Kulturë
Halit Bogaj: Ligjvënësi / Lawman (1971)
E hene, 18.10.2010, 09:57 PM
‘’LIGJVËNËSI’’/LAWMAN/1971/
Nga Halit Bogaj
Edhe ‘’Ligjvënësi’’është ndër filmat më të shkëlqyer të aktorit të shquar Bert Lankaster.Filmi është uestern amerikan, me aktorët:Bert Llankaster, Robert Rajan, Li Xh.Kob dhe Robert Dyvall në rolet kryesore.Ai bën fjalë për Sherifin Xhered Madoks/Lankaster/ i cili përpiqet që t’i sjell para ligjit banditët e Perëndimit të egër.Regjinë e filmit e ka bërë Majkëll Viner.
Filmi fillon me skenat si në shumë uesterna të tjerë amerikanë, kur kaubojët e dehur hyjnë në qytet dhe bëjnë zhurmë duke shtënë me revolet e tyre.Sherifi i qytetit Xhered Madoks kalëron në Sabath me trupin e vdekur të Mark Kormanit i cili kishte bërë probleme si i dehur në qytetin Banok, duke i shoqëruar edhe disa vrasës të një plaku.
Në kërkim të njërit nga vrasësit Madoks dashurohet sërish në Laura Selbin/Shere North/ të cilën e kishte njohur disa vite më parë.Ajo kishte qenë dashnore e vrasësit dhe përpiqet të negociojë me Sherifin por e tëra ishte e kotë ngase ai dëshironte që aksionet e veta t’i shpiente deri në fund.
Gjatë skenave romantike Madoks e pyet Laurën se a donte të shkonte me të por ajo ia kushtëzon atij se nëse e braktis punën e Sherifit do të pranonte,por ngjarjet zhvillohen në drejtim tjetër.Në kohën kur Sherifi/ Madoks/përpiqet ta braktis jetën e gjeratëhershme, në skenë paraqitet një vrasës i cili donte ta hiqte qafe Madoksin.Ky i fundit detyrohet që sërish të vret dhe ta vazhdojë rrugën e tij të mëparshme.
Edhe regjisori Majkëll Viner e dinte se/ me angazhimin e aktorit fenomenal Bert Llankaster /filmi i tij do të arrinte sukses të madh.Si regjisor i talentuar arriti që edhe ky film të bëhej njëri ndër bestsellerët më të shquar të mbarë kinematografisë amerikane.
Si në shumë filma të tjerë Bert Llankaster aktron një karakter të fuqishëm dhe interesant, përkatësisht një ligjvenës të pakompromis në realizimin e qëllimeve të tij finale për t’i sjellur banditët para drejtësisë njerëzore.Në këtë rrugë të tij të vështirë arrin sukses të madh duke iu falenderuar aftësisë së tij profesionale dhe emrit legjendar që e kishte krijuar në Perëndimin e egër.Banditë kishin frikë prej tij si prej djallit.
Të gjitha personazhet e filmit kanë diçka të veçantë në vetëvete, ndaj edhe si të tillë, mbahen në mend për shikuesit.Robert Rajan është një hero i dikurshëm i cili pret pesnionin në detyrën e tij të fundit.Edhe në këtë film ai aktron për mrekulli si në shumë filma të tjerë/kryesisht uesternë/.Rolet e tij të fuqishme psikologjike na kanë mbetur në kujtesë të përhershme edhe nga shumë filma të tjerë siç është edhe uesterni’’Profesionistët’’/sërish bashkë me Bert Llankasterin kolosal/, por edhe ‘’Banda e egër’’/me aktorin tjetër të shquar Viliam Holden/. Me aktrimin e tij fenomenal Robert Rajan di ta përvetësojë shikuesin e tij të pasionuar.
Shere North/e dashura e Madoksit/ një aktore e njohur amerikane, në këtë film luan dashnoren e Sherifit e cila pret edhe ditë të lumtura në jetën e saj të mëtejme,por që në të vërtetë/duke u shoqëruar me të këqinjtë/ e kishte marrë tatëpjetën e sigurtë. Ëndrra e saj nuk realizohet fare ndaj mbetet prapë në llumin e kohës dhe rrethit në të cilin jeton deri në fund të filmit.
Edhe Robert Dyvall na dhuron një performansë të paharruar të një banditi lokal i cili arrin ta portretizojë atë deri në skajshmëri të plotë. Mund të thuhet se pikërisht me forcën e vetë artistike nga ky film ai u përgatit një vit më vonë për rolin e tij epokal të avokatit të Don Vito Korleones nga filmi ‘’Kumbara’’ I., për t’i marrë rrugët e tij të sigurta drejt sukseeve të reja dhe të pandalshme deri në ditët e sotme.
Në këtë film është madhështor edhe roli i veteramnit Li Xh.Kob i cili tenton ta vrasë Sherifin por që në fund detyrohet të përfundojë në vetëvrasje pasi i vritet djali nga Madoksi.Në rolin udhëheqësit të një bande të shfrenuar ai na mbetet në kujtesë të si një aktor me karakteristika specifike dhe si një klasik i i filmit amerikan të cilin e kemi shikuar edhe në disa kryevepra të tjera filmore siç ishte rasti edhe nga filmi’’Vëllezërit Karamazov’’.Pra edhe me këtë film Li Xh.Kob tregonte se ishte i aftë për role të këtilla të pavdekshme, si edhe në filmin e Elia Kazanit’’Në portet e Nju Jorkut’’ku aktron bashkë me Marlon Brandon.
Edhe filmi ‘’Ligjvënësi’’bën pjesë në kategoranië e 100 filmave më të njohur uesterntë që janë realizuar gjatë dekadave të shekullit të kaluar në Holivud. Por asgjë nuk do të arrihej pa Bert Llankasterin në rolin kryesor, por edhe pa aktorët e tjerë në rolet sekondare.