Kulturë
Neki Lulaj: Në shtëpinë tonë
E premte, 22.10.2010, 07:35 PM
Neki Lulaj
NË SHTËPINË TONË
Në shtëpinë tonë,
këtu në Babiloni,
çfarë të kërkoni mund të gjeni,
por ju lutëm mos kërkoni drejtësi.
Ruaju miko se këtu mund të gjejë,
vrasja prapa gardhi e muri,
para ka sa banë ,prrocka e lumi,
krimet kryhën sipas një farë memorandumi….?
Këtu tek ne mungon ligjësija,
krimet kryhën sipas skenari,
emrat dhe Adresat janë të ditura,
ata që i kritikojnë këto(për) padrejtësira.
Personat e legjislativit,
që njifën si kupolla e krimit,
pohojnë se këto krime i kryejnë jashtëtoksorët,
për t‘i zhdukur gjurmat e krimit.
Krime që nuk i mban mend njerëzia,shqiptaria,
u bënë menjëherë pas luftës nëpër Kosovë,
duke i vrarë aktivist dhe patriot,
me arsyetime se këto i kryejnë do jashtëtokësorë.
Garda e kuqe banda vrastare,
e përbetuar për të hapur plagë,
kryen krime natën dhe në pikë të ditës,
xhelatët shetisin të lirë rrugëve të Prishtinës.