Kulturë
Hilmi Saraçi: Monografi për atdhetarin Cafo Beg Ulqinin
E hene, 18.10.2010, 09:57 PM
Monografi për atdhetarin Cafo Beg Ulqinin
Fahri Buçinca : “Cafo Beg Ulqini jeta dhe veprimtaria politike”ART CLUB-Ulqin 2009, faqe 320
Nga Hilmi Saraçi
Fashri Buçinca nuk është i panjohur në fushën e publicistikës dhe historiografisë shqiptare. Në këtë fushë është autor i shumë punimeve të botuara nëpër gazeta dhe revista në gjuhën shqipe. Shquhen në veçanti punimet nga historiografija. Heret ai u dalluar si punëtor i zellshëm në fushën kulturore dhe arsimore. Gjatë veprimtarisë së tij si punonjës dhe veprimtar ka dhënë një kontribut të dalluar në afirmimin dhe begatimin e kulturës dhe të arsimimit, sidomos në vendlindjen e tij në Vushtrri me rrethinë.
Kohë më parë shkroi veprën (e dytë) monografike “Cafo Beg Ulqini- Jeta dhe veprimtaria politike”. Vepra ka një vlerë përmbajtësore dhe gjithpërfshise për historinë tonë kombëtare gjatë jetës dhe veprimtarisë politike të Cafo Beg Ulqinit.
Në parathënjën e tij autori do të sqarojë se dëshira e tij ishte ta vë në dukje Cafo Beg Ulqinin, një atdhetar i devotshëm dhe ta zbardhë aktivitetin e tij patriotik dhe kombëtar. . Cafo Begu ishte i dalluar në shumë fusha . Kreu detyra të ndryshm me interes kombëtar. Shquhet si kryetar i bashkësisë së Ulqinit, antar i Senatit të Kuvendit të Jugosllavisë, antar i Kuvendit të Shqipërisë, antar i Lidhjes së Dytë të Prizerenit si dhe antar i Regjencës së Lartë të Shqipërisë. Mirëpo ajo që e bëri të madh dhe të pavdekshëm, është si themelues i Komitetit dhe i Kongresit për Mbrojtjen e Tokave Shqiptare. Në këtë fushë ai tërë jetën e shkriu për lirinë , pavarësinë kombëtare, sidomos për bashkimin e trojeve shqiptare . .
Zbardhja e aktiviteti atdhetar
Vepra është e ndarë në trembëdhjetë kapituj, me një kujdes të veçantë, duke përfshirë historinë dhe ngjarjet nëpër periudha kohore të veprimtarisë së Cafo Beg Ulqinit. Buçinca duke bërë fjalë për gjenezën e familjes së Cafos , sqaron se familja e Cafos daton prej afro 350 vitësh , për t’u ndalur në historinë e shkurtër të familjes , babas, agjallarëve, vëllëzërvë, vajzave dhë të afërmëve të tij që kishin një traditë të lavdivshme si patriotë dhe luftëtarë për liri dhe pavarësi kombëtare. Ai (Buçinca) do të ndalet në veçanti në disa dokumente (materjale) dhe deklarata që bëjnë fjalë për periudhën e viteve 1943- 1944, kur paramilitarë komunistë malazez kishin plaqkitur dhe kishin keqtrajtuar familjen e Cafo Beg Ulqinit dhe shumë veprimtarëve të tjerë shqiptarë , Buçinca pastaj shkoqit me kujdes veprimtarinë e Cafos, sidomos nga viti 1948 dhe 1953 , kur Cafo ishte në ilegalitet, i ndjekur nga pushtuesi malazez , qendrimi të miku i tij Pjetër Kola e të disa të tjerë dhe largimi për në Shqipëri . Autori do të përshkruaj lëvizjet patriotike të kohëpaskoshme të Cafos me shokë, duke u ndalur në veçanti në jetën e vështirë të shqiptarëve në këto troje, gjenocidin ndaj shqiptarëve gjatë kësaj periudhe kohore . Autori flet për rezistencën kundër zaptuesve të vendit për bashkëpunimin që kishte Cafo me disa figura të shquara atdhetare për zgjedhjen e tij si kryetar i Bashkësisë së Ulqinit në vitin 1924, për veprimtarinë e tij si kryetar.
Zullumi ndaj shqiptarëve
Autori ndalet me kujdes gjithashtu në disa iniciativa dhe vendime që kishin të bënin për të drejtat dhe për liritë e shqiptarëve gjatë kësaj periudhe . Reagimet e malazezëve ndaj Cafo Begut ishin mjaft të ashpra , por Cafo si gjithëherë ishte i paluhatshëm në qendrime dhe në vendime të marra- sqaron autori. Kjo do t’i ndihmojë, pasaqërisht bashkëpunimi që kishte me popullin dhe elitën e bashkësive shoqërore dhe fetare , të cilat kishin një respekt dhe përkrahje ndaj Cafo Begut.. Fahri Buçinca në këtë vepër ka paraqitur veprimtarinë dhe ngjarjet edhe për periudhen historike të viteve 1912 , për luftrat nga kjo periudhë, sidomos për Luftën e Parë Botërore (1914-1918), për të cilën bëhet fjalë më tepër . Kjo luftë kishte lënë pasoja të rënda në terë Ballkanin, sidomos të shqiptarët , kur më ndryshimin e kufijve të Shqipërisë, jasht shtetit amë mbeten më se gjysma e territorëve dhe e popullsisë shqiptare . Autori të gjitha këto i përshkruan me njohuri historike , të lidhura me emrin e Cafo Beg Ulqinit…
Për shkak të zullumit dhe dhunës së paparë ndaj shqiptarëve filloi emigrimi i shqiptarëve . Aty kah viti 1919-1920 në kohën e aprovimit të Dekretligjit për reformat agrare në Jugosllavi bëhet shpërngulja me dhunë e afro 100 familjeve shqiptare nga Ulqini me rrethinë. Autori flet për veprimtarinë e Cafo Beg Ulqinit , angazhimin e tij rreth këtyre ngjarjeve të dhimbshme . Mirëpo Cafo Begu ishte i preokupuar dhe i brengosur në veçanti për diskriminimin ndaj arsimit shqiptar, përpjekjen e tij për shkollimin dhe arsimimin e shqiptarëve, prandaj në këtë drejtim ngriti zërin dhe reagoi me guxim kudo ku pati rastin. Pavarësisht se në çfarë rrethanash të vështira politike jetonin, ata mësuan e u arsimuan në shkollat serbe dhe pa marr parasysh, vuajtjet dhe vështirësitë nën të cilat kaluan, ata asnjëherë nuk hoqën dorë nga gjuha , ruajtja e vetëdijes dhe qenjës së vet kombëtare – thotë autori, për të përmendur angazhimin e Cafo Beg Ulqinit në fushën e shkollimit dhe të arsimimit, për hapjen e shkollave shqipe. Kjo do të ndodhë me ardhjen e italianëve ku u hapen disa shkolla në gjuhën shqipe me mësuesit e parë të dërguar nga Ministria e Arsimit të Shqipërisë ,nga ministri saj Ernest Koliqi.
Gjatë periudhes kohore (1941) me rastin e Ditës së Korpit të Krishtit kishin ardhur shumë manifestues më se 5000 veta nga të gjitha viset shqiptare, duke festuar kishin ngritur flamurin kuq e zi mbi kishën e Shën Zefit. Në këtë manifestim kishin marrë pjesë shumë veprimtarë të shquar shqiptarë ku këndohet kënga : / O flamur ti kuq e zi/ po valon për bukuri/ për Shqipni e për liri/…
Zgjedhja e Cafo Beg Ulqinit si antar i Komisionit Legjislativ për Punë të Brendshme të Shqipërisë kishte një rëndësi të veçantë për të arriturat kombëtare. Në këtë kohë Kuvendi i Mukjes kishte një rëndësi, megjithse për jugosllavet ishte i papranueshëm.Autori me këtë rast do të sqarojë shumë ngjarje që kishin të bëjnë jo vetëm me Cafo Beg Ulqinin , por edhe për shumë fytyra të tjera patriotike siq dallohej Mithat Frashëri, Abaz Kupi e të tjerë nga Balli kombëtar (1939), bashkëpunimi i Cafos me këto fytyra të njohura kombëtare …
Burgosja e Cafos
Duke bërë fjalë për hyrjen e gjermanve në Ulqin me 9 shtator 1941 dhe angazhimin diskriminues të disa personnaliteteve malazeze , autori përmend planin për likuidimin e 500 shqiptarëve nga Ulqini dhe rrethina . Gjatë kësaj kohe do ta burgosin Cafën me disa shokë.Autori përshkruan disa momente të vështira për shqiptarët dhe për Shqipërinë që kishte mbetur pa pushtet dhe pa sovranitet. Autori si gjithnjë duke u lidhur me emrin e Cafo Beg Ulqinit si atdhetar do të shkruaj për formimin e Komitetit Kombëtar dhe për zgjedhjen e Cafo Begut për antar të Kuvendit të Shqipërisë , ku në disa fjalime të mbajura theks i veçantë ishte mbrojtja e tokave shqiptare (të Ulqinit, Tivarit, Krajës e të tjera). Ai ( Cafo Begu) nëpërmes të shkresave që u dërgonte qytetarëve kërkonte që edhe ata të përfshihen në luftë për mbrojtjen e trojeve të të parëve të tyre : / Për atdhe kush s’don me vdekë/ Të vesh xhubletë e barnavekë/Vetën mos të quajnë shqiptar/ Por armik dhe tradhtar/…
Autori me njohuri dhe kjdes do të përshkruaj disa takime të Cafo Begut me Mithat Frashërin,Maliq Beg Bushatin , Abaz Kupin e të tjerë , për angazhimet dhe përpjekjet për pavarësinë kombëtare , për t’u ndalur në marrjen e pushtetit nga komunistët , për ndjekjen e figurave kombëtare në Ulqin në nentorin e vitit 1944 .dhe përpjekjet e komunistëve për ta zënë Cafo Beg Ulqinin si dhe për mobilizimin e popullsisë në formimine njësive speciale partizane për ta luftuar “armikun”shqiptarë. Autori pastaj do të përshkruaj gjerësisht për Cafo Begun si ilegal në Shkodër, qendrimin e tij dhe për veprimtarinë ilegale gjatë kësaj periudhe . Në këtë kohë Cafo Begu kishte arritur në saj të shokëve dhe miqëve të shpetojë nga likuidimi. Bashkëshortja e tij kishte përjetuar tmerin e paparë.Kishin dashur ta likuidojnë nese nuk heq dorë nga burri i saj . Ajo gjatë marjes në pytje kishte deklaruar “burri im është duke luftuar kundër sistemit komunistë e jo kundër shqiptarëve në Shqipëri”…
Gjatë qendrimit në Shkodër Cafo Begu dhe Hodo Alibegu (vëllai i tij) kishin përjetuar ngjarje të hidhura , por krenare për çlirimin kombëtar, por në këtë periudhë kishte filluar një angazhim për kapjen dhe pushkatimin e jo vetëm të figurave të njohura kombëtare , por edhe shqiptarëve në përgjithsi. Në këtë kohë kapet dhe pushkatohet Hodo Alibegu. Autori do të ndalet në disa momente të dhimbshshme kur ishte burgosur dhe pushkatuar Hodaja sipas aktakuzes komuniste malazeze si dhe për porositë e Hodës për shkollimin e fëmijve në Kosovë…
Autori duke shkruar për Cafo Begun në vijim do të shpiegojë si kapet Cafoja, dorëzimi i tij Organeve të Sigurimit Shqiptarë, si dhe për OZN-ën jugosllave e cila kishte një bashkëpunim me Sigurimin Shtetëror të Shqipërisë Në këtë fushë autori do të sqarojë shumë ngjarje që kishin të bëjnë me këtë bashkëpunim, për jetën e vështirë të shqiptarëve dhe për likuidimin e tyre…
Qendrimi shumëvjeçar i Cafo Begut në Shkodër dhe gjykimi i tij është një kapitull i veçantë. Autori do të përshkruaj me respekt të veçantë qendrimin burrëror dhe dinjëtoz të Cafo Begut gjatë gjykimit si dhe për lirimin e tij.,,
Vepra megjithë vlerave , ka edhe disa të meta, Ka mjaft përseritje të ngjarjeve . Disa nga këto ngjarje përshkruhen gjerësisht pa ndonjë lidhshmëri të duhur artistike. Disa këngë për Cafon dhe figura të tjera patriotike janë të përshkruara në terësi, pa një nevojë të veçantë.Vajzës së Cafos, Naxhit (bashkëshortja e autorit) i jap hapsirë të dalluar duke kapërcyer disa të tjerë. Në disa kapituj ka disa lëshime gjuhësore, por edhe të ndërtimit të vepres. Megjithatë të gjitha këto nuk i ulin vlerën e vepreë si terësi…