| E marte, 19.10.2010, 09:37 PM |
BËNI ME RAHMET !
Edhe në dhjetëvjetëshin e parë të mileniumit të ri –
Shoh njerëz të shumëvuajtur që jetojnë n’ varfëri ,
Trup-zdeshur , këmbëzbathur - në borë e në shi ,
Çdo ditë “Luli i vocërr “ ringjallet përsëri !
Refreni:
Bëni gajret vëllezër , bëni gajret motra ,
Zoti ju ndihmoftë - thatë mos ju mbettë sofra!
Zgjatni dorën , hapni zemrat dhe bëni gajret,
Zoti ju ndihmoftë - bëni me rahmet !
Në çdo shesh e n’ çdo qytet buçet një refren –
Refren që t’ trishton e zemrën ta rrëmben !
Është himni i lypsarëve që lëkund bjeshkë e gurë ,
Sepse “Luli i vocërr” nuk do të vdes kurrë !
Refreni:
Bëni gajret vëllezër , bëni gajret motra ...etj.
Kudo n’ rrugë e n’ sheshe , në qytetet mbarë ,
Shoh mbi gjoks të nënave – fëmijë buzëtharë,
Me sy të përlotur rrinë duke shikuar –
Kush po e zgjatë dorën pak për t’iu ndihmuar?!
Refreni:
Bëni gajret vëllezër , bëni gajret motra ...etj.
Në shi, n’ borë e n’ akull , përmbi trotuar ,
Kudo njerëz të shtrirë , kudo me lypsarë –
Dyshek kanë çimenton , jastëk e kanë gurin,
Jorgan e kanë borën, shiun edhe pluhurin ...
Refreni:
Bëni gajret vëllezër , bëni gajret motra ...etj.
Njeri pa një dorë, tjetri pa një këmbë ,
Njeri pa një sy , tjetri pa një pëllëmbë ...
Shoh shumë nëna t’ shkreta që e mbulojnë syrin –
Që t’ mos shohin njerëzit, kur fëmija i kërkon gjirin !
Refreni:
Bëni gajret vëllezër , bëni gajret motra ...etj.
Kështu kalojnë ditën të shtrirë mbi çiment –
Duke pritur lëmosh - kush po u jep ndo ‘i cent ?!
Dhe kur të vijë terri - treten ndër sokaçe –
A t’ blejnë bukë për fëmijë, a të blejnë ilaçe ?!
Refreni:
Bëni gajret vëllezër , bëni gajret motra ...etj.
Gjilan, 18.10.2010.
Demir KRASNIQI