E enjte, 24.07.2025, 10:52 PM (GMT+1)

Kulturë

Baki Ymeri: Zëri i Shqipërisë dhe Kosova letrare në veri të Danubit

E premte, 22.10.2010, 09:58 PM


Vitrina e librit

 

Zëri i Shqipërisë dhe Kosova letrare në veri të Danubit

 

Zëri i Kosovës letrare është zëri i Zotit. Ju them me zërin e zemrës se i kam njohur poetët shqiptarë që nga vargjet e para. Ne, poetët, fluturojmë duke i shndërruar duart në flatrat e zogjve tanë. Vëllezër kryqi me lotin, e shndrisim retinën e qiellit dhe këmbejmë mendime duke lundruar ndërmjet qiellit e dheut. (M. M.)

 

Nga Baki Ymeri

 

Në kuadrin e Shtëpisë Botuese “Rafet”, në Rëmniku Sërat  të Rumanisë, duke patur për  këshilltar të librit Dr. Luan Topçiun, redaktor Dr. Xhelku Maksutin, 

recensent Nexhat Rexhën dhe autore të ballinës Miradije Ramiqin, këto ditë e pa dritën e botimit bilingv (shqip/rumanisht), Kosova letrare e poeteshës dhe eseistes rumune Monica Mure?an (shq. Monika Mureshan), një botim historik i redaksisë së revistës Shqiptari dhe Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë. Në kuadrin e 162 faqeve të tij, pas parathënies së kritikut Marius Chelaru (“Një zonë letrare e përshkruar subjektivisht me emocione dhe pasione”) dhe “Takimit në fjalë” të autores, defilojnë në të dy gjuhët reçensionet e Monikës kushtuar veprave të 13 autorëve shqiptarë nga Kosova, Shqipëria dhe Rumania. Libri strukturohet në dy kapituj: “Reçensione në gjuhën rumune” dhe “Reçensione në gjuhën shqipe”, duke qenë i dinamizuar në fund me fjalën e përkthyesit (autori i këtij shkrimi), sipas të cilit tekstet e këtij vëllimi janë prezantuar në disa tribuna shqiptare dhe kanë qenë të pritura me admirim dhe interesim nga ana e lexuesve në të gjitha anët e botës ku depërton Zemra Shqiptare, Prishtina Post, Tribuna Shqiptare, Shekulli, Bota sot, Gazeta 55, Zëri, Dituria, Gazeta Kritika etj.

Së bashku me befasinë e këndshme që kanë patur autorët, vlen të theksohet se ata tashmë e kanë kuptuar të vërtetën se vëllimet e tyre dhe antologjitë e përbashkëta kanë joshur kuriozitetin dhe vlerësimin e disa shkrimtarëve dhe kritikëve letrarë nga Rumania. Ky përgëzim i „takimit në fjalë”, ka qenë edhe motivi elementar i organizimit të tryezës së përbashkët të miqësisë së Kosovës me shkrimtarët rumunë që kanë shkruar me simpati për sivëllezërit e tyre shqiptarë (Marius Chelaru, Mihai Antonescu, Monica Mure?an, Tiberius Puiu, Florentin Popescu, Victoria Milescu, Victor Sterom etj.). Autorja e Kosovës letrare, poetja dhe publicistja Monika Mureshan, nuk është ithtare e emocioneve të çastit të fundit, pa marrë parasysh natyrën e evenimentit që ia kanë zgjuar ato emocione.

Për mua, thot ajo, është mirë që të shtrohet një pauzë e vogël, si një perde që e mbulon, apo përkundrazi, e rruan dhe mbron atë emocion apo sentiment. Edhepse janë kohëra të hamendjes së madhe, unë ende i përulem fshehtësisë. Preferoj diskrecionin në vend që të dal për tepër në evidencë. Kështusoj, Tryeza e Miqësisë së Kosovës me Rumaninë ka zgjuar në mua disa jehona të natyrshme, si dhe rastin për të reflektuar diçka të papritur. Në rastin e parë, ishte gëzimi për të njohur njerëzit, rrëfimet  e tyre, për t’u socializuar me ta. Poashtu, lumturia për të komunikuar sidomos me ata të cilët  rezonojnë në mua admirimin për t’i dashur  që në shikim të parë. Kam lexuar poashtu reçensione të kolegëve tjerë rumunë për veprat e shqiptarëve të Kosovës. Bindja e përbashkët është e qartë: veprimtaria e tyre kulturore është gërshetuar me qëndrimin politik dhe social, qysh në kohën kur mbi truallin e tyre të shenjtë amtar binin lotët e dhembjes.

Në vazhdim, Monika thekson faktin se ka qenë e impresionuar nga intensiteti i emocioneve të këtyre ambasadorëve të vërtetë të kulturës. “Ata janë vënë në shërbim të kombit të tyre me gjithë shpirtin e tyre të madh. Tani, pasi që ka arritur paqa, mendoj se si do të evoluojnë temat dhe motivet në krijimtarinë e tyre, si do të zhvillohet kapaciteti i tyre i jashtëzakonshëm për analizë dhe sintezë. Për atë, pres raste tjera për të njohur njerëz dhe për t’ua shpërndarë njëri/tjetrit besimin dhe idealet, projektet dhe realizimet. Vëllimin që kemi përpara e konsiderojmë si një jehonë e re e lidhjeve tona që krijojnë një miqësi permanente ndërmjet dy popujve që konsiderohen si vëllezër dhe bashkëvëllezër. Në kuadrin e parathënies “Takimi në Fjalë”, Monika Mureshan do të theksojë: “Ekzistojnë libra që kërkojnë një mund mirëkuptimi, dhe të tjera që s’e kërkojnë. Librat apo antologjitë e botuara nën përkthimin dhe përkujdesjen e Baki Ymerit, janë në përgjithësi libra që i emocionojnë artistikisht, edhe ata me preferenca klasike, por edhe ata me preferime moderne, apo me shije të veçanta.

Aq më shumë, poetët e dikurshëm që tani shkruajnë kronika letrare, si dhe ata që ende shkruajnë, edhe poezi, edhe prozë, edhe kritikë letrare. Sa më përket mua, i kam njohur poetët shqiptarë që nga vargjet e para. Ne, poetët, fluturojmë duke i shndërruar duart në flatrat e zogjve tanë. Vëllezër kryqi me lotin, e shndrisim retinën e qiellit dhe këmbejmë mendime duke lundruar ndërmjet qiellit e dheut. Tingujt hyjnorë materializohen në fjalë, në varg të lirë apo me rimë. Fati i Baki Ymerit ka qenë i shkruar që t’i përkthejë në të folmen e këtij këndi të Parajsës tokësore, vlerat e Ilirisë së Lashtë. Është fati i lexuesit rumun t’i shijojë e t’ua transmetojë të tjerëve.

 

Zëri i Kosovës letrare është zëri i Zotit

 

Një nga karakteristika e Kosovës letrare është pikërisht ajo vënie e jetës në shërbim të disa ideve, të anvergurës së horizontit të jetës së hapur ndaj emocionit kreativ, me leitmotivin e vetërespektit dhe respektit të vlerave në një hapsirë të përshkruar emocionalisht, ku ilaçi i shpirtit përmes guximit të flijimit (paralelisht me ndërmarrje tjera qeveritare dhe politike) është kundruar si mëshirë kristiane, ndërsa mëshira e virtytit hap portat e Parajsës mbi Tokë. Është teksti i guximit dhe karakterit, i perseverencës për të heshtur, pritur, kontempluar, për t’u lutur dhe dëgjuar frymëzimin hyjnor, objektiv i ndjekur me zemër luftarake, e kallauzuar nga besimi i motivuar, instikti natyror për ta gjetur rrugën morale dhe guximin për të modeluar karakterin sipas modeleve të vërteta që bien në sy. Për atë, të gjitha librat e këtyre ambasadorëve të paqes përmes poezisë dhe prozës, kanë një horizont të manifestimit të disa temave të destinuara objektivave precize.

          Thuhet se kush s’e njeh historinë, është i ndëshkuar për përsëritjen e gabimeve të shkuara. Mu për këtë dua të rikthehem mbi portretin e poetit, duke sesizuar nyancën ndërmjet poetit ultramodern, i preokupuar për efektin e konvulzioneve personale, dhe më pak për kauzat e këtyre, dhe tipin  tjetër, poetin me parime që jo vetëm që e ndërgjegjësojnë gjendjen, por edhe kërkojnë një rrethanë të mundshme, përmes vetëanalizës. Si çdo konstrukcion, edhe ky libër është përforcuar nga vargjet e antologjive paraprake, poetike, të autorëve shqiptarë, gjallërues në trojet e lindjes, apo të vendosur në vende tjera, veprat e shqiptarëve të rikënduar në gjuhën rumune janë bedenet e rezistencës së ansamblit. Poeti ka qenë gjithmonë ai që mund të lexojë dhe dëgjojë kosmikisht kohën. Duke e parafrazuar Njeriun që zgjon fjalët nga gjumi kosmik, poeti e ndjen shkrimin si një obligim, jo vetëm si një dhuratë, një detyrim që duhet ta plotësojë. Poeti sinkronizohet kështusoj me shpejtësinë e re të frekuencës virbruese të dheut, ngase ai është në shërbim të dheut përmes një lidhjeje të kahershme për të qenë qenje. Ndërsa zëri që e dëgjon në vetvete, është zëri i Zotit.

              Ja disa nga titujt prezentë në librin e Monika Mureshanit: Sali Bashota - një zë i Kosovës letrare, Miradije Ramiqi duke e mbyllur në kornizë ngjyrën e dashurisë, Ibrahim Kadriu dhe drita vegimtare e poezisë shqipe, Bota e Ibrahim Berishës si një kaleidoskop, Sabile Keçmezi Basha dhe ëndërra të kuqe për pelegrinë, Bota e Basri Çapriqit, një thesar i pjekur ideshë poetike, Nexhat Rexha - stolia e artë e poezisë shqipe, Hysen Këqiku dhe romanca e tij  për një odisejadë e re, m Adem Zaplluzhën kur mitet vajtojnë, Skënder Sherifi nën dritën e  magjisë. Pasojnë disa poetë nga Shqipëria dhe Rumania: Nuri Plaku - qenje poetike prometeike, Rrënjët e Wilhelme Haxhirajt, Sorin Arbënashi - nomad përmes botës astrale, Baki Ymeri dhe përgëzimi i dritës që mund ta prekish me shpirt.

Nga bibliografia kuptojmë se autorja e Kosovës letrare,  Monica Mure?an, është poete, eseiste, filologe, frekuentuese klubesh të ndryshme letrare, laureate e një serë çmimesh të rëndësishme për poezi. Vëllime personale: Dogana e ajrit (1992), Vendkalimi për këmbësorët (1996), Vdekja quhej Scumpi (1996), Ylli i Murano/s (2000), Syri i natës (2006), Grua në portën e Parajsës prej qelqi (2009), Ushtrime të vetmisë (2009). Është e përfshirë në disa antologji poetike: Arka e zbutësit të fantazmave, Takime në fjalë, Qarqe prej uji, Orfeoni ndërmjet traditës dhe modernitetit, Mbretëresha e natës, Ekzotike Hipostazat e fantastikut bashkëkohor, Harmoni të barokut, Nuset e fjalës, Boema 33 etj.



(Vota: 13 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx