E diele, 04.05.2025, 08:46 AM (GMT+1)

Kulturë

Sokol Demaku: Kujtime nga diaspora - Asllan Dibrani

E diele, 17.10.2010, 11:43 AM


Një kokërr gruri nuk e mbush dot hambarin, por ndihmon kokrrat e tjera që e kanë mbushur.

Fjalë e urtë filozofike shqipe

 

BISEDË ME ZOTIN ASLLAN DIBRANI

 

(piktor, akivist, humanist dhe pronar i  një firme private shqiptare në Shtutgard të Gjermanisë)

 

Nga Sokol Demaku

 

Njeriu nuk duhet të jetë i kënaqur me atë çka ka por pa dyshim duhet me qenë shembull për te tjerët  në ruajtjen dhe kultivimin e kulturës dhe traditës  shqiptare.

 

I varfëri mbanë dy shtëpi, edhe te fqiut edhe te vetën. Edhe Kosova  arnohet në ketë drejtim me  regjistrime të kamionëve nga pronarët kosovarë në shtetet fqinje, siç janë Mali i zi apo Maqedonia, por piktura më flenë në shpirt  më tepër se të gjitha dhe me pikturë jam  prezantuar më herët se me publicistikë, po kam edhe shkrime edhe nga burgu  që nuk i kam publikuar akoma. Kam edhe ndonjë poezi, ndërsa sa i përket motivit frymëzues, gjithnjë përpiqem që të jemi me tematikë kombëtare. Më brengos padrejtësia, korrupcioni dhe moskultura ose zbrazëtitë ekzistuese në  frymëkombëtare. Momentalisht  gjendja aktuale politike  e Kosovës po edhe e çështja gjithëkombëtare e cila është akoma shumë e pavolitshme dhe interesi im është të jemi  ma kompakt në mes vete.

 

Ju lutem nje prezantim të shkurtër për lexuesit tanë? (Kush jeni, nga jeni, gjendja familjare, shkollimi dhe çka ju punoni)?

 

Jam Asllan Dibrani nga Prishtina  i emigruar ne vitin 1993 ne Gjermani  i martuar dhe babë i tre fëmijëve  ,Artës ,Meritonit  dhe Rilindit kam studiuar  në fakultetin Filozofik drejtimi albanologjik nga aktivitetet  e lëvizjes  studentore ne ngjarjet e 81-shit u burgosa nga UDB-ja jugosllave  dhe me dënuan me 10 vjet burg, për momentin udhëheqi një firmë transporti  "Dibranin -transport "në Shtutgard të Gjermanisë ku edhe jetoj.

 

Profesioni i juaj?

 

- Ah tani me si te përgjigjem  jam me shumë aktivitete, unë kryej  udhëheqjen e firmës po edhe merrem me shkrime  art  karikature çështje kulture etj.

 

Përveç se një autor i një sërë botimesh dhe artikujsh në fusha të ndryshme, piktor jeni edhe pronar i firmës ”Dibrani Transport” në Gjermani. Do te ishte me interes të mësonim nga ju se si e përkufizoni rolin e një publicisti, punëtori kulturor dhe pronari firme private në jetën kulturore këtu në diasporë?

 

-           Po si t'ju themi jam i angazhuar  ne shumë  aktivitete por  ma te theksuar  nuk mund ta ndaj asnjërën  sepse po qe donë njeriu  të jetë serioz  ne publik  duhet që te jesh  i përqendruar  me përkushtim  ne se cilën veç e veç po jam pronar i firmës "Dibrani- transport " dhe shumë me një aktivitet te dendur e cila donë  një shërbim shume specifik  ne raport me publikun  ku kemi ne gjithë Evropën grumbullimin ,përgjigjeje  ne telefona  evidencë të çdo malli ,bartjen pregaditjen e dokumenteve për përcjelljen e mallrave .Pastaj ballafaqimin nëpër pikat doganore  ne shumë kufij etj .Ndërsa aktiviteti angazhues ne firmë , krijon barrikadat e veta por duhet të për kufizohemi  që të flejë ma pak dhe me një punë te pa ndërprere  dhe vullnet nuk mungon edhe krijimtaria  siç ceket ne kulture ,pikture dhe publicistike.

         

Zoti Dibrani nga vet deklarata e juaj po shtrohet edhe një pyetje se si realizohet  transporti për Kosovë pas njohjes se shtetit të Kosovës nga shumë shtete?

 

- Po kjo ka sfidat e veta  të shumta  ku Kosova nuk ka bëre akoma shumë  progres ne marrëveshjen e transportit  ku p.sh  Kosovës nuk lejohen të qarkullonin  akoma   te lirshëm mjetet e rënda,siç është rasti i kamionëve të mëdhenj, ose transporti hekurudhor ,nëse nuk gaboj transporti hekurudhor është akoma nen organizimin e  Maqedonisë,  me Zvicrën e kanë rregulluar disi  një marrëveshje dhe me Austrinë po  me Gjermaninë nuk është e rregulluar  me qe është një numër ma i madhe emigrantesh dhe  interesi për mallrat gjermane është i kërkuar.

 

Po si realizohen  gjithë ky qarkullim  mallrash për Kosovë?

 

- I varfëri mbanë dy shtëpi edhe te komshiut edhe te vetën ,edhe Kosova  arnohet ne ketë drejtim me  regjistrime te kamionëve nga pronarët kosovarë në shtetet fqinje ,siç është  Mali i zi , Maqedonia, Serbia dhe Sllovenia nëpërmes ndërmjetësuesve ose mund te quhen gjithnjë dora e dytë kështu që ato obligimet tatimore për firmat qe i regjistrojnë në shtete tjera  i vjelin këto shtete!

 

Ju merreni me publicistikë,  pikturë, karikaturë si i arrini të gjitha këto?

 

I arrijmë me një vullnet të jashtëzakonshëm  për të qenë aktual në te gjitha aq sa mundem për  te qenë  prezent edhe ne publicistike aty ku ma merr mendja se japi kontribute ma tepër  edhe ne prezantimin aktual te gjendjes politike po edhe  atë kulturore etj. Krijimtaria juaj i përket një periudhe të gjatë kohore. Cila është tema dhe motivi ne veprat e juaja? Po piktura me flenë ne shpirt  ma tepër se te gjitha dhe me pikturë jam  prezantua ma herët se me publicistikë , po kam edhe shkrime edhe nga burgu  qe nuk i kam publikuar akoma  ka edhe ndonjë poezi  sa i përket motivit  frymëzues gjithnjë përpiqem qe te jemi me tematike kombëtare ,kulturore  sociale po edhe politike qe  disa shqiptar janë  të mjegullosur pran vetës  për çështjen nacionale.

          

Nga e merrni frymëzimin ne punën e juaj?

 

- Me brengos pa drejtësia, korrupsioni, dhe mos kultura ose zbrazëtitë ekzistuese ne frymën kombëtare  aty gjej frymëzime te pa prekura qe duhet te shtjellohen dhe te publikohen.

 

Çka ka botuar deri me tani Dibrani dhe çka pret lexuesi nga ju?

 

- Janë botuar një serë artikujsh  te lamive të ndryshme por edhe pikturat e mia janë botuar shpesh here edhe ne gazeta   dhe faqe internetesh  po edhe  disa karikatura qe janë botuar ne gazetat e përditshme ne një te ardhme   do te dal me një përmbledhje  libri ne karikaturë dhe në pikturë ku ndoshta do te jete një krijimtari ma e veçantë qe do te kenë te shoqëruar edhe poezinë apo ndonjë  përmbajtje   ne raport me punimin  qoftë karikaturë qoftë pikturë.

 

Si e kalon Dibrani një ditë të punës ne ”Dibrani transport” dhe çka është ndihma e  ”Dibrani transport” për shqiptarët në perëndim?

 

- Një dite pune sa i përket aktivitetit  jam në zyre  ne shërbimin e firmës së transportit, lexoj informatat ma aktuale, telefonatat nga palët  shpesh herë jam edhe ne teren   me punëtoret  ose edhe vet fare   takime me njerëzit që shpesh kërkojnë të takohen edhe për interesat e tyre po nganjëherë edhe për takime kulture  manifestime etj po gjithnjë me një volum pune të pa ndërprere  jam shume i sternarkuar me shumë aktivitete ku e kërkon nevoja.

 

Ju jeni një aktivist, atdhetar i zellshëm i çështjes shqiptare, por merreni edhe me shkrime dhe publicistikë, çfarë momentalisht është me interes për ju?

 

-  Momentalisht  gjendja aktuale politike  e Kosovës po edhe e çështja gjithëkombëtare e cila është akoma shumë e pa volitshme dhe interesi im është të jemi  ma kompakt ne mes vete shkrimet e mia  jam i interesuar të jenë sa ma afër qytetarit  qe fatkeqësisht  një numër i tyre janë  të pa vetëdijshme duke filluar qe nga qeveritë aktuale   njerëzit politik por  edhe  ne kulturë qe janë nen ndikimin e matrapazëve  politik qe nuk kane ere kulture a e merr  udhëheqjen e  ministrisë se kulturës , ose ne ministrinë e ekonomisë qe nuk dine se ç'është  ekonomia  duke e shkatërruar po edhe ne ministrinë e jashtme politike qe vërtete është mjerim   te pajtohet njeriu me aq  politike të dobët qe kane  ku  kemi argumente historike qe ta bindim botën  se e meritojmë pavarësinë e jo te paraqiten rezoluta të   ndryshëm në parlamentin Evropian  dhe ma gjerë të diskutohet   çështja e pavarësisë .Me lejoni vetëm një dëshmi tu sjelli unë edhe inspektorin  e udëbes jugosllave  qe ka qene shqiptar  dhe nuk ma ka nda kërbaçin shtat muaj të hetuesisë kam qene ne gjendje ta fali vetëm të ndërgjegjësohet dhe të na bashkohet kundër armikut  ndërsa  ministria e jashtme  i kërkojë llogari   zotit Behxhet Pacollit  pse   ndikonte  ne ato shtete për ta njohur  pavarësinë e Kosovës për mua është absurde.

 

Një publicist kërkon te jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje te shkurtër.  Si është Dibrani nga natyra?

 

Një njeri me pretendime te natyrës realiste  qofte ne  krijimtari qofte ne praktike  po edhe ne publicistike pa i ekzagjeruar gjerat por edhe  duke mos  e fshehur atë qe është prezentë.

 

Ju jeni edhe një piktor,  por edhe karikaturist çfarë është aktiviteti juaj në këtë lami?

 

Po jam një piktor  i cili kam punuar ne periudha te ndryshme sipas mundësive po gjatë periudhës se luftës ma pak ku  energjinë  dhe kapitalin e kemi drejtuar nga Kosova për ta çliruar nga okupatori serb e tani punoj edhe ne ketë lami  ku posedoj një numër te madh piktoresh  ne gjermani  dhe shtete t e Evropës  si ne Zvicër, Belgjikë, Austri, Suedi etj, ku pretendoj ta themeloj një shoqate te piktoreve shqiptare  me seli ne gjermani, ne pikture punoj ne teknikat  vaj dru ,akuarel dhe grafike ,ndërsa ne karikature ma ëndje punoj me motive politike dhe sociale temat.

         

Sa është bashkëpunimi mes shqiptareve në perëndim në aspektin e çështjes kombëtare sot?

 

Bashkëpunimi po thuajse është shume i  dobët  ,si arsye janë  liderët politik  te Kosovës qe pretendojnë për shkaqe te poenëve te veta  te themelojnë parti ne  shtete e perëndimit ku janë te përqendruar shqiptaret dhe i kane  përpoqa  ne mas  te madhe.

         

Nëse do te kishe mundësi te jepje ndihmësen tende në realitetin që jetojmë ne shqiptarët sot, ku mendon konkretisht që duhet ndryshuar diçka ne?

 

- Po fillimisht duhet ndryshuar ne  organizimin e diasporës shqiptare  nëse e keni fjalën këtu   me qellim te organizimit te një lobi shqiptar për Evrope dhe  në Kosove, Shqipëri  tek shqiptaret ne Maqedoni dhe Greqi është koha te bëjmë ofensive  ma te mençur ne rrafshin politik drejt një kombi  te bashkuar si janë shtete tjera  që ta përforcoj një gjuhe  një kulturë etj ,e jo  kush do  që mundet thotë qe ti bëjë dy e tri gjuhë me dialekte të ndryshme ose siç u be bastardimi me muzikën shqiptare që ma shume i përngjanë një melosi romesh duke e rrënuar  kulturën e muzikës autoktone shqiptare ,qe me plot përgjegjësi them se ma tepër e kemi ruajtur   atë muzike  nen okupimin serb se sa sot qe e shkatërruan  qeveritaret kosovar qe ishin dje por edhe te tanishmit.

 

Nëse kjo punë që bën sot dibrani nuk do të ishte profesioni juaj, ne cfarë profesioni do e gjente veten Dibrani?

 

- Po si te them unë jam krenar qe edhe ne këtë forme kame ndihmuar shpeshherë  bashkë  kombasit e mi  njerëzit nevojtar ne Kosovë  përmes firmës qe posedoj ne forma humanitare se  mbi te gjitha me dhimbsen njerëzit  invalid qe dhanë jetën për Kosovën dhe sot nuk ka ndonjë  përkrahje po janë lëne në harresë ,fëmijët pa prindër ,pleqtë   që në te tri kategoritë i kam ndihmuar dhe  do te ndihmoja edhe ma tutje  por nëse kishim me bere ndryshime  pozitive siç ceket edhe ju  unë kisha me u përqendruar në fushën ekonomike me qellim te rimëkëmbjes së ekonomisë së Kosovës po edhe ne kulturë  pa ju ndare krijimtarisë se artit  se e konsideroj se tani për tani  Kosova pas luftës është një det  idesh dhe temash  qe të dalin vepra artistike si ne pikture  po dhe ne letërsi shumë të mira.

 

Përveç punës në firmën tuaj ”Dibrani transport”, si e kalon kohën e lirë?

 

- Isha  shumë i lumtur  me pasur  kohe te lere po  ndonjëherë  qe gjejmë  sa ndopak i përkushtohem edhe familjes dhe shëtisë, leximit  po ndonjëherë edhe  vizitave t e  miqve   dua ta them se koha është shume e shtrenjte për mua.

Sa është i kënaqur me atë çka sot ka arritur Dibrani me ”Dibrani transport” si dhe me punën e  tij të palodhshme në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare aty ku jeton me punën e tij të palodhshme prej aktivisti në çështjen kombëtare?

Me qëllim të  ruajtjes se saj tek brezi i ri  ku konsideroj se kultivimi dhe ruajtja e tyre do te ndikojnë edh e tek   çështja shqiptare  ku mendoj se tani është koha ta tregojmë veten edh para popujve tjerë  se vetëm me kulture ,pune ,dhe unitet do te jemi ma te pranishëm tek familjet   e mëdha te popujve te Evropës.

 

Çka ju benë të lumtur  dhe çka ju mundon më së shumti?

 

- Më bën të lumtur shëndeti i mirë, sinqeriteti   ne praktikë e jetë dhe me mundon përtacia nga e cila lind gënjeshtra   dhe e keqja.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx