Kulturë
Agim Gashi: Ta zhdukim gjakmarrjen
E marte, 19.10.2010, 09:56 PM
Agim Gashi
TA ZHDUKIM GJAKMARRJEN
Eshtë një plagë që na rëndon,
Eshtë një plagë që peshë na qon,
Eshtë kjo plagë e ndytë sa ska
Kur po vritemi vllau me vlla!
Dhe zëri fmijëve në kup të qiellit
Po dëgjohet në tërë Arbërinë,
Tash sa vjet se kanë pa diellin
Bisedojnë me Zojë Malsinë!
Ah Malsi moj Zojë e vjetër
Pse ma humbe gjakun tim,
Pse ma vratë n´pusi babanë
E më le t´rritem jetim.
E ti Mirëditë moj mikja ime
Sa shumë trima i dhe Shqipërisë,
Qoju në këmbë e fali gjaqet
Ktheja namin gjithë Arbërisë.
Se kjo plagë që na rëndon
Eshtë një plagë me erë të keqe,
Nga Janina e te Molla e Kuqe
Mbarë kësaj toke po i qet leqe!
Ti Kosovë, Plavë e Gusi,
Iliridë e Çamëri,
Po u luti deri në qiell
Leni t´keqe e leni mni.
A spo e shifni se si hasmi
Na e merr token na e djeg flamurin,
Na i merrë vashat edhe nuset
Marrja na e ka mblue nurin?!
Qohuni pra burra shqiptar
Shtrini dorë, falni hasmëri,
Gjaku i derdhur deri sot
Le të binë lule n´Arbëri.
Ah Arbëri o moj lulëkuqe
Ban ti dasma e merr nuse,
Le të gzohen votrat tona
E mos qo më në varr kufoma!!!!
Kur shqiptari të pajtohet
Do ndryshoj në Ty natyra,
Do të hapen varret e t´parëve
E dëshmorëve u qesh fytyra.
Nuk durohet më mbyllja e fmijëve
Që s´guxojnë të dalin as n´dritare,
Pa pa lapsa e fletore
Pa pa mësues as Abetare!
Këtë marre sna e dha armiku
Porse vetë e kemi marrë,
Eni pra ta shporrim qafe
Që të ndihemi më shqiptar!!!
QOHU POPULLI IM
Nëpër këtë tokë e mbi këtë popull
Kaluan dhe na shkelën hordhi më të pista
Që bota skishte parë gjëkundi
Çizme jeniqerësh e osmanllinjë
Bullgar
Grek
Italian e gjerman...
Armik të mirë mirë nuk ka
Por ndër ta më barbarët ishin sllavët
Të cilët ne sot i imitojmë…
Një ditë në liri
Vetës i bëjmë robëri
A mos vallë kjo tokë
Ky popull
Aq shumë është mishëruar me robrinë
Që kur ska robërues mbi kokë
Vetërobrohet
Vetëvritet
Vetëveten e poshtron
Hë…
Qohu o populli im
Liroje vujaten
Qohu
Shkul perden e zezë
Lirohu nga vetërobrimi
Lirinë ti e meriton
E unë biri yt
Këngën ta këndoj
18.10.10 Düren