E shtune, 03.05.2025, 01:26 PM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Muharrem Qena (1930-2006) - Nje mbremje me artistin e madh

E premte, 22.10.2010, 09:58 PM


MUHARREM QENA/1930-2006/

 

Nje mbremje me artistin e madh/

 

Nga Halit Bogaj

 

Radiotelevizioni I Kosoves/me rastin e kremtimit te 11 vjetorit te themelimit te vete/u perpoq qe ta portretizonte edhe figuren emblemetaike te Muharrem Qenes. Se a kane arritur ta realizonin qellimin e tyre aq te larte dhe fisnik, le t”u mbetet ta vleresojne vete shikuesit.Nga deshira e madhe qe emisioni te behej sa me I mire dhe mahnites/ashtu edhe sic e meritonte/na duket se nuk u arrit as perafersisht ajo qe ishte I synuar nga ana e organizatorit.

 

Ne qe jemi me te moshuar dhe qe e kemi perjetuar per se afermi personalitetin poliedrik te artistit, nuk ishim aspak te kenaqur me nje bastardhim te tille te cilin nuk duhej lejuar ne asnje menyre dhe bejme cudi se si emisionet e tilla nuk I kontrollon askush?!Ne kete rast e kemi parasysh ate shprehjen e njohur””Me mire hic se keq”.Muharrem Qena nuk e meritonte nje emision te tille aq bajat.Perkundrazi do te duhej te shfrytezoheshin te gjitha potencialet tona ekzistuese per t”ia dhene sadopak hakun atij qe I perkiste nje gje e  tille.Arti I tij I persosur dhe madheshtor nuk lejonte qe me te te merreshin te rinjt qe nuk e perjetuan fare ate qe na kishte dhuruar per shume e shume vite Muharrem Qena.Niveli aq u ulet I realizimit te emisionit na la pa tekst dhe na shtyri te mendonim se vertet deri ketu paskemi ardhur?!Peformansat e aktruara nga te tjeret na dukeshin shume te zbehta per ta perkufizuar persinalitetin e tij te shumeanshem, te vecante dhe shpeshhere edhe rebelues.Rebelues ngase ai nuk mund te pajtohej me rrjedhat e ndryshme te cilat ia vrisnin syrin dhe veshin, ngase gjithcka qe e krijonte e bente me perkushtim dhe dashuri  te madhe.Madje madje ishte edhe fanatic ne mbrojtjen e parimeve te veta fundamentale.Veprat e tij te llojllojshme kane mbetur vule e pashlyer e nje periudhe te caktuar te zhvillimit tone kulturor, duke u bere pjese e pandare e secilit prej nesh qe jetuam ne ate kohe, por edhe per ata qe jetojne edhe sot.Ne kete rrafsh mund te themi se ishim dhe jemi te lumtur qe e patem dhe I perjetuam te gjitha ato qe na I la me besim te plote, duke qene edhe ai  I bindur se edhe ne e cmonim vepren e tij te pavdekshme jetesore.Pra jemi te lumtur qe e patem nje njeri te tille me aq shume gjurme ne art dhe ne jete.Perhere do t”ijemi mirenjohes per te gjitha ato qe I beri per ne dhe per vendin e tij te dashur nga I cili shkoi kur akoma mund te krijonte vlera te te nivelit te larte artistik.Përveç tjerash e kujtojmë edhe modestinë e tij të paparë njerëzore e cila na bënte kurreshtar se si një njeri aq i madh kishte mundësi të tilla që përherë të rrinte aq i tërhequr?!Por edhe dhuntine e pashterrur per art e kishte të dhuruar nga vetë natyra,e cila i shërbeu përherë dhe e udhëhoqi deri në vdekjen e tij të hershme për të cilën ndjeu dhembje të madhe ky popull. Është shumë interesnt të theksohet se gati në një periudhë të njejtë kohore/pas çlirimit nga armiku ynë shekullor/ vdiqën edhe Istref Begolli /2003/, Xhevat Qena /2003/dhe Faruk Begolli/2007/ në një moshë kur akoma mund të na dhuronin edhe shumë role të tjera të fuqishme me të cilat do të mburrej populli ynë i etur për të parë edhe vepra të tjera madhështore teatrore dhe filmore siç ishim mësuar të shihnim para suprimimit të Autonomisë së Kosovës/1989/, kur në institucionet tona kulturore hyri armiku me ‘’masat e tij të dhunshme’’, duke i shkarkuar nga detyrat e tyre të gjithë shqiptarët dhe duke e mbyllur me dhunë të vetmin Televizon shqiptar/siç e kemi parë të gjithë në atë ditë të kobshme kur atje hyri policia e çmendur serbe, të cilën e shihte edhe bota demokratike përmes televizioneve të saj/.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx