E diele, 04.05.2025, 08:39 AM (GMT+1)

Kulturë

Rrustem Geci: Kur jeta shkruan poezi

E diele, 17.10.2010, 10:20 AM


KUR JETA SHKRUAN POEZI

 

Nga Rrustem Geci - Dortmund

 

Libri me poezi i Shaban Cakollit “Agsholi ”, që po i jepet në dorë lexuesit shqiptar, është një lajm i mirë për komunitetin tonë letrar Në këtë libër Shaban Cakolli sjell një prush të ri nga shpiri itij Në kë libër poeti Shaban Cakolli shquhet për poezitë,”Kitara e fjalës”, “ E imja është kjo tokë ”,”Gjaku i mendimit”,” Vendi im”, dhe poezi të tjera. Në vargjet; krismë ishte ai çast / kur lexova Naimin / Himnin e kombit tim / ose te vargjet; Nga të gjita muret që unë i urrej shumë / janë muret që ndajnë /gjuhën dhe të folmen Këto dhe qindëra vargje të tjera tregojnë nivelin artistik të poezisë së Shaban Cakollit. Krijimtaria poetike e Shaban Cakollit është e gjerë dhe e thellë. Hej shprehet Cakolli; Çka shohin sytë dhe më përtej / janë trojet e mia / gjaku i diellit tim / . Libri “Agsholi “ i Shaban Cakollit vlerësohet një purpur i shkëlqyer në letërsinë tonë të bukur. Jam i pafjetur më thotë Cakolli , se ëndrrat shtyhen të mos i tretë marrëzia. Po, po, vazhdon Cakolli, natë për natë shëtis, nëpër kosmosin me hënë , buzë lumit të atdheut....Fuqia e një vepre matet nga tri gjëra; nga cilësia, nga gjerësia dhe nga thellësia, unë kujtoj se libri me poezi “ Agsholi “ i Cakollit ngëren në vete të gjitha këto vlera. Shaban Cakolli deri më tash ka botuar këto vepra; Tokë Dardane dhe Krismë ishte vargu im.Poezia e Cakollit është prezentuar në disa Antologji të poezisë shqipe në Kosovë e Shqipëri. Sa herë më merr malli për të mirën Kosovë / unë i bie trup kosmosit me hënë deri në agsholinim.Thëllima poetike e poezisë së Cakollitështë e pafund dhe e paskajshme.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx