E shtune, 03.05.2025, 01:04 PM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Mbretëresha Teuta

E premte, 22.10.2010, 09:59 PM


MBRETERESHA TEUTA

 

Nga Halit Bogaj

 

Ne kete toke te lashte ilire , para tremije e sa vitesh  ishte nje mbretereshe me emrin Teuta. Kishte bukuri te rralle nga e cila mahnitej edhe armiku I perbetuar ,I cili ishte leshuar si Uragan per ta mposhtur Ilirine e saj te dashur.Teuta rrezatonte me nje drite te  papershkruar e cila nuk ishte pare asnjehere ne keto vende te paanshme.Kur ndeshej me armikun ishte si nje lum I rrembyer qe kalonte neper kufijte e Ilirise se rrethuar me detra dhe shtete te ndryshme..Gjithnje luftonte  vetem per ato qe ishin prone e atdheut te te pareve, pa u perpjekur kurre qe te pushtonte toka te huaja. Si nje figure markante njerezore ishte bere  e njohur ne boten e atehershme, ndaj perandoria romake bente vazhdiish perpjekje per ta mposhtur mbretereshen tone te dikurshme, kufijte e se ciles perfshinin hapesira te medha.Dhe si e tille, e duke qene shume e yo nja, rrezikohej nga dy perandori te fuqishme/Roma dhe Greqia/, te cilave duhej t”u perballonte gjithesesi ngase te dyat donin ta gllaberonin vendin e saj te cilin e rrahnin dallget e detrave tane dhe stuhite e pameshirshme te kohrave te kaluara.Jehonat shekullore na tregonin se Teuta ishte nje femer e jashtezakonshme.dhe nje mbretereshe shume e vendosur e cila me sukses te madh I tejkalonte provokimet e ndryshme te lashtesise.

 

Gjersa Roma mendonte se gjithsesi duhej ta qeveriste boten, Teuta perpiqej qe vendi I saj/Iliria/ t”u perkiste ilireve, ndaj dy mbreterite kishin mendime ty ndryshme dhe diametralisht te kunderta.Nga larg shikoheshin si dy armiq te perbetuar te cilet/ne asnje menyre/ nuk ia leshonin rrugen njeri tjetrit...

 

Roma me tmerret e saj te llojllojshme perpiqej ta frikesonte Ilirine, por mbreteresha jone nuk mposhtej ne asnje rast.Zotrat e kishin krijuar per ta qeverisur dhe mbrojtur vendin e saj deri ne ditet e fundit kur kishte rene nga tradhetia.

 

Rrefimet e shumta per Teuten I kane bere kurreshtare edhe disa historiane te huaj, ngase historia dhe njerezit e medhenj nuk jane prone vetem e akecilit popull.Rrefimi per Teuten ishte percjellur deri ne ditet tona dhe vazhdon te behet kurreshtar gjithnje e me teper jo vetem per neve, por per te gjithe at ate cilet me vullnet te madh jane duke i mbledhur copat dhe mozaiqet e historise per t”u bere sa me I plote personaliteti herehere kontradiktor I kesaj mbretereshe te madhe te cilen e nxori historia jone antike.Zerat e popullit te saj na tregojne se dikur edhe Iliria ishte nje mbreteri poaq e fuqishme dhe e vendosur per ta mbrojtur veten sa edhe civilizimet e tjera te lashta.Te gjithe ne e kemi per detyre t”i kujtojme ata njerez dhe ata zera ngase jemi pasardhesit e tyre te drejteperdrejte, parasegjithash, per t”iu treguar edhe armiqeve tane te sotem se ata jane te ardhur ne tokat tona ilirike.Pra vjen momenti qe e kaluara te ngjallet serish dhe te na beje krenare qe ishim vazhdimesi por edhe pjese e pashkeputur e saj.Historine duhet ta ringjallim vete dhe t”u tregojme te gjitheve se kush dhe cilet ishim.Nese I bejme disa krahasime me kohen e atehershme e shohim se edhe iliret I kishin brengat dhe preokupimet tona.Te rrethuar nga armiq te pameshirshem, duhej ta mbronin vendin e tyre dhe t”I tregonin botes se jetonin ne vatrat e veta.Ditet e atehershme jane analoge me ditet e sotme dhe tmerresisht analoge, duke mbetur aq shume te rrudhur ne hapesirat e vogla kombetare, por fatbardhesisht Iliria nuk vdiq dhe nuk u shua,  sic pretendohej atehere dhe sic I kishte bere balle nje kucedre aq te fuqishme sic ishte Perandoria romake qe shtrihej nga lindte dhe perendonte.Duke iu falenderuar mbretereshes sone, shpeshhere peshperisim emrin e saj I cili eshte I gdhendur ne kujtimet tona historike nga te cilat kemi me cka te krenohemi

 

Me Teuten u moren edhe historianet e lashte romak si  Apijani, Tit Livi dhe Polibi te cilet mahniteshin me rrefimet per kete femer kreshinke, fisnike dhe te pamposhtur e cila u perballoi sfidave te shumta qe I dolen perpara..Duke u leshuar tepoeshte shekujve te histories, e sidomos ne kohen kur e kemi fjalen, edhepse ishim te mallekuar aq gjate,me ne fund po e shohim se historia eshte duke u perseritur dhe populli yne ka filluar ta merr  veten dhe deridiku t”I ktheje pozitat e veta te cilat I ka pasur dukur ne Ballkan.Me fjale te tjera ka filluar te na kthehet haku/edhepse akoma jemi ne fillim te rruges sone/.Nga kjo del edhe fakti se cdo gje qe dikur ka ndritur dhe ka qene ne kulm mund te shkeleje serish dhe t”I jap frytet e veta te domosdoshme..Ndaj mund te shkelqeje edhe populli yne, duke e fituar dhe perjetuar  nje liri te pergjithshme kombetare.



(Vota: 7 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx