Kulturë
Jusuf Zenunaj: Ëndrra e Hanko Hallës
E enjte, 21.10.2010, 06:33 PM
 ËNDRRA E HANKO HALLËS
ËNDRRA E HANKO HALLËS
 
Flet Hanko Halla pakasa si shumë
për ëndrrën që pa
mbytur në lumë.
Buzë lumit ecja me një furkë nën sqetull,
m'u tek të këndoja një këngë të vjetër,
s'e di se si rrëshqita, në lumë rashë,
në anën tjetër Sejdiun pashë,
E thirra sa munda, ndihmë president !
Nuk tha asnjë fjalë, rrinte në një vend.
Një dorë e fortë papritmas më shrtëngoi,
dikush nga mbrapa atë e uroi.
Të  lumt profesor, shpëtove Hako Hallen !
Je shpirtmirë, titujt nuk t'i marrin.
Në rrugën shkencore vodhe nga pak,
në gjuhën e kulturës i thonë plagiat.
Mos druaj fare se je akademik,
nuk je i vetëm, ke ndonjë mik.
Oh, e mjera unë briti Hanko Halla.
Pse m' nxore nga lumi ?!
T'më kish marrë vala .
a është kjo ëndërr,
apo e vërtetë
nuk di çka t'ju thotë
halla e shkretë.
Jusuf Zenunaj, 20 tetor 2010
KAM  RËNË N? HALL
 
Jam në moshtë  të shtyrë
v?shtir? ia q?lloj,
un?, Hanko halla
kokrrën kujt t'a lëshoj.
 
Nuk di si t'ia b?j
kur t'shkoj te kutia
n? çdo parti
zihet dinak?ria.
 
Sharje e lëvdata
mbështillen në një thes,
me shpresa gjallova
me shpresa do t? vdes.
 
Partinë e urtësisë
e shanin p?r tradhtare
bashk? me at? t? luft?s
u bënë p?r marre.
 
Si beqari me plak?n
martesen me letra,
nd?rmjet t? dyjave
krahasimin gjeta.
 
Ndarja mes tryre
ka lënë pasoja,
nuk ka ma njohje
m'ka lig?shtuar droja.
 
Flasin analistët
s' pushojnë vendet mike,
dikush zë ngoje
qeverinë teknike.
 
Shan socialisti
ia kthen demokrati,
n' Prishtinë as n ' Tiranë
nuk ndalet vrapi.
 
Ulqin e Preshevë 
bashkë me çamëri
kur kryhen zgjedhjet
si përmend njeri.
 
Jusuf Zenunaj, 22 tetor 2010

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










