E diele, 04.05.2025, 03:30 AM (GMT+1)

Kulturë

Izmi Zeka: Monografia e zonjës Keçmezi - Basha, është një monument historik

E marte, 19.10.2010, 09:58 PM


Vështrim me rastin e promovimit të librit ”Te burgosurit Politik  Shqiptare ne Kosove 1945-1990”   të Prof. dr. Sabile  Keçmezi –Basha  në sallën e  Kuvendit Komunal të Gjilanit

 

MONOGRAFIA E ZONJËS KEÇMEZI –  BASHA, ËSHTË NJË MONUMENT HISTORIK

 

Nga IZMI ZEKA

 

Monografia ”Te burgosurit Politik  Shqiptare ne Kosove 1945-1990”  fillon me parathënien ,hyrjen e librit , ndarjen ne shtate pjese, përfundimin  që tregon për përkushtimin shkencor që i ka bërë librit duke reflektuar aspekte shkencore  që për mendimin tim paraqet librin e parë në Kosovë  për një tragjedi kombëtare të shqiptarëve të Kosovës dhe pasqyrimin real te gjendjes se pas luftës së dytë botërore.

Monografia si e tillë është shumë kompakte dhe e dizajnuar në mbështetje  shkencore duke u nisur nga burime  e arkivave , dokumenteve autentike , programet e organizatave politike të pas luftës se dytë botërore dënimet drakonike në gjyqet e Kosovës që shikuar ne tërësi  vijmë në një përfundim triometrik se:

              Monografia ka kaluar pretendimet e autores  për një libër me përmasa  Kosovare.

              Monografia ka bazament te ruajtjes dhe  lehtësimit për studiues të tjerë pasi e tëra ka shume faktografi

              dhe e treta që paraqet brumin e saj ku  bene rekapitullimin  për një histori të dhimbshme dhe llahtarin e një pushteti çfarë ishte Serbia.

 

Serbia, 666 shekuj, 72 vjet e 7 muaj burg për shqiptarët

 

Vetë autorja e kësaj monografie në parathënien shkruan se vetëm gjatë periudhës 45 vjeçare ,1945-1990,ndaj shqiptareve  në ish jugosllavi u shqiptuan 66672 vjet e 7 muaj burgim ose 666 shekuj , 72 vjet e 7 muaj  për 7684 veta. Shqiptimi i të gjitha  këtyre viteve  burgimi ishte bërë me  një strategji të paramenduar mire për përdorimin e dhunës  ndaj shqiptareve , me qëllim që nga trojet e veta të ndiqeshin dhe të shkombëtarizoheshin sa më shume.

Pra autorja e kësaj monografie hulumtimet shkencore të një periudhe mjafte komplekse  i ka ndarë në pjesë  të veçantë për ti ofruar lexuesit sa më afër pozitën  e shqiptareve për 45 vite dhe dhunën e pushtetit të ish Jugosllavisë   ndaj shqiptareve. Nga ky vlerësim i bërë  mund të themi  se libri konceptohet në drejtim të  filozofisë ekzakte në të shkruar dhe pa vijëzime dokumenton raportet e një gjysmë shekulli nën kuadrin e një sistemi të huaj siç ishte Jugosllavia. Ndarja në kaptina ose siç e bënë autorja në  shtatë pjesë  ka lehtësuar përqendrimin e lexuesit dhe mundësin që nga afër të shohë relacionet e shqiptarëve në një shtet të huaj

Monografia  e thamë edhe me lartë se përbëhet nga hyrja që në mënyrë shume eksplicite paraqet si programet e organizatave ilegale shqiptare ne Kosovë 1945-90 ,reagimet e forcave nacionaliste  në Kosovë ndaj vendimeve  te kuvendit të Prizrenit 1945 dhe pse dhe si u dënuan shqiptaret në ish jugosllavi 1945-1990.

 

Historia në etapa

 

Po ashtu për të bërë një ndarje edhe me të saktë në monografi kemi edhe ndarjen e kësaj periudhe  në shtatë pjesë ku kemi  dënimet  që nga viti 1945-1990.

Pjesa e parë  ka të bëjë me ”Të burgosurit politik shqiptarë në gjykatën e qarkut të Prishtinës 1945-1990,

Pjesa e dytë ” Të burgosurit politik shqiptarë në gjykatën e qarkut të Prizrenit 1945-1990,

Pjesa e tretë ” Të burgosurit politik shqiptarë në gjykatën e qarkut të Pejës 1945-1990,

Pjesa e katërt ” Të burgosurit politik shqiptarë në gjykatën e qarkut të Gjilanit 1945-1990,

Pjesa e pestë ” Të burgosurit politik shqiptarë në gjykatën e qarkut të Mitrovicës,

Pjesa e gjashtë” Të burgosurit politik shqiptarë të dënuar në gjykatat civile dhe ushtarake në ish jugosllavi gjatë viteve 1945-1990

Dhe

Pjesa e shtatë ”Shqiptarët e vrarë dhe të likuiduar gjatë viteve 1945-1990 e në këtë kuadër edhe ”Të izoluarit gjatë viteve 1981,1982 dhe 1989. Thënë  më qartë profesoresha e nderuar kalon   nëpër periudha por pa iu shmangur edhe  vërtetësisë dhe kontinuitetit shkencore duke dhenë maksimumin e mundshëm që kaptina e quajtur dhune , vrasje dhe dënime mos ti mbetet harresës. Si rrallë ndokush kjo historiane   i hynë aspekteve  të ndërlikuara   dhe  përjetëson  librin mbi dy aspekte tejet të rëndësishme.

Aspekti i parë që vështirë rrihet është se njohurit e saj për këtë periudhe janë tejet të mëdha dhe pa hamendje i jep fizionomi 45 vjetarit që shikuar në rezonin historik kemi shpeshherë edhe tek elita intelektuale hamendje dhe çuditërisht shtrembërim te asaj që ka ndodhur. Aspekti i dytë vet konceptualiteti i autores që ngjarjet i percepton vetëm në suaza të shkencës dhe bazuar në dokumente e bënë edhe më të fuqishme si shkencëtare dhe hulumtuese të denje të historisë më, të re të Kosovës dhe i jep forme këtij libri historik.

Ne promovimin e këtij libri ne Prishtinë qe ishte bere me herët rektori Mujë Rugova ish i izoluar politik dhe njëherësh rektor i Universitetit të Prishtinës kishte thënë: “Ky libër që po e promovojmë sot solemnisht, është një libër përkatësisht një vepër e cila brenda saj ngërthen një mori të dhënash për një terror të vazhdueshëm politik të një regjimi anti-popullor për popullin shqiptar të Kosovës dhe për popullin shqiptar në përgjithësi në trojet e veta në ish-Jugosllavi. Këtë vepër znj. Basha e ka mbështetur dhe e ka shtruar në bazë të të dhënave arkivore të arkivave të Kosovës dhe arkivave të Shqipërisë si dhe të gjitha gjykatave të cilat kanë qenë ato të cilat kanë ekzekutuar urdhrat e politikës shoviniste të qeverisë Jugosllave e cila u mundua dhe u përpoq të ta zhbij këtë popull nga trojet e veta.

Kësaj që kishte thëne rektori i universitetit pak kemi çka i shtojmë sepse gërshetimi intelektual  me atë politik janë dimension që ngaherë kanë perceptim të ndryshëm. Por në rastin konkret burimet nxjerrin realitetin faktik që për gjeneratat e sotme dhe ato që vijën  do të jenë artikulues  dhe krijim  i një pasqyre  çfarë është bërë për jetën e sotme. Më mirë këtë artikulim se si e ka bërë zonja Basha përmes hulumtimeve shkencore duke i futur në një monografi  deri tani pak e kanë bërë ose për të mos thënë hiq. Burgjet që ishin famoze ne një kohe të pa kohe për qytetarin e rëndomtë të sotëm mund të duken një e shkruar por jo e besueshme që mund ta bëjë një pushtet që udhëhiqej nga qeniet njerëzore. Fatkeqësisht kjo ishte kështu siç e parqet profesoresha  nderuar zonja Basha.

 

Çfarë tha akademik Stavileci për monografinë e zonjës Keçmezi-Basha

  

Akademik Esat Stavilec kishte  theksuar: “Znj. Basha na ka dhuruar librin jo që e ka dëshiruar autorja por që e ka porositur koha nëpër të cilën kanë kaluar shqiptarët, koha që vazhdon të bëj porosi të reja, për ta rritur dhe për ta mbrojtur palcën kurrizore dhe të popullit. Dhe nuk është e rastit që sot në Sallën e Kuqe po e promovojmë një libër i cili i ka kopertinat e zeza dhe këtu shprehet ngjyra e kuqe flet për liri e kurse ngjyra e zezë paraqet vuajtjet e popullit shqiptar. Dhe vuajtje e popullit shqiptar nuk mund ta shpreh një poet me vargjet e tij e asnjë rapsod me këngët e tij”.

Në këtë komporacion të akademik Stavilevcit mund të shtroj pa hezitim se monografia e z. Basha  është dhe duhet të jetë fillimi i ndriçimit të periudhës 45 vjeçare që duhet të troket te çdo historian apo shkencëtarë qofte edhe i lëmive tjera . Me një fjalë kjo periudhe  do hulumtime nga të gjitha anët  sepse do u mbetem borxh gjeneratave qe vijnë por edhe do mallkoj historia neve qe e gëzojmë ketë liri.

Lehtë është ti bësh vështrim librit të shkruar me qindra faqe siç e ka bërë z, basha  por vështir ta trajtosh nga këndi historik një periudhë të gjatë kohore duke i sintetizuar programet e grupeve ilegale të pas luftës së dytë botërore, të hulumtosh arkivat ,të mbledhësh dokumente nga njerëzit e gjalle të sjellësh prova të gjyqeve, të harmonizosh tersin me përmbajtjen, faksimile të ndryshme etj. Guximshëm ajo i paraqet programet e grupeve ilegale,gjyqet, të burgosurit që padyshim e ardhmja do të tregoj se vetëm hulumtuesit e rrallë e bëjnë këtë  punë pa pasur ndikime as anime por vetem shkencë e këtë e bëri z. Basha në librin në fjalë.

Monografia e zonjes Keçmezi-Basha  është një monument historik.

Kur shikohet ne historinë tonë të zhvillimit; këto janë edhe shkaqet e ekuilibrit të të njëjtës periudhë të plagëve shpirtërore dhe plagët    ka krijuar dekuilibrimi  i shoqërisë sonë  nga fryma shoviniste  gjatë periudhave të ndryshme.

Nga këndvështrimi  i autores dhe nga monografia  mund të konkludojmë se nuk ishte rastësi që politika e brendshme  e ish Jugosllavisë ishte anormale  e një vendi te mbyllur ne vetvete ku simbolizon  ndeshje globale gjatë 45 viteve me zhvillimet demokratike te shteteve te perëndimit,

Çështjet e shtruara për zgjidhje gjatë 45 vjetarit qofshin  të rrahura brenda një sistemi  artificial e qe i shtjellon ne mënyrë simetrike monografia   ridefinon  me një simbolikë që shfaq mesazhin e qarte  për te ardhmen e shqiptareve të Kosovës.

 

Mesazhi i librit

 

Krejt ne  fund do të  përshkruaj letrën e një të burgosuri të huaj të viteve 1944 Spartak Fontanot, metalurg, 20 vjeçar që asocon me të burgosurit tanë:

 

E dashura mami

 

Nga të gjithë njerëzit që njoh, ti je ajo që do ta ndiesh shumë, prandaj dhe mendimet e  mia te fundit janë për ty. mos mallko askënd për vdekjen time, sepse unë e zgjodha vetë fatin tim. nuk di as vet ç,te shkruaj, sepse, sado që mendjen e kam të kthjellët, nuk i gjej dot fjalët që duhen,Unë zura vendin tim ne ushtrinë e çlirimit dhe po vdes ndërkohë   që drita e fitores ka nisur tashme të shkëlqej...pas pak unë do të pushkatohem tok me njëzete tre shokë të tjerë.

Pas luftës kërkoni të drejtën e pensionit .Ata  do t,jua japin të gjitha sendet  që kam me vete në burg, po mbaj vetëm kanotieren e babait, sepse nuk dua që të ftohtit të më bëjë  të dridhem...Edhe njëherë, lamtumirë! kurajo.

Ky është mesazhi i kësaj monografie  i të persekutuarëve, që doemos nguliten në memoriet e çdo qytetari të lirë të Kosovës. Z. Basha  e përplotësoj edhe një amanet te  për pjekjeve për liri të shume grupeve , atdhetarëve dhe misionarëve të kombit.  Në përplotni. kjo monografi shpërfill përpëlitjet e pazakonta të pseudo historianëve-shkencëtarëve   për ti dhënë kahe  qoftë edhe shkencës dhe jetës së rëndë te gjysmë shekulli sipas dijes dhe vullnetit te tyre



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx