Kulturë
Poezi nga Arta Behluli
E enjte, 21.10.2010, 08:18 PM
Arta Behluli
Leter e djegur
Druri kur te kete tretur,
Eshte si njeriu i vdekur.
I dashuruar ishe,
Aq sa eshte i djegur.
Nje dashuri e harruar,
Ngjan si hiri qe eshte krijuar aty.
Leter e djegur, e shkuar,
Ashtu mund te jene ata dy.
Yjet preken me dorë
Ketu yjet preken me dore,
Ke afer ngjyrat e ylberta.
Nuk ke halle as ore,
Ketu eshte vete jeta.
Ndalon gjithçka per ne,
Madje dhe koha ju pret.
Fluturojme gjer tek qielli blu,
Ku dashuria mallin vret.
Aty takohemi çdo dite,
Çdo mbremje shkojme tek hena.
Nga e gjithe bota duke ikë
Me dashurine tone te qete – lerna!
E vizitojme dhe planetin e jupiterit,
Pastaj vendosim te shetisim pran diellit.
Aty shkrihemi nga nxehtesia,
Pasi jemi vetem Unë, Ti dhe Dashuria.
Ndryshe nga ditet e tjera
Nata rreshqet pa dashje ne qiell
sikurse mbreme, e diteve te tjera.
Era fryen papercaktim...
hena po i mungon nates,
ashtu si ti mua.
Jeta vazhdon frymemarrjen
edhe pa ne te dy,
ashtu si dhe une.
Koha s'ndalet
dhe pse unë dikur u ndala,
vetem per ty.
Ora me tik-taket e saj, nuk lodhet
Mendja me dhune kujton mashtrimet,
zemra pikellueshem i fal gabimet.
Qiellit mberthyeshem i vjen te qaj,
ashtu si shpirtit tim, qe zhytet ne vaj,
por prap mundohem lotet brenda t'i mbaj,
qe te shuajne zjarrin e dhimbjes.
Dielli do te shfaqet perseri neser ne mengjes,
si cdo dite tjeter.
Ndersa une do te zgjohem nga gjumi,
ndryshe nga ditet e tjera.
Kur te hap syte do te me mungoj dicka pran,
e do te kujtoj vetem fytyren tende,
qe sikur nje fotografi te vjeter,
ne mendje tani e kam.