E enjte, 24.07.2025, 09:59 PM (GMT+1)

Kulturë

Mexhid Yvejsi: Shtatë ditët dhe shtatë qiejt e namazit

E diele, 17.10.2010, 10:57 AM


Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë

 

“Shtatë ditët dhe shtatë qiejt e namazit”

Film dokumentar nga Fatmir MUJA

 

Regjisor: Xhevat TAHIRI

Koordinator:

Adnan AZIZI

Fatmir ILJAZI

Interpretojnë:

Adema KARAGA:

Ermir HOXHA

Blerimm ISMANI

Arsim FAZLIA

Lineart MUJA

Produced by:

Fatmir MUJA

& Olive INTERTAINMENT

Mbështetur nga:

Bashkësia Islame e Kosovës

Tetor, 2010

 

Me këtë përbërje, më 15 tetor 2010, në kinemanë ‘’ABC’’ në Prishtinë, në mbrëmje, n’ora shtatë, u shfaq filmi“ „Shtatë ditët dhe shtatë qiejt e namazit’’, autor Fatmir Muja, realizimi i të cilit ishte mbështetur nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Në sallën e mbushur përplotë, nga të gjitha trevat e Kosovës, këtë ngjarje kulturore e udhëhoqi Mulla Munir Salkurti nga Tirana, por me shërbim në „Xhaminë e Re“ në qendër të Gjakovës, i cili, me një oratori të rrallë, pasi përshëndeti të pranishmit, ftoj Myftiun e Kosovës, Mr.Naim ef. Tërnava, për një fjalë rasti...

Në fjalën e rastit, Myftiu, Mr.Naim ef.Tërnava, ndër të tjera, tha: „...Vendi ynë të përfshihet seriozisht në proceset integruese për në Evropë; thirrja që integrimin ta arrijmë pa humbur përbërësit themelorë të identitetit tonë duke shfaqur bindjen se diveristetin fetar Evropa e quan begatim, dhe zotimi se, megjithë vështirësitë financiare që ka, Bashkësia Islame e Kosovës do të përkrahë projekte të tilla si filmi i Fatmir Mujes...“

Filmi i Fatmir Mujës u ndoqë me një interesim të paparë dhe zgjati rreth 60 min. Përmbajtja e filmit, që tema kryesore ishte namazi, nga aspekti trupor e shpirtëror, me informacione të dëshmuara fetare-shkencore, me gjuhë simbolike, mistike e bashkohore, përmbushi mjaft kërkesa dhe hapi shtigje të reja për veprim, e meditim...

Rreth filmit të Fatmir Mujës, pas shfaqjës së tij, për përshtypjet, mbresat edhe ca vëretje, folën Dr. Ali Iljazi, nga Gjakova, Dr. Milazim Krasniqi dhe këshilltari i myftiut, z. Vedat Sahiti.

Me vend, interesante ishte fjala e përshëndetja e autorit të filmit, Fatmir Muja, i cili me gjuhë poetike, falënderoj shikuesit, nga të gjitha trojet etnike, kurse bashkëpuntorëve të tij ju dha mirënjohje përmes personaliteteve të njohura siç janë Myftiu i Kosovës,Mr. Naim ef Tërnava dhe Dr. Ferid Agani, për punën e merituar që kanë bërë....

Të gjithëve që ishin të pranishëm, pas shfaqjës së filmit, „Shtatë ditët dhe shtatë qiejt e namazit’’, iu dhurue nga një CD dhe të gjithë u ftuan për një koktel, ku zhvilluan biseda miqësore dhe diskutuan rreth kësaj ngjarje të paharrueshme kulturore...



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx