Kulturë
Ali D. Jasiqi: Dashuria ndez dritën natën dhe ditën
E enjte, 21.10.2010, 09:57 PM
Erotika në poezinë shqipe: Fatos Arapi
DASHURIA NDEZ DRITËN NATËN DHE DITËN
Nga Ali D. Jasiqi
Njera ndër fytyrat e shquara të letërsisë shqipe,që solli freski në poezinë shqipe në vitet e shtatëdhjeta ,duke lënë në hije,përkatesisht I thyen shabllonet e poezinë e gjeratëhershme, padyshim se Fatos Arapi ze vendin qendror.. Këtë vit mbushi 80 vjet.Arapi lindi në vitin 1930 në Vlorë, Shqipëri. Po atje ai kreu shkollën e mesme, ndërsa studimet e larta i ndoqi në Sofje të Bullgarisë, në fakultetin e Matematikës dhe të Ekonomisë. Ka punuar shumë vjet gazetar dhe pedagog në Fakultetin Histori Filologji të Tiranës. Disa herë ka fituar çmime kombëtare e ndërkombëtare për poezi. Në vitin 2008 e fitoi ,,Kurorën e artë” në manifestimin poetik Mbrëmjet e poezise strugane dhe është i pari poet shqiptar që e ka fituar këtë shpërblim.
Vepra e Fatos Arapit është e pasur në llojet e zhanret e ndryshme që ai lëvroi. Përveç poezisë ku ai qëndron në rreshtat e pare .Ka botuar këto përmbledhje vepra letrare:” Shtigje poetike”(1966),”Poema dhe vjersha”( 1966),”Ritme të hekurta”( 1968),”Pataat e egre “ 1970, “ Dhjetori i shqetësuar”, 1970; “Me jepni një emër” 1972,”Dikush me buzëqesh” 1972,”Poezia shqipe” 1974,’Drejt qindra shekujsh shkojmë” 1977,”Shokët”, 1977; “Poezi” 1983,”Deti në mes”, 1986,”Kënga e moçme shqiptare” 1986,’Fjalë për poezinë”,”Duke dalë prej ëndrrës” 1989,”Ku shkoni ju statuja” 1990,”Në pikëllim I dritarëvë” 1993,”Më vjen keq për Jugon”
Poeti Fatos Arapi , i thur ode lirisë dhe "mejtimit të lirë" siç e quan ai. është synim dhe ideal madhor, pas të cilit poeti magjepset dhe përbetohet.
Edhe Fatos Arapi ka shkruar poezi të dashurisë,anipse jo edhe të shumta në numër, por që janë realizime të shkelqyera,qofshin për nga motivet që trajtojnë apo edhe për mjetet e te shprehuri artistike për realizimin e tyre Dahuria për poetin tonë është diç që ndez dritën natën, “e ndezën natën dhe ditëne ndezën” do të këndoj Arapi në poezinë të cilën po e sjellim këtu ose /”Ata që kanë vdekur/ dha dashurojnë/Ty dhe mua le të kujtojnë”në poezinë tjetër të dashurisë
TI DO TË MË DASHUROSH PATJETËR
Ky qiell i prillit pa ty është i vjetër.
shkon një trishtim e ja ku vjen një tjetër.
Në mallin tënd ky karafil i egër,-
Ti do të më dashurosh patjetër!
Në sytë e tu diej të vegjël
e ndezën natën dhe ditëne ndezën.
Mirë sot,po si durohet pa ty nesër?-
Ti do t'më dashurosh patjetër.
Kapërcej ty e kapërceva veten,
dhe përtej vetes kapërcev jetën,
dhe përtej jetës kapërceva vdekjen,-
I hapa krahët të pushtoj ty vetëm:
Ti do t' më dashurosh patjetër
ATA QË DASHUROJNË AKOMA...
Ata që s'kanë bukë,
kur të kujtojnë bukën,
ty dhe mua le të kujtojnë.
Ata që s'kanë zjarr,
kur te kujtojne zjarrin,
ty dhe mua le të kujtojnë.
Te pagjumet e botës,
me syrin hapur si nata,
në mesnatën e tyre
ty dhe mua le të kujtojnë.
Ata që kanë vdekur
dhe dashurojnë akoma,
ty dhe mua le të kujtojnë