E diele, 04.05.2025, 08:50 AM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Muharremi: Përformansa e Bekim Korçës

E shtune, 16.10.2010, 05:20 PM


Përformansa e Bekim Korçës

 

Artisti nga Gjilani, Bekim Korca, ka paformuar në shenjë të proteste në ambientin e Galerisë së Arteve në Gjilan, por aktiviteti i tij artistik nuk është pritur mirë nga vendasit

 

Nga Dr. Ilir Muharremi

 

Një ekspozitë mjaftë interesante, e fokusuar më shumë në përformansë, e që kishte shenja të protestës, u hap para pak ditësh në Galerinë e Arteve në Gjilan. Artisti, Bekim Korça, ekspozitën e ka titulluar “Ne, ju, ata ose ata”, e cila ka për qëllim zbardhjen e problemeve të cilat qëndrojnë ombrellë mbi artistët konceptual të Kosovës. Piktori Korca, pa asnjë hezitim dhe me leje nga Departamenti i kulturës në Gjilan, ishte futur mu në këtë ambient, dhe nëpër muret e kësaj Galeria, ai ka spërkatur me një “Spray” ngjyrë të kuqe, ku kishte krijuar disa vija, me poteza mjaftë shpërthyese ekspresive duke u puqur me atë abstrakte. Por, qëllimi nuk ishte fare abstrakt, ishte konkret i thjeshtë, kryengritës mbi udhëheqësit kulturor të cilët dedikojnë një hapësirë-korridori, për krijuesit e ardhshëm të artit postmodern. Pa asnjë skepticizëm, Korca nëpër muret e Galerisë kishte shkruar : “Spital, Hospital dhe Bolnica”, kjo nënkupton një hapësirë me një imazh të ftohët e cila identifikon hiç më shumë se një spital, jo për të çmenduritë, por për artistë të cilët premtojnë me vlerat e veta, por ju mungon hapësira e duhur. Spitali, në të cilën mungojnë shtretërit, pasqyron një hapësirë të ngushtë, të mangët, fyese për krijuesin. Artisti na paralajmëron se shoqëria, kolektivi është ai që krijon, dhe në të njëjtën kohë është shkatërrues i premtimeve të shpresave të mëdha të artistit individual. Me këtë kuptojmë që turma ka fuqi dhe magji shkatërrues e që i ngjan një makinerie të pa mëshirshme ndaj individit krijues. Korça, në praninë e të pranishmëve, ka zhvilluar përformansën, me një pompozitet dhe me trajta të ndryshme të formave. Vulgariteti, ashpërsia, vërehet përmes vijave zigzage të pakontrolluara nga egoja, si duket artistin rrëmben një emocion i padrejtësisë që u është bërë, andaj me ritmin e spërkatjes ai demaskon këtë element. Po ashtu edhe vendosja e maskave tek publiku ka një koncept të thellë me plot kuptim. Nuk na vije rastësisht kjo, por në formë simbolike ai identifikon hapësirën e ofruar si një depo me mbeturina, në të cilën sa herë që futesh duhet të jesh i mbrojtur.  Por, përgjegjësit e kësaj hapësire, nuk janë ndarë të kënaqur me prezantimin protestues të artistit, madje ata kanë akuzuar këtë lloj përformanse, duke ditur se në art liria është e shenjtë, dhe shprehja është e pa kufizuar. Ata , kanë dënuar rëndë artistin, nga i cili kërkojnë që ta paguajë këtë dënim, sepse sipas tyre kjo përformans i takon llojit të dënimit. Madje, përgjegjësit e Galerisë, janë drejtuar tek policia e Kosovës të merret me rastin e artistit Korca, duke pohuar se ka dëmtuar objektin e Galerisë. Me këtë vullnet të lirë, dhe guxim të shenjtë, Korça na tregon se qëllimi i artistit është të futet në sekretet më të mëdha të shtetit, ekonomisë, kulturës, biznesit, dhe ti pasqyroj padrejtësitë ndaj individit të pambrojtur. Nuk ekziston mur ndalues ndaj artistit, fuqia, magjia e artistit të sinqertë, është arma më depërtuese dhe triumfuese, këtë gjë ai e dëshmon konkretisht me artin e tij të sinqertë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx