E diele, 04.05.2025, 05:20 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Bëni me rahmet!

E marte, 19.10.2010, 09:37 PM


           BËNI ME RAHMET !

 

Edhe në dhjetëvjetëshin e parë të mileniumit të ri –

Shoh njerëz të shumëvuajtur  që jetojnë n’ varfëri ,

Trup-zdeshur , këmbëzbathur - në borë e në shi ,

Çdo ditë “Luli i vocërr “ ringjallet përsëri !

Refreni:

Bëni gajret vëllezër , bëni gajret  motra ,

Zoti ju ndihmoftë -  thatë mos ju mbettë sofra!

Zgjatni dorën , hapni zemrat dhe bëni gajret,

Zoti ju ndihmoftë -  bëni me rahmet !

 

Në çdo shesh e n’ çdo qytet  buçet një refren –

Refren që t’ trishton e zemrën ta rrëmben !

Është himni i lypsarëve që lëkund bjeshkë e gurë ,

Sepse “Luli i vocërr” nuk do të vdes kurrë !

Refreni:

Bëni gajret vëllezër , bëni gajret  motra ...etj.

 

Kudo n’ rrugë e n’ sheshe , në qytetet mbarë ,

Shoh mbi gjoks të nënave – fëmijë buzëtharë,

Me sy të përlotur rrinë duke shikuar –

Kush po e zgjatë dorën pak për t’iu ndihmuar?!

Refreni:

Bëni gajret vëllezër , bëni gajret  motra ...etj.

 

 shi, n’ borë e  n’ akull , përmbi trotuar ,

Kudo njerëz të shtrirë , kudo me lypsarë –

Dyshek kanë çimenton , jastëk e kanë gurin,

Jorgan e kanë borën, shiun edhe pluhurin ...

Refreni:

Bëni gajret vëllezër , bëni gajret  motra ...etj.

 

Njeri pa një dorë, tjetri pa një këmbë ,

Njeri pa një sy , tjetri pa një pëllëmbë ...

Shoh shumë nëna t’ shkreta që e mbulojnë syrin –

Që t’ mos shohin njerëzit, kur fëmija i kërkon gjirin !

Refreni:

Bëni gajret vëllezër , bëni gajret  motra ...etj.

 

Kështu kalojnë ditën të shtrirë mbi  çiment –

Duke pritur lëmosh -  kush po u jep ndo ‘i  cent ?!

Dhe  kur të vijë terri - treten ndër sokaçe –

A t’ blejnë bukë për fëmijë, a të blejnë ilaçe ?!

Refreni:

Bëni gajret vëllezër , bëni gajret  motra ...etj.

 

Gjilan, 18.10.2010.                       

Demir KRASNIQI



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx