Kulturë
Remzi Salihu: Shpalimi risisë - novatores në formë dhe përmbajtjes
E merkure, 20.10.2010, 09:51 PM
SHPALIMI RISISË - NOVATORES
NË FORMË DHE PËRMBAJTJE
Nga REMZI SALIHU
Ardhja e revistës letrare “Stili
Lufta për të mbijetuar kjo revistë, është lufta e kujdesit intelektual, në rradhë të parë të adhuruesve dhe dashamirëve të letërsisë për t’i dhënë frymë dhe energji të re, për të mbijetuar edhe më tej kohës sonë. Të gjithë ata që kanë kujdes për rritjen dhe cilësinë e këtij përndjekshi kulturorë në hapësirën tonë, i hap dritaret e leximit të kthjellët edhe shumë lexuesve tjerë, për ta njohur sadopak nivelin kulturor të kësaj ane.
Revista letrare ka autonominë e vet të veprimit, duke përfshirë në gjirin e vet krijuesë të të gjitha moshave e viseve të banuara me shqiptarë, si dhe autorëve të huaj që do t’i kontribuonin civilizimit dhe emancipimit kulturor me kriter dhe risi. Prandaj, ftoj të gjithë autorët e të gjitha zhanreve të shfrytëzojnë këtë shancë si dhe të atyre që s’kanë pasur ndonjë mundësi afirmimi me punimet e tyre për t’u flirtuar artistikisht para publikut lexues. Të gjithë janë të mirëseardhur për të mbuluar, shqyrtuar e ndikuar në një çështje, që është e jona në shërbim të mirë për njerëzimin. “Stili
Autorët mund ta gjejnë veten këtu, duke i vënë detyrë dhe interes vetes me gjuhë dhe shprehje të lartë artistike. Nga viti në vit “Stili
Ndërrimi i redaksisë luan rolin e vet domethënës për të sjellur prurje cilësore, pak më ndryshe se zakonisht në kultivimin e shijes dhe ngritjes profesionale. Ndërrimi i kuadrit përgjegjës së redaksisë, është shumë domethënës për revistat, ngase çdo njeri në këtë botë është i dallueshëm, tjetër fare, nga të tjerët, bashkë me kreativitetin dhe njohuritë e veta në dije, kërkim, informacion, shkathtësi, që posedon. Andaj, revista ka hapësirë dhe tolerancë në ndërrimin e kuadrit verifikues e botues. Për secilin vëllim redaksia merret me temat nga lufta e kulturës, që nga aspekte të ndryshme theksohen mendime kyçe të autorëve për një epilog të përbashkët e të përkushtuar. Fusha e rrëfimit dhe përfshirja e autorëve në këtë thesar të çmuar të kohës do të jetë me veprim ndërkombëtar. Gjegjësisht, sipas ndryshimeve tematike të “Stilit
Revista tradicionale letrare, është pikë e rëndësishme e modernes internacionale, me zhanret e larmishme, si dhe me shumë lirikë që ngërthen e inkarnon në vete, duke u marrë me krijues të njohur e të “panjohur“ të letërsisë nga gjiri i hapësirës evropiane e më gjerë e bën revistën sa më të kërkuar. Revista madje do t’i jap rëndësi lirikës bashkëkohore avangarde e postmoderne, si dhe qasjeve estetike e kritike për veprat e botuara origjinale e të përkthyera nga autorë të ndryshëm. Revista ka për detyrë që ta formojë kështjellën e poezisë moderne, ashtu pra me një mundësi tolerance për të afruar krijues pa censurë klanesh e grupesh që ia ngulfatnin frymën në të kaluarën kulturës dhe zhvillimit shoqërorë. Ajo ka për detyrë të sjell avangardën, për formimin e komunikimit veprues të rrethit me synim të kultivimit të artit stilistik e artistik, madje për të hapur shtigje alternative të komunikimit. Natyrisht se, nëpër këtë rrugëtim revista ka pësuar dhe pëson ndryshime, ashtu siç ndryshon edhe shoqëria njerëzore me kalimin e kohës, bashkë me pretendimet e saja për t’i ndryshuar gjërat. Kështu mund të themi tanimë me bindje se, revista letrare “Stili
Revista këtë vit nuk është ndihmuar dhe financuar nga Minirtsia e Kulturës, arsyet nuk i kam të njohura, por për ta ruajtur kontunuitetin e vërtetë të ekzistimit të saj, jam i detyruar, deri sa të gjendet një zgjidhje më e mirë, nga koshienca që me vetëfinancim ta mbaj gjallë frymën e saj të mëtejshme. Si përfundim, mund të them se revistat letrare e intelektuale këtu tek ne më duket se janë të dënuara. Edhe pse, ato mund të shërbejnë si mjete komunikuese, me një kodim fisnik qëllimmirë në afirmimin e kulturës dhe shoqërisë të një vendi të caktuar. Andaj, nga kjo bindje mund të vijmë në përfundim se, revista në këtë milenium do ketë një nxitje stoike, ose me vështirësi do të ekzistojë, poqese nuk do të ndihmohet nga Ministria e Kulturës dhe adhuruesit e artit të letërsisë dhe shoqërisë.
Numri më i ri i revistës letrare “STILI