E shtune, 03.05.2025, 12:57 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Selman Shaban Mahalla

E premte, 22.10.2010, 09:00 PM


SELMAN SHABAN MAHALLA

 

Si gjithë trojet n’ këto krahina –

Dhe Zaskoku dha shumë trima .

Ndër ta ishte Selman Mahalla –

Për armiq  s’ i  trembej palla !

 

Ky Selmani, zog i shqiponjës –

Shkoi n’ Brigadë t’ XII-të t’ Kosovës,

Ku kërkoi mobilizim,

Për t’i sjellë vendit çlirim!

 

Trimi i rrallë s’i  trembej vdekjes –

Shkoi në grupin e Ramë Bekës ,

U radhit n’ Ballin Kombëtar ,

N’ rresht të parë me luftëtar !

 

Luftëtari i kësaj ane –

N’ luftë me forcat partizane ,

N’ Mahallë t’ Gurit , në Zaskok ,

N’ dyluftim ishte  plagos .

 

Plagëve t’ rënda nuk iu nënshtrua ,

Pas sa muajve ishte shërua .

Asnjëherë nuk ndërroi mendim-

Për t’ luftua për çlirim!

 

Për çlirim t’ tokave shqiptare –

Ishte betua  t’ mos ndalej fare !

Mish e shpirt bënte përpjekje –

Për t’ luftuar deri në vdekje!

 

Dy Dhjetor, dyzet e katër,

Prapë në luftë hyri me hatër –

Ta mbrojë popullin e pa faj ,

N’ luftë t’ përgjakshme n’ Ferizaj!

 

Për liri luftën s’e ndalen –

Bashkë me shokë -  Kurtish Mahallën ,

Me Ramë Bekën e Avdyl Duren ,

Trojet tona do të mburren!

 

Bashkë me ta Nehbi Zaskoku –

Për trimëri s’i gjendej shoku !

Hajdin Matoshi e Shaqë Biba –

Luftuan trimat porsi diva !

  1 Maj , dyzet e gjashtë,

Për këtë tokë që e kanë dashtë –

Luftuan trimat n’ Ferizaj ,

Me qëndresë t’ fortë si luaj !

 

N’ fushëbetejë  me armë në dorë ,

Këtu Selmani ka ra dëshmorë ,

Së bashku me bashkëluftëtarë –

Ranë n’ front  t’ luftës – n’ vijë të parë !

 

N’ male t’ Gremes ,  ranë dëshmorë,

Për t’iu bërë lirisë kurorë –

Selman Mahalla e Nehbi Hamiti ,

Lum  Zaskoku , që i rriti !

 

Ranë dy vëllezër nga Nukudimi –

Hasan Berisha edhe Bislimi .

Nga Varoshi ,  Bajram Dërguti –

U flijuan në flakë baruti !

 

N’ këtë përleshje mbetën t’ plagosur –

Kurtish Mahalla nga Zaskoku ,

Avdi Bibaj me t’ vëllain Shaqën ,

Që ëndërruan lirinë dhe paqen !

 

Sot këta trima i kujtojmë ,

Këngë lavdie ju këndojmë ,

Se janë bijë të shqiptarisë –

Faqe e ndritur e historisë !

 

Gjilan, më 20 Tetor 2010.    

Autor i tekstit:

Demir KRASNIQI



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx