Kulturë
Halit Bogaj: Sergeant York/ Reshteri Jork/ 1941
E shtune, 16.10.2010, 04:58 PM
Sergeant York/Reshteri Jork/1941
Nga Halit Bogaj
Është film biografik kushtuar jetës së Alvin Rorkut/ushtari më I dekoruar amerikan gjatë Luftës së parë botërore.Filmi është krijuar nga regjisori I famshëm Hauard Houks, vlera artistike e të cilit rritej vit pas viti, duke u radhitur në vendin e 57-të nga 100 filmat më të njohur amerikanë, kurse personazhi Alvin Jork, ishte bërë heroi I 37-të nga të gjithë heronjtë filmorë..
Filmin/bazuar në ditarin e heroit/ e kanë adaptuar 5 emra të shquar/ Harry Chandlee, Abem Finkel, John Huston, Howard Koch dhe Sam Cowan , I cili ishte botuar nga Tom Skejhill.Mes tjerash duhet theksuar se Jorku I vërtetë kishte qenë kundër idesë së bërjes së filmit kushtuar jetës dhe eksperiencës së tij luftarake, por rrethanat kishin ndryshuar vetëm atëherë kur ishte përmbushur dëshira e tij që rolin e Jorkut ta interpretonte Gari Kuper.Dhe më në fund u arrit që të bëhej filmi për të bëmat heroike dhe trimërore të tij, të cilat ishin edhe krenari e popullit amerikan I cili nga gjiri I tij nxori njerëz të tillë të shquar siç ishte heroi kryesor I filmit, me emrin e të cilit ishte e lidhur një periudhë e lavdishme e historisë amerikane..Pra,insistimi kryesor për t’u bërë filmi ishte nisur nga nevoja e madhe që të luante pikërisht Gari Kuper, I cili ishte një parashikim shumë I qëlluar ngase kush mund të ishte më I madh se ai në atë rol, për të cilin Kuper mori çmimin Oskar?!Gari Kuperin e kishte zgjedhur producenti Xhes Laski I cili ishte I sigurtë në madhështinë interpretuese të të tij, aq më tepër ngase Kuper ishte dalluar edhe me shumë role të tjera paraprake dramatike dhe heroike.Ai ishte shumë I lumtur që e kishte gjetur dhe caktuar pikërisht Garin Kuperin, atë legjendë të pavdekshme filmore deri në ditë e sotme.Përveç aktorit për rolin kryesor, çmimin oskar e fitoi edhe vetë filmi, kurse për çmim u nominuan edhe Valter Brenan/në rolin e priftit/ dhe Margaret Viçerli/në rolin e nënës së heroit filmor/.
Alvin Jork ishte një fshatar I varfër I rrethit Tenesi, një boem I vendit të cilit nuk I bëhej vonë për asgjë, por edhe një shenjtar I njohur I rrethit në të cilin jetonte , I cili do të përfundojë më vonë në luftën çlirimtare duke u bërë një hero I madh për të cilin folëm më lartë.Edhepse ishte një njeri me vese dhe virtyte të tilla, Jork e donte, e çmonte dhe e respektonte nënën e tij e cila ishte një femër e njohur dhe autoritare që I kishte edukuar bijtë e vetë sipas traditave më të mira të atdheut të saj.Gjatë rrëgëtimit të tij jetësor Jork transformohet edhe në aspektin fetar duke u bërë një besimtar I madh , për çka I ndihmon prifti I vendit..Jeta e tij merr kuptim të ri duke u dashuruar në vajzën Grejs Viliams e cila do të bëhet gruaja e tij.Ai nuk shpreh hidhërim ndaj askujt dhe bëhet një burrë shembullor për rrethin dhe vendin në të cilin jeton dhe lufton.
Rreshteri I vërtetë Jork hyri në analet më të ndritshme të historisë së lavdishme amerikane dhe evropiane I cili kishte arritur që t’I zinte robër qindra gjermanë dhe t’I vriste vetëm në një fushëbetejë 25 prej tyre. Në këtë film mund të shihet edhe forca reale vetëm e një njeriu I cili kur nuk frikësohet arrin të bëjë mrekullira siç ishte rasti me heroin e përmendur I cili /duke iu falenderuar trimërive të tij të jashtëzskonshme/u bë legjendë e gjallë, jo vetëm në SHBA por edhe në Evropë dhe u mirëprit në mënyrë madhështore kudo që shkoi.
Në vitin 2008 filmi ka hyrë në Regjistrin filmor Ncional të lIbrarisë së Kongresit amerikan, si një e arritur me vlera të larta kulturore, historike, estetike dhe kinematografike.