E shtune, 27.04.2024, 12:47 PM (GMT+1)

Mendime

Çlirim Uça: Sulltanet e demokracise tone

E diele, 26.09.2010, 08:58 PM


Sulltanet e demokracise tone

 

Nga Çlirim Uça

 

Nga kujtesa : Nje dite ne Kuvendine e Jugosllavise, ate periudhen dramatike, shtrohet qeshtja e miratimit te disa vendimeve te Kuvendit te Serbise, qe kishine te beje me ngushtimin e Autonomise se Kosoves. Vendimet serbe, ne formen e dhene, kishine shkaktuar paknaqsi te dy delegacioneve, ati slloven dhe kroat. Qeshtja nuk po mund te procedohej tutje. Ngrihet perfaqsusi i Kosoves, Rrahman Morina, dhe bene nje propozim, per zgjidhjen e nyjes problematike. Aj propozon: te shkohet se pari ne votim te vendimeve dhe pastaj te ndalemi te diskutojmi. Halli i ti ishte miratimi i vendimeve dhe aj e dinte se kjo do arrihej me voten e shumices, pasi kunder do te ishin vetem delegacioni slloven dhe aj serb.

Ky ishte Rrahman Morina , perfaqesusi i jone i atehershem. Pra njeher te votojmi e pastaj te diskutojmi sa te dush- kjo ishte deviza e demokracise se tije.

 

Nga kujtesa: Kur qe shtruar nevoja e zgjedhjes se rektorit te ardhshem te Universitetit te Prishtines, ne menyre demokratike( me voten e lire), ne ato vitet e randa te pezullimit te arsimimit nga pushteti serbe, ish rektori i atehershem, Ejup Statovci, qe hidheru. Pretendimet e pretendentve tjere per kete post, i pati qujtur si lakmi dhe nderkamsa kunder ti. Aj nuk donte ta kuptonte te drejten demokratike per zgjedhje dhe kandidim.Ky ishte perceptimi i demokracise nga ana e njeriut te urte, Ejup Statovcit.

 

Nga realiteti i fresket: Kete javen qe shkoj, mbi Dardani ka ra zi : Gjykata Kushtetuse e Kosoves, ka nxjerre Presidentin e Kosoves dhe njikohesisht edhe Krytarin e Lidhjes Demokratike te Kosoves, si shkels te ligjit. Krytari i jone, fatmiri i dy karrigave, eshte zemru nga ngutija e „atyre kalamajve“ te Gjykates dhe si duket do ta kete shume te veshtire ta heqi njeren nga ato dy karrigat e tija te fatit te mire. Si duket eshte duke i qajtur edhe zorra e trashe nga sikleti i ati vendimi. Kur keto funkcione i mbante Ibrahim Rugova, PDK-ja e atehershme qe kujdesur te mos ndodhte ajo. Si pasaje, ish krytari qe detyruar ta ngrinte mandatin e athershem te krytarit te partise. Tash PDK-se nuk i qartej fare, per keto shkeljet e krytarit te tashem. Se, kur na lype nevoja neve te bejmi pazare, ne nuk shohim fare shkeljet. Ky eshte perceptimi i demokracise sipas alfabetit te mentalitetit tone.

 

Nga kujtesa: Ne jeten time vetem nje here jam propozuar per nje detyre shoqerore. Perball kisha edhe nje kandidature tjeter. Fill pas u propozuame u ngrita ne kembe dhe me krejte qeltersine time parapelqeva te zgjedhej kandidati tjeter. Te njajten gje e beri pastaj edhe kunderkandidati im. Hyme ne votim (rreth 100 persona). Rezultati doli i barabart. U perserit prap votimi dhe prape rezultati doli i barabarte.U ngrita dhe per te treten here dhashe parapelqimin te zgjidhej kunderkandidati im. Keshilli zgjedhore vendosi te behej edhe nje rund i fundit i zgjedhjes, por i reduktuar nga 3 antar te keshillit zgjedhor dhe nga ne dy kandidatet. U be votimi i radhes dhe une humba 5:0. Kjo ndodhi, se une kisha votuar tre here per kandidatin tjeter. Keshtu humba, por keshtu edhe fitova: nje kujtim te bukur per ndergjegjen time demokratike.



(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora