Kulturë
Ali D. Jasiqi: Liriku i madh këndon për dashuri
E diele, 19.09.2010, 09:46 PM
Erorika në poezinë shqipe: Lasgush Poradeci
LIRIKU I MADH KËNDON PËR DASHURI
E përgatiti Ali D. Jasiqi
Liriku i madh kombëtar, poeti Lasgush Poradeci zotëronte një kulturë të gjerë. Një studiues i shquar gjerman i viteve 40 të shekullit të XX thoshte: “Të kuptosh Lasgush Poradecin duhet të shfletosh biblioteka të tëra filozofike.”. E pra ky Lasgush krahas poezive të mrekullueshme që na ka lënë falë talentit dhe punës së tij të palodhshme: “... Mund pa fund për art magjie” na ka lënë një pasuri të madhe që lidhet me vlerësimet e dijetarëve dhe historianëve të shquar të botës për Pogradecin. Është ky vetëm një mendim,përkatësisht vlerësim mbi vlerat letrare të Lazar Gushos, që është emri i tij i vërtetë,pseudonimi i të cilit është Lasgush Poradeci e që e jetoi Rilindjen në periudhën e shpërthimit të kryengritjeve të mëdha për liri. Në veprën e këtij romantiku të fundit të letërsisë sonë jetoi shqetësimi atdhetar i mbrojtjes së kombit dhe të traditës së Rilindjes, ashtu sikurse edhe dëshira për triumfin e pikëpamjeve demokratike, shqetësimi për një emancipim të përgjithshëm kulturor e shpirtëror të shoqërisë shqiptare. Ai është nga lirikët tanë më të mëdhenj, i cili u shqua për sensibilitetin dhe ëmbëlsinë poetike me të cilën i këndoi Shqipërisë dhe dashurisë.
Lasgush Poradeci, lindi më 27 dhjetor të vitit 1899 në Pogradec, dhe vdiq më 12 nëntor të vitit 1987.Mbas mbarimit të shkollës fillore në Pogradec, i ati i Lasgushit që ishte patriot dhe arsimdashës e dërgoi në moshën 9-vjeçare për të vazhduar studimet në Liceun Rumun të Manastirit (Bitola). Me filllimin e Luftës së Parë Botërore Liceu u mbyll dhe ai u kthye në 1915 në Pogradec duke e lënë atë të pambaruar. Pastaj i ati e dërgoi në Athinë, dhe ai regjistrohet në një Lice francez. Atje sëmuret nga mushkëritë dhe për dy vjet qëndron i shtruar në sanatoriumin "Sotiria". Përsëri nuk e mbaron liceun. Në vitin 1921 ai shkoi në Bukuresht , për të vazhduar studimet e lëna përgjysëm. Duke qenë pa bursë dhe pa asnjë ndihmë, ai u detyrua të punonte dhe njëkohësisht të studionte. Në Bukuresht ai u lidh me lëvizjen atdhetare të kolonisë shqiptare, u miqësua me Asdrenin e atdhetarë të tjerë shqiptarë dhe u zgjodh edhe sekretar i përgjithshëm i Kolonisë. Në Rumani, duke dhënë provimet mori bacalaureatën në Silistra. Në verën e vitit 1924 Qeveria e Fan Nolit i dha bursë dhe ai regjistrohet në Universitetin e Gracit (Austri) në Universitetin Karol Francik dhe në 1934 përfundon studimet e larta në Fakultetin e Filologjisë Romano-Gjermane dhe fiton titullin Doktor-Profesor. Për dallim nga poetët e Rilindjes, që megjithë origjinalitetin e tyre kishin tipare të përbashkëta, poetët e shquar të periudhës së Pavarësisë Noli, Fishta, Poradeci, Migjeni, janë krejtësisht të ndryshëm nga njëri-tjetri si nga formimi, nga prirja e tyre, ashtu edhe nga interesat e synimet.
Në vitin 1933, u botua vëllimi i tij i parë "Vallja e yjeve", dhe më 1937, u botua vëllimi i dytë "Ylli i zemrës", nën përkujdesjen e bashkëvendasit të tij ,shkrimtarit të dalluar Dhimitër Pasko,alias Mitrush Kuteli, I cili edhe e shkroi një shkrim të gjatë për poezinë e Lasgushit. Pas Luftës së Dytë Botërore Lasgush Poradeci e vazhdoi veprimtarinë krijuese, por u mor edhe me përkthime. Ai shkroi, veç të tjerash, poemat "Eskursioni teologjik i Sokratit", "Mbi ta", "Kamadeva", baladat për Muharrem e Reshit Çollakun. Gjithashtu, përktheu disa nga kryeveprat e letërsisë botërore si "Eugjen Onjegin" të Pushkinit, lirikat e Lermontovit, të Bllokut, Poemat e Hajnes, të Majakovskit e Miçkieviçit, lirikat e Gëtes dhe Hajnes, poezi të Lanaut, Brehtit; Hygoit, Mysesë, Bajronit, Shellit, Bërnsit, të Emineskut, etj.
Me pikënisje, më tepër proletare, ai diti që të ngritët sipër pa përcaktueshmërisë së kësaj jete dhe me plot kuptimin e fjalës të bëhet artist, dhe me pa dyshim duke krijuar “lar pul lar” (art sa për art) që me poezitë e veta zbulonte botën e ndjenjave të ideve. Ai kalon përtej ideve tanë politikë. Andaj për këtë arsye inspirimet e tija shkon t’i kërkoi jo vetëm në poezitë popullore shqiptare, por në poezitë popullore në përgjithësi. L. Poradeci veprat e tija i ndanë në cikle. Në ciklin e katërtë të përmbledhjes se tij të parë janë poezitë e tij erotike, që nuk janë të pakta në numër.
Në fund po sjellim një mendim të Skënder Luarasit për veprën e poetike të Poradecit, ku ne mes tjerash lexojmë edhe këtë:’Nëse tani kalojmë në letërsinë moderne, ne pa u hamendur do t’ia dorëzojmë palmën poetike, poetit tonë më të ri, i cili quhet Lasgush Poradeci (1890), një poet i pastër dhe filozof i merituar. Sa i përket formës së hartuar të vargjeve të tija nuk do të lejonim kurrfarë kundërshtimi. Në veprën e këtij romantiku të fundit të letërsisë sonë jetoi shqetësimi atdhetar i mbrojtjes së kombit dhe të traditës së Rilindjes, ashtu sikurse edhe dëshira për triumfin e pikëpamjeve demokratike, shqetësimi për një emancipim të përgjithshëm kulturor e shpirtëror të shoqërisë shqiptare. Ai është nga lirikët tanë më të mëdhenj, i cili u shqua për sensibilitetin dhe ëmbëlsinë poetike me të cilën i këndoi Shqipërisë dhe dashurisë”.
Lasgush Poradeci
VESË DASHURIJE
Sillet i heshtur an'e mb'anë
Hij' e gjumit të pandalë -
Ku jan' ëndërrat, ku janë
Gjumë ti, të qofsha falë?
Ku 'sh'to! mik'e gjithë ditës
Të m'a shohë shpirt' i sgjuar?
Zjarr' i syrit vetëtitës
Që më pati përvëluar?
Sonte mbeta mun në pisë
Nën' ushtimin e një buje:
Moj motriçk' e vogëlisë
Nuk të shoh, po ti këtu-je...
Ti mendon mi supë t'ime
E mbështetur me një faqe;
Regëtin me deshërime
Zemr' e mbushur me farmaqe
Me flet tinës buz' e shkruar
Fjal'e urt' e gojës s'ate
P'shon për kohën e kaluar
Që më s'vjen që kur na vate;
Që kur lamë shokërinë
Sa zu zemra të buçasi-
Oh! sa shpesh më ven e vinë
Përkëdheljet e çdo çasi!
Pa mendohem me llaftarë
Si te humba posi hije
Sa pikovi lot'i parë,
Posi vesë dashurije