E diele, 04.05.2025, 12:38 PM (GMT+1)

Kulturë

Kasam Shaqirvela: Shpjegim s’gjej dot

E shtune, 16.10.2010, 12:59 PM


 

Kasam Shaqirvela

 

ShPJEGIM  S¢GjEJ  DOT  

 

Si gjatë hamendem un’ kot

Shpjegimin nuk e gjej dot

Për shumë pyetje,sot e mot

Që lidhen me çështjen tonë

Që sot mua kot më mundojnë

Por i kanë munduar dhe të tjerët

Para meje, madje shumë më herët

Ndoshta do t`i mundojnë akoma

Edhe shumë të tjerë më vonë

Gjithmonë të brengosur

Për të ardhmen tonë

Që është bërë lëmsh

Dhe rri sikurse litari

I futur tërkuzë në thes

Përcjellur e pritur

Nga brezi në brez.

***

Shpjegimin e kërkoj

Nëpër kohë ndjekur

Sqarim pata kërkuar

Nga njerëz ndër shekuj

Në përpjekjet e tyre

Të përflakura e përgjakura 

Paguar dhe me jetë

Luftuar heroikisht

Se rranë dëshmorë vetë

Shpjegimin e kërkova

Madje duke bredhur

Nëpër Trojet e mia, dhe

Duke ecur zbathur

Nëpër fshatra e kërkova

Por dhe qytete të reja

E të vjetra i përshkova

Shpjegimin prapë se gjeta

Kërkimin më tej e vazhdova

Me aq forcë sa më jepte jeta

E sa më lejonin rrethanat 

Si të huajat ashtu dhe tonat  

 

***

Por su ndala, as nuk pushova

Sepse zgjidhjen e kërkova

Edhe tek ekonomia

Por edhe tek politika, tek

Sinqeriteti dhe dinakëria

Tek forca e tek strategjia

Edhe e të mive shokë e miq

Edhe e të huajve miq e armiq

Shpjegimin e kërkova prore

Edhe tek dija dhe shkollimi

Te punësimi dhe emancipimi

Por nuk e gjeta asgjëkundi

As tek fillimi, as tek fundi

***

Si në kohë të vështira

E si në kohë të Artë

Nga gjithë kjo që ceka

Këtu pak më lartë. E

Merre me mend mundimin

Të shkretin, seç hiqte

Nga torturat e shantazhet

Nga më të ndryshmet

Sepse donte ta nxirrte

Mbase të drejtë shpjegimin

Nga vetë shpirti i çiltër

Në flijim më sublimin.

Për jetëzgjatje filtër

Nga zemra e zjarrtë

E fisit tim fjokart

Ngarkuar me punë,

E realizuar në vepra

Gjithmonë në vazhdim

Drejtuar, ecur e shkuar

Përherë dhe gjithnjë

Nga Lindja në Perëndim.

N’përqafim pas Diellit tim.

 

 

Tetovë-zyra ime,ora 13,05

e shtunë,31 janar 2004



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx