E diele, 04.05.2025, 05:13 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Mozaik me vargje

E hene, 18.10.2010, 07:03 PM


Mozaik me vargje

 

Nga Përparim Hysi

 

 

1. Ikën mendimet

 

Mendimet tokësore kanë ikur nga unë

Se jam,siç duket,në një planet tjetër

Ah,sikur ta dinit,se me kë jam unë?

Hak do më jepnit,patjetër.

 

Se jam me një me sy të kaltër

Oh se ç'sy të bukur!Si qielli!

Pra,nga toka,tani jam çartur

Kot që më kërkoni;s'më gjeni.

 

 

2.Lavdi e pamerituar

 

E di:ti ke tituj dhe ndere

Dhe gjoksin rreh si kokë e madhe

Të gjitha i arrite me "vjedhje"

Ndërgjegje nuk ke hiç fare.

 

Se lavdinë nuk e ke merituar

Çdo gjë e ke arritur me vjedhje

Për mua je veç kokëshpuar

Njeri nuk je,po vemje.

 

 

3.Gjithçka

 

Gjithçka që kam shkruar,ka dalë nga shpirti im

Se kurrë nuk kam shkruar,pa patur një ngacmim

Si një këngë që e them me vete dhe kam frikë mos e harroj

Kështu më ka ndodhur sefte...mandej vazhdoj,vazhdoj

 

 

4.Po të dija

 

Po të dija që të merrja "kthesat",

Po të mos i bija  rrugës drejt,

Po të dija të kapërceja "pengesat",

Do isha diku dhe do kisha pushtet.

 

Po ja që nuk dita apo nuk doja të dija

Për kthesat nuk pyeta dhe çava drejt

Larg nga pushteti,larg nga hipokrizia

I varfër mbeta,po gjumë fle i qetë.

 

 

5.Një grusht dhe

 

Një grusht me dhe për miken që iku

Shkërrmoqur me duar,malaksur me lot

Ah,ky grusht dhe,zemrën ma piku

Pse kaq shumë shpejtove,o Zot?!

 

Tamam si një lule që,befas,vret ngrica

Se,befas,para kohe,mjerisht,iku

Mbytem me lot dhe më kap kriza

Ah,ky grusht dhe,zëmrën keq ma piku.

 

 

6.Po...

 

Po e fitove bukën me djersën e ballit,

Dhimbjen e tjetrit të duket si ta kesh vetë

Po s'iu shmange dikujt që të kërkon prej hallit

Ta dish se je njeri;njeri me të vërtetë.

 

Po ndënje në hije dhe rrron e bën pallë

Kur Atdheu ka nevojë apo është në rrezik

Ta dish nuk je njeri,po je tamam djall

Mës'shtoj asnjë varg.Fjalëve u vë pikë.

 

 

7.Kjo pllakë në anë të rrugës

 

Kjo pllakë e vënë në anë të rrugës

Është e njërit nga "ata"

Nga"ata" që prita bënin rrugës

Dhe një ditë,u vra.

 

U vra vërtet,po shkoi me turp

Se rrugëve bënte hata!!!

Dhe mbeti si turp në rrugë

Se aty,në rrugë,u vra.

 

 

8.Shoh një fëmijë

 

E shoh këtë fëmijë që mbi rërë e ka zënë gjumi

Rreth e rrotul njerëzia lahen e rreziten për qejf

Oh,dua që t'ia puth ato doçka si pëllumbi

Se fëmija është pafajësia vetë.

 

 

9. Në se...

 

Në se ti trragë i bën bythës tënde

Se,elbete,je pak si veçan

Për mua nuk  ke vlerë dhe vëre në mëndje

Nuk je njeri,po je kallp...

 

 

10. Ti

 

Ti sikur ke në gjuhë një thumb

Këtë thumb e ngul dhe ndjen kënaqësi

S'e di,vërtet,që kështu humb

Por si mund ta dish,kur veç të liga bën ti?

 

Thumbon si grerëz apo si bletë

Se,ndryshe,vetja të duket si kot

Por një gjë nuk di ti,o i shkretë:

Se,mbasi ngul thumbin,bleta ngordh...

 

* poezitë janë shkruar në vitin 2004

 

18  tetor 2010



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx