja dikujt. 2. (për diçka)  i ndizet, i ngjallet lakmia për diçka dikujt. (FGJSSH f. 649, 1306). S. shih sin: ia çon gojën lëng diçka  dikujt

            E HUMB OREKSIN dikush  fr.fol., meton.- nuk ka dëshirë, qejf për të ngrënë dikush, nuk i hahet dikujt. (FGJSSH f. 1306). Ant. ka oreks dikush

            I IKËN OREKSI dikujt fr.fol.,meton.- velitet, baltehet  dikush, nuk i hahet dikujt, i humb dëshira për të ngrënë dikujt, nuk ka dëshirë për të ngrënë dikush. (FGJSSH f. 1306). S. shih sin: i prishet midja dikujt

            KA OREKS dikush  fr.fol.,fj.- ka dëshirë të hajë dikush, i hahet dikujt. (FGJSSH f. 640). Ant. e humb oreksin dikush (edhe moh.)

            KA OREKS TË MADH dikush  fr.fol.,meton.- i hahet shumë dikujt. (FGJSSH f. 1306).

            I KTHEHET OREKSI dikujt  fr.fol., meton.- i ngjallet, i shtohet dëshira për të ngrënë dikujt, i hahet dikujt, ka dëshirë për të ngrënë dikush. (FGJSSH f. 1306). S. shih sin: i hapet mideja dikujt

            IA PRET OREKSIN  dikujt  diçka fr. fol.,meton.- e bën dikë diçka që të mos ketë dëshirë për të ngrënë. (FGJSSH f. 1306). Ant. ia hap midenë diçka dikujt

            IA PRISH OREKSIN dikujt dikush  a diçka fr.fol., meton.- i ngjall neveri, mërzi, bezdi (ndaj ushqimeve) a për të ngrënë  dikujt dikush a diçka . (BQ-DSH). S. shih sin: ia prish  midenë dikujt dikush

            I PRISHET OREKSI dikujt fr.fol.,id.- velitet, baltehet  dikush, nuk i hahet dikujt, i humb dëshira për të ngrënë dikujt, nuk ka dëshirë për të ngrënë  dikush. (AXH-XXXIX f. 164). S. shih sin: i prishet midja dikujt

            I RRITET OREKSI dikujt fr.fol.,meton.- i ngjallet, i shtohet dëshira për të ngrënë dikujt. (FGJSSH f. 1306). S. shih sin: i hapet mideja dikujt

            SA PËR TË HAPUR OREKSIN fr.ndf., meton.- sa për të ngjallur dëshirën për të ngrënë. (FGJSSH f. 1134). S. shih sin: sa për të hapur midenë

            I SHTOHET OREKSI dikujt fr.fol., meton.- i ngjallet, i shtohet dëshira për të ngrënë dikujt. (FGJSSH f. 1306). S. shih sin: i hapet mideja dikujt

            I VETE PAS OREKSIT dikujt dikush  fr.fol.,iron.- bën, shkon, vepron , punon, sillet dikush  sipas dëshirave, qejfit, ëndjeve, porosive e kërkesave të dikujt. (FGJSSH f. 1306). S. shih sin: i shkon pas (sipas) avazit dikush dikujt, shkon pas (sipas) avazit të dikujt dikush  

            I  VJEN OREKSI dikujt  fr.fol. ,meton.-   i hahet dikujt, i ngjallet  dëshira për të ngrënë dikujt, ka dëshirë për të ngrënë dikush. (FGJSSH f. 1134, 2164).  S. shih sin : i hapet mideja dikujt

OR/Ë-A shm. ORË-T

            *E BËN NË ORË TË MIRA dikë diçka  a dikush fr.fol.,id.- e bën  në gjendje të mirë shpirtërore dikë diçka a dikush, e thekmez  dikë  diçka  a dikush.-Ngase e bën atë të thekmezur, në qejf, në orë të mira, të disponueshëm hë për hë, vera ngrihet  në nivelin e kultit të vërtetë. (BQ- PNF  f. 178). S. shih sin:  e bën çakërrqejf  dikë diçka a dikush

            BIE ORA për diçka  fr.fol.,id.-jepet shenja e fillimit të diçkaje, vjen koha për diçka. (FGJSSH f. 1307).

            I BIE ORA GJITHNJË DYMBËDHJE-TË (SHTATË, TETË) dikujt fr.fol.,iron.- nuk mërzitet, nuk shqetësohet, nuk bëhet merak  për asgjë ,fare dikush. (ART f. 213, FGJSSH f. 1307, 1727, 1921).S.i bie sahati gjithnjë dymbëdhjetë (shtatë, tetë) dikujt    

            I BIEN ORËT dikujt fr.fol.,id.- 1.qetësohet, zbutet dikush,  i kalon,i bie, i ikën  zemërimi, hidhërimi, inati dikujt. (FGJSSH f. 1307, 2217). S. shih sin: i bie damari dikujt.2.  e zë inati dikë, inatoset, nevrikoset, zemërohet menjëherë, sakaq dikush, tërhuzet, tërbohet, rrebnohet harbohet sakaq, aty për aty dikush.  (AXH-2/ 75 f. 169). S. shih sin: i bien boritë dikujt

            Ç’ BIE ORA, S’ E BIE MOTI fr.proverb.- rrethanat e volitshme janë të rralla, prandaj edhe duhet përfituar sa më shumë nga ato. (FGJSSH f. 1307). S. shih sin: çka bie çasti, nuk bie moti

            Ç’ BIE ORA, S’ E BIE VITI fr.proverb.- rrethanat e volitshme janë të rralla, prandaj edhe duhet përfituar sa më shumë nga ato. (FGJSSH f. 1307). S. shih sin: çka bie çasti, nuk bie moti

               Ç’ SJELL ORA, S’ E  SJELL MOTI fr.proverb.- rrethanat e volitshme janë të rralla, prandaj edhe duhet përfituar sa më shumë nga ato. (FGJSSH f. 1307). S. shih sin: çka bie çasti, nuk bie moti

            Ç’ SJELL ORA, S’ E SJELL VITI fr.proverb.- rrethanat e volitshme janë të rralla, prandaj edhe duhet përfituar sa më shumë nga ato. (FGJSSH f. 1307). S. shih sin: çka bie çasti, nuk bie moti

            *DERI NË ORËT E VONA fr.fol., meton.-  deri vonë.- Ekipet e zjarrfikësve deri në orët e vona punuan në largimin e ujit. (p.a. te: Z, 28 shkurt 2004 f. 16).Seanca gjyqësore është mbajtur deri në orët e vona të mëngjesit  ditën e hënë. (VEME te: KD, 6 tetor  2004 f. 5).

            ËSHTË ME (NË) ORË TË KËQIJA (TË LIGA) dikush fr.fol.,id.- është në gjendje të keqe shpirtërore dikush, është i zemëruar a i mërzitur dikush. (FGJSSH f. 805, 995, 1307). S. shih sin: është çartrafil  dikush

            ËSHTË NË ORË TË MIRA dikush fr. fol.,ftill.- është  i   thekmezur dikush, është në gjen-dje të mirë shpirtërore dikush. (FGJSSH f.1591). S.shih sin : është në bend të mirë dikush (edhe moh.)

            S’ ËSHTË NË ORË TË MIRA dikush  fr.fol.,ftill.-është në gjendje të keqe shpirtërore dikush, është i zemëruar a i mërzitur dikush. (FGJSSH f. 734). S. shih sin: është çartrafil  dikush

            E GJEN ORA E LIGË dikë   fr.fol.,ftill.-i ndodh, fatkeqësia, e keqja, belaja etj. dikujt, ogradiset dikush, e gjen, e zë fatkeqësia, e keqja, e liga, e zeza dikë. (BQ-DSH). S. shih sin: e gjen allagjakun dikush

            IA GJEN ORËN MË TË LIGË dikujt dikush fr.fol.,iron.- ia gjen çastin, rastin dikujt dikush kur është  në një situatë a gjendje më të vështirë, më të ngushtë , ia gjen rastin, çastin dikujt dikush kur është shumë ngushtë a më së ngushti, kur s’ ka nga t’ ia mbajë (për t’ i bërë ndonjë të keqe). (BQ-DSH). S. shih  sin: ia gjen anën dikujt dikush

            E GJEN NË ORË TË MIRË dikë dikush gr.fol.,ftill.- e gjen në gjendje të mirë shpirtërore dikë dikush, e gjen të thekmezur dikë dikush, e gjen të gëzuar dikë dikush. FGJSH f. 77, SMO-3/ 80 f. 190). S.shih sin: e gjen në damar të mirë dikë dikush

            E GJEN ORA E ZEZË dikë fr.fol., ftill.-i ndodh, fatkeqësia, e keqja, belaja etj. dikujt, ogradiset dikush, e gjen, e zë fatkeqësia, e keqja, e liga, e zeza dikë. (BQ-DSH). S. shih sin: e gjen allagjakun dikush

            I GJENDET NË ORËT E VËSHTIRA dikujt dikush  fr.fol..,meton.- e ndihmon dikush dikë kur është në nevojë, në hall, në rrethana të vështira,i gjendet në çaste të vështira dikujt dikush. (FGJSSH f. 1307).S. shih sin: i gjendet afër dikujt dikush

            IA HA ORËN dikujt dikush fr.fol.,id.-1. e mbyt, e vret dikë dikush , e privon nga jeta dikë dikush, ia shkakton , ia sjell vdekjen dikujt dikush. (FGJSSH f. 638). S. shih sin:  ia shqyen barkun dikujt dikush.2. e mund, e mposht, e nënshtron  dikë dikush. (FGJSSH f. 638, MAH-FKPG-I f. 69). S. shih sin: e ul në bisht dikë dikush

            E HA ORA E KEQE dikë fr.fol. ,euf.- 1.inatoset, e zë inati  dikë, tërhuzet, tërbohet, harbohet sakaq, aty për aty dikush, xhindoset dikush, bëhet si i tërbuar, si i trentë, si i çmendur dikush,  ndërkrehet  dikush, nxehet, nevrikoset shumë dikush, pëlcet nga inati  dikush, xhindoset dikush.S. shih sin: i bien boritë dikujt.2  iron. –shkon drejt humbjes, pësimit, shkatërrimit dikush, i venë punët dikujt keq e më keq, e pëson shumë keq dikush, përfundon shumë keq dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: merr në çopur dikush              

            E HA ORA E LIGË  dikë fr.fol.,euf.- 1.inatoset, e zë inati  dikë, tërhuzet, tërbohet, harbohet sakaq, aty për aty dikush, xhindoset dikush, bëhet si i tërbuar, si i trentë, si i çmendur dikush,  ndërkrehet  dikush, nxehet, nevrikoset shumë dikush, pëlcet nga inati  dikush, xhindoset dikush.S. shih sin: i bien boritë dikujt.2  iron. –shkon drejt humbjes, pësimit, shkatërrimit dikush, i venë punët dikujt keq e më keq, e pëson shumë keq dikush, përfundon shumë keq dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: merr në çopur dikush

            E HA ORA E ZEZË  dikë fr.fol.,euf.- 1.inatoset, e zë inati  dikë, tërhuzet, tërbohet, harbohet sakaq, aty për aty dikush, xhindoset dikush, bëhet si i tërbuar, si i trentë, si i çmendur dikush,  ndërkrehet  dikush, nxehet, nevrikoset shumë dikush, pëlcet nga inati  dikush, xhindoset dikush.S. shih sin: i bien boritë dikujt.2  iron. –shkon drejt humbjes, pësimit, shkatërrimit dikush, i venë punët dikujt keq e më keq, e pëson shumë keq dikush, përfundon shumë keq dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: merr në çopur dikush

            PO TË HA ORA E LIGË! (ORA E ZEZË) ! fr.fol.,iron.- kërcënohet dikush a i hiqet vërejtja dikujt ( me qëllim që të jetë më i sjellshëm a më i kujdesshëm në veprime a sjellje). (BQ-DSH). S. shih sin : po të ha dita e zezë !  

            *IA HEQ ORË ME DORË  diçka  (dhembjen e kokës bari) dikujt  fr,fol.,ftill.,krah.- ia heq menjëherë, sakaq, shpejt e shpejt (dhembjen e kokës bari) dikujt. (BQ-DSH).S.shih sin: ia heq si me amanet diçka (dhembjen e kokës bari) dikujt

            I  HIPIN ORËT dikujt fr.fol.,id.- ndërkrehet dikush, bëhet si i çmendur, si i tërbuar dikush, xhindoset dikush. (AXH-2/ 75 f. 169, FGJSSH f. 683,  1307, 2165). S. shih sin: i bien boritë dikujt

            I ORËS SË FUNDIT fr.mb.,ftill.- që është dhënë në kohën më të afërt,që sapo është dhënë (për një lajm a njoftim), i kohës më të afërt. (FGJSSH f. 1307).

            I ORËS SË PARË fr.ndf.,ftill.-  i fillimit të diçkaje, që ka marrë pjesë që në fillim në një veprimtari. (FGJSSH f. 1307, 1370). S. i orëve të para

            I ORËVE TË PARA fr.ndf., ftill.- .-  i fillimit të diçkaje, që ka marrë pjesë që në fillim në një veprimtari.(FGJSSH f. 1307, 1370).S. shih sin: i orës së parë

            KA ORË dikush fr.fol.,id.- ka fat  dikush, i ecën mbarë dikujt, i shkon puna mirë, mbarë dikujt. (FGJSSH f. 1307). S. shih sin: i ecën fati dikujt

            E KA ORËN E ÇUAR, E KA ORËN ÇUET dikush  fr.fol.,id.-1. është i mbrojtur nga orët e malit dikush. 2.  është njeri me fat. (SUAH-SHPPG f. 90) . S. shih sin: i ecën fati mbarë dikujt. Ant. iu ka lidhur ora dikujt

            E KA ORËN GJALLË dikush  fr.fol.,id.-  i shkon puna mbarë dikush,  ka gjithnjë fat dikush, e ndihmon fati vazhdimisht dikë. (FGJSSH f. 1307). S. shih sin: i ecën fati mbarë dikujt.

            I KA ORËT TË NUMËRUARA  fr.fol., iron.-1. (dikush) është kah fundi dikush, po i afrohet fundi,vdekja dikujt, do të vdesë së afërmi, së shpejti dikush, edhe pak ditë i kanë mbetur dikujt që të rrojë, i mbetet pak kohë dikujt për të jetuar . (FGJSSH f.1273, 1307).S.shih sin: i ka ditët e(të) numëruara dikush. 2. (diçka) është në mbarim e sipër diçka, merr fund së shpejti diçka, po i vjen fundi diçkaje, s’ e ka të gjatë diçka. (FGJSSH f. 1307). S. shih sin: i vjen fundi diçkaje

            S’ KA ORË TË PAPRERË   dikush  fr. fol.,id.-është fatzi dikush, nuk i qesh fati kurrë dikujt, s’ ka gjë për së mbari dikush. (AVSU-SHFMGJ-III f. 149). S. shih sin:  është cung  dikush

            E LË ORA dikë  fr.fol., meton.-.1 . i pakësohen shumë fuqitë fizike dikujt, këputet së lodhuri, së punuari dikush.  (JTH-FFGJSH f. 228, 543). S. shih sin: i bie mulla e barkut në tokë (së punuari) dikujt. 2. ligështohet dikush , mposhtet nga vëshirësitë a nga fatkeqësitë dikush, vritet shpirtërisht dikush, preket thellë nga diçka e dhembshme, nga një fatkeqësi dhe nuk e mban dot veten dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: i bëhet barku  dhe dikujt

            E LËSHON ORA dikë  fr.fol., meton.-1 . i pakësohen shumë fuqitë fizike dikujt, këputet së lodhuri, së punuari dikush.  (JTH-FFGJSH f. 228, 543). S. shih sin: i bie mulla e barkut në tokë (së punuari) dikujt. 2.ligështohet dikush, mposhtet nga vëshirësitë a nga fatkeqësitë dikush, vritet shpirtërisht dikush, preket thellë nga diçka e dhembshme nga një fatkeqësi dhe nuk e mban dot veten dikush.(BQ-DSH). S. shih sin: i bëhet barku dhe dikujt

            T’ U LIDHTË ORA! fr.fol.,mallk – vdeksh! të ndodhtë një fatkeqësi e madhe! (SJUAH-SHPPG f. 90). S. shih  sin: të vënça në arkë!

            T’ U LIDHTË ORA NË CUNG TË THATË! fr.fol.,mallk.- vdeksh! të ndodhtë një fatkeqësi e madhe! (SUAH-SHPPG f. 91). ). S. shih  sin: të vënça në arkë!

            IU KA LIDHUR ORA dikujt fr.fol.,id.- është njeri pa fat dikush, është  fatkeq, i pafat dikush. (SUAH-SHPPG f. 90). Ant. e ka orën e çuar, e ka orën çuet

            I LIGET (I LIGËSHTOHET) ORA dikujt fr.fol.,id.- ligështohet dikush , mposhtet nga vëshirësitë a nga fatkeqësitë dikush, vritet shpirtërisht dikush, preket thellë nga diçka e dhembshme nga një fatkeqësi dhe nuk e mban dot veten dikush. (FGJSSH f. 996, 1307). S. shih sin: i bëhet barku dhe dikujt

              IA KA MARRË ORËN   dikujt dikush fr.fol.,id.- e di, e njeh sa vlen, çfarë është dikush, e njeh mirë dikë dikush, ia di të gjitha vlerat,veset, huqet dikujt dikush, e di sa heq në kandar dikë dikush, e di ç’ karakter ka dikë dikush,  , e ka provuar, sprovuar, denedisur dikë dikush shumë herë se ç’ është, e njeh hollë e mirë dikë dikush. (BQ-DSH). S.shih sin : ia ka ngrënë çorbën dikujt dikush

            MARRTË ORA E LIGË! fr.fol., mallk.- vdeksh!  (FGJSSH f. 1307). shih sin: të vënça në arkë!

            ME ORË TË KËQIJA fr. mb., ndf., iron.-qejfprishur, në gjendje jo të mirë shpirtërore, në gjendje tê keqe shpirtërore, i  zymtë, i  paqe-shur, i  pagëzuar, i  ngrysur, i  vrenjtur. (BQ-DSH). S. shih sin : me ballin e vrenjtur

            ME ORË TË MIRA fr.mb.,id.- i  thekmezur, i qejfleisur,  thekur,  qejfli, në gjendje të mirë shpirtërore. (BQ-DSH). S. shih sin : i bërë çakërrqejf

            *ME ORË TË TËRA fr.ndf.- shumë kohë, një kohë mjaft të gjatë.- rë të tëra në dritaren, ku ishte lulëzuar dhe ishte vyshkur dashuria e tij  e vetme. (IBIB te: KD, 24 maj 2003 f. 31). Nuk ishte më ajo gjimnazistja që ndrydhej në bankën e vet kur profesorët e shikonin me sy shtrembër. Nuk ishte më ajo vajza e parritur që mbyllej me orë të tëra në jetën boshe, brenda mureve të shtëpisë. (p.a. te: ERE, 11 tetor 2003 f. 12). Ai mund të fliste me orë të tëra dhe me këdo për fizikën dhe shkencën, por asnjëherë për probleme të tjera. Për çështje personale jo se jo. (FISEJ te : ERE, 20 gusht 2002 f. 17). Rrinte i shushatur me orë të tëra sikur t’ i kishte rënë damllaja. (IK-N f. 75). Kanë dalë në rrugë të madhe dhe me orë të tëra kanë ndenjur me dorë të zgjatur.-Për ndonjë lek. (DHXH-P f. 20). Stefani... kishte ardhur atë pasdite  për të marrë vesh si do të vinte puna dhe...kishte pritur me ankth orë të tëra.(FGJ-T f.99).

            E MERR ORA E KEQE (ORA E LIGË, ORA E ZEZË)  fr.fol.,id.-1. (dikë a diçka) shkon dëm dikush a diçka. S. shih sin : shkon bihudër dikush a diçka. 2. (dikë) vdes dikush a diçka. (FGJSSH f. 1307). S. shih sin : e jep amanetin dikush. 3. (dikë) shkon drejt humbjes, pësimit, shkatërrimit dikush, i venë punët dikujt keq e më keq, e pëson shumë keq dikush, përfundon shumë keq dikush. (FGJSSH f. 995). S. shih sin: merr në çopur dikush  

            IA MERR ORËN dikujt dikush fr.fol., id.-  nuk i frikësohet dikujt dikush, nuk druan prej  dikujt dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : nuk ia merr në dorë  dikujt dikush                                                                           

            I NDËRRUAR ORËSH  fr.mb.,id.- i shituar, i shkalur,i shuplakur ; budalla. (FGJSSH f. 1307). S. shih sin : i dalë duarsh

            I NDREQ ORËT me dikë dikush fr.fol., iron.- thur a kurdis planet  me dikë kundër dikujt tjetër dikush, i bashkërendon veprimet me dikë kundër një tjetri dikush. (FGJSSH  f. 1307)

              NË ATË ORË fr.ndf.,id.- atëherë. (FGJSSH f. 1307). S. shih sin: atë çast

            NË ORË TË KËQIJA fr. mb., ndf., iron.-  qejfprishur, në gjendje jo të mirë shpirtërore, në gjendje tê keqe shpirtërore, i  zymtë, i  paqeshur, i  pagëzuar, i  ngrysur, i  vrenjtur. (BQ-DSH). S. shih sin : me ballin e vrenjtur

            NË ORË TË MIRA  fr.ndf.,mb.,id.-  në gjendje të mirë shpirtërore, i thekmezur. (BQ-DSH). S. shih sin : i bërë çakërrqejf; me hënë të mirë

            NË ORËT E VONA fr.ndf.- vonë. (FGJSSH f. 1307).

            NGA NJË ORË NË TJETRËN  fr.ndf., meton.- në një kohë shumë të afërt, së shpejti, së afërmi ( për diçka që pritet të ndodhë). (FGJSSH f. 1307). S. shih sin: nga çasti në çast

            NGRE ORËN kundër dikujt dikush fr.fol.,id.- nis a ndërmerr një veprim kundër dikujt dikush. (FGJSSH f. 1307).

            NGRËNTË ORA E LIGË! fr.fol., mallk.- vdeksh!  (FGJSSH f. 1307). shih sin: të vënça në arkë!

            I NUMËRON ORËT… dikush fr.fol., meton.- 1.e pret me padurim dikë a diçka dikush, mezi e pret dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 1273, FIA f. 878). S.  shih sin:  e pret si dallëndyshja  pranverën dikë a diçka dikush. 2. pritet të vdesë me sot, me nesër dikush, së shpejti do të vdesë dikush, i vjen ora e vdekjes dikujt, i vjen vdekja afër, së shpejti dikujt. (BQ-DSH). S.shih sin: është në agoni dikush

           *NJË ORË E MË PARË fr.ndf.- sa më shpejt, sa më shpejt të jetë e mundur , në një kohë sa më të afërt, sa të jetë e mundur më shpejt,menjëherë.(FGJSSH f. 1307, 1727).- Me çka shoh në fytyrën e gjyshes, do të donin ta hiqnin edhe prej shtëpie një orë e më parë, po t’ i dilte fati.(PARB-SH f. 144). S. shih sin : një ditë e më parë

            ORË ASTRONOMIKE fr.em.,fj.-kohë e përpiktë, që përcaktohet me vrojtime të veçanta, duke marrë si bazë meridianin e Grinuiçit. (FGJSSH f. 1306-7).

            ORA E BARDHË fr.em., id.- fat i mirë, fat i lumtur, fat i gëzuar,  fatbardhësi, lumturi, fatmirësi. (FGJSSH f. 1307). S. shih sin: fat i bardhë

            *ORË E ÇAST fr.ndf.,meton.- shumë shpesh, shumë dendur, vazhdimisht, gjithnjë, duke u përsëritur  shumë dendur,  herë pas here dhe shpesh. (FGJSSH f. 1307). - Bela atëherë pranonte më mirë të dëgjonte zërin e tij  nëpërmjet telit, se të shihte fytyrën e tij  orë e çast, prandaj donte s’ donte u përgjigjej telefonatave. (PARB-SH f. 220). Ç' prej asaj dite kur e la qyqe vetëm, ajo klloçka e thatë dhe e rretosur si shkarpë, dy bashkë nuk mundi  t' i bëjë- megjithëse shtirej orë e çast. (MI-UD f. 58). S.orë e kohë; orë e pa kohë; orë eminutë; orë e pa orë

           ORË ME DORË fr.ndf.,id.-1. sakaq, sakaqherë, shumë shpejt, fare shpejt, përnjëhe-rësh,  shpejt e shpejt. S. shih  sin: aty për aty. 2. me siguri, sigurisht, pa tjetër, pa asnjë dyshim, më se e sigurt. (FGJSSH f. 1307). S. shih sin : dorë me (më) një

            ORË GALAKTIKE fr.em.,fj.-kohë e barabartë me 9, 1 vjet  të Tokës. (FGJSSH f. 1307).

            ORË E KEQE fr.em.,met.- fatkeqësi a e keqe e madhe, ditë fatkeqe, ditë e fatkeqësisë, ditë e mynxyrës, fatkeqësi, tragjikë, mynxyrë. (FGJSSH f. 1307).S. shih sin : ditë e kobit ; fat i keq

            ORË E KOHË fr.ndf.,id.-shumë shpesh, shumë dendur, vazhdimisht, gjithnjë, duke u përsëritur  shumë dendur, herë pas here dhe shpesh. (FGJSSH f. 1307). S. shih sin : orë e çast

            *ORË E PA KOHË  fr.ndf.,id.-1.  shumë shpesh, shumë dendur, në çdo kohë, në kohën e punës e pas saj, pa vënë re kohën, pa përfillur kohën e caktuar. (FGJSSH f. 1307).- Dadja në fund të dhomës  i falej Shënkollit e bënte kryq  orë e pa kohë. Atë ditë I vuri tre qirinj të vegjël dhe një të madh. (ZSA-VL-3 f. 102). ).-« Mirë në mbetsha vetëm me një turp, po sikur të kem edhe ndonjë bisht  nga prapa ? Atëherë s’më lan as lumi. Fytyra i ndërrohej  orë e pa kohë. Herë mollëzat e faqeve i ndizeshin , herë i bëheshin akull të ftohta. (ZSA-VL-3 f. 105). S. kohë e pa kohë; me orar e pa orar; shih sin: orë e çast .2. në kohë të papërshtatshme. (FGJSSH f. 1307). S. shih sin: kohë e pa kohë

            *ORË E LIGË fr.em.,met.- fatkeqësi a e keqe e madhe, ditë fatkeqe, ditë e fatkeqësisë, ditë e mynxyrës, fatkeqësi, tragjikë, mynxyrë. (FGJSSH f. 1307).- Ajo orë e ligë e masakrimeve, e përdhunimeve,e vrasjeve dhe e krematoriumit. (EMEM te : KOM nr. 16, 28.10. 1998 f. 11). Ne mendojmë se Ismail Kadare, si shkrimtar i madh…nuk mund të rrinte duarkryq, siç pohon vetë «  në orët e liga të fatit kombëtar ». (SFE te : ZR nr. 1376, 10.XI. 19990 f. 22).  S.. shih sin : ditë e kobit ; fat i keq

            ORË LIGJORE fr.em.,fj.-orë që mira-tohet me ligj në një vend. (FGJSSH f. 1307). S. orë zyrtare

            ORË  LOKALE fr.em.,fj.-orë që përcak-oet duke e matur kohëne një vendi. (FGJSSH f. 1307).

            ORË E MINUTË fr.ndf.,meton.- shumë shpesh, shumë dendur, vazhdimisht, gjithnjë, duke u përsëritur  shumë dendur,  herë pas here dhe shpesh. (FGJSSH f. 1307). S. shih sin : orë e çast

           ORË E MIRË fr.em.,id.- fat i mirë, fat i lumtur, fat i gëzuar, fatbardhësi, lumturi, fatmirësi. (FGJSSH f. 1307). S. shih sin: fat i bardhë

            ORË ME NJË fr.ndf.,id.-1.sakaq, sakaq-herë, shumë shpejt, përnjëherë, përnjë-herësh,  shpejt e shpejt. S.shih sin: aty për aty. 2. me siguri, sigurisht, pa tjetër, pa asnjë dyshim, më se e sigurt. (FGJSSH f. 1307). S. shih sin :  dorë me (më) një

              ORË MË ORË fr.ndf.,id.-1 gjithnjë e më shumë, gjithnjë e më tepër, vazhdimisht. S. shih sin: nga çasti në cast.  2. sakaq, sakaqherë, shumë shpejt, fare shpejt, përnjëherësh,  shpejt e shpejt.  (FGJSSH f. 1307).S. shih  sin: aty për aty

            *ORË E PA ORË fr.ndf.,id.- shumë shpesh, shumë dendur .-Te Shaqo Kadëna shkarko-heshin, orë e pa  orë, shportat me zarzavate, mish e pemurina me barrë. (ZSA-VL-3 f. 370). S. shih sin: orë e çast

            *ORË PAS ORE fr.ndf.,fj.-1a. gjithnjë e më shumë, gjithnjë e më tepër, vazhdimisht. (FGJSSH f. 1307).- Në këtë qytet  bombardimet dhe luftimet po intensifikohen  orë pas ore. (p.a. te: ERE, 29 mars 2003 f. 7). S. shih sin : nga çasti në çast. 1b. vazhdimisht, pareshtur, pa pushuar,  pandërprerë, gjithnjë. (FGJSSH f. 1307). S. shih sin: dora-dorës

         *ORË PËR ORË fr.ndf.,id.-1 gjithnjë e më shumë, gjithnjë e më tepër, vazhdimisht.- Rrobat u ishin bërë  baltë e pluhur së zhgryeri përtokë ditë e natë e orë për orë…(SA-PM f. 61).

 S. shih sin: nga çasti në çast.  2. sakaq, sakaqherë, shumë shpejt, fare shpejt, përnjëhe-rësh,  shpejt e shpejt. ( FGJSSH f. 1307).S. shih  sin: aty për aty

         ORA E SHTËPISË fr.em., euf.-bolla. (FGJSSH f. 1307, 1927).

            *ORË E  ZEZË fr.em.,met.- fatkeqësi a e keqe e madhe, ditë fatkeqe, ditë e fatkeqësisë, ditë e mynxyrës, fatkeqësi, tragjikë, mynxyrë. (FGJSSH f. 1307, 2241).S.shih sin : ditë e kobit ; fat  i keq

             ORË ZYRTARE r.em.,fj.-orë që mira-ohet me ligj në një vend. (FGJSSH f. 1307). S.shih sin : orë ligjore

            TË PREFTË ORA ! fr.fol.,mallk.- vdeksh !  (FGJSSH f. 1307). S. shih sin : të vënça në arkë !

          IA PRET ORËN dikujt dikush fr.fol., meton.- e mbyt, e vret, e privon nga jeta dikë dikush,ia shkakton vdekjen dikujt dikush. (FGJSSH f.1542).S.shih sin : ia  shqyen barkun dikujt dikush

         I PRIN ORA dikujt fr.fol.,id.-

         QOFSH ME ORË! fr.fol., ur.- qofsh me fat! (FGJSSH f. 1307). S. shih sin: paç fat!

            *SA ORA, SA TE ORA fr.ndf.,id.- menjë-herë, sakaq, sakaqherë, shumë shpejt, përnjëherë, përnjëherësh,  shpejt e shpejt, pa e zgjatur fare, pa humbur kohë, pa vonuar fare. (AXH-3/ 78 f. 185, FGJSSH f. 1307).- E di se ç’ më tha një ditë  Gjoni ,-Mami  pse nuk vjen babi në shtëpi,- e çfarë t’ i thoshja moj Martinë, u zura ngushtë dhe bëra se nuk e dëgjova dhe sa ora dola nga dhoma. (SAKEBA te: KS,  29 nëntor 2009 f. 11). S.shih sin: aty për aty

            *Ç’ SJELL ORA, NUK SJELL DITA fr. proverb.- ndonjë voli a rrethanë e volitshme për të përfituar  ndodh shumë  rrallë, një herë krijohet rrethanë e volitshme për të përfituar, nuk të vjen rasti i mirë, i volitshëm gjithnjë, një herë të jepet rasti (i volitshëm) për të fituar diçka, një herë të vjen e mira (volia, rasti i volitshëm) për të arritur a  për të fituar diçka.-Bijtë e mi, iu kthye at Stefani të dy partizanëve, se kohët s’ qëndrojnë në vend e ç’ sjell ora nuk sjell dita e ç’ sjell dita nuk sjell moti, i thonë një fjale. (JX-N f. 75). S. shih sin: ç’ është një ditë s’ është përditë

            Ç’ E SJELL ORA, S’ E SJELL  KOHA fr.proverb.-ndonjë voli a rrethanë e volitshme për të përfituar  ndodh shumë  rrallë, një herë krijohet rrethanë e volitshme për të përfituar, nuk të vjen rasti i mirë, i volitshëm gjithnjë, një herë të jepet rasti (i volitshëm) për të fituar diçka, një herë të vjen e mira (volia, rasti i volitshëm) për të arritur a  për të fituar diçka. (BQ-DSH). S. shih  sin : ç’ është një ditë s’ është përditë

            TË SHITOFTË ORA !fr.fol.,mallk.- vdeksh !  (FGJSSH f. 1307). S. shih sin : të vënça në arkë !

            SHKOFTË ORA E DËGJOFTË ! fr. fol.,ur.-qoftë për të mirë ! u bëftë ajo që dëshiron ! (FGJSSH f. 1307)

            TË VDEKTË ORA ! fr.fol.,mallk.-vdeksh !  (FGJSSH f. 1307). S. shih sin : të vënça në arkë !

            I KA VDEKUR ORA dikujt fr.fol.,id.- ka marrë fund dikush, është në prag të vdekjes dikush . (FGJSSH f. 1308, 2120, AVSU-SHFMGJ-III f. 149). S. shih sin: është në agoni  dikush

            I VIJNË ORËT dikujt fr.fol.,id.- ndërkrehet dikush, bëhet si i çmendur, si i tërbuar dikush, xhindoset dikush. (FGJSSH f. 683, 1307, 2165). S. shih sin: i bien boritë dikujt

            VJEN NË ORË TË MIRË dikush  fr.fol.,id.- thekmezet, qejfliset, qejfleiset dikush, bëhet, vjen në gjendje të mirë shpirtërore dikush, nuk ka më zymtësi në fytyrë e në shpirt dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : bëhet çakërrqejf  dikush ; i hipën afshi dikujt

            *VJEN ORA fr.fol.,ftill.- vjen mundësia, volia, vjen, krijohet rrethanë e volitshme për të arritur, sendërtuar diçka. (FGJSSH f. 1307).-Po vinte ora  të fillonin zyrat  pasdreke, njëri nga anëtarët  propozoi të bënin pushim. (ZSA-VL-3 f. 21). S. shih sin: vjen çasti

            *VJEN ORA e dikujt  ,I VJEN ORA dikujt fr.fol.,id.- i vjen çasti, mundësia,  volia dikujt për  të bërë diçka.- Ai po thoshte me vete: “ Mirë t’ ju bëhet! Më keni harruar qen bir qensh, por po vjen ora ime dhe së shpejti  do të hakmerrem. (ZIÇE-TZ f. 338). S. i vjen rasti dikujt

            I VJEN ORA E FUNDIT dikujt fr.fol., meton.- fr.fol., meton.- është gati për të vdekur dikush, është para vdekjes dikush, së shpejti do të vdesë dikush. (FGJSSH f. 1307). S.shih sin: është në agoni dikush

            IU VRAFTË ORA! fr.fol.,mallk.-  mos pastë fat kurrë!  (SHAGEC-BY f. 173).

            I ZBRESIN ORËT dikujt fr.fol.,id.-   qetësohet, zbutet dikush,i kalon, i bie, i ikën  zemërimi, hidhërimi, inati dikujt. (FGJSSH f. 1307, 2217). S. shih sin: i bie damari dikujt

            NUK E ZË ORA   fr.fol.,id.- 1. (diçka)  

është në mbarim e sipër diçka, merr fund së shpejti diçka, po i vjen fundi diçkaje, s’ e ka të gjatë diçka. S. shih sin: i vjen fundi diçkaje. 2. (dikë) do të niset, do të largohet së shpejti dikush. (FGJSSH f. 1307).

            MOS TË ZËNTË ORA! fr.fol.,mallk.- vdeksh!  (FGJSSH f. 1307, 2232). shih sin: të vënça në arkë!

ORGJI-A

            ORGJI  GJAKU fr.em.,id.- kërdi, masa-kër. (FGJSSH f. 1309). S. orgji e përgjakshme

           ORGJI E PËRGJAKSHME fr.em.,id.- kërdi,  masakër.  (FGJSSH f. 1309). S. shih sin: orgji gjaku

ORIZ-I

            I HEDH ORIZ  ATIT E  NUK IA VAR  TRASTËN GOMARIT dikush  fr.proverb.-  zë miqësi vetëm me njerëz  që kanë pozitë  të rëndësi-shme shoqërore dikush. (BETA-SITA-TIR f. 233).

            S’ KA ORIZ PA GURË fr.proverb., aleg.-  s’ ka gjë pa (asnjë) të metë, pa(asnjë) firë, s’ ka gjë të përkryer, s’ ka njeri pa (asnjë) të metë, s’ ka njeri të përkryer ( FGJSSH f. 590). S. shih sin: arë pa stom e fjalë pa bishta nuk ka

ORL-I

            I RRI SI ORLI  MBI KOKË (MBI KRYE) dikujt dikush fr.fol.meton.- e mbikëqyr, e kontrollon në çdo hap dikë dikush, e mbikëqyr, e kontrollon vazhdimisht punën e dikujt dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: i rri akrep dikujt dikush

OROQ/E-JA

            IA BËN  OROQEN  dikujt dikush fr.fol.,  id.- ia bën, ia plotëson, ia përmbush çka dëshiron  dikujt dikush, bën, vepron dikush sipas  dëshirës, ëndjes së dikujt, vepron, punon dikush siç dëshiron dikush, ia plotëson dëshirën dikujt dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: ia bën dëshirën dikujt dikush

            IA PRISH OROQEN dikujt dikush fr. fol., id.-nuk ia sendërton, nuk ia përmbush, nuk ia plotëson diçka (qëllimin, synimin, kërkesën, dëshi-rën etj.) dikujt dikush, e lë pa ia plotësuar, pa ia sendërtuar, pa ia përmbushur qëllimin, synimin, kërkesën, dëshirën etj.) dikujt dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : e lë me duar (t)  thatë  dikë dikush; ia prish çetelen dikujt dikush 

 

ORTAK/E-JA

            I BËHET  SI  ORTAKJA  NËNËS  dikujt dikush a diçka fr. fol., id.- e urren së tepërmi dikë a diçka dikush  i bëhet i padurueshëm, i mërzitshëm dikujt dikush a diçka, i mërzitet shumë, pa masë dikujt dikush a diçka. (BQ-DSH). S.shih sin: i bëhet dergjë dikujt dikush a diçka

ORT/Ë-A

            NUK I GJENDET ORTA dikujt   fr.fol., id.- nuk gjendet fare, nuk gjendet edhe një si dikush. (FGJSSH f. 1311). S. shih sin: s’ i gjendet edhe një çift dikujt, s’ i gjendet (kund) çifti dikujt 

ORTHI

            VJEN ORTHI dikush  a diçka fr.fol.,id.- sillet, vërtitet dikush a diçka. (PAVHA-FPRRE f. 77). S. shih sin: vjen anës dikush a diçka

ORVATJ/E-A

            *BËHET ORVATJE fr.fol.,fj.-  bëhet përpjekje.- Nuk mohohen raste  kur edhe në dramë  bëhen orvatje  për të futur retrospektivën, tregimin pasiv, vlerësimin e personazheve ose të ngjarjeve, filozofimin e tyre. (KJ te: SF nr. 1/ 89 f. 101)

            BËN ORVATJE dikush fr.fol.,fj.- orvatet, përpiqet dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: bën dahle dikush

OSH

              NUK E  BËN PËR OSH  dikë a diçka dikush fr.fol.,iron.-nuk e çmon, nuk e përfill, nuk e nderon,  nuk e llogarit  fare  dikë a diçka  dikush, nuk i jep rëndësi, nuk i kushton vëmendje fare  dikujt a diçkaje dikush, nuk e merr parasysh, e shpërfill dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 1312). S.shih sin:  e hedh  (m’, pas) anash  dikë a diçka dikush

            E HEQ OSH  dikë a diçka dikush  fr.fol.,fj.- e zvarg, e zvarrit, e zhagit dikë a diçka dikush, e tërheq me forcë e rrafsh  për tokë    dikë a  diçka  dikush. (FGJSSH f. 1312). S. shih sin: e heq bran dikë a diçka dikush

            E MERR OSH  dikë a diçka dikush  fr.fol.,fj.- e zvarg, e zvarrit, e zhagit dikë a diçka dikush, e tërheq me forcë e rrafsh  për tokë    dikë a  diçka  dikush. (FGJSSH f. 1312). S. shih sin: e heq bran dikë a diçka dikush

             E  NXJERR OSH  dikë a diçka dikush  fr.fol.,fj.- e zvarg, e zvarrit, e zhagit dikë a diçka dikush, e tërheq me forcë e rrafsh  për tokë    dikë a  diçka  dikush. (FGJSSH f. 1312). S. shih sin: e heq bran dikë a diçka dikush

            NUK E PYET AS PËR OSH, AS PËR BAKOSH dikë a diçka dikush  fr.fol.,iron.-nuk e çmon, nuk e përfill, nuk e nderon,  nuk e llogarit  fare  dikë a diçka  dikush, nuk i jep rëndësi, nuk i kushton vëmendje fare  dikujt a diçkaje dikush, nuk e merr parasysh, e shpërfill dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 1312). S.shih sin:  e hedh  (m’, pas) anash  dikë a diçka dikush

            NUK E  PYET KUSH (AS) PËR OSH E (AS) PËR BALOSH  dikë fr.fol.,iron.- nuk e përfill askush, kurrkush  dikë, është njeri i parëndësishëm, i papërfillur dikush, është njeri që nuk e njeh, e nuk e bën hesap askush. (BETA-SITA-TIR f. 233, FGJSSH f. 1312). S. shih sin: është bira e fundit (e mbramë) e fyellit (e kavallit) dikush

            E TËRHEQ OSH  dikë a diçka dikush  fr.fol.,fj.- e zvarg, e zvarrit, e zhagit dikë a diçka dikush, e tërheq me forcë e rrafsh  për tokë    dikë a  diçka  dikush. (FGJSSH f. 1312). S. shih sin: e heq bran dikë a diçka dikush

            I VJEN  PËR OSH dikujt dikush  fr.fol., id.- e prek dikë dikush aty ku duhet, ku i vjen mirë, ku i pëlqen, ia gjen pikën më të përshtatshme dikujt dikush,e kënaq dikë dikush. (FGJSSH f. 1312). S. shih sin: ia gjen damarin dikujt dikush

            I VJEN OSH diçka dikujt  fr.fol.,id.- i pëlqen diçka dikujt,i bën,i bie, i vjen mirë dikujt diçka, e kënaq dikë diçka, ia kënda   diçka dikujt. (FGJSSH f. 1312). S. shih sin: i vjen elver dikujt

OTAV/Ë-A

            KUSH E SHEH OTAVËN , NUK E HA MË TALLËN fr.proverb.-kush e sheh një gjë të mirë  a të bukur, nuk e do më gjënë e keqe.  (ASU-VGJKMGJ f. 203).S.shih sin: ia lë këmbët e arushës (në dorë) dikujt dikush

OXHAK-U shm.OXHAKË-T

            BËHET PËR RRETH OXHAKU dikush  fr.fol., per.- plaket dikush,  plaket  dikush  e nuk mund të lëvizë  nga shtëpia. (ESBRA-LU f. 154, 1313, FGJSSH f. 1687).S.i bëhet kurrizi si  si teligë dikujt ;i del kurrizi si magje dikujt ; mbetet te urëza e oxhakut dikush ;  e zë pleqëria dikë 

            ËSHTË PREJ OXHAKU dikush  fr.fol., ftill.- është nga një shtëpi, familje bujare, fisnike, e përmendur, e dëgjuar, e fisme, e spikatur, e njohur dikush. (FGJSSH f. 1312). S. shih sin : është nga derë e madhe dikush,  është prej derës së madhe dikush

           ËSHTË OXHAK dikush fr.fol.,ftill.- është nga një shtëpi, familje bujare, fisnike, e përmendur, e dëgjuar, e fisme, e spikatur, e njohur dikush. (FGJSSH f. 1312). S. shih sin : është nga derë e madhe dikush,  është prej derës së madhe dikush

            IA FËLLIQ OXHAKUN  dikujt dikush fr.fol.,iron.-e turpëron dikë dikush. (PETZE-FSHFRR f. 77). S. ia nxin derën dikujt dikush

            IA  FIK OXHAKUN   dikujt  dikush  1.e shkatërron, e fik krejt ekonomikisht dikë dikush,e shpie në një gjendje të keqe, të mjeruar (ekonomike) dikë dikush,  nuk i lë as para e as pasuri  dikujt dikush, i bën dëm të madh dikujt dikush, e dënton rëndë (ekonomikisht) dikë dikush, i bën një të keqe të madhe dikujt dikush, e shuan krejt (ekonomikisht) dikë dikush, e katandis dikë dikush.. (BQ-DSH). S.shih sin: e bën borzilok dikë dikush. 2. (djali, trashëgimtari i vetëm) - i vdes djali,trashëgimtari i vetëm dikujt. S.shih sin : ia fik derën  djali, trashëgimtari i vetëm.3. ia vret, ia mbyt  djalin, trashëgimtarin e vetëm a të gjithë anëtarët e familjes, shtëpisë dikujt dikush, e lë shkretë dikë dikush, e lë pa njeri të vetëm dikë dikush, e lë pa askënd dikë dikush. (BQ-DSH).S.shih sin: ia mbyll derën dikujt dikush.4. dikujt (një të riu) dikush (mësiti, shkesi)- është shkaktar i martesës së pafat të dikujt (një të riu) dikush (mësiti, shkesi). (BQ-DSH).S.shih sin: ia ferros derën dikujt (një të riu) dikush (mësiti, shkesi)

            I FIKET OXHAKU dikujt fr.fol., meton.-1. i vdesin të gjithë të afërmit dikujt, i vdesin të gjithë anëtarët e familjes dikujt, mbetet vetë i vetëm dikush, e gjen një e ligë, një fatkeqësi e madhe familjare dikë, mbyllet brenda dikush, mbetet pa njerëzit e shtëpisë dikush, mbetet i vetmuar, i shkretë dikush, i mbyten, i vriten të gjithë anëtarët e familjes, shtëpisë dikujt. (BQ-DSH). S. shih sin : bëhet cung  te gurët e oxhakut dikush.2.nuk i mbetet asnjë trashëgimtar pas vdekjes dikujt, vdes pa lënë njeri a trashëgimtar pas dikush, vdes pa lënë pasardhës dikush, nuk lë fëmijë a trashëgimtar pas vdekjes dikush, vdes e nuk lë askënd  pas vetes dikush, nuk i mbetet asnjë anëtar, pjesëtar i familjes i gjallë (pas vdekjes) dikujt,i fiket, i zhduket, i shuhet krejt , tërë familja, shtëpia dikujt, shkretohet, mjerohet dikush. (BQ-DSH). S.shih sin : e mbyll derën  dikush

            JANË NGA NJË OXHAK fr.fol.,ftill.-    janë të afërm, janë kushërinj në mes vete.  (FGJSSH f. 1312). S. shih sin: janë afri në mes vete; janë të një barku (nga një bark, prej një barku) 

            I MBETET NË OXHAK  bija dikujt fr.fol.,ftill.- nuk i del fat, kësmet, rrësk për martesë bijës së dikujt, e cila i mbetet e pamartuar. (BQ-DSH). S.shih sin:  i mbetet në derë  bija dikujt

            MBETET TE URËZA E OXHAKUT dikush  fr.fol.,meton.- nuk del dot prej shtëpisë dikush, plaket e rri në qoshe të oxhakut dikush. (AVSU-SHFMGJ-III f. 149). S. shih sin: bëhet për rreth të oxhakut dikush

            I MBIN NË OXHAK dikujt dikush fr.fol.,iron.- i hyn në farefis i padëshiruar dikujt dikush, është i padëshirueshëm në farefis dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: i mbin në çanak dikujt dikush

            IA MBYLL OXHAKUN dikujt dikush fr.fol.,meton.-i (ia) shkakton vdekjen e të vetmit djalë, trashëgimtar dikujt dikush, ia vret, ia mbyt  djalin, trashëgimtarin e vetëm a të gjithë anëtarët, pjesëtarët e familjes, shtëpisë dikujt dikush,e lë pa njeri, e lë vetëm e të shkretë dikë dikush, e lë pa njeri (të vetëm) dikë dikush. (FGJSSH f. 1100, 1312, 1948). S.shih sin : ia mbyll derën dikujt dikush

            I MBYLLET OXHAKU dikujt fr.fol., meton.- nuk i mbetet asnjë trashëgimtar pas vdekjes dikujt, vdes pa lënë njeri a trashëgimtar pas dikush, vdes pa lënë pasardhës dikush, nuk lë fëmijë a trashëgimtar pas vdekjes dikush, vdes e nuk lë askënd  pas vetes dikush, nuk i mbetet asnjë anëtar, pjesëtar i familjes i gjallë (pas vdekjes) dikujt,i fiket, i zhduket, i shuhet krejt , tërë familja, shtëpia dikujt, shkretohet, mjerohet dikush. (BQ-DSH). S.shih sin : e mbyll derën  dikush

              KRYE TË OXHAKUT fr.ndf., met.- në vendin kryesor, në vendin më të nderuar, më të mirë. (FGJSSH f. 893). S. në krye të vendit (vatrës) . Ant. në bisht (të një vendi)

              S’ I NXIHET OXHAKU dikujt  fr.fol., iron.- nuk turpërohet dikush, është i paturp, i pacipë dikush, s’ i vjen turp dikujt. (NMUS-NJFK f. 213, NMUS-SHPK f. 231). S. shih sin: bëhet abanoz dikush

            OXHAK PA TYM fr.em.,meton.- shtëpi pa njerëz. (FGJSSH f. 1313). S. vatër e shuar  

            IA SHQIM  OXHAKUN dikujt dikush fr.fol.,meton.-1.e shkatërron, e fik krejt ekonomi-kisht dikë dikush,e shpie në një gjendje të keqe, të mjeruar (ekonomike) dikë dikush,  nuk i lë as para e as pasuri  dikujt dikush, i bën dëm të madh dikujt dikush, e dënton rëndë (ekonomikisht) dikë dikush, i bën një të keqe të madhe dikujt dikush, e shuan krejt (ekonomikisht) dikë dikush, e katandis dikë dikush.. (BQ-DSH). S.shih sin: e bën borzilok dikë dikush. 2. (djali, trashëgimtari i vetëm) - i vdes djali,trashëgimtari i vetëm dikujt. S.shih sin : ia fik derën  djali, trashëgimtari i vetëm. 3. ia vret, ia mbyt  djalin, trashëgimtarin e vetëm a të gjithë anëtarët e familjes, shtëpisë dikujt dikush, e lë shkretë dikë dikush, e lë pa njeri të vetëm dikë dikush, e lë pa askënd dikë dikush. (BQ-DSH).S.shih sin: ia mbyll derën dikujt dikush

            I SHQIMET  OXHAKU dikujt fr.fol., id.-1. i vdesin të gjithë të afërmit dikujt, i vdesin të gjithë anëtarët e familjes dikujt,   i mbyten, i vriten të gjithë anëtarët e familjes, shtëpisë dikujt. (BQ-DSH). S. shih sin : bëhet cung te gurët e oxhakut dikush.2.vdes pa lënë fëmijë a trashëgimtar, pasardhës  dikush, shkretohet, mjerohet dikush. (BQ-DSH). S.shih sin : e mbyll derën dikush

            U SHTOFSH DYZET OXHAKË! fr. fol.,ur.- paç shumë fëmijë! u shtofsh e u shumofsh! (NMUS-SHPK f. 231). S. shih sin: u bëfsh si ara me grurë!

            IA SHUAN  OXHAKUN dikujt dikush fr.fol.,meton.-1.e shkatërron, e fik krejt ekonomi-kisht dikë dikush,e shpie në një gjendje të keqe, të mjeruar (ekonomike) dikë dikush,  nuk i lë as para e as pasuri  dikujt dikush, i bën dëm të madh dikujt dikush, e dënton rëndë (ekonomikisht) dikë dikush, i bën një të keqe të madhe dikujt dikush, e shuan krejt (ekonomikisht) dikë dikush, e katandis dikë dikush.S.shih sin: e bën borzilok dikë dikush.2. (djali,trashëgimtari i vetëm) - i vdes djali, trashë-gimtari i vetëm dikujt. S.shih sin : ia fik derën  djali, trashëgimtari i vetëm.3. ia vret, ia mbyt djalin, trashëgimtarin e vetëm a të gjithë anëtarët e familjes, shtëpisë dikujt dikush, e lë shkretë dikë dikush, e lë pa njeri të vetëm dikë dikush, e lë pa askënd dikë dikush. (FGJSSH f. 1100, 1312, 1948). S.shih sin: ia mbyll derën dikujt dikush

            I SHUHET OXHAKU dikujt fr.fol., meton.-1. i vdesin të gjithë të afërmit dikujt, i vdesin të gjithë anëtarët e familjes dikujt, mbetet vetë i vetëm dikush, e gjen një e ligë, një fatkeqësi e madhe familjare dikë, mbyllet brenda dikush, mbetet pa njerëzit e shtëpisë dikush, mbetet i vetmuar, i shkretë dikush, i mbyten, i vriten të gjithë anëtarët e familjes, shtëpisë dikujt. (BQ-DSH). S. shih sin : bëhet cung  te gurët e oxhakut dikush.2.nuk i mbetet asnjë trashëgimtar pas vdekjes dikujt, vdes pa lënë njeri a trashëgimtar pas dikush, vdes pa lënë pasardhës dikush, nuk lë fëmijë a trashëgimtar pas vdekjes dikush,vdes e nuk lë askënd  pas vetes dikush, nuk i mbetet asnjë anëtar, pjesëtar i familjes i gjallë (pas vdekjes) dikujt,i fiket, i zhduket, i shuhet krejt , tërë familja, shtëpia dikujt, shkretohet, mjerohet dikush. (BQ-DSH). S.shih sin : e mbyll derën dikush



(Vota: 15 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx